Re: A ekziston Shqiperia e Madhe?
Pershendetje!
Hilari, me pelqeve shume kur shkruaje, "Personalisht po studioj jashte per psikologji dhe ja ku e them se qe tani po krijoj lidhje e po pergatit terrenin per te punuar ne Tirane. Pse? Se kur vajta para pak ditesh atje e ndjeva veten ngrohte, me njerez te bukur perreth, me nje normalitet. Do thoni ju mos ia fut kot se ka individe qe e kane prishur vendin. Epo nese nuk vjen une e ti te veme nje rend e tia nisim nga e para nuk ka per tu bere". Jam i te njejti mendim. Por gjithashtu do te shtoja se do te kontriboja jo vetem shtetit shqiptar por te gjitha tokave ku ka shqiptar.
Persa i perket shqiperise etnike, eshte e veshtire te realizohet per arsye te brendshme (sic e shihni edhe ne kete forum, ka shume diference ne opinione dhe ndjenjat patriotike dhe nacionalist nuk jane ende te forta tek ne shqiptaret e shqiperise.) dhe te jashtme (te cilat jane komshinjte: greqia, serbia, maqedonia. )
Une e prekrah kete mendim se jam Shqiptar. Kjo eshte pergjigja ose opinioni im me i thjesht per kete teme. Me mire te them vetem kaq sepse per ndryshe nervozohem shume me veten time
po ti futem kesaj teme me ne thellesi.
Dhe persa i perket opinionit qe shprehu nje anetare me siper: "shqiptaret e shqiperise dhe shqiptaret e kosoves jan ndryshe" Kjo eshte me te vertet per te ardhur keq, une nuk mendoj keshtu aspak meqenese une vet shoqerohem ashtu si me shqiptar te kosoves, te maqedonis dhe natyrisht te shqiperise, dhe nuk shohe asnje ndryshim ndermjet ketyre grupeve. Kuptohet qe ndryshime ka, por keto ndryshime jane ndryshime si per shembull: ndryshime ndermjet Vlonjateve dhe Shkodraneve.
Dhe pikerisht ketu me lindi edhe nje argument tjeter: Po te ishte edhe shqiperia e ndare me kufij zyrtar mu ne mes, pra jugu vec dhe veriu vec. Cfare do te mendonin shqiptaret e veriut dhe te jugut? A do te deshironin te bashkoheshin apo te rinin ashtu te ndare sic eshte shqiperia me kosoven sot?
Konkluzioni eshte ky: Sigurisht qe ka ndryshime ndermjet shqiptareve te trevave te ndryshme por kjo nuk do te thote qe nje grup ndjehet me pak shqiptar se tjetri. Pikerisht eshte kjo ndjenje e shqiptarizmit qe do te na bashkoje panvarsisht nga ndryshimet e tjera qe per mendimin tim cdo popull me shperndarje te gjere i ka.
Ahhhh. sikur ne shqiptaret e shqiperise te ishim aq krenar per kombin tone, aq atdhedashes, aq patriot, aq nacionalist sa jane shqiptaret pereth shqiperise zyrtare. Dhe neqoftese kjo nje dite do te arihet, vetem atehere deshira per bashkim do te arrihet. Por kjo dite do te arrihet se zben! Perndryshe fara shqiptare u fshi!