Re: A ekziston Shqiperia e Madhe?
I dashur Triumf
Nuk e di pse e ke vene kete emer po te te them te drejten si psikologe qe jam qe nuk identifikohesh fare. Sa per dijeni, Shqiperia e copetuar ekziston ne mendjet e atyre qe nuk njohin asgje fare nga historia e Shqiperise dhe qe injorojne faktin se nga jane. Me duket se mesuesja ta mesuar gabim ate punen e kancelarive. Fuqite e Medha jo qe nuk e kane quajtur Shqiperine si te madhe po as qe e kane pare me ate sy. E verteta eshte se historia e popullit tone eshte rrenjosur ne thellesite e shekujve dhe fatkeqesisht edhe e verteta me te. Pse more triumf injoron ti faktin qe edhe pse na e kane copetuar Kosoven atje flitet e kendohet shqip? Nuk eshte Shqiperi? Pse nuk trumbeton ti faktin qe ne Preveze dhe ne Arte nuk thuhet Kalimera po "Miremengjes"? Pse nuk shikon gjithe ata arvanitas qe vdesin nga deshira te flasin pak shqip sepse prinderit e tyre kane qene shqiptare? I dashur Triumf ke bere edhe nje gabinm taktik te vogel. Une e kam shpjeguar edhe me lart se kur them Shqiperia e Madhe nuk nenkuptoj vetem territoret po historine, demografine, gjuhen e zakonet. Mos harro se me te gjitha vendet qe na kane marre kemi "histori te perbashket", dhe kur sheh ne 1912 luften per pavaresi te shtrihet nga Kosova ne Thesproti sesi ndihesh. Megjithate dikush ka thene qe e keqja shqiptareve iu vjen nga vetja e vet dhe kjo eshte e vertete. Behemi si pula e kemi frike te tregojme veten ton. Mbajme fshehur identitetin tone (po flas per disa te tjere jo per veten), madje edhe kur themi qe "jam nga Shqiperia" sesi e themi me gjysem zeri. Me vjen shume keq per kete fakt po e verteta eshte se sa te ekzistoje ky fenomen, aq edhe do te jemi te shtypur nga te tjeret.po te citoj disa fjale te nje psikologu te madh te cilat vlejne jo vetem per individe por edhe per kombe:
Kujdes mendimet, ato behen fjale
Kujde fjalet e tua, ato behen mendimet e tua
Kujdes veprimet e tua, ato behen sjellja jote
Kujdes sjelljen, ajo behet karakteri jot
Kujdes karakterin, ai behet e ardhmja jote
E pra i dashur Triumf boll u zgjata se ndoshta te kenaqa me teper sesa duhej. Nuk kam ndonje konkluzion konkret te te jap. Meqe je i zgjuar, nxirri vete. Mirulexofshim :wave: