A e dini se..

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: A e dini se..

Fillimisht postuar nga Logos:
A e dini se eshte e pamundur per njeriun te puth brrylin e vet? :idea: /pf/images/graemlins/wink.gif
Ta puthi jo e jo por as ta cike me majen e gjuhes nuk e ka te mundur /pf/images/graemlins/wink.gif

Provojeni /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: A e dini se..

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]
Fillimisht postuar nga Logos:
A e dini se eshte e pamundur per njeriun te puth brrylin e vet? :idea: /pf/images/graemlins/wink.gif
Ta puthi jo e jo por as ta cike me majen e gjuhes nuk e ka te mundur /pf/images/graemlins/wink.gif

Provojeni /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Po me PAs Krahun e Thyer me a Bohet e ...
 

Erind

Forumium maestatis
Re: A e dini se..

L'aura!! (nuk e di si quhet ne shqip por i bie te jete ai rrethi qe kane ne koke shenjtoret)

Eshte nje fushe elektromanjetike, qe rrethon njerezit dhe qe merr nje ngjyre te ndryshme, sipas gjendejs emotive dhe fizike te subjektit. "L'aura" eshte fotografuar me makinen "Kirlian" nje aparat i shpikur nga nje cift rus, ky aparat fotografon fushen elektromanjetike perreth njerezve, kafsheve dhe luleve.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: A e dini se..

A e dini se ...
Ne 1901 eshte shpikur lavatricja e pare elektrike!

Lavatrice%20Elettrica.jpg

Versioni i nje lavatriceje mekanike.


Ne 1913 ne chicago shpiket frigoriferi!

Frigo.jpg
 

njemijeenjeenjedite

Primus registratum
Re: A e dini se..

a e dini se enveri ka pas nje vella me emrin beqir
the kur vdic beqiri aneja tha - o zot pse more beqirin te mirin e jo enverin gangsterin.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: A e dini se..

Rrushi, pervecse te prodhoj nektarin e Perendive, ose me mire veren, eshte ne gjendje te cliroj energji elektrike. Kete e mbeshtesin kerkimtaret e universitetit te "Austin, Teksas", qe kane vene ne perdorim nje "cella" (mund te pekthehet kuti, por mund te perdoret edhe per shembuj te tjere) biocombustibile(biologjikisht e djegshme ose e trajtueshme). "Cella", qe shfrytezon metabolizmin e glukozes dhe te oksigjenit, nuk eshte shume e shtrenjte dhe mund te perdoret per te ushqyer nje llampe ose per te matur ndryshim e temperatures se trupit. Tani per tani kjo "cella" ka nje jetegjatesi disa oreshe. Me ndryshime me thlebesore ajo mund te arrije deri ne nje jave jetegjatesi.
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: A e dini se..

A e dini se po te hash buke me hurdhra e me kos te vijne te ashtequajturat gazra.mos kuptoni taratorin se ai ka ashtu mrena----tronguj :goofy: :wave: :tipsy: :idea: i ca ere
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: A e dini se..

A e dini se …


· Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janë : në korrik + 24o celcius dhe në janar +7o celcius. Në vit bie 1200 mm shi.

· Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

· Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.

· Ekzistojnë kater hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...


1- Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.


2- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka

qenë një kështjellë në shpat të malit të

Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e

kësaj kështjelle të lashtë që daton fillimin

datonne fillimin e shekullit te pare para

lindjes se Krishtit, e cila mendohet te

kete qene keshtjella qe historiani

bizantin Prokop (shek. VI), e quan

keshtjella e Tirkanit


3- Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.


4- Një gojëdhënë tiranase thotë se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga një plakë që takoi në vendin ku do të ngrinte qytetin. Pyetjes së Sulejman Pashës se çfarë po bënte, plaka iu përgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mëndafsh)

· Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo e Bamit.

· Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.


· Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi

Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe

u përfundua me ndihmat e familjeve të

pasura të Tiranës.

Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

·Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit ) daton në shekullin XVIII.

· Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.

· Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

· Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 m i lartë.

· Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

· Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.

· Rruga e Durresit eshte hapur me

1922 dhe quhej « Nana Mbretereshe»

Per ndertimin e saj u prishen shume

shtepi e kopshte.

· Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.

· Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.

· Bulevardi « Dëshmorët e Kombit » është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.

· Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.

· Monumenti i Skenderbeut i ngritur

më 1968, është vepër e Odhise Paskalit

në bashkëpunim me Andrea Mano dhe

Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e

500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar

· Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat « Dëshmorët e Kombit » më 1971.

· Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.

· Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

· Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në ballë të tij titullohet « Shqipëria ».

· Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. « Piramida » u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.


· Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000

banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë.

1938 – 25.000 banorë.

1945 – 40.000 banorë.

1990 – 250.000 banorë.

Aktualisht, dyndja masive e banorëve

nga gjithë pjesët e tjera të vendit

drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë

e Tiranës mbi 700.000 banorë
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: A e dini se..

A e dini se....


Statuja e Lirisë iu dhurua popullit amerikan në vitin 1886 nga populli francez


--------------------------------------------------------------------------------

Koloseu u kompletua në vitin 82.


--------------------------------------------------------------------------------

Disa njerëz në Angli mendojnë se Stonhenge ishte një tempull i zotërve të qiellit .


--------------------------------------------------------------------------------

Sot kulla e Pizës përkulet 5.2m nga perpendikulari.


--------------------------------------------------------------------------------

Moai në ishullin e Pashkëve ( Kili ) u krijua në nder të paraardhësve antikë të kryetarëve të famshëm.


--------------------------------------------------------------------------------

Sfinksi i Madh ( Egjpt ) është rreth 73 m ( 240 këmbë ) i gjatë dhe 20 m i lartë. Koka e Sfinksit të madh mendohet të jetë portreti i mbretit Khafra, faraoni për të cilin u ndërtua.


--------------------------------------------------------------------------------

Tikal ( Guatemale ) ka qenë një qendër e rëndësishme metropolis në civilizimin e mrekullueshëm të Majave. Rrënojat e pallateve , tempujve, piramidave , dhe shesheve te mëdha janë një dëshmi e madheshtisë së qytetërimit të zhdukur.


--------------------------------------------------------------------------------

Muret e Murit të Madh në Kinë janë 9 m të lartë. Në vitin 214 para krishtit perandori Shi Huang-ti forcoi muret ekzistuese dhe i lidhi ato duke formuar një system të vetëm mbrojtje - Murin e Madh


--------------------------------------------------------------------------------

Machu Picchu ( Peru ) ndodhet në Ande.


--------------------------------------------------------------------------------

Megjithëse njerëzit në të gjithë botën mendojnë se Big Ben quhet e gjithë struktura , ky është vetëm emri i orës që ndodhet Brenda kullës .


--------------------------------------------------------------------------------

Në shekullin e 17 , perandori Shah Jahan ndërtoi Taj Mahal, këtë varr të bukur prej mermeri në kujtim të gruas së tij, Mumtaz Mahal. Ndërtimi i tij kërkoi 20000 punëtorë dhe 22 vjet. Sot ata janë varrosur që të dy aty.


--------------------------------------------------------------------------------

Muri i Vajtimit në Izrael është 49 m i gjatë dhe 12 m i lartë. Ky mur është një vend i shenjtë për hebrenjtë në Izrael dhe kudo në botë.


--------------------------------------------------------------------------------

Katedralja e shën Bazilit ndodhet në Moskë dhe janë në të vërtetë nëntë kisha në një. Ndërtesa qëndrore është e rrethuar nga tetë kisha më të vogla. Kjo katedrale u ndërtua nga viti 1555 deri në 1560 me urdhër të Ivanit të tmerrshëm.


--------------------------------------------------------------------------------

Parthenoni u ndërtua në nder të Athenës , mbretëreshës greke të zgjuarsisë.


--------------------------------------------------------------------------------

Angor Wat ( Kamboxhia ) është tempulli më i madh dhe më i famshëm në kompeksin Angor.


--------------------------------------------------------------------------------

Ndërtimi Shtëpisë së bardhë filloi në vitn 1792. Në 1800 Presidenti dhe zonja John Adams ishin "familja e parë " që jetuan aty.


--------------------------------------------------------------------------------

Të gjitha anijet kozmike edhe ato Apollo që çuan njerëz në Hënë u lëshuan nga Qendra e hapësirës Kennedy në Florida. Por pjesa më e madhe e tyre u ulën në bazën Edwards në Kalforni.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: A e dini se..

12 sekondat që e ndryshuan botën
Vëllezërit Wright e filluan epokën e aviacionit më 17 dhjetor të vitit 1903. Prej asaj dite, zbulimi i tyre e bëri botën më të vogël...

