Edhe sipas ligjeve te shume shteteve europiane martesat ndermjet kusherijve nuk ndalohen.
Psh. sipas ligjit gjerman kusherijte (te pare, te dyte, te trete.....) mund te martohen ndermjet veti. Ligji i lejon dhe nuk i ndalon martesat e tilla. Ne Gjermani te ndaluara jane vetem martesat e te afermve qe rrjedhin nga vija e drejtperdrejte si psh. Prind-femije; Moter-vella...
Kisha katolike martesat ndermjet kusherijve deri te shkalla e trete i ka ndaluar deri ne vitin 1917. Pas vitit 1917 kusherijte e pare (psh. goca e tezes dhe djali i dajes) mund te martohen ndermjet veti pasi te e ken bere kerkesen ne Vatikan dhe te e kan marre lejen (Dispens) nga aty.
Qe eshte keshtu e kam vertetuar ne bisede me nje grua nga Iraku, nuk ishte arabe por arameje (popull i lashte irakian, e flasin gjuhen arameje, thuhet se edhe Jezu Krishti e ka folur ate gjuhe). Kjo grua, shume e sjellshme, i takon kishes romako-katolike dhe eshte martuar me kusheririn (djalin e axhes) Duke e pyetur, kuptohet nga kurioziteti qe e kisha, se si erdhi deri te kjo martese, me tha se, pasi qe kishin ndje dashuri per njeri tjetrin dhe kishin vendosur qe te martohen, kishin bere lutje ne Vatikan duke derguar atje edhe nje vertetim mjekesor qe trashegimtaret nuk do te kishin probleme shendetsore. Pas disa muajsh u kishte ardhur lejimi (Dispens) nga Vatikani dhe keto ishin martuar. Tani kjo grua e martuar me kusheririn e saj ka dy femije, vajze dhe djale, dhe qe te dy jane te shendetshem.
Feja islame, sic thashe edhe me heret, martesat ndermjet te afermve as nuk i lejon dhe as nuk i ndalon. Praktikimet e ketyre martesave qe jane bere dhe behen neper disa vende arabe, kane te bejne me shume ne baze te traditave te hershme, ku qellimi ka qene, ashtu sic u tha edhe me siper nga "Dahlia", qe pasuria te mbetet brenda familjes dhe te mos kaloje jashte saj.
Sa i perket rrezikut te lindjes se femijeve me te meta shendetsore statistikat i japin keto rezultate:
- Te té afermit e shkalles se pare dhe te dyte (te vijes se drejtepersedrejte, prind-femije; moter-vella, gjysh-mbese...) rreziku i lindjes se femijeve me te meta shendetsore eshte 30-50%
-Te te afermit e shkalles se trete (te linjes se drejteperdrejte; Axhe-mbese.....) rreziku i lindjes se femijeve me te meta shendetsore eshte 10-15%
-Te Kusherijte e shkalles se pare (goca e axhes-me djalin e axhes......) rreziku i lindjes se femijeve me te meta shendetsore eshte 5-6%
-Te Kusherijte e shkalles se dyte (femijet e vajzes se axhes me femijet e djalit te axhes) rreziku i lindjes se femijeve me te meta shendetsore eshte 3-4% dhe se fundi
-Te Kusherijte e shkalles se trete, katert, peste........si dhe te te gjithe personat e tjera qe nuk jane fare kusherij ndermjet veti rreziku i lindjes se femijeve me te meta shendetsore eshte 2-3%
Megjithate, mendimi im personal eshte qe martesat te jene sa ma large dhe te mos kene fare lidhje farefisnore. Une mburem me traditen tone shqiptare ku martesat ndermjet kusherijve jane tabu.