A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Seriozi

Primus registratum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Ashtu te lumte. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nuku gelltitet dhe nuku rrufitet.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Jo po i pashe kete vere, pantallona bezeje gati transparente, dhe siper bluza prej rrjete :eek: mundesisht te zeza se jane me figurative dhe me floke te lyera me nuanca te verdha :eek: burri eshte i hijshem pikerisht per natyraitetin e tij jo po te veme na radhe beauty cases kur te jemi ke kontrolli ne aeroport dhe mua te ma flakin limen e thonjve per siguri po ashtu edhe atij te mos ia lejojne ta marre me vehte per te njejtat arsye, c'thoni aman /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

symacja

Primus registratum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

O zot ceshte ai cun qe heq vetllat dhe me rruan qimet e trupit dhe ma ben lekuren te lemuar.Mua do me vinte turp te kisha nje te dashur te tille, cthem dhe une sdo ta kisha fare.Djali duhet te tregoje maskilitetin e tij dhe jo te behet si femer. :wink:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

bo bo boooo sa gjykoni ore njerez :smash:
po ca do benit sikur te dashurit tuaj mos ti pelqente qe epiloheshit, do dilnit gjithe lesh? ashtu dhe ai i shkreti qe ka lesh shume, do t'a heqi :shrug:
une e kam normal burrin tim o njerez, po me vjen keq per njerez qe bejne te pamunduren te jene te bukur e normale dhe per cdo sforco qe bejne, te gjykohen nga njerez qe kane fatin te jene cfare ai mundohet te behet (pa shume lesh dmth /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Fillimisht postuar nga Mirror:
[QB perderisa vajzat (qe nga europa e deri ne azi) vdesin per Beckham... :angel: [/QB]
Jo se jam ndonje big fan i Beckham but the guy eshte quite good looking ( herezi bej mbase te komentoj paraqitjen e nje mashkulli tjeter dhe mbase zhgenjej dhe ndonje fanse timen /pf/images/graemlins/tongue.gif ). Por shijet dhe mentalitet e njerezeve gjithmone kane ndryshuar dhe do te ndryshojne. Gjithnje e me teper ka femra qe duket qe pelqejne dhe kete tip djali. Dhe keto lloj paragjykimesh degjohen perhere e me pak. Ne rast se meshkujt shqiptare shquhen per mentalitetin e tyre me te prapambetur ne Europe nuk arrij te kuptoj pse femrat shqiptare duhet te bejne perjashtim :confused:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Fillimisht postuar nga LemonDrop:
[qb] Me poshte keni edhe perkufizimin e fjales:

Metrosexual: (noun) Of or pertaining to a straight, urban male who is eager to embrace and even show off his feminine side, especially when it comes to expensive haircuts, designer suits, and $40 face cream.
-From Netscape Celebrity

The kind of guy who paints his nails, wears flip-flops, owns a lot of shoes, takes an hour to do their hair etc. but is not really gay. [/qb]
Ka apo s'ka ne Shqiperi nuk e di. Megjithate le t'a shofim. Kete fjale nuk e kisha degjuar ndonjehere po sipas perkufizimit qe ke dhene ( qe me duket pak downmarket per nga burimi /pf/images/graemlins/tongue.gif ) pjesen e pare te tij m'a do mendja se meshkujt shqiptare do t'a pranonin pa problem. Problematik mund te jete megjithate pjesa qe ka te bej me perqafimin dhe te treguarit me krenari te anes femerore.

C'do njeri ka anen e tij femerore dhe mashkullore pavaresisht ne se eshte vajze apo djale. Natyra apo pjesa femerore e nje personi karakterizohet nga te qenit i zemermire, i dhembshur, i durueshem, i gatshem per te ndihmuar te tjere, sakrifikon per te tjeret, joegoist etj si keto. Kur nje person apo me mire te them nje mashkull eshte i paprekur fare nga ana e tij femerore eshte thene se ky person eshte i prirur vetem per "evil things", pra gjera te keqija, shkaterrime prishje etj. Deri tani ka ndonje problem me anen femerore te meshkujve? Normalisht s'ma do mendja te kete. Ana femerore e meshkujve shprehet gjithashtu me gatishmerine e tyre per te bere pune shtepiake, lare, shpelare, gatuar(Gatimi eshte nje nga profesionet qe ka me shume lidhje me anen femerore e megjithate shume meshkuj jane krenare per te), nderrimi i napave te bebeve etj. Te harxhuarit me shume kohe me te dashurat, daljet, dhuratat, te qenit romantik, bisedat me karakter emocional, te treguarit e dashurise ne publik, puthja( apo s'puthen shqipot :lol: ), kapja per dore etj tregojne gjithashtu anen femerore te meshkujve. Ndonje problem deri tani nga meshkujt apo ankese nga femrat? Pa hyre shume te politikanet per permiresimin e kushteve sociale per nenat, femijet, perfshirja e grave ne politike etj. Gjykatesit per kundra diskriminimit etj, te gjitha keto tregojne se meshkujt kane bile jane programuar te kene anen e tyre femerore dhe qe nuk eshte per t'a mohuar apo per te ardhur zor.

