A ekziston shpirti?

pharaoN

Primus registratum
Re: A ekziston shpirti?

Pershendetje.Skam asgje per te shtuar pasi me ngelet te te them qe shpirti ekziston,sepse kjo bote ku jetojme tani eshte thjesht nje bote virtuale.Ne te gjithe do te vdesim dhe trupi do te shperbehet ne ate qe eshte krijuar pra ne Dhe(balte,toke) sepse ne jemi krijuar nga dheu pasi zoti e krijoi njeriun e pare Adamin ose (Ademin ne fene muslimane)nga dheu dhe nga nje pjese e trupit te Adamit krijoi Even.nejse te gjithe do vdesim dhe do te gjykohemi per gjerat qe kemi bere ne kete bote.ciao
 

ilirjan

Primus registratum
Re: A ekziston shpirti?

Nuk eshte absurde te ekzistoje dicka ne forme jo materiale, psh; enderrat, ndjenjat, muzika etj. ekzistojne dhe nuk jane materie.
 

J.P

Primus registratum
Re: A ekziston shpirti?

Nuk e di per te tjeret, por une ndjej qe ne vetvete kam nje shpirt te cilin nuk di ta shpjegoj me fjale dhe besoj se as 1 njeri nuk mundet, por shume jemi te sigurt se egziston.

Soooooooooooooooooouuuuuuuuuulllllllll
 

Arber Kruja

Primus registratum
Re: A ekziston shpirti?

Shpirti nuk ekziston!

Ndarja e gametes femer dhe prodhimi i dy individeve identike nga e njejta berthame embrionike flet shume ne kete drejtim. Nese ka shpirt atehere a mund te pretendohet se bashke me ndarjen e embrionit ne dysh, ndahet edhe shpirti ne dysh?!

C'fare tregon ky fakt? Nese shpirti ekziston, atehere ai vjen bashke me femijen, pra nga e njejta berthame embrionike. Atehere a e pranon mendja racionale mundesine e ndarjes se nje shpirti ne dy pjese per te kaluar ne dy individe te ndryshem pas ndarjes embrionike?

Nuk ka shpirt, ka paragjykime dhe irracionalitet. Njeriu i sotem eshte shume primitiv per te kuptuar veten dhe universin. Pasi te kete arritur te kuptoje keto dy gjera, njeriu do te kete dale nga faza primitive, naive dhe do te kete hyre ne fazen e pjekurise. Pra nuk mund te thuhet se jemi Homos Sapiens ne kuptimin e plote te kesaj fjale. Ne jemi mbase Homos Mutilatus [Njeri qe vete-gjymtohet menderisht, per shembull feja, dhe fizikisht, per shembull tatuazhet, syneti etj. etj.

A ka ndjenja Kafsha? Une mendoj se te gjitha kafshet kane ndjenja; atehere perse duhen privuar nga shpirti kafshet duke perjashtuar vetem nje prej tyre, njeriun?! Mendohet se Njeriu eshte kafsha e cila eshte e Vetedijesuar per Vetveten, Unin. Mos valle kjo cilesi i jep atij shpirt apo ai vete "i jep vetes shpirt". Mendoni pak - vetedijesimi per ekzistencen e vetvetes na 'vetepajis' me shpirt.

Ne jemi te vete-gjymtuar psiqikisht qe femije. Mendoni, mendoni pak...
 

Arber Kruja

Primus registratum
Re: A ekziston shpirti?

Pra shpirti nuk ekziston si nje entitet i ndare qarte nga trupi yne. Le te trajtoj Dekartin.

Dekarti mendonte se trupi eshte mbajtes i shpirtit. Pra ai e ndante shpirtin si nje entitet me vete qe qendron brenda trupit. Kjo eshte pikpamja METAFIZIKE qe cuditerisht 'terheq' jo pak njerez edhe ne shekullin e 21-te!