Në mitologjinë greke Ikarusi ishte i pari që e provoi rrezikun nga ngjitja e fletëve me anë të dyllit dhe ngjitjes në qiell (ra në oqean dhe u mbyt). Mirëpo, para 100 vjetëve vëllezërit Wilbur dhe Orville Wright e filluan epokën e aviacionit modern me një ngjarje mjaft modeste: ata e mbuluan me një pëlhurë të bardhë një skelet prej druri, ia vendosën një motor prej 12 kal fuqive të përgaditur nga ta, dhe u ngjitën në qiell... Vetëm për disa sekonda...
Në 17 dhjetor të 1903-shit, katër fluturimet e shkurta të këtyre dy vllezërve afër vendit të quajtur Kitty Hawk, në gjatësi prej 120-852 feets (njësi matëse amerikane), e ndryshuan krejtësisht botën. Këto ishin fluturimet e para të kontrolluara, me makina më të rënda se ajri. Ëndrrat e fëmijve që nga koha greke dhe të shkencëtarëve si Leonardo da Vinçi më në fund u realizuan.
Sot aviacioni vazhdon të bashkojë shkencën dhe artin, të panjohurën me matematikën. E solli botën më afër, duke eliminuar izolimin gjeografik. Ja solli turizmin masave të mëdha, e shpejtoi tregtinë dhe ia zgjeroi horizontet secilit, duke filluar prej poetëve e gjer te polikanët dhe zbuluesit. Mirëpo, për fat të keq i transformoi edhe luftërat, duke i bërë më vdekjeprurëse duke u dhënë një mjet të ri dhe të rrezikshëm.
Mu për këto arsye pozitive dhe negative, aeroplani fitoi një vend të posaçëm magjik në imagjinatën e njeriut dhe u quajt "zbulimi më i madh i shekullit

Kureshtja e pashuar njerezore

Pse ora është e ndarë në 60 min dhe pse minutat janë të ndarë në 60 sek?
Të parët që e organizuan kohën në këtë mënyrë që është dhe sot kanë qenë babilonasit. Falë tyre viti ishte ndarë në 12 muaj sipas 12 fazave hënore dhe ishte logjike që dita dhe nata të ndaheshin secila në 12 orë duke korresponduar me të 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanë qenë po babilonasit ata që e kanë ndarë orën në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda sepse 60 ishte numri më i madh të cilit babilonasit i kishin dhënë një emër.(sistemi gjashtëdhjetor)

Ora dhjetore. Në 1793 u bë një tentativë për të përdorur sistemin dhjetor dhe për orën dhe minutat. Këshilli i Republikës francese vendosi që ditnata të ndahej në 20 orë me nga dhjetë orë secila. Çdo orë të ndahej në 100 minuta dhe çdo minutë në 100 sekonda. Ky sistem filloi në përvjetorin e themelimit të republikës. Viti ishte i përbërë nga 12 muaj me nga 30 ditë dhe 5 ditë shtesë që nuk bënin pjesë tek asnjë muaj në veçanti. Reforma ndikoi dhe në organizimin e javës po në favor të dekadës, tre dekada (tre javë me nga dhjetë ditë secila) bënin një muaj. U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetësh në 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtë reformën duke e kthyer gjithçka në normalitet. Ora dhjetore u propozua përsëri në 1998 nga Swatch që e quajti Beat për të matur kohën në internet. Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar.

Sa gjuhë fliten në botë?
Aktualisht rreth 6700 më të folurat janë: kinezçja mandarinë, anglishtja, hindishtja/urdu, spanjishtja, rusishtja, arabishtja, portugalishtja, indonezishtja, japonishtja. Përqëndrimi më i madh i gjuhëve të folura gjendet në zonën e Planetit ku ka ka larmi më të madhe kafshësh, bimësh dhe ambientesh. Në pyjet tropikale që zënë rreth 7 për qind të sipërfaqes së tokës ka 36 për qind të grupeve etnolinguistike të botës. Duke parë gjendjen e dhjetvjeçarëve të fundit, brenda shekullit 21 mund të shuhen 90 për qind e gjuhëve të folura.

Është e vërtetë që demi tërbohet kur shikon mantelin e kuq?
Demi nuk është i aftë që të dallojë ngjyrat sepse syve të tij i mungojnë qelizat nervore të retinës të afta për të dalluar ngjyrat nga njëra tjetra. Vrapon i tërbuar drejt mantelit të kuq të toreadorit i nxitur nga instikti dhe nga lëvizjet e kundërshtarit të tij. Por egziston dhe një rracë demash e quajtur Brava e cila gjendet vetëm në Spanjë dhe ushtrohet për të manifestuar forcë dhe agresivitet. Zotësia e toreadorit që paguhet 25 mijë euro për garë qëndron në shpërqëndrimin e kafshës që peshon 500 kg duke e rrotulluar mantelin me lëvizje specifike.