Tek femrat, ana femerore eshte me e forte per arsye hormoniale po dhe ato kane anen e tyre mashkullore, gje e cila nuk shifet shtrember por perkundrazi inkurajohet. Paragjykimet gjithmone vijne nga eksagjirimet qe u behet roleve te meshkujve dhe femrave ne shoqeri. Pra pak a shume kjo do te thote te jesh ne "touch" ne lidhje, si t'a them, me anen tende femeroe si mashkull. Ju gjykoni vete tani.

Sa per qethjet e shtrenjta, rroba dizanjo kush ka para pse jo? Tani ajo puna e kremit e di une qe j'u djeg pak shqiptareve. Po do mesohen shume shpejt bile. Filmat, artistet, revistat Tv, dalja jashte shtetit te gjitha do bejne pune nga nje cike. Po, po ta mendosh holle holle, c'te keqe ka? Perdor shampo per koken dhe jo sapun, pse mos perdoresh crem per te lare fytyren qe nuk t'a demton? Ne rast se eshte e shendetshme per lekuren qe mos t'a kesh te thare apo te lyrshme ku eshte e keqja te vesh crem? Kur rruhesh, a ve afer-shave? Po ku eshte ndryshimi? Nqse rruhesh perdite do vesh perdite. Per rruajtjen e gjoksit, vetullave keto jane ceshtje personale qe skane te bejne fare me maskilizmin. Mike Tyson rruan vetullat dhe gjoksin. Ka njeri t'i thote femer :smash: ? Brad Pitt po ashtu e sa e sa te tjere. A sjane femrat qe marojn per ata? Pse qethesh atehere pse nuk le mustaqe apo mjekerr deri ne toke. Kaq per perkufizimin qe ke dhene.

Tani me thuj ti muve ate pjesen tjeter e shtove vete apo e kishte fjalori?

P.s sa kam thene deri tani do te doja mos te merret si eksperience personale, po thjesht si bisedim me gjak te ftohte :smash:
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

**** Darlington Delarge, Asnje pjese nuk kam shtuar. Zakonisht kur shtoj ndonje gje e shtoj ne shqip. Ate me siper e mora thjeshte Copy and Paste per te pasur nje fare ideje se cfare po diskutojme se perndryshe dalim fare jashte teme. Me pelqeu shume pergjigja jote. Nuk ishte siperfaqesore dhe dukej qe nuk e kishe vene sa per t'u tallur sic ndodh shpesh. Faleminderit. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

SweetAngel

Primus registratum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Tani une nuk po e kuptoj. What's wrong with this.I mean, c'te keqe ka ti kushtosh vemndje paraqitjes se jashtme. Meshkujt kane te drejte te duken te paraqitshem poaqsa dhe femrat( ler jashe meak-up) Te jesh i rregullt ( n.q.se mund ta quaj keshtu) do te thote te ndihesh mire ne vetvete. Nejse, nuk me ka rastisur te takoj nje person te tile, dhe nuk jam e sigurt se do me pelqej nje person i tille apo jo.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Nje mashkull qe nuk di te kujdeset per veten nuk me terheq aspak.
 

