Re: A eshte me Kina shtet komunist?
Shitja e IBM me 7 dhjetor 2004 kompanise shteterore kineze Lenovo, nuk solli ndonje ndikoi te keq ne ekonomine amerikane. Ne media u propagandua se shitja e IBM ishte fundi i nje epoke, pasi IBM dhe dy kompanite e tjera coca cola dhe Mc Donald ishin tre ndermarjet me te spikatura ne bote qe tregojen fuqine amerikane.
Po pse u krye ky operacion?
Hyrja e Kines ne konkurrencen boterore i ka shendruar kompiuterat ne sende te rendomta, produkte me shume vellim dhe fitimi eshte pakesuar ndjeshem, keshtu qe llogjika ekonomike e shty industrine amerikane te leshonte pe.Vec kesaj, rregullat e OBT-se do ta benin te veshtire nje veto politike dhe Kina mund te shfrente zemerimin mbi shumkombeshtet amerikane qe investojne ne teritorin e saj, nga Microsoft te General Motors.
Dhe me kryesorja Kina ka nje kontrate te rendesishme me Uashingtonin: ne fund te vitit 2004 Banka e saj Qendrore ka grumbulluar 600 miliarde dollare rezerve valutore, nga te cilat 200 miliarde jane bono te Thesarit te USA.
Pas shitjes nuk pati reagime ne boten politike dhe sindikaten amerikane. Perpos kesaj New York Times e hapi gazeten e asaj dite me nje shkrim te gjate qe titullohej: Nje ure ndermjet dy kulturave.
Napoleoni ne vitin 1816 ka thene: Kur Kina te zgjohet, bota do te dridhet"
Kina po zhvillohet shume vrullshem por nuk mund te krahasohet me SHBA dhe Perendimin, pasi ne themel te zhvillimit te nje superfuqie qendron "liria"(jo ne kuptimin e shtrember qe ne kemi krijuar per kete fjale te madherishme) e cila ne Kine mungon totalisht.