A provojnë kafshët kënaqësi seksuale?
Ashtu si tek qëniet njerëzore dhe tek kafshët akti seksual provokon kënaqësi. Të paktën tek vertebrorët meshkuj dhe femra. Kënaqësia është një strategji e natyrës për t’u siguruar që do të ndodhë riprodhimi. Në të vërtetë çiftëzimi kërkon një investim të madh energjik (kërkimin e një femre, ardhjen rrotull saj dhe si përfundim kryerjen e aktit seksual). Sigurisht që tek kafshët nuk ka një kënaqësi koshiente po vetëm një kënaqësi instiktive të pulsionit seksual. Të dy sekset në çiftëzimin e tyre investojnë në mënyra të ndryshme nga pikpamjet, mundësitë dhe nga përfitimet e tyre. Mashkulli që ka më shumë spermatozoide është më i ndjeshëm ndaj stimulimeve dhe nuk e ka të fortë kriterin e përzgjedhjes, ndërsa femra që ka më pak ovula i investon ato në mënyrë më të matur duke hedhur gjithçka në pak çiftëzime, por me meshkuj të një vlere të sigurtë.

Përse qarkullimi hekurudhor është në anën e majtë?
Sepse hekurudha e parë lindi në Angli ku për analogji u adaptua dhe për trenat qarkullimi në anën e majtë që përdorej për trafikun rrugor. Hekurudha e parë e njohur i përket vitit 1801 ndërsa lokomotiva e parë e shpikur nga George Stephenson kaloi mbi binarë mes Stokolmit dhe Darlingtonit në 1825. Gjermanët kundërshtuan. Shumë vende evropianë mes tyre dhe Italia dhe Franca adaptuan për hekurudhat e tyre qarkullimin në të majtë dhe pse karrot dhe karrocat në rrugë ecin në anën e djathtë. Në fillim të erës së rrotullimit, e gjithë teknologjia hekurudhore angleze u adaptua dhe në Evropë deri tek distanca e ndërmjet shinave të trenit prej 1435 milimetrash. Vetëm disa shtete si Gjermania dhe Austia vendosën që t’i lënë trenat të lëvizin në anën e djathtë.

Përse gjarpërinjtë ndërrojnë lëkurë?
Substanca nga e cila është bërë shtresa e sipërme e epidermës së lëkurës së gjarpërinjëve nuk është elastike dhe nuk rigjenerohet me kalimin e kohës; kur gjarpërinjtë rriten, lëkura e tyre bëhet si një veshje e ngushtë për ta. Gjarpërinjtë bëjnë një ndërrim të plotë të lëkurës në periudha të cilat variojnë nga 6 muaj në një vit sipas llojit të tyre. Disa ditë para se të ndërrojnë lëkurë këto kafshë humbin oreksin, bëhen gjaknxehtë dhe përpiqen të qëndrojnë pranë ujit sepse duke ndërruar lëkurë preferojnë dhe një larje. Nën lëkurën e vjetër formohet dhe një shtresë tjetër që është lëkura e re dhe në momentin e duhur gjarpërinjtë e çajnë lëkurën e tyre tek koka dhe fillojnë ta shtyjnë pas duke u zvarritur pas tokës. Lëkura e butë rrëshket dhe duke mos patur këmbët si pengesë, arrin të largohet e plotë nga trupi i gjarpërit. Një gjarpër Indigo duke dalë nga lëkura e tij. Është një nga gjarpërinjtë më të gjatë të kontinentit amerikan dhe mund ta kalojë gjatësinë prej 2 metrash e gjysmë.

Flokët dhe thonjtë rriten më shumë gjatë periudhave të caktuara?
Ritmet e rritjes së flokëve janë shumë të ndryshueshme në periudha të caktuara, ndërsa me thonjtë nuk ndodh e njejta gjë. Në ndryshim me sa ndodh tek kafshët, që humbasin shtresa të lëkurës gjatë stinës së ngrohtë duke mos qenë të detyruar që të mbrohen nga i ftohti, tek njerëzit ë
 

SkErDi

Primus registratum
Re: A e dini se..