Rambla

Primus registratum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Nje mashkull qe mirembahet ne masen, i larre, i rruar, i hekurosur, i parfumosur dhe i veshur me shije gellitet por nje mashkull qe shetit neper aeroporte me Beauty Case /pf/images/graemlins/laugh.gif ju lutem shume nuku gelltitet dot /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
:thumbsup: he pra mo, keshtu flitet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Sinqerisht, une keshtu e mendoj, imagjinoni ate skenen qe u thashe une kudoqofte per nje tip qe udheton dhe do qeshni me lot.Skena me e bukur eshte kur ti hedhin limen e thonjve si mase sigurie ne avion /pf/images/graemlins/laugh.gif sic ma bene mua heren e fundit, ose ose te merrni takim ke parukierja per te lyer e rifreskuar bojen e flokeve te dy ne te njejten kohe /pf/images/graemlins/laugh.gif ...tmerr /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Tmerr se behet fjale per per nje vend si Shqiperia, ashtu si qeveria islamike iraniane qe i rrefuzoi hyrjen Beckham ne Iran per te gjitha tmerret e tij, duke filluar qe nga thonjte, manikyret, floket, vetullat e te tjerat. Lexova ne shtyp kete jave se dhe gjenerali britanik qe udhehoqi fushaten e Kosoves( qe si per incident dhe emrin e vertete e ka Michael Jackson) kishte bere "eye job" dhe nuk vura re ndonje qendrim negativ (pervec surprizes) ndaj ketij gjenerali te ashper, qe eshte trainuar te vrase dhe te prese dhe qe shumekush mund t'a cilesoj si nje nga njerezit qe eshte me shume i distancuar se te tjeret me anen e tij femerore. Kur operacionet plastike per meshkujt jane bere kaq gje e zakonshme dhe shume pak veta mund te ngrene vetullat per kete me duket krejtesisht pavend te gjykojme te tjeret per floket, thonjte apo gjokset e rruara. Pse te na duket kaq hata e madhe
ngjyerja e flokeve apo lyerja e thonjeve kur zbardhja e dhembeve psh shikohet me zili? Futesh ne supermarket dhe rafte te tera me produkte per meshkuj dhe te gjithe blejne pe e prishur terezine fare te shoqeruar bile dhe nga femra dhe pa pare majtas e djathtas se c'mund te mendojne te tjeret. Kalon rruges dhe shikon sallone bukurie unisex me meshkuj dhe femra brenda. Pret ne nje stacion autobuzi dhe mund te qelloje te presesh se bashku me nje femer me perce dhe nje tjeter gjysmelakuriq. Shikon te bardhe dhe te zinj me dreadlocks ( tip floke-shtese qe zakonisht i vene afrikanet). Njerez me tatuazhe dhe piercing ne gjithe pjeset e trupit, duke filluar qe nga shpuarja e hundes ( qe konsiderohet "cool") e deri ne ato qe dikush mund t'i quaj extreme. Njerezit natyrisht qe komentojne por me teper komentojne nese i shkon apo jo, nese do me shkonte apo do me pelqente mua po t'a kisha, apo do te doja te ndryshoja ngjyren e te tjera si keto. Por te besh lidhje midis seksualitetit apo femininitetit te mashkullit dhe ketyre gjerave mund te te shikojne si te marre.

Meshkujt nuk u zgjuan nje dite te bukur dhe vendosen te lyhen me krem. Keto jane ndryshime ne qendrimwet e tyre qe megjithate kane marre kohe. Njerezit nuk punojne me ne ara apo industrira te felliqura (perjashto emigrantet). Vendi i punes ka ndryshuar shume qe nga ajo kohe, ndryshim qe ka sjelle dhe qendrime te tjera ndaj paraqitjes se jashtme. Industria e sherbimeve eshte dominuese ku kontakti direkt me klientin si dhe ambjenti ku punon kerkon qe njerezit te tregojne me teper kujdes per veten e tyre. Gjithashtu, njerezit nuk punojne me vetem per te siguruar buken e gojes pasi fitojne me teper dhe harxhojne me teper per argetim, pushime apo produkte kozmetike. Shume mendojne me teper per vete se dikur dhe vonojne martesen apo lindjen e femijeve, apo mendoje dhe per partnere te tjere pas nje prishje te mundeshme te se tashmes.

Struktura e punes ka ndryshuar gjithashtu. Tani nuk ka me pune per jete. Kontratat jane afatshkurtra dhe njerezit nderrojne kariere disa here. Ne keto kushte eshte shume e rendesishme te dukurit sa me i ri sa me i fresket dhe i shendetshem ne rast se do te mbash vendin e punes apo te sigurosh nje tjeter. Te nxiret artificial psh, bere kryesisht nga evro-verioret qe kane nje ngjyre te zbehte i tregon ata me te shendetshem dhe me pak te stresuar, apo qe jane individe me formuar nga shume pikpamje dhe kane interesa te shumellojshme.

