A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

TranofiljA

Primus registratum
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Nese qytetaret e Shqiperise nje dite do zgjidhnin te bashkejetonin me ta (ji i sigurte qe nuk e bejne) do ti kishin sjelle shkaterrimin me te madh qyteterimit te tyre tashme te formuar sipas formulave prendimore. [/qb]
Kjo eshte vertete qesharake.
 

korn83

Forumium praecox
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

~Edituar~
Permbaju temes....dhe nqse ske qene kohet e fundit ne shqiperi, ta them une qe cerekun e atyre qe ke shkruar i ke gabim!!!
 

korn83

Forumium praecox
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

churchilli:
sdq, kush do te jete bashke me kosovaret, le te shkoje ne kosove qe te mos shohe picirin e te jetuarit ne shqiperi!
prandaj jetoj jashteshtetit une plako /pf/images/graemlins/wink.gif

churchillo une dua me shume Shqiperine te jeni te sigurte!!!nuk jam i ngushte sa ju sa te dua vetem RSH-ne...eshte si te thuash qe meqe kam lindur ne Durres nuk mund te dua qytetet e tjera :eek:
...jo me plak se s'arsyetohet keshtu!
jam lindur e rritur ne Durres,por kjo s'do te thote qe nuk ve mbi te gjitha RSH-ne!!!as nuk do te thote qe meqe une jam nga Durresi(nje nder qytetet me me kulture e me te emancipuar ne Shqiperi...per te mos folur per lashtesine dhe rendesine historike te ketij qyteti)ta mbaj veten me prepotence si me te mire,me shqiptar e me "perendimor" se ju te tjeret!!!

sa per Kosoven,po flitet per pavarsine e nje rajoni!!!pra s'mund te arsyetojme si femijet apo shpellaret qe duan gjithçka menjehere!!!duhet kohe...gradualisht!hapi i pare eshte pavaresia!pastaj vijne te tjerat!i vetmi qe eshte kunder bashkimit ne Kosove eshte Rrugova!por edhe ai nuk flet me largpamesi...ai thote qe per momentin Kosoves i nevojitet pavaresia!azgje me teper e azgje me pak!jam plotesisht dakort!per bashkimin ka kohe te flitet.

ti lale me sa mbaj mend je nga vlora,apo jo?pa me thuaj pak ç'ke ti te perbashket me nje shkodran qe s'e ka nje shqiptar nga Kosova?apo mos te ikim kaq larg...ç'ka te perbashket nje vlonjat me nje tirons qe s'e ka nje shqiptar i ish jugosllavise???po uqlinaket nuk qenkan shqiptare???po nje nga verilindja e Shqiperise akoma nuk e paska kuptuar ndryshimin midis tyre e shqiptareve te tjere nga peja apo gjakova qe jane kaq fanatike per bashkimin???apo mos valle,maloket tane nuk jane shqiptare???apo mos valle ata qe jetojne pak kilometra larg kufirit jane teper te ndryshem nga keta maloket tane???
arsyetim komunisti ky...komunizmi teorikisht e historikisht eshte kunder termit komb...aryeton vetem me klasa e me kufij shteterore...
akoma s'i harruat keto paragjykime rajonale ju ore???me kujtoni sllavet,qe vriten e priten me njeri-tjetrin!pale e mbani veten dhe per perendimore!
sa per kulture po te kujtoj qe ndarjen gegeri-toskeri e trashegojme nga influencat e latinizmit ne veri e te grekeve ne jug!!!kjo per fat te keq eshte historia shqiptare!!!mos valle tani duhet te kerkojme ndarjen-siç do greku-ne shkumbin???mos valle ata ne jug te shkumbinit jane me pak shqiptare sa ata te veriut???
dhe nese ti thua qe me shqiptaret e Kosoves NA NDAJNE 90 vjet(gje qe s'eshte fare fare e vertete,pasi izolimi i theksuar ka nisur vetem pas 48-es)une po te them qe gege e toske nga ana tjeter kane vetem 90 vjet QE JANE BASHKUAR!!!bej ti tani llogarite se cila eshte ndarja me e thelle!une e kam krijuar nje fare ideje...po ti???
e pra keto jane ndarje kulturore te THELLA,pasi po flitet per shekuj e shekuj me radhe e jo per 90 vjet!e prapeseprape si gege e toske jetojme mire se bashku...ose te pakten keshtu me duket mua!
fakt eshte qe vetem ne rastin e gegerise e toskerise kemi te bejme me ndarje kulturore,historike e fetare te verteta por qe ballancohen nga etnia e perbashket!te jemi valle budallej ne qe perdorim akoma flamurin kombetar me vetem dy koka e jo me tre siç deshironi?ndofta flamurin per kombin duhet ta bejme me tre koka,njera qe simbolizon latinizmin,tjetra elementin grek, dhe ajo e fundit elementin sllav!pasi nuk kuptoj perse shqiptaret e Kosoves nuk duhet te quhen shqiptare si geget apo tosket kur kane vetem 50 vjet(mor po edhe sikur te kishin 90 vjet...po ta bej qejfin)influence sllave(qe as kjo kurre s'ka qene e forte dhe e theksuar pasi shqiptaret e Kosoves jane izoluar goxha edhe nga kultura serbe,mos harro qe ata iu kthyen serbise vetem pas 89-es).

