Re: A eshte i nevojshem ndikimi Arab ne Shqiperi???
Fillimisht eshte e nevojshme te behet nje dallim midis termit fondamentalizem dhe terrorizem. Jo cdo fondamentalist, mund te jete terrorist ashtu sic jo cdo terrorist mund te jete fondamentalist. Ne fakt kjo e dyta (qe te kete terroristqe nuk eshte fondamentalist) ndodh shume rralle, por megjithate eshte e rendesishme te theksohet qe terrorizmi nuk buron nga fondamentalizmi.
Fjala fondamentalizem (megjithese sot ka marre ne kuptim joreal, duke ia bashkangjitur terrorizmit) vjen nga fjala “fondamet” qe do te thote themel. Realisht fondamentalizmi fetar eshte dukuri, apo prirje qe synon te kthehet ne origjinen e fese, duke i cveshur praktikat fetare, nga gjithcka qe i eshte mveshur asaj me kalimin e viteve. Fondamentalizmi shfaqet keshtu si opozite nda shekullarizimit e cila eshte dukuri e pershtatjes se fese ndaj zhvillimeve te reja shoqerore, pra njefare “modernizimi” te fese. Ne thelb fondamentalizmi nuk ka asgje te keqe, por kur ai ekstremizohet ai behet i demshem kryesisht per vete fene ne te cilen ai vepron dhe kjo pasi ai e ngurteson fene dhe e ben ate te paaplikueshme ne shoqeri, duke i detyruar pasuesit e saj te nejkin nje forme standarte, uniforme ne zbatimin e saj. Megjithate si dukuri edhe ky lloj fondamentalizmi nuk eshte domosdoshmerisht i demshem, pasi ai eshte i destinuar te mbetet i izoluar, ne qofte se nuk stimulohet nga jashte (si p.sh. me anen e fondeve, sic ndodh rendome nga struktura te caktuara), apo ne qoftese ndodhin dukuri te tilla qe perpiqen t’a sulmojne fene, duke i bere njerezit te ndjehen te kercenuar, gje qe i ben te perqafojne pikepamje ekstreme, si reagim ndaj tyre. Pergjithesisht ne Shqiperi kane ndodhur te dyja fenomenet. Ai qe mund te quhet fondamentalizem islamik (term qe e perdor me shume medyshje), eshte financuar nga shoqata te caktuara (por problemi qendron kur per kete akuzohen te gjitha shoqatat arabe njesoj, gje prej se ciles me teper se kushdo perfiton ekstremizmi, i cili fshihet ne tufe), por gjithashtu ne kete vend ka ekzistuar ne nje mase mjaft te konsiderueshme, dhe madje ekziston ende njefare presioni ndaj pjeses muslimane te popullsise. Dhe kjo dukuri fillon qe ne media, te cilat ne menyre periodike mbjellin frymen e urrejtjes nda muslimaneve (gje qe une e verej mjaft edhe ne kete forum) e deri tek presioni ndaj te gjitha OJQ-ve pa dallim te cilat punojne per te zhvillimin normal te islamit ne kete vend. Jo vetem kaq, por edhe errezira spirituale komuniste ka sjelle ne nje mase jo te vogel “harresen fetare” ne kete vend, duke humbur jo pak gjurmet e tradites fetare te trasheguar prej gjysherve tane, gje qe i lehteson pune abuzimit me fene.
Sidoqofte fenomeni qe e shtyn ekstremizmin fetar ne terrorizem eshte presioni shoqeror, politik, mediatik, qe con ne ndjenjen e te qenit te kercenuar te komunitetit te besimtareve, dhe kjo eshte mjaft e rendesishme te kihet para sysh. Sidomos media, per mendimin tim ka luajtur nje rol mjaft negativ ne kete drejtim, dhe diku qellimish, diku pa vetedije i ka fryre goxha ketij zjarri qe nuk kish perse te ndizej ne kete vend.