Jeta eshte shume e shpejte, te gjithe nxitojne dhe pershtypjet e para marrin rendesi kryesore. Shume pak njihen njerezit njeri me tjetrin dhe e vetmja mundesi per te bere pershtypje te mire eshte paraqitja e jashtme. Filmat, revistat, comercializmi te gjitha bejne punen e tyre, po ketu nuk eshte puna per te kopjuar nje popstar. Njerezit duan te shprehin individualitetin e tyre ne menyra te ndryshme gje qe ju jep konfidence ne te sjellur folur apo ecur.

Se u zgjata shume me duket, te gjitha keto ndryshime veshtire se kane ndodhur ne Shqiperi prandaj dhe mentaliteti agrar( dhe nje cader grash kur nuk ke tjeter ne shi me gjyma i ve njerezit ne mendime) eshte akoma mbizoterues ku dhe mungesa e multikulturizmave bejne qe bemat e Beckham te duken tmerresisht te pakaperdyera.

Po prape ne themi, me lesh pa lesh bereqaves si ta kesh /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

bravo djale bravo, nuk ma merrte mendja kurre qe ti mund te flisje seriozisht dhe kaq bindshem.
jam plotesisht dakort me DDD :thumbsup:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Dicku, e kuptoj qe ajo fjala "tmerr" shkaktoi gjithe kete reflektim prej teje ne teme.

Te vij edhe nje here rrotull teje une /pf/images/graemlins/wink.gif

Nuk ka lidhje lehtesimi i punerave me mbajtjen e vetes, do thuash ti qe ne raport me dikur e mbajne veten shume me teper meshkuj ne numer, por jo se meshkujt nuk jane mbajtur edhe atehere.


Ka qene aspekt kulturor dhe shprehte qartesisht rangun perkates edhe lartesia e perkujdesjes. Dikur ka qene privilegj, sot edhe komercializem qe kush e perballon dhe e ndjen e ben. Nuk eshte vetem zhvillimi dhe rritja e nivelit te jeteses dicka e tille, por edhe expansioni kulturor i dashur, kete gje e thua dhe ti kur bie si shembuj piersing apo floket fallco.
Jane mbajtur e lyer meshkujt kudrdohere, kujto kulturat egjiptiane (lyerja dhe ruajtja e meshkujve) ato te tribuve (lyerja me gjithefare ngjyrash, tatuazhet, rruajtja e gjithe trupit me kame,piersing ), kujto kulturen franceze (parukat, lyerja e fytyres me puder, parfumosja) e te tjera si keto. Manikyr e pedikyr kane bere edhe para shume shekujve. Ne kulturat arabe, ato egjiptiane e pothuajse ne cdo kulture eshte njohur dhe spikatur perdorimi i shume produkteve qe kane sherbyer edhe si tradita por edhe si shenja dalluese, shumica e tyre perfaqesonin dicka.

Une nuk do thosha qe eshte normale, por sot komercializmi (qe ti aq shume e permende) parashikon studimin e nevojave dhe kerkesave te konsumatoreve dhe konkurrenca e forte kete e ben domosdoshmeri, firmave per te mbijetuar u duhet te "shpikin" e manifakturojne here pas here edhe shume gjera, qe jo te gjitha jane te suksesshme ne treg, cdo gje me kohen, revistat e kane bere punen e tyre, ato nuk kane funksionuar vetem per seksin femer, por edhe por ate mashkullor.Te gjithe e dime qe nje bukuri natyrale uje e sapun nuk do e zbukuronte aq shume kopertinen dhe per tu bere protagoniste revistash, qofte meshkujt qofte femrat, u duhet shume mund si ne palester edhe me pas ne doren e grimierit, ne fillim keto gjera jane pare si pjese e skenarit, e keshtu kane lindur gjerat, ne fillim nje prove, me pas eshte pare qe ka interes, qe eshte nevoje dhe paf i shohim shpejt si te modes dhe shume te kerkuara.Cdo gje ndryshon ne kohe, une kam shprehur opinionin qe nje mashkull qe kujdeset per veten ne kufijte (e mi te lejuar) eshte edhe i pranueshem, mund te ndodhe qe edhe partneri im te perkujdeset per qimet e veta, mire do me vinte, por nuk do honepsja dot nje mashkull qe reflekton nje pathologji ndaj ketyre perkujdesjeve dhe arrin te shpenzoje me shume kohe me keto gjera se me te tjera, femrat vete e dine se cdo te thote parukier, estetist etj etj..ti ketu do me kundershtosh per pervetesim privilegji, jo nuk them keshtu, por figura mashkullore presupozon dicka me te eger dhe natyrale e deri ketu une prap jame e do jem (them) subjektive.