50 vjet izolim pra nuk jane azgje per nje komb!siç nuk ishin azgje 30 vitet e izolimit gjerman!apo ato 50 vjet qe ndane italianet nga istria e dalmacia?natyrisht mund te flitet per ndryshime ekonomike por jo kombetare apo etnike,nuk eshte kaq i thjeshte e kaq i shpejte formimi i nje kombi te ri.

sa per temen shoh qe nuk paske lexuar mire ç'thashe me siper...satanai u mburr per "zhvillim perendimor",une thjeshte e pyeta ku e sheh!pse te djeg ty lale?
sidomos per ne qe jetojme jashte shtetit ato qe thote satanai na duken dokrra!!!duket sikur tallet me ne!ne kot jetojme ne perendim atehere kur Shqiperia na qenka kaq perpara!
nuk thashe pra qe Shqiperia eshte zi,apo qe s'e dua,pasi une vendin tim e dua njelloj edhe sikur te jete si burundi...jeni ju qe dashurine per atdheun a per nje komb e bazoni vetem ne faktin se sa i pasur apo "perendimor" eshte!
...ju postimet per fat te keq i kuptoni si doni!
une thashe qe pikerisht pasi e dua dhe e njoh vendin tim duhet te jemi realiste!!!une e mburr Shqiperine me te huajt,por te hipin nervat ama kur nje psikopat tallet me emigracionin tone,me punen e djersen tone duke thene qe Shqiperia tashme eshte perendim!

shoh gjithashtu qe paske aftesi te medha parashikimi te se ardhmes...kam degjuar plot te tjere qe dikur ishin te sigurte qe Kosova nuk do arrinte pavaresine,por qe tani e kane qepur gojen...ti ndofta i qenke pershtatur kohes...tani fillon e flet per bashkimin qe do jete i parealizueshem!
...ndofta se e sheh si te mundshem e prandaj shpreson te genjesh veten!nuk e di...une per vete qe nuk i kam aftesite e tua,nuk flas...them vetem te shohim!

po dal pak jashte teme,me aftesite e tua paranormale pa na thuaj pak,pasi kam kuriozitet te madh,a do hyje Shqiperia ne bashkimin europian para turqise?

p.s. lale ti dukesh qe je brumos thelle me paragjykime qe nga shprehjet qe perdor.une jam shqiptar nga RSH-ja,nuk vuaj nga keto paragjykime e prandaj aryetoj ndryshe.
 

korn83

Forumium praecox
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

lale,ne radhe te pare fakti qe une shkruaj nje roman
( ~Edituar~ edhe ti.... merreni me qete me fjalorin thame!!!)
e ti vetem dy rreshta,per te folur per nje teme kaq te madhe e delikate tregon vetem se sa i konsideroj une problemet si te tilla e se sa i thjeshtezojne te tjeret!ose ndofta se sa kapacitet elokuent kam une e sa te tille kane te tjeret!ose ndofta se sa rreshta i duhen dikujt per te kuptuar diçka!!!nuk e di merre si te duash,pak me intereson.

se dyti mos gjyko duke u bazuar ne menyren se SI dhe SA shkruaj une nese pastaj fyhesh kur te tjeret te gjykojne per ato ÇFARE shkruan!!!jo per gje por FORMA ka me pak rendesi se CILESIA!ndryshe po te arsyetojme keshtu mua me mjafton vetem te kapem tek shprehja ~Edituar~ fjalorin!!!

se treti nese te kam gjykuar nuk kam dashur te them qe urren maloket,pasi maloke jane gati te tere shqiptaret...edhe vlonjatet!per sa i perket faktit qe te krahasova me komunistet ama,e pranoj,eshte e vertete,nuk eshte se e ke kuptuar keq.

shoh qe po me permend shkodren...je i sigurte lale per çfare po thua???ne ç'mbreteri te perbashket paskan bere pjese shkodra me vloren???kur ne ç'vit,ne ç'shekull???
po traditat jane te njejta me ato te vlores?po veshja e qeleshja...fustanella qe kane dhe greket?po muzika e vallet?po karakteri?po feja...hiq myslimanet qe i ke kudo,me thuaj pak çfare kane te perbashket vlonjatet me shkodranet?po nga pamja e jashtme?po kanuni i Lek Dukagjinit qe ka qene gjithmone LIGJI i asaj zone?pse nuk eshte LIGJ edhe ne malesite e jugut???a mos valle keto zona te Shqiperise nuk kane qene historikisht nen nje SHTET a MBRETERI siç thua???
ne Shqiperi,vella,vlen koncepti herderian i kombformimit dmth GJUHA(dhe per kete jam krenar pasi feja e traditat nuk kane sherbyer kurre si element urrejtjeje)...KOMBI GJUHESOR eshte nje term i famshem i herderit!!!
...kur ti ve ne dyshim ngjashmerite gjuhesore midis shkodraneve e vlonjateve,si mund te pretendosh nje komb te vetem kur gjithçka tjeter eshte tradite me vete,tradite rajonale...per vete faktin qe Shqiperia ka qene historikisht toke kalimi,pushtimi???
siç e din fare mire dialekti i shqiptareve te Kosoves eshte me afer dialekteve veriore,po ashtu edhe traditat megjithe veçorite e tyre rajonale qe i gje kudo ne Shqiperi???atehere po te arsyetojme me llogjiken tende ku arrijme???

dhe mos me bej sikur ta kane prere kerthizen afrikanet por merru me problemin!burundin nuk e shau njeri...e mora si shembull,per t'ju kujtuar qe jeni pikerisht ju qe gjykoni ne baze te faktit se sa "perendimor" dhe sa i emancipuar eshte nje vend!burundi nuk eshte vend "perendimor",as i pasur e as i emencipuar...siç e sheh nuk po e shan njeri,po them vetem diçka te vertete!

sa per Kosoven,une po flas per sovranitet,per pavarsi e per karakterin e shqiptareve te Kosoves...nuk e di ku po sheh ndonje rresht qe te flase per bashkimin???lexo mire!e kam permendur valle???po emrin e temes a e ke lexuar ndonjehere valle?kush te ka fol per bashkim ty lale???
dhe pastaj lale mua nuk me intereson ç'mendon ti si churchill apo ai tjetri si satana...fare fare te jesh i sigurte...as Shqiperise dhe shqiptareve nuk i intereson ç'mendon filani!
mua e te tjereve na intereson ç'thote kombi!e prandaj nuk shprehem e nuk dua t'i imponoj njeriu gje...kam thene gjithmone TE SHOHIM...!
ç'thote e ç'do kombi e vendos vetem nje referendum kombetar e jo ti apo une apo ai rrota tjeter!
jeni ju ama qe pa asnje referendum e thjeshte duke u bazuar ne bindjet personale thoni "s'do kete kurre bashkim"...ku e gjen kete siguri ti lale kur te gjithe ne jemi te kujdesshem e nuk shprehemi?apo mos valle pak te intereson ty cili eshte vullneti i kombit?
 