Megjithate une mendoj se ende nuk ekziston nje rrezik terrorist ne shqiperi. Madje edhe ata me pikepamje me ekstremiste, nuk kane ide qe mund t’i cojne ne akte te tilla, dhe mund te rrjeshtoj nje mori arsyesh per kete, por qe me mire te mos zgjatemi. Por sidoqofte kjo nuk do te thote qe te mos merakosemi se te tilla fenomene mund te behen prezent ne te ardhmen. E rendesishme eshte qe te gjitha pjeset e kesaj shoqerie te kujdesen qe fryma e tolerances, bashkepunimit, te karakterizojne marredheniet qe lidhen me aspektet fetare ne vend, sigurisht pa harruar edhe kontrollin ndaj elementeve qe mund te nxisin nje fryme jo te favorshme, por sigurisht qe ky kontroll nuk duhet te jete abuziv, por brenda normave te pranueshme ku shteti interesohet per mbarevajtjen e shoqerise se vet.
Persa i perket Bektashizmit, eshte nje diskutim teper i gjate, por qe nuk nuk e shoh si zgjidhje te problemit fetar ne vend. Bektashizmi ne fakt eshte nje sekt mjaft i izoluar, dhe une nuk besoj shume qe organizma te tilla mund te jene efikase, per nje shoqeri te tere. I vetmi avantazh i Bektashizmit eshte qe nuk ka shtrirje ne bote (duke qene se edhe kryegjyshaten e ka ne Shqiperi), dhe keshtu nuk mund te bjere pre e ndikimeve te huaja, por ky nuk eshte i gjithe problemi. Ne qofte se institucionet fetare behen efikase dhe per me teper nuk pengohen ne punen e tyre, atehere faktori i jashtem nuk do te mund te shije sallate si te doje, por do te veporoje ne menyre tekontrolluar.
Madje une nuk besoj se vetem bektashinjte kane qene me patriote se pjesa tjeter e muslimaneve ne kete vend dhe aq me teper bektashinjte nuk kane qene shumice ne kete vend. Mund te them se figura si Sami Frasheri, Hasan Tahsini, Ismail Qemali, Hafiz Ali Korca, Hafiz Ibrahim Dalliu, etj kane qene jo vetem muslimane te mire, por edhe patriote te flakte. Sigurisht qe patriote kane nxjerre edhe Bektashinjte, dhe ketu nuk dua t’i vendos ne gare, tek e fundit secila fe ka nxjerre patriotet e saj ne kete vend, por ajo qe dua une te theksoj eshte se tek e fundit zgjedhja e fese eshte individuale, dhe nu kmund te predikojme njeren apo tjetren vetem se ndonjera paska nxjerre me shume apo me pak patriote, megjithese per mua shumica e muslimaneve normale ka pasur mundesi te nxjerre me teper figura patriotesh, sesa Bektashizmi. Ne njefare menyre Bektashite jane shquar per patriotizem jo thjesht pse bektashizmi ka nje doktrine me patriotike, por me teper pasi ne ate kohe bektashinjte kane qene te diskriminuar ne perandorine Osmane (dhe kjo thjesht per qellime te brendshme politike te perandorise) dhe jo per ndonje parim fetar.
Faktikisht nuk eshte e vertete qe per bektashizmin nuk flitet shume. Mua me duket se per bektashizmin flitet me shume madje se edhe vete Islami i shumices tjeter te popullsise. Po te numerosh seminaret, simpoziumet, botimet, qe struktura te caktuara bejne per Bektashizmin do te shohesh se vertete nuk jane pak. Madje kjo mua me duket se eshte jo fort e sinqerte, po te shohesh edhe kategorine e intelektualeve qe i bashkangjiten kesaj “levizjeje”. Jane pikerisht ata intelektuale qe nuk para shkruajne mire per Islamin ne shqiperi, te cilet i thurin lavde jo te pakta tradites bektashite, gje qe ceshte e verteta vjen ne kundershtim edhe me vete kryegjyshaten. Pasi ata shpesh deklarojne se nuk kane dallim shume nga pjesa tjeter e muslimaneve, dhe madje ata thone se jane vetem nje degezim i vogel i Islamit burimor, duke deshmuar keshtu per nje tolerance dhe deshire te admirueshme per vllazerim. Per mua keta intelektuale perpiqen me teper t’a shfrytezojne politikisht bektashizmin se sa t’a vlerezojne seriozisht ate. Dhe kete e them pasi asnje prej tyre nuk eshte praktikant apo te pakten thjesht besimtar bektashi.
Nejse, po e le ketu, pasi ky muhabet mund te zgjase sa te duash dhe nuk dua t’ju lodh akoma.