Ajo c'fare sugjerojne zbulimet shkencore eshte dicka krejt tjeter. Trupi yne nuk eshte 'gota' ku qendron 'uji' [shpirti]. 'Shpirti' jeton permes Trupi tone te gjalle prej kockash dhe gjaku. Kjo mund te tingelloje kontradiktore mirepo vini re fjalen 'permes'. Kjo fjale permban thelbin e konceptit shkencor. Nese do te kisha perdorur fjalezen 'ne' ne vend te fjales 'permes' atehere do te kisha rene ne metafiziken e Dekartit! Per aq kohe sa trupi yne i gjalle prej kockash dhe gjaku jeton per aq kohe jeton permes tij 'shpirti' - ato qe ne quajme ndjenja, imagjinata, mendime dhe cdo gjendje tjeter 'jo-materiale'. Per shembull, permes Trurit te Gjalle jeton mendimi. Me nje fjale Truri i Gjalle nuk eshte nje 'perde' qe fsheh mendimin nga te tjeret. Perkundrazi, eshte atje, permes Trurit te Gjalle, 'ne' ate qe te tjeret ballafaqohen me ndjenjat tona te nxitura nga mendimi. Pra, mendimi shfaqet permes ndenjave tona dhe te tjeret jane ne gjendje te kuptojne dhe 'prekin' keto ndjenja. Edhe ne rastin e njeriut modern te sofistikuar i cili preferon te fshehe ndjenjat me ndergjegje, perseri personi tjeter eshte ne gjendje te perftoje 'ndjesi', t'i 'preke' ndjenjat e fshehura. Pra sic e shohim kemi te bejme me kontakte materiale - edhe Mendimi sado abstrakt qe te duket eshte 'zhytur' permes Trurit tone i cili pasqyron mendimet ne pjese te tjera fizike te trupit tone ne forme ndjenjash ne syte, levizjen e duarve etj. Keto ndjenja nga ana tjeter ndikojne materialisht mbi sistemin nervor te personave qe ballafaqohen me to. Pra kemi te bejme me nje entitet te pazgjidheshem material qe jeton ne kockat dhe gjaku i Trupit tone te gjalle. Permes tij jeton 'shpiriti' yne, d.m.th. mendimet, ndjenjat. Entiteti eshte kaq i pazgjidheshem dhe i pandashem sa qe ky pikerisht ky Entitet eshte ne gjendje te ndahet fizikisht ne dy entitete 'pas ndarjes embrionike' per te prodhuar dy individe te rinj, gje qe tashme eshte deshmuar, provuar shkencerisht.

C'fare ndodh pas vdekjes?

Sokrati mendonte se Trupi eshte 'Varri', 'Arka', e shpirtit dhe se pas vdekjes, shpirti clirohet, 'del jashte', 'fluturon'! Mire, le ta 'kuptojme' keshtu sa jemi gjalle. Por c'fare ndodh kur vdesim? Le ta shohim pak me tutje.

Fati i 'shpirtit' pas vdekjes, brenda kufijve te 'mbreterise' se pertej-jetes, akoma perfaqesohet pashmanshmerisht si fati i nje qenieje mish-kocke: deformuar nga jeta 'abuzive' qe personi kishte jetuar sa ishte gjalle, vragat e trupit te tij perfaqesojne lendimet qe i jane bere 'shpirtit' permes akteve te dhuneshme, mizore, egoizmit, e keshtu me radhe. Ky trup i vdekur me vraga eshte 'denuar duke u djegur ne flake te lakuriqta'. Perseri, c'fare do te thote e gjithe kjo pas vdekjes?

Ajo c'fare ka rendesi te kuptohet eshte: domethenia e cila gjendet ne mesin e te gjalleve qe falen/nderojne personin e vdekur. Keshtu kemi: kujtimin e te ndjerit te sapo ndare, si ai gezonte jeten sa ishte gjalle. Kurse ne te gjallet, ne ceremonine e te ndjerit, mendojme edhe vdekjen tone te ardheshme dhe reflektojme mbi jeten tone nen 'driten' e ketij konteksti qe n'a pushton gjate homazhit mortor te te ndjerit. Ne mendojme te dashurit tone qe kemi humbur, mendojme ata te cilet i kemi lenduar, bile ben vaki qe te mendojme te kemi lenduar kur ishte gjalle pikerisht te ndjerin qe sapo eshte ndare nga ne. Ne reflektojme dhe falim ata qe n'a kane lenduar dhe kemi lenduar e keshtu me radhe pushtohemi nga nje mori mendimesh dhe ndjenjash. Jemi, NE, te gjallet qe mendojme per te ndjeret tane, dikur shume te dashur per ne. Jemi NE te cilet Kujtojme me Mall te dashurit e dikurshem per te mirat ne jeten se tyre te dikurshme sepse NE e dime qe kurre nuk kemi per t'i pare ate. NE falemi per ata. Jemi NE, VETVETJA, qe jetojme jeten tone permes drites se ketyre mendimeve. Maredheniet tona me te ndjerin nuk ka marre fund tani, pas vdekjes se tij. JO. Maredheniet me ta vazhdojne, te transformuara, te transformuara atje 'brenda' ne mungesen e tyre te perhereshme, te heshtur; dhe nga ky transformim ata jane shnderuar ne objekte qe 'konturojne' maredheniet tona te trasformuara ndaj tyre. Pikerisht ketu ne konceptualizojme te vdekurin - c'fare ata jane per ne, c'fare kuptimi ata kane per ne, dhe si rrjedhoje kahjen e mendimit tone, c'fare ne themi per te ndjerin, c'fare fete tona thone per te vdekurin, dhe se fundi c'fare ne arrijme te mesojme nga keto domethenie.