Duke avancuar ne reflektim do thosha qe nje Beckam nuk eshte mashkulli ideal i nje femre, ndoshta per t'u admiruar ne nje kopertine reviste por jo per shembull. E di ti qe imazhi i Beckam eshte censuruar ne Kore pasi shume meshkuj koreane kaluan ne stres duke dashur ta imitojne? Ndoshta edhe e di por normalisht perjpekjet e tyre per t'i perngjasuar ishin aq qesharake sa edhe absurde, pasi ata as per fizionomi dhe as per konstrukt nuk mund t'i afrohen Beckamit /pf/images/graemlins/wink.gif E kupton vete ti tani perse u shqetesua qeveria koreane /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Sidoqofte cdo gje varet nga prioriteti dhe te vendosesh opinionet e mia si norma do qe absurde, une parapelqej ate qe kam shkruar ne te gjitha postimet e mia ne kete teme dhe besoj se ky nuk eshte nje mendim siperfaqesor edhe pse cik me shume lesh te mashkulli se te femra nuk ben keq, jep nje ide per mashkulloritetin, shpesh sherben edhe si "afrodiziak" pamor /pf/images/graemlins/wink.gif

P.s.Mos me thoni qe do m'i mbroni me kaq zjarr edhe kepucet me taka dhe buzekuqin e rimelin per meshkujt (se duket qe vec keto u kane mbetur duke perjashtuar dantellat /pf/images/graemlins/laugh.gif ) pas ca vitesh se une e vara veten me filispanje /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

prandaj thote Darlingtoni kulture agrare, dhe sado ta lyesh me traplliqe si egjyptianet lyenin mumjet...bla bla bla, e vertetove qe klasifikimi agrar vazhdon akoma...
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[QB]

Nuk eshte se fja;a tmerr shkaktoi gjithe kete "reflektim" por e pashe te aresyeshme te vazhdoja atje ku e le ti. Qellimi im nuk ishte aspak personal (mgjthse dicka e tille ishte e parashikueshme /pf/images/graemlins/tongue.gif ) po e vendosa fjalen tmerr ne kuadrin e nje menatliteti mbizoterues shqiptar.

Ne rast se mendon se lehtesimi i puneve nuk ka lidhje me mbajtje e vetes fuqimishisht besoj se je gabim. Apo mos deshe te thoje qe nuk eshte faktori kryesor?

Kulturat egjyptiane qe permende i perkasin periudhave para Krishtit dhe nuk do ti jepja relevancen e duhur pasi seksualitetit vetem pas Krishtit ju dha roli qe gezon sot.

Sa per Francen paruket i perkasin aristokracise. Ideja e shkrimit tim eshte te theksoj se aktivite te tilla tashme i perkasin sferes "mainstream".

Le shteg per kritik kur permend "normal", ceshte normale anyway? Po ashtu kur thua "me kufinj", cfare jane keta, kush i vendos dhe mbi cfare kriteri? A ka ndonjre kufi te pranuar nga te gjithe?

Subjektive? Te gjykosh subjektivisht eshte te perligjesh paragjykimet e tua.

Nuk fola per Korene por Iranin. Arsyet qe permende per Korene nuk kane te bejme me temen tone.

Beckham e mora per konkretizim jo per adhurim.

Mashkulloritetin? Eshte konstrukt social nuk do merremi vesh noiher.

You cant harm yourself, I'll be there for you /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Nuk eshte se fjala tmerr shkaktoi gjithe kete "reflektim" por e pashe te aresyeshme te vazhdoja atje ku e le ti. Qellimi im nuk ishte aspak personal (mgjthse dicka e tille ishte e parashikueshme ) po e vendosa fjalen tmerr ne kuadrin e nje menatliteti mbizoterues shqiptar.

Me sa di une, askund ne bote nuk ka dale indsutria kozmetike per meshkujt me me fitime se ajo per femra, pra deri ketu nuk kemi ndryshime.Mentaliteti shqiptar mund te kete shume provincialitet por nuk I mungon deshira per te “eksperimentuar nga natyra tipike rebele e shqiptareve, por s’ma merr mendja qe edhe pas shume vitesh meshkujt jo ketu ne agrari /pf/images/graemlins/wink.gif por edhe kudo tjeter qofte te dalin ne rruge me te pispillosur se femrat.

Ne rast se mendon se lehtesimi i puneve nuk ka lidhje me mbajtje e vetes fuqimishisht besoj se je gabim. Apo mos deshe te thoje qe nuk eshte faktori kryesor?

