A eshte me Kina shtet komunist?
Kondrapedali
Kondrapedali
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Citim:
Ducja, Hitleri, Pinoceti etj etj etj sipas kesaj llogjike i bien komunista safi.
[/ QUOTE ]
Pse ça i dishe kta ti? E di ti cilat jan kriteret e fashizmit? Pasi ti gjesh krahasoi me komunizmin e aplikuar në Shqipëri. I mungon vetëm agresioni e kjo se ne s'kishim ashu gjojnash /pf/images/graemlins/laugh.gif.
Qerratai
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Ik lexo hawk /pf/images/graemlins/wink.gif, informohu me sakte dhe do zbulosh qe eshte Maoiste.
Shprehjen "Bote e Trete" e ka thene Mao-ja per te nenkuptuar rendesine e Kines karshi Kapitalizmit (me SHBA ne krye) dhe komunizmit "klasik" (me BS ne krye).
hawk
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Termi u perdor per here te pare nga Soavy.
Ky percaktonte te gjithe popullsine franceze te pararevolucionit te 1789 qe nuk ishte aristokratike dhe as kishtare.
Termi u huazua pastaj ne Konference e Bantungut te 1955.
Ne koference moren pjese shtete te ashtuquajtura te Paangazhauar(Jugosllavia,Kina,Inida...) ose me mire Vendet ne Zhvillim(India,Kina,Pakistani..).
Sic e di kishte Bote te Pare : vendet kapitaliste perendimore.
Bote te Dyte : vendet satelite(Europiane) te BS me ekonomi te planifikuar.
Bota e Trete percaktonte shtetet qe nuk benin pjese ne asnjerin nga keto dy pole edhe pse ne kete bote mund te kishte vende me ekonomi te planifikuar apo jo.
Pastaj termi degjeneroi ne racizem apo diskrminim perendimore.
Ja pra dhe leximi. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
Qerratai
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Nuk ka mundesi qe popullsia franceze te mund te percaktohej si bote.
Ja pra dhe moskuptimi yt ne te lexuar. E ka thene Mao skiftero. Kaq /pf/images/graemlins/laugh.gif ( S'ka as lezet ta zgjasim kot kete ceshtje, tema kerkon tjeter gje )
antip
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Ceshtja eshte shume e thjeshte!
Kapitalizmi klasik i shekullit 19 ishte shume me i eger se ai qe ne njohim sot. Punetoret shfrytezoheshin deri ne limit, pagat i kishin qesharake dhe sipermarresit fuqizoheshim shume e me shume. Pra me pak fjale i pasuri pasurohej dhe i varfri varferohej. Komunizmi lindi si nje teori qe i kundervihej kesaj rryme. Por pati fatin e keq te ishte i parakohshem dhe u implementua me force. Kapitalizmi mbijetoi ne saj te deshtimit te komunizmit dhe mori prej tij elementet qe i interesonin (sherbimet dhe ndihmat sociale; gjera te cilat as nuk konceptoheshin ne kapitalizmin klasik). Ndaj dhe kapitalizmi duhet ndare ne dy epoka: ai para-Marksist dhe ai post-Marksist. Ai qe jetojme ne sot eshte kaptializmi post-Marksist dhe besojeni se nuk eshte kapitalizem i kulluar por i transformuar.
Tani Kina po ben te njejten gje nga ana tjeter e medaljes. Po merr te mirat e kapitalizmit dhe po i integron ne sistemin komunist. Rezultati... eshte i qarte!
Ekuilibrat do rivendosen! Nese nje peshore peshon vetem nga njera ane do te rrezohet. Nje superfuqi KA NEVOJE per kundershtarin e tij perkundrazi ekzistenca e saj cenohet. Kina po rilind, e bashke me te edhe komunizmi. Komunizem i transformuar?! - Pa diskutim.
I suksesshem? - Ta shohim...