A e dini se bilbili i gjyqtarit ne futboll eshte futur gjate nje ndeshje kur qelloi qe ndeshjen e arbitronte nje polic. Gjate ndeshjes, plasi sherri dhe tifoze e lojtare filluan te ziheshin. Gjyqtarit iu kujtua detyra qe bente dhe menjehere nxorri bilbilin dhe i fryu fort. Te gjithe ndaluan dhe u vu rregull. Qe atehere gjyqtaret e futbollit filluan te perdornin bilbilin.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: A e dini se..

Fillimisht postuar nga SkErDi:
[qb] A e dini se bilbili i gjyqtarit ne futboll eshte futur gjate nje ndeshje kur qelloi qe ndeshjen e arbitronte nje polic. Gjate ndeshjes, plasi sherri dhe tifoze e lojtare filluan te ziheshin. Gjyqtarit iu kujtua detyra qe bente dhe menjehere nxorri bilbilin dhe i fryu fort. Te gjithe ndaluan dhe u vu rregull. Qe atehere gjyqtaret e futbollit filluan te perdornin bilbilin. [/qb]
Kjo ishte e bukur! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

njemijeenjeenjedite

Primus registratum
Re: A e dini se..

a e dini se 1.000.000.000 vjet te shkuara njerzit shumoheshin me veze me vone me lindje direkte per vezet kujdesej burri po vezet i bente gruja po nuk celnin se gruja i bente te ziera, athere zoti ndryshoji pjelljen direkte.
 

Admirali

Primus registratum
Re: A e dini se..

Per historine e kryeqytetit po shtoj dhe une dicka, qe nuk eshte permendur ne histori, por qe eshte e vertete. Ka te beje me themeluesin Sulejman Pasha. Ne fakt ne ato kohe rreth viteve 1600, zona ku sot ndodhet kryeqyteti ka qene prone e nje beu nga Kavaja. Sulejman Pasha nuk kishte aq fuqi sa t'ia merrte tokat ketij beut, pasi ky ishte shume me i fuqishem se Sulejmani, prandaj Sulejman Pasha perdori nje dredhi. Ndertoi si fillim vetem nje xhami te vogel, por jo me tulla, por me derrasa, dhe e ndertoi ne zonen ku eshte Tirana sot. Beu e merr vesh qe dikush kishte ndertuar pa leje ne pronat e tij, prandaj urdheron qe te shkaterrohet xhamia. Kaq deshi dhe Sulejman Pasha, dhe i coi nje leter Portes se Larte ne Stamboll qe nje Beu i Kavajes kishte shkaterruar nje xhami. Kuptohet qe Porta e Larte nuk mund te toleronte nje shkaterrim te cfaredolloj xhamie, keshtu qe niset nje ferman ku i sekuestrohen pronat Beut te Kavajes dhe keto prona i kalojne per administrim Sulejman Pashes, i cili nga ana e tij, filloi ate qe me vone do te ishte baza e kryeqytetit te ardhshem te Shqiperise.
 
Re: A e dini se..

Fillimisht postuar nga shergjiu:
[qb] a e dini se 1.000.000.000 vjet te shkuara njerzit shumoheshin me veze me vone me lindje direkte per vezet kujdesej burri po vezet i bente gruja po nuk celnin se gruja i bente te ziera, athere zoti ndryshoji pjelljen direkte. [/qb]
hahahahaaaa
 

Admirali

Primus registratum
Re: A e dini se..

Fillimisht postuar nga ErSI:
[qb] Me te futme dmth! /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Rrezik pranaj per kavajsit thuhet qe jane te shoqates, se ja fusin gjithmone atyre. Te kete qene valle Sulejman Pasha i pari qe filloi me ja fut kavajsve? Nuk i dihet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Triumfi

Primus registratum
Re: A e dini se..

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]
Fillimisht postuar nga Logos:
A e dini se eshte e pamundur per njeriun te puth brrylin e vet? :idea: /pf/images/graemlins/wink.gif
Ta puthi jo e jo por as ta cike me majen e gjuhes nuk e ka te mundur /pf/images/graemlins/wink.gif

Provojeni /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
dmth ti e paske provu, dhe ke deshtu .. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Erind

Forumium maestatis
Re: A e dini se..

Fillimisht postuar nga Admirali:
[qb]
Fillimisht postuar nga ErSI:
[qb] Me te futme dmth! /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Rrezik pranaj per kavajsit thuhet qe jane te shoqates, se ja fusin gjithmone atyre. Te kete qene valle Sulejman Pasha i pari qe filloi me ja fut kavajsve? Nuk i dihet /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Per kavajsit thone qe ta shisnin krypen per sheqer.
Apo te pranoj teorine e momlit?! :wink:
 
Top