Fatkori!!! Kam pare plot meshkuj parazite qe okupojne kryqezimet e lagjeve apo rrugeve dhe jan ca spitullaqe qe duken si produkt revistash, por nga kaplloqja per fat te keq jane plloçe /pf/images/graemlins/laugh.gif , e me vjen keq se papunesine e tyre e kane per nder, lere pamjen qe e kane pasaporte qe u jep “vizen” te ngacmojne kedo qe kalon aty pari qofte edhe pa minifund, c’e do qe faktori stermundim ne kete rast nuk vlen. Me mire me nje factor se pa gje fare.

Kulturat egjyptiane qe permende i perkasin periudhave para Krishtit dhe nuk do ti jepja relevancen e duhur pasi seksualitetit vetem pas Krishtit ju dha roli qe gezon sot.

Te gjitha produktet qe sot jane ne treg nuk jane vecse nje permiresim i ideve qofte edhe para Krishtit. Industria rremon ne kultura edhe ne emer te globalizmit, ekspansionit, shkrirjeve kulturore e shume arsye si keto. Nje product me histori antike vlen dhe parapelqehet me shume, une e ti e shumekush e ka gjetur veten te mrekulluar perpara nje te tilli qe mban ne vehte edhe nje histori shumevjecare, natyrisht cdo gje perpunohet deri sa vjen ne formen e duhur ne duart e tua.Nuk eshte keq te rremosh neper kultura, ke se c’te biesh ne drite ne kete konkurrence te eger qe studion perdite sjelljet konsumatore


....vijon per shkak te mimikave
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: A jane cunat shqiptare Metrosexual?

Sa per Francen paruket i perkasin aristokracise. Ideja e shkrimit tim eshte te theksoj se aktivite te tilla tashme i perkasin sferes "mainstream".

Mainstream apo downstream, ketu po perpiqemi te sjellim argumenta qe keto gjera kane ekzistuar.Ti harron qe kjo shtrese ne ate kohe I ruhej diellit si dreqit per te treguar qe nuk ishin kLLase punetore dhe zhgerryheshin me puder se ua kerkonte sera.Nuk ma merr mendja qe zotrote lyhesh edhe me puder se do me habisje /pf/images/graemlins/tongue.gif .

Le shteg per kritik kur permend "normal", ceshte normale anyway? Po ashtu kur thua "me kufinj", cfare jane keta, kush i vendos dhe mbi cfare kriteri? A ka ndonjre kufi te pranuar nga te gjithe?

Kush je ti qe me kritikon mua, a nuk je dhe ti vetvetja, apo je perfaqeuses I dickaje pa te drejte!!!Une e kam shumepermendur qe nuk dal dot nga subjektivizmi dhe kultura qe I perkas, askush nuk del dot prej subjektivizmit, as ti-as une, e pamundur realisht, megjithate ne do te dish kufirin bej veprimin dhe merr reaksionin, gjithnje nese e ke te pamundur te dallosh dicka dhe je antikomformist I pandreqshem /pf/images/graemlins/wink.gif . Te gjithe avancojme nga pak me sjelljet tona ne kohe duke “ndryshuar” normat, ato ndryshojne forme cdo dite ndaj e veshtire te percaktosh kufijte e tyre, por as ti nuk dole nga plani nderpersonal sepse e ke theksuar vete edhe me siper.

Subjektive? Te gjykosh subjektivisht eshte te perligjesh paragjykimet e tua.

Kete nuk e ke thene ti, copyright plz /pf/images/graemlins/tongue.gif .Nuk dalim dot nga subjektivizmi, e ke thene vete.

Nuk fola per Korene por Iranin. Arsyet qe permende per Korene nuk kane te bejme me temen tone.

Beckham e mora per konkretizim jo per adhurim.

…edhe une per konkretizim mora Koreanet, c’kemi te ndryshme deri ketu!!!

Mashkulloritetin? Eshte konstrukt social nuk do merremi vesh noiher.

Me sa di une eshte konstrukt biologjik, gjenetik dhe hormonal /pf/images/graemlins/tongue.gif , nuk di si e keni juve andej nga Mbreteria e Gjigandeve dhe Liliputeve.Pak qime aty ketu te thashe perse sherbejne me shume /pf/images/graemlins/tongue.gif

You cant harm yourself, I'll be there for you

No doubt!

P.s….do citoja ate me taka e dantella edhe kete here /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top