Pra eshte pikerisht KETU, ne JETEN E TE GJALLEVE, sherbesat e fjaleve te cilat ne flasim mbi te ndjerin, ku gjendet i vdekuri. Pra ketu gjendet i vdekuri, ne fjalet tona, ne mendimet tona, ne JETEN E TE GJALLEVE, ketu ku merr kuptim vdekja, merr sense, merr kuptim vdekja. Pra, ajo c'fare mbetet pas disintegrimit te trupit, 'shpirti', eshte objekti i Maredhenies qe permenda me lart. Pra 'shpirti' i te ndjerit shnderohet, transformohet ne objekt maredheniesh - pra objekt mardheniesh te cilat ekzistonin kur i ndjeri dhe une ishim te dy te gjalle. Tani, pas vdekjes, 'shpirti' i te ndjerit shnderohet ne objekt te atyre maredhenieve. NE e dime qe i ndjeri ka vdekur, trupi i tij eshte shperbere, e dime qe nuk kemi per t'a pare kurre ate perseri, e dime qe ata kurre nuk kane per te mundur te flasin perseri me ne, te mendojne per ne, te n'a pergjigjen ne. Por maredhenia jone me ta vazhdon. Vetem ne kete forme, si i tille, mund te ekzistoje 'shpirti' pasi trupi dekompozohet. C'fare mbetet eshte mendimi yne per te vdekurin, nje mendim i tille per nga brendesia e jeteve te gjalla dhe jo jashte tyre. Per shembull, lutja per ta, per shpirtin e tyre, eshte nje forme e kujtimit per ta, dhe mbajtjen gjalle te maredhenieve me ta ne mungese te tyre, nje mungese qe eshte finale, perfundimtare dhe prej se ciles ata kurre nuk do te mundin te kthehen tek ne.

Dikush nga ju mund te me kundershtoje duke me thene: a mos valle ju po thoni se i gjalli po jeton ne Mendimet e te gjalleve? Nese po, a nuk do te thote kjo qe se ata kane pushuar se ekzistuari ne Realitet?

Une them: ata nuk kane pushuar se ekzistuari ne Realitet. Maredheniet tona me ata qe dikur i deshem dhe i kemi humbur tashme, nuk marrin fund por vazhdojne te transformuara. Ata nuk mund te n'a pergjigjen ne; ata nuk mund te ndryshojne kundrejt nesh. Sidoqofte, ata jane Realitet, Realitet ne keto maredhenie te transformuara por Realiteti i tyre eshte nje realitet i transformuar - jo me pak real, jo nje iluzion, por nje forme tjeter realiteti sepse jeton ne gjaku dhe kockat e te gjallit, bile duke arritur te preke direkt sistemin nervor tonin prej nga ne perftojme ndjesite reale. Kete une e quaj Realiteti i te Ndjerit, Realitet qe ekziston ne formen e mungeses. Kjo nuk do te thote se ata ekzistojne thjesht si ide ose kujtim. Ne nuk i kujtojme thjesht ata, ata vazhdojne te jetojne ne zemren tone te lidhur me ne. Dhe kjo nuk eshte lidhje jona me 'te vertetin' ne mos qofshim te rrjedhur dhe alucinuar. Dikush mund te quhet i alucinuar neqoftese i dashuri i tij, tani i vdekur, do te vije nje dite dhe do t'a kape per dore. Une nuk e kam fjalen per njerez me alucinacione. Perkundrazi, une e kam fjalen per nje njeri qe thote: "E humba te dashuren. Zemra ime dhemb nga humbja; dhemb edhe me shume sepse e di sepse nuk do t'a shoh kurre me fytyren e saj te dashur perseri." Pra, duket qarte se nje njeri i tille nuk eshte i alucinuar, dhe objekti i pikellimit te tij, mallit dhe dhimbjes jane te verteta te gjalla qe jetojne ne gjaku dhe kockat e gjalla te ketij njeriu. Pra perjetimi eshte i vertete, i gjalle ne nje njeri te gjalle. I ndjeri, te cilin ai e humbi dhe vajton, eshte i vertet, real per te ne mungese. Ekzsitenca ne formen e mungeses eshte Realiteti i te vdekurit qe jeton ne i gjalli.
----------

Nese nuk kam arritur te jap te qarte mendimin tim, po bej nje perpjekje mbyllese ne kete mesazh - Ja nje Shembull:

Supozojme se une jam ne funeralin e nje shoku tim te cilit dikur i kisha bere nje te keqe shume te madhe. Mirepo ai vdiq dhe une ndjej nje torture per ate c'fare bera dhe qe tashme nuk kam me absolutisht asnje mundesi per t'a ndrequr. Shoku im ne krah me shikon qe vuaj dhe me thote: "Picko mishin. Ajo c'fare bere i perket te kaluares dhe ka ikur. Shiko perpara nga e ardhmja, djale. E kaluara dhe bashke me te veprimi juaj i kaluar nuk ekzistojne me. Perjetimi juaj me te kaluaren eshte nje lloj vete-mashtrimi." Mirepo, a eshte e Kaluara jo reale? JO, ajo ekziston ne forme tjeter realiteti nga realiteti i se Tashmes ose se Ardhmes. Per mua qe vajtoj veprimin ne te Kaluaren, veprimi ekziston, eshte real; une jo vetem thjesht e kujtoj veprimin por e vuaj. Ne te kunderten, per personin qe kthen shpinen me nje indiference te plote ndaj veprimit, megjithese ai e kujton ate, veprimi nuk permban asnje realitet: ai eshte kthyer thjesht ne nje kujtim. Pra dhimbja, vuajtja, eshte realiteti qe kam une dhe qe jeton tek une.

Shpresoj te kem hedhur pak drite mbi c'ka ndodh me 'shpirtin' pas vdekjes.
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: A ekziston shpirti?

Fillimisht postuar nga Hmmm:
[qb]
Eshte vertetuar se pas vdekjes njeriu humbet 21 grame nga pesha e tij.
O ledo,
Sepse e tha Mr. Penn kte ne film, sdo te thote qe esht e vertete. Un klikova te kjo tema me diskutu noi Nichomachean Ethics, po jo kshu budalliqesh qe thua ti. [/qb]
Premessa ! Jam Katolik ! Te kthehemi te Ledio !Tashi nqs ti e shtron si dicka etike apo si nje argoment midis ateisteve dhe besimtareve une jam i hapur per diskutim ! Nese e ve ne planin e kilogrameve atehere me mire leje me kaq, se diskutimi jo vetem sdo jete interesant por qe tani ka marre nuanca qesharake !
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: A ekziston shpirti?

E shihni pra se te flasesh per shpirtin do te thote te besh per te qeshur??? /pf/images/graemlins/smile.gif

Kush merr vesh nga dozat ketu? Le te na thote nese fillon e sheh nje shpirt pasi ke thithur 21 grame... Po kush thith 42, sheh dy shpirtra apo sheh shpirtin e tij t'i ike nga trupi???

Shpirtin e kane shpikur genjeshtaret, fantazmat, ata qe nuk kane asgje te perbashket me jeten, njerezimin.
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: A ekziston shpirti?

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] E shihni pra se te flasesh per shpirtin do te thote te besh per te qeshur??? /pf/images/graemlins/smile.gif

Kush merr vesh nga dozat ketu? Le te na thote nese fillon e sheh nje shpirt pasi ke thithur 21 grame... Po kush thith 42, sheh dy shpirtra apo sheh shpirtin e tij t'i ike nga trupi???

Shpirtin e kane shpikur genjeshtaret, fantazmat, ata qe nuk kane asgje te perbashket me jeten, njerezimin. [/qb]
Ty lal me i shtet te vertet demokratik sic ishte Kili i Pinochetit do te kishin pushkatuar pa gjyq ! Tani fakti qe ne nuk jemi demokraci e mirefillte nuk te jep ty te drejten te thuash gjithe traplliqet qe te vine ne mend! Duhet pasur pak respekt edhe per inteligjencen dhe nivelin intelektiv te bashkefolesve!
 

eli

Primus registratum
Re: A ekziston shpirti?

A ban me e shti edhe i her kyt muhabet n'vade se pjerrtas jeni nis. Ça s'lexova itu. Shpirti 21 gram (per elegantat kjo). Shpirti dhe fryma jane nji. Tana qeniet e gjalla kane shpirt etj, etj. Vetem po du me ju thane qe mos u gaboni ne shqip se Shpirti asht Spirito, Spirit, esprit…… e Fryma asht anima, soul, ame……. Per filozofet Fryme kane tana qeniet e gjalla por shpirt ka veç njeri. E Shpirti asht si me thane (bashke me vullnetin, ktu vullneti duhet pa si aftesi me dashte e jo aftesi me ba diçka) pjese/fonksione te Frymes.
Itesh qe i dini kto gjana muneni prap me e bisedu kyt pune
 

spartan00

Forumium praecox
Re: A ekziston shpirti?

Pse me duket se kam marre pjese ne kete tema pa shkruar?
Se e kam dhene nje pergjigje tek:a ka jete mbas vdekjes /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

epiphany

Primus registratum
Re: A ekziston shpirti?

pa sqarohuni pak ju se keshtu kollaj eshte. /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Rambo

Primus registratum
Re: A ekziston shpirti?

shpirti ekziston, e shof perdite ne mengjes, eshte bjonde me floket e gjata e sy jeshile , si shpirt eshte hahahaha
 
Top