iriqi

Primus registratum
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

Persa i takon bashkimit te Shqiperise me Kosoven ka shume argumenta pro dhe kunder. Personalisht deri me 1999 kam qene mbrojtes i zjarrte i bashkimit, por tani sikur kam ndryshuar mendje. Dhe kjo per disa arsye.
Ne historine e Shqiperise kishim mesuar se Kosova eshte pjese e trojeve shqiptare qe i ishte shkeputur padrejtesisht Shqiperise gjate konferences se Londres. Prandaj edhe une mendoja se duhet ta rimerrnim ate qe na e kishin grabitur padrejtesisht. Edhe kosovaret nje e dy flisnin me permallim per vendin ame. Por pastaj, sidomos pas 1999-tes, kur ata nuk kishin me nevoje per Shqiperine, ndryshoi puna. Kosovaret dhe sidomos udheheqesi i tyre "Shalli" filluan te flasin per nje komb kosovar, i ndryshem nga ai shqiptar, per histori te veçante etj. etj. Bashkimin me Shqiperine e hoqen nga lista, madje me apo pa te drejte filluan ta konsideronin veten jo vetem te ndryshem nga shqiptaret, por edhe me te mire dhe me te ngritur.
Me pas u hodhen teza per krijimin e federatave dhe konfederatave shqiptaro - kosovare, me kryeqytet here Prishtinen dhe here Tiranen etj. etj.
Une mbetem me mendimin e meparshem. Bashkimi me Kosoven ka vlere vetem nese kryhet si bashkim i nje pjese te shkeputur padrejtesisht me vendin ame. Ndryshe, persa i takon federatave dhe konfederatave, shqiptaret nuk kane asnje nevoje per to. Kosova fare mire mund te behet e pavarur dhe te jetoje si shtet fqinj me Shqiperine.
 

korn83

Forumium praecox
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

poltika eshte kurve iriqo...e kuptoj ç'do te thuash e prandaj po te them qe ke te drejte...duket sikur ndryshuan mendje pas 99-es!!!por politika ama e jo populli!dhe prapeseprape jam dakort me kete politike pasi eshte pikerisht ajo qe e çon Kosoven drejt pavaresise!
psh merr palestinen...ti shih ç'po bejne propalestinezet neper bote(komunistet,terroristet,ekstremistet e djathte etj)...nuk eshte ne interesin e tyre t'i therrasin palestinezet me emrin e vertete ARABE te izraelit pasi te qenurit aleate te tyre nenkupton nje fare shovinizmi ekstremist pro arab(po te kesh parasysh qe ka plot 20 vende sovrane arabe e per me shume ka zona te tjera ne bote ku mund te hyje me shume ne pune solidariteti se sa ne nje shirit aq te vogel si ai i gazes apo ne çisjordani)...edhe ne qipro si nacionalistet greke si ata turke per republikat e tyre kane zgjedhur flamuj te ndryshem...valle te jene tradhetare greket e qipros???valle te jene tradhetare turqit e qipros???JO,mendojne ata biles me shume per bashkim se sa greket e turqit vete...e dine fare mire qe HAPI I PARE drejt sovranitetit eshte zhdukja te pakten "zyrtarisht" e nacionalizmit,duhet te duken si kombe te moderuara qe prioritet i kushtojne vetem mireqenies!vetem keshtu fitojne kredibilitet!!!
vetem nje naiv pra nuk arrin te kuptoje qe ajo qe zyrtarisht po deklarojne politikanet e Kosoves nuk eshte gje tjeter vetem nje nacionalizem i paster fare...jane njemije here me nacionaliste keta te "moderuarit" e Kosoves se ata qe mburrin me te madhe bashkimin si idajet beqiri(nuk e kam fare inat,por kam frike se dashje pa dashje po i ben teper keq emancipimit shqiptar,fale tij serbet mund te thone me plot goje qe shqiptaret jane terrorista!!!)jo per gje por kur behet fjale per perendimoret pastaj(jane ata qe do shprehen per sovranitetin e Kosoves)Rrugova mbetet nje Gand i ballkanit ndersa idajet beqiri thjeshte nje terrorist i cili e ka emrin ne listat e zeza!!!e sheh pra se sa keq do te na bente nje kokefortesi e tille?ja pra perse i konsideroj politikisht te emancipuar shqiptaret e Kosoves,pasi po bejne diçka qe as serbet nuk e kane bere me rs-ne e bosnjes...dhe prandaj rs-ja e bosnjes nuk po arrin te behet e pavarur /pf/images/graemlins/laugh.gif nuk e di a keni degjuar qe autoritetet nderkombetare po insistojne ne bashkimin e rs me pjesen tjeter te bosnjes...pasi kane vene re qe kokefortesia e ekstremizmi serb nuk kane te sosur.me nje ekstremizem te tille nuk mund te lejojne dy serbi ne ballkan!!!
persa i perket popullit te Kosoves asnje nuk e ka pyetur e prandaj as ne nuk mund te shprehemi e te gjykojme nese jane apo jo dhe sa pro bashkimit!
 