Anyway be prepared for WW-III... /pf/images/graemlins/laugh.gif
jimmy84
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Citim:
Citim:
Ducja, Hitleri, Pinoceti etj etj etj sipas kesaj llogjike i bien komunista safi.
[/ QUOTE ]
Pse ça i dishe kta ti? E di ti cilat jan kriteret e fashizmit? Pasi ti gjesh krahasoi me komunizmin e aplikuar në Shqipëri. I mungon vetëm agresioni e kjo se ne s'kishim ashu gjojnash /pf/images/graemlins/laugh.gif.
[/ QUOTE ]
E vetmja pike ku bashkohen komunizmi me fashizmin eshte EKSTREMIZMI. Te dyja palet dhunen e konsiderojne te nevojshme. (Kurse nazizmi e ka te DOMOSDOSHME biles JETIKE dhunen). Por ngjashmerite mbarojne ketu. Komunizmi eshte BASHKESIA kurse nazizmi eshte INDIVIDI. Komunizmi eshte TE GJITHE TE BARABARTE kurse nazizmi eshte "MBINJERIU & kafshet e tij" (pra te gjithe te tjeret jane kafshe pervec Mbinjeriut ZOT).
Me pak fjale komunizmi eshte ekstremi i majte, kurse nazizmi ekstremi i djathte.Shenja e barazimit midis komunizmit dhe nazizmit ka ardhur nga ca shkaqe te tjera qe jane muhabet i gjate.
pzn
Forumium praecox
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
komunizmi dhe fashizmi jane e njeta gje, me nder kuvenit nje m... i ndame pergjyse, eshte ideali socialist, njeri nacionalist dhe tjetri i ashtuquajtur internacionalist. komunizmi eshte antipod i barzise, ose me mire te gjithe te barabarte ne mizerje dhe nje klase e vogel qe sillet ne maje te gishtit nga nje individ pra nga mbinjeriu dhe kafshet e tij. Komunizmi eshte shume me i dhunshem se plehra tjeter qe eshte fashizmi, pasi eshte regjim qe krijohet me dhune mbahet me dhune dhe gjeneron dhune. Viktimat e komunizmit jane mbi 120 milione, ato te fashizmit shume here me te vogla. dhe nazizmi i ka bere nje te mire botes qe komunisteve u k shtypur koken ku i ka zene. fakti qe jane e njejta gje provohet nga admirimi qe lenini kishte per musolinin kur musolini nga i kuq u be i zi. gjithashtu edhe hitleri ishte i majte pra se te kalonte ne ekstremin tjeter. fenomene qe i katalizoi lufta e pare boterore dhe traktati i versajes.
pzn
Forumium praecox
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Citim:
Ceshtja eshte shume e thjeshte!
Kapitalizmi klasik i shekullit 19 ishte shume me i eger se ai qe ne njohim sot. Punetoret shfrytezoheshin deri ne limit, pagat i kishin qesharake dhe sipermarresit fuqizoheshim shume e me shume. Pra me pak fjale i pasuri pasurohej dhe i varfri varferohej. Komunizmi lindi si nje teori qe i kundervihej kesaj rryme. Por pati fatin e keq te ishte i parakohshem dhe u implementua me force. Kapitalizmi mbijetoi ne saj te deshtimit te komunizmit dhe mori prej tij elementet qe i interesonin (sherbimet dhe ndihmat sociale; gjera te cilat as nuk konceptoheshin ne kapitalizmin klasik).
[/ QUOTE ]
ke shume te drejte per kapitalizmin e shekullit 19, por per sa i takon shtetit social (welfare state) me vjen keq por eshte krijese e kapitalisteve me te ashper dhe qe i njohim si me reaksionaret ata gjermane. churchilli me plikimin ne vitet 20 te welfare state thjesht kopjoi sistemin gjerman te paraluftes I!
hawk
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Citim:
Nuk ka mundesi qe popullsia franceze te mund te percaktohej si bote.
