Re: A eshte e drejte mungesa e lirise ndaj vajzave ne Shqiperi?
pershendetje!
Sdua te filloj qe mendimin tim ta shpehe me nje KUKU-isuf por edhe sdo them se nuk behen dallime ne mes gjinive djem e vajza, duhet pranuar realitetin na pelqej apo jo.
Por ne kete rast per mendimin tim nje vajze 13 a 14 vjecare duhet te jete ne kontrrollin e prinderve dhe kjo gje nuk duhet marre si e jashte zakonshme, Cdo kund te bote e jo vetem tek ne ne Shqiptari vajzat e moshes jo madhore kane ndalesa apo liri te kufizuar nga prinderit deri sa ato te behen te zonja qe ta kuptojne boten apo rrethin ashtu sic duhet. Dhe ne anen tjeter lirin sta fal kush por duhet ta fitosh ate, dhe si e fiton ate njeriu, varet nga personi dhe sjelljet e tij, dikend liria e tepert ne moshen adoleshente e con ne shkatrrim e dikend jo, pra varet nga personi e kete gje me se miri e di prindi kur merr vendim se sa duhet qe femija i tij te kete ndalesa apo jo.
Mendoj se nganjehere i zmadhojme shume gjerat dhe e paraqesim vendin apo Shqiptarin si nje vend te eger por ne fakt kjo sme duket si e vertete, duhet mos harruar se gjithekund ne bote njerezit jane njejte pra jane njerez, dhe cdo kund ne bote ka kufizime e ndalesa e jo vetem tek ne.
gjithe te mirat!