korn83

Forumium praecox
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

flamuri i qipros per greket(per fat te keq kete njeh dhe bota):

cy.gif



flamuri i qipros per turqit:

cy-north.gif



nuk besoj se ka nevoje per flamujt e greqise apo te turqise per te bere krahasimin.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

pas ketyre postime nuk ma merr mendja se kemi per tu zi mo ne te dy /pf/images/graemlins/laugh.gif
:thumbsup:
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

Shqiperia o do i bashkengjitet Kosoves o do copetohet, rruge tjeter nuk ka.Vetem nje Shqiperi e bashkuar mund t'ju beje balle politikave te fqinjeve tane per copetimin e Shqiperise qysh prej luftes se parte boterore.Dhe per kete nuk do pyeten njerzit neper rruge, por kjo behet nga dipllomatet shqiptare dhe te atyre qe u intereson bashkimi i Shqiperise.
Vetem nje Shqiperi e bashkuar mund te beje te mundshem rikthimin e 2 milione refugjateve ekonomike ne atdhe.Si mund te jetojne te ndare dy popuj te cilet kane te njejten histori, flasin te njejten gjuhe?Nuk ka arsye.
Per nje gje jam dakord me ju qe nuk eshte çeshtje urgjente, duhet nje periudhe 15-vjeçare per mendimin tim.
Per Rugoven eshte normale qe ai po lufton per pavaresine e Kosoves dhe jo per bashkim.Do dalin nje tjeter burre qe do bej bashkimin ne mos qofshin amerikanet.
 

korn83

Forumium praecox
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

churchillo,te falenderoj per komplimentin...nga nje perfaqesues i denje i mendimit te ndritur te satanait nuk mund te pres me shume.
...gjithashtu paske mesuar mire,me sa shoh,ti gjykosh te tjeret ne baze te asaj qe shkruajne keto oret e fundit...ne mengjes dukeshe kaq i "mire" e kaq i "paster" /pf/images/graemlins/laugh.gif

tema ben pyetjen a jane Shqiperia e Kosova NJE?
ç'kuptim ka nje pyetje e tille kur dime fare mire qe nuk jemi e nuk dime kur do jemi te bashkuar?pergjigjia eshte e thjeshte!hapesi i temes nuk po flet per bashkim fizik,gjeografik a politik etj,pasi po pyet vetem nese kemi gjera te perbashketa me Kosoven!une po i pergjigjem kesaj teme,ndersa ti vazhdon me avazin e bashkimit qe sipas teje eshte i demshem!po une tani si duhet te te gjykoj?minimumi qe mund te them eshte qe ti shkruan pa lexuar,jo e jo postimet e meparshme,por as titullin vete te temes!

ta thashe qe ne fillim,çirru sa te duash,nuk me intereson ç'mendon ti!
...jo vetem qe nuk je shqiptar me i mire se mua apo se ata te tjeret qe mendojne ndryshe por biles,ndofta mund te jesh edhe antishqiptar,pasi ne nje sistem aktual shtetformimi ku kombi ka rendesine e tij,nje person qe ka ide te ngjashme me ato antishqiptare ose thjeshte joshqiptare,nuk mund ta mbaje veten per shqiptar te denje.