Ja pra dhe moskuptimi yt ne te lexuar. E ka thene Mao skiftero. Kaq /pf/images/graemlins/laugh.gif ( S'ka as lezet ta zgjasim kot kete ceshtje, tema kerkon tjeter gje )
[/ QUOTE ]
Meqense tema kerkon dicka tjeter perse zgjatesh ??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
Termi i njihet historikisht Alfred Soavy.
Perfaqson shtresen e trete te popullsise franceze pararevolucionare = 25 milion francez kunder 500 mije te dy shtresave te para.Keto shtresa perfaqsonin nje "gjendje" ose nje "bote" tjeter.
Ja perse perdoret Bote e Trete,sepse aludon nje grupim-pol-menyre-klase te ndryshme nga ato qe njiheshin ne realitetin e luftes se fohte apo me heret(Rev.Francez).
Nese ti kerkon ti japesh kuptimin e pare fjales "Bote" ateher nuk duhet ta perdoresh me nr. 1-2-3-4 sepse "bota eshte nje",nuk ka mundesi qe nje pjese e saje te quhet bote...
Por kjo(logjika jote) nuk ishte logjika e Maos kur huazoi termin nga Europa sepse konsiston ne percaktimin e nje grupshtetesh(alternative-pol) ne zhvillim. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
^Res-Cogitans^
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Pikrisht /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif ,
tematik e nderlikuar per ti dhen nje "kufizim" .
juxhoxhjaj
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
ajo po bene kalimin ne menyren me te mire te mundshme jo si gjithe te tjeret qe u hapen si lakra ne vaj.
Kompania simbol i SH.B.A IBM u ble nga kompania LENOVO qe drejtohet nga nje qeveri komuniste.ky po qe eshte kulmi i absurditetit qe po ndodhe ne Kine ose njerez nga perendimi vene e bejne shkolla per ekonomine e tregut ne Kine dhe i zbatojne ne perendime kur kthehen ato
trebeshina
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Shitja e IBM me 7 dhjetor 2004 kompanise shteterore kineze Lenovo, nuk solli ndonje ndikoi te keq ne ekonomine amerikane. Ne media u propagandua se shitja e IBM ishte fundi i nje epoke, pasi IBM dhe dy kompanite e tjera coca cola dhe Mc Donald ishin tre ndermarjet me te spikatura ne bote qe tregojen fuqine amerikane.
Po pse u krye ky operacion?
Hyrja e Kines ne konkurrencen boterore i ka shendruar kompiuterat ne sende te rendomta, produkte me shume vellim dhe fitimi eshte pakesuar ndjeshem, keshtu qe llogjika ekonomike e shty industrine amerikane te leshonte pe.Vec kesaj, rregullat e OBT-se do ta benin te veshtire nje veto politike dhe Kina mund te shfrente zemerimin mbi shumkombeshtet amerikane qe investojne ne teritorin e saj, nga Microsoft te General Motors.
Dhe me kryesorja Kina ka nje kontrate te rendesishme me Uashingtonin: ne fund te vitit 2004 Banka e saj Qendrore ka grumbulluar 600 miliarde dollare rezerve valutore, nga te cilat 200 miliarde jane bono te Thesarit te USA.
Pas shitjes nuk pati reagime ne boten politike dhe sindikaten amerikane. Perpos kesaj New York Times e hapi gazeten e asaj dite me nje shkrim te gjate qe titullohej: Nje ure ndermjet dy kulturave.
Napoleoni ne vitin 1816 ka thene: Kur Kina te zgjohet, bota do te dridhet"
Kina po zhvillohet shume vrullshem por nuk mund te krahasohet me SHBA dhe Perendimin, pasi ne themel te zhvillimit te nje superfuqie qendron "liria"(jo ne kuptimin e shtrember qe ne kemi krijuar per kete fjale te madherishme) e cila ne Kine mungon totalisht.