nuk arrij te kuptoj se si dikush,qe pretendon te kete disa njohuri te pergjithshme,te mund te mendoje qe eshte kaq e veshtire njohja e tajvanit apo komonuelthit.jane dy shembuj qe nuk kane lidhje fare me ate ç'ka po them.pasi une permenda vetem dy kombe si ai grek dhe ai turk,qe megjithe deshiren e madhe per bashkim me tokat meme,jane te detyruar,per te bere hapa me shume ne njohjen e sovranitetit,te pranojne simbole te deformuara kombetare...pra po flitja vetem per flamujt...ndryshimi i te cilit ne Kosove eshte cilesuar prej disave si akt tradhetie...une me ate punen e flamujve desha vetem te sqaroja qe nuk behet fjale per asnje tradheti!
megjithate po te them qe ne tajvan i dashur churchill kane ikur nacionalistet dhe ne kine kane mbetur-edhe te detyruar-komunistet...pra nuk eshte nje ndarje e imponuar "nga jashte"...eshte nje ndarje qe te pakten deri pas luftes se dyte boterore e donin vete kinezet...gjithçka pra e kane bere kinezet me njeri tjetrin!tek ne nuk ka ndodhur e njejta pasi neve na kane ndare te tjeret!
megjithate edhe ne kine duket se e kane kuptuar rendesine e kombit,pasi edhe nacionalistet(pra antikomunistet e terbuar te tajvanit)nuk duan te shpallin pavaresine,megjithese duan ta ruajne sistemin e tyre kapitalist!ate çuditerisht e duan vetem majtistet tajvaneze!
sa per komonuelthin eshte diçka pak a shume e krahasueshme me bashkimin europian...shembujt e tu me bejne per te qeshur.
tani ne koherat tona(me duket se ke ndaluar ne politiken e fillimshekullit,ndofta se vetem ate njeh)ka ndarje aty ku ekzistojne premisat per diçka te tille!!!dhe ka bashkim po aty ku ekzistojne premisat!nuk ka pra me,ndarje apo bashkime me detyrim!!!nese shqiptaret do jene ne gjendje t'i tregojne botes qe jane te emancipuar e te moderuar dhe nese ekzistojne premisat per bashkim(si situata ekonomike e perballueshme,vullneti per bashkim,panshqiptarizmi etj etj)te jesh i sigurte qe nuk te ndal njeri...natyrisht ketu po flasim per nje Shqiperi e per nje Kosove qe te jene ne gjendje te thone ne rang nderkombetar ç'mendojne...nese ti pastaj i uron Shqiperise apo Kosoves fatin e nje burundi te shkrete qe duhet vetem t'i bindet te tjereve pa patur fuqine me te vogel per te thene diçka,atehere ky eshte tjeter problem e ka te beje vetem me pretendimet mediokre qe ke e aspak me politiken reale!
sa per shembullin e kishes nuk mund te fajesosh shqiptaret e Kosoves pasi edhe ata kane katolike dhe jetojne fare mire me njeri-tjetrin...per me shume tani kane edhe nje president katolik...gjithashtu po te kujtoj qe mua me antishqiptar me eshte dukur nje shkodran,pra shqiptar Shqiperie,kryqetar i madh i forumit me emrin elvis bajraktari /pf/images/graemlins/laugh.gif ...ekstremistet dhe antishqiptaret pra ekzistojne kudo dhe kane bindje te ndryshme fetare!

sa per "bashkimin" per te cilin flet t'u pergjigja ne postimet e meparshme...bej pak llogarite:
ne cilin rast eshte ndarja me e thelle?ne rastin kur vendet ne fjale kane vetem 50 vjet ndarje apo ne rastin kur po te njejtet vende kane vetem 50 vjet bashkim?
pastaj nese po flet per ate mbreterine qe mendoj une,te kujtoj qe sovrani e deklaronte veten mbret te te gjithe shqiptareve dhe kishte gjithashtu edhe nje princ te Kosoves!me vone pastaj erdhi bashkimi i vertete,zyrtar edhe me Kosoven!

po malesine e Kosoves e harrove...e sheh pra sa gjera te perbashketa kemi /pf/images/graemlins/laugh.gif ???per me shume kane edhe fushas /pf/images/graemlins/laugh.gif ...ata te rrafshit te Dukagjinit!!!si ne te Shqiperise qe kemi fushasit e Ultesires Perendimore /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

Se ç'janë ca lloj mostrash këtu që nuk e kuptoj pse futen në forume shqiptare.
O Churchill, nga ç'mut malsie e ke gjysmën tate ti mër bir se do e kishe mor vesh se sa ka të përbashkët Kosova me Veriun e Shqipërisë (normalisht janë të dyja Gegë). Si ke ti aq guxim sa të dalësh e të pëllasësh si gomar se kosovarët nuk janë njësoj si shqiptarët? Ke qenë ndonjëherë në Kosovë? I ke vëzhguar ndonjëherë traditat e kosovarëve ti? Apo ke harruar të tuat dhe të duken të huaja ato të Kosovës?
Ti or rob ke humbur rrënjët e tua dhe thua që janë të tjerët ndryshe. Jo or qyq, je ti ndryshe. Pra pyetja kthehet a je ti shqiptar? Me letra po por me zemër e me tru nuk dukesh i tillë. Shpresoj që të kËrkosh vetëm të ngacmohesh në forum e mos e mendosh seriozisht atë që shkruan.
Kjo vlen për të gjithë ata pseudo-shqiptarë që e mendojnë si ty!