^Res-Cogitans^
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
mmmmmm' ,
degjuat si rrembejn kalmojt e vegjel per ti çu tu punu si skllever tullash andej n'veri ?!
dhe flitet per "Shtet" ? le komunizmin jer.
Zhot,na rujt! Popull i shkret...nena t'shkreta /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif .
Hellena
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Kina po behet superfuqi ! (komunizmi eshte nje menyre per te mbajtur ne paqe per shkak se ka nje nga popullsite me te medha ne bote , mire eshte te jen te nenshtruar)
cufi_bardhit
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Sot ne edicionin e lajmeve te TOP Channel u permend se ne Kine nuk ka shtyp te lire. E tani duhet te kete me shume se kurre meqe ne Pekin do te zhvillohen lojrat olimpike ne vitin 2008
blabla
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Originally Posted By: rexhele
SI mendoni? A eshte Kina me shtet komunist?
Kini parasysh zhvillimet ne vitet e fundit....
Do thoja qe pergjigja e pyetjes tende, ka t'beje me kuptimin e fjales "Komunism". Do thuash ti qe komunismi esht nje ide objektive, ok, por jo ne relmin qe jetojme sot.
Ne kuptimin tradicional per te cilin i detyrohemi Marx, athere jo: Kina nuk esh shtet komunist. Duke kuptuar qe Komunismi sipas Marxit nuk ishte vetem nje aspekt politik i governimit te nje shteti, por edhe ekonomik (state ownership si i thuhet). Munded te argumentohet qe Kina nuk ndjek as aspektet ekonomike as politike te Komunismit, megjithate, rruga qe ka ndjekur Kina duket ta kete disponuar drejt nje zhvillimi te pa pare ekonomic (dhe social to an extent)--a nuk eshte kjo objektivi i nje qeverie...?
L0LA
Primus registratum
Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Teknikisht Kina nuk eshte shtet komunist. eshte totalitar ose autoritar varet nga perspektiva. kur kina hyri ne tregun e lire boteror atehere komunizmi sic e njofim ne perfundoi te egzistonte. Tani politikisht eshte nje-partiake. Mendoj se eshte me teper autoritare.
Originally Posted By: Kondrapedali
Quote:
Ducja, Hitleri, Pinoceti etj etj etj sipas kesaj llogjike i bien komunista safi.
Ideologjia eshte komplet ndryshe e fashizmit dhe e komunizmit. Fashizmi shef mbrapa ne histori dhe do te ruaje traditen dhe eshte elitist ne praktike (mbron te drejtat e pronarit, klasa borgjeze ka privilegje,klasa punetore nuk ka te njejtat privilegje, qeveria/ushtria/forcat e armatosura punojne direkt per eliten, etj etj).
Komunizmi eshte revolucionar dhe shef drejt te ardhmes. jeta socuiale dhe politike dhe ekonomike ne nje shtet komunist teorikisht jane te drejtuara nga gjithe populli. Diktatura e proletariatit vjen nga klasa punetore. kommunizmi eshte anti-elitist ne teori.
Praktikisht, ne cdo shtet komunist eshte krijuar nje borgjezi ose byrokraci e re. Shqiperia, Gjermania Lindore, Rumania etj krijuan nje borgjezi te re qe nuk respektoi te drejtat e njeriut por aman nuk ruajten tradita feudale ose shoqerore qe te mund te lidhen me fashizmin.
Nazizmi gjithashtu duhet te ndahet pak nga fashizmi sepse nuk jane e njejta gje. Fashizmi tipik eshte praktikuar ne Itali dhe Spanje gjate luftes se dyte boterore. Fashizmi ka baza politike dhe intelektuale. Mussolini dhe Franco kishin ideologji dhe nuk ishin raciste ose me sakte nuk kerkonin shfarrosjen e ndonje race dhe superioritetin e nje tjetre. Nazizmi eshte komplet i bazuar ne racen superiore dhe si ideologji nuk ka shume pervec racizem dhe dhune.
Top