Hajt shnet
 

keraun

Primus registratum
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

O Churcill,O,lepetyre,une jam nga vlora dhe me vjen turp qe edhe ti ke lere ne Vlore,po me çmend te bukura shkruan ketu ne AF qe TI SDO QE KRAHINA E KOSOVES DHE SHQIPERIA TE RIBASHKOHEN,po kush je ti po kush te pyet ty?Bashkimi i trojeve Shqipetare eshte e vetmja rruge per zhvillimin kombetar,perndryshe do kemi shkatrimin kombetar...SHQIPERI E SHQIPTAREVE VDEKJE TRADHETAREVE..KU E LAME E KU NA MBETI VAJ VATANI E MJER MILETI....Mjere nenat e Shqiperise çfare djemesh kane lere... :mad:
 
B

briiigi

Guest
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

A existon mundesia ta merrni pak te gjithe me qete?!
gjithsekush ka mendimin e tij, dhe smund ti impononi tuajin.
njeri mendon qe do ishte me mire Shqiperia+Kosova=Shqiperia e MADHE
te tjere mendojne qe do ishte vetvrasje politike dhe ekonomike...
Ne rregull, shprehuni, argumentoni, por mos shani apo ofendoni...secili ka te drejte te kete opinionin e tij!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

Churchill, ku i pe të sharat ti? Ato nuk janë të shara! Në disa raste janë konstatime dhe në të tjera ngacmime /pf/images/graemlins/tongue.gif .
Shqipëria e Kosova janë po aq të njëjta sa edhe Tirana me Shkodrën apo Vlora me Durrsin. Dësihirat janë tjetër diskutim por këtu po flasim për realitetin.
Realiteti thotë që Republika e Shqipërisë është teorikisht një vend i pavarur ndërkohë që Kosova është akoma pjesë përbërëse e territorit të Serbisë megjithëse është tokë shqiptare, e banuar nga shqiptarë po ashtu si edhe Shqipëria. Një shqiptar Shqipërie dhe një shqiptar Kosove nuk dallohen nga njëri-tjetri përveç se me anë të dialektit, ashtu siç dallohen të gjithë shqiptarët nga njëri-tjetri.
A duhet të bashkohet Shqipëria me Kosovën? Patjetër! Në ç'kushte? Diskutohet. Mund të jetë nën kuadrin e BE ose të një bashkimi Ballkanik por mund të bëhet edhe thjesht si një federatë shqiptare deri sa dallimet e krijuara për gati një shekull të zhduken!
Kosova është Shqipëri sepse Shqipëri do të thotë vend ku jetojnë me shumicë shqiptarë!
 

korn83

Forumium praecox
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

se pari shprehjet idiot dhe ajo fjala tjeter qe s'po e them se ma censuron briigi dolen nga goja jote...ok?

eh churchill,churchill...po pse zgjodhe kete emer kur nuk din azgje per anglezet?
se pari...po pse ore edhe sikur irlanda te hidhej ne ere,ne prapa duhet t'i shkojme?
po qe irlanda e "civilizuar" perdor terrorizmin kundrejt anglise e dije?duhet ta perdorim edhe ne midis njeri-tjetrit tani?...ja ku te çon "qyteterimi" yt!
se dyti,une prapeseprape irlandezet i respektoj teper!e prandaj ua njoh historine!jo si puna jote qe nuk din as se ç'fare jane.
irlandezet jane pasardhes te kelteve,siç jane skocezet,siç jane ata te uellsit!NUK JANE ANGLEZE pra!!!te gjithe keta mund t'i quash qytetare BRITANIKE...e nuk fyhen,pasi fundi i fundit jetojne te gjithe ne britani...eshte sikur ne te fyheshim po te na quanin ballkanike!po te therrasesh ama skocezet,irlandezet e mbetur te ulsterit apo uellsezet angleze,te jesh i sigurte qe minimumi te thyejne dhembet!!!kjo sepse ndersa te paret kane identitetin e tyre kelt,te dytet jane me origjine gjermanike!!!ndersa te paret jane banoret historike te britanise,te dytet jane pushtuesit!gjithashtu irlandezet,nga origjina e paster kelte,ne gjuhen e tyre irlanden nuk e quajne keshtu por e quajne EIRE!!!nuk hyn pra feja ketu fare...jane thjeshte dy kombe te ndryshme!

tani shoh qe po e dredh paksa...ta kemi thene njemije here por duket se nuk e ke lexuar:
ka kohe per bashkim,natyrisht nese shqiptaret(dhe jo une pra)do ta duan!nuk po flasim per diçka te menjehershme!dhe ta thashe do te pyetet kombi dhe jo ti apo satanai!nuk duhet te jene 100% dakort...mjafton shumica!!!po ajo shumice qe mjafton per te zgjedhur nje qeveri majtiste kur pjesa tjeter e popullsise kane votuar ekstremin e djathte...
...e kupton shembullin?nje shqiptar i vertete e patriot duhet t'i perulet vullnetit te shumices,pasi 100% ekziston vetem ne enderrat e tua!nuk ka vende ne bote ku banoret e nje shteti te jene 100% dakort per gjithçka!

keraun,plako,mos e vrit shume mendjen se do s'do churchilli Republika e Shqiperise dhe Kosova mbeten ato qe kane qene gjithmone:
dy territore te banuara nga shqiptare!
 

keraun

Primus registratum
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

O Korn po si mos te nxehet vllai jot ketu me keta tipa,!Dhe thot qe jam nga vlora pale,me keto fjale te tija hedh poshte gjakun e atdhetareve qe kane luftuar e vdekur ne kosove,nga keta ka pas edhe vlonjat,Ketu dua te them qe ka plot djem e vajza vlora qe duan ribashkimin e Shqiperise.Nga Arta ne gryke te Kotorrit,Shqiperi e Shqiptareve vdekje tradhetareve, :mad: Korn :wave:
 

abs

nuk e di...
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

Thjesht per muhabet...


Po te vesh re dy „partite“ disktutuese ktu ( pro dhe kundra),njera mbron mbeshtet njeri tjetrit brenda partise, njekohesisht „nxjerrjen jashte me imponim mendimi, ose sharje e fyrje“ ato te partise tjeter, eshte nese ju ka shkuar nder mend forma tipike e komunikimit te kultures tone, si dhe pasqyre e kultures politike aktuale ne vendin tone. :shrug:

Pyes vehten, s eshte e mundur te gjindet nje tjeter menyre komunikimi POTHUAJSE per te gjithe? Duhet Rina jone te ndjeki rrugen e formes „bardh e zi“?

Dhe, kush tha qe, NUK E DUAM KOSOVEN?
Kush i pengon Shqiptaret dhe Kosovaret te bashkepunojne/jetojne/mendojne sebashku???? Kerkohet sot vize per Kosovaret ose Shqiptaret per te kaluar kufirin???

Si ka mundesi shqiperia dhe kosova te ndihmojne tjetren pale nese s eshte akoma ne gjendje te rrije mbi kembet e veta?
Apo do thojne shume pjestare, e pra per kte qellim duhet te bashkohemi.
Ne kte kontekst me kujtohet shprehja „ i mbyturi te mbyt“.
Me ndihmen dhe perkrahjne diplomatike/politike/Sociale krijohet besimi e siguria, qe ne cdo rast NEVOJE kam Mbeshtetjen dhe Ndihmen nga i IMI, kjo eshte me qetsuese mendoj.


Kot me ju pyet te dashur ForumistA, si jetoni ju neper shtepite tuaja?
Disa familie bashke ne nje shtepi?

Shpresoj te perfitojme dhe nga mendimet e kunderta.
Se besoj se eshte qellimi i ndonjerit ktu,te largoje bashkebiseduesit nga biseda, apo jam gabim?

PS: Kuptoj shume antare qe acarohen biles, …kur lexon nga antaret:- fjala bjen nje shkodran qe jeton ne tirane dhe shprehet neper forum...me termin „maloket“ me te drejte ndezen disktutime personale.

Gjuha thote gjyshja jeme /pf/images/graemlins/smile.gif , eshte pa kocka, leviz lirshem,nese nuk e dirigjon mendja.


Fundjave te bukur te gjithve.


:wave:


--------------------

Dhe vjen nje dite...
 

zog

Primus registratum
Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???

absi shume gjykim i Urte tendi.

me çkam vene une re, demokracia te ndan, ndersa diktatura te bashkon.

po te kene pra sisteme demokratike te dyja vendet, kosove e shqiperi, s'besoj se do te kete ndonjehere bashkim.

ndryshe do te ishte ne te kundert.

pastaj bashkimi siç e the dhe ti, fillon nga vete populli. per kete do te isha kurioz te njihja statistikat. a ka te tilla ?
sa shqiptare e kosovare martohen bashke perçdo vit, sa shqiptare shkojne te jetojne ne kosove e sa ne vijne te jetojne ne shqiperi. a eshte e mundur ligjerisht kjo ?
 
Top