A duhet te qendroje Briegel?

Florus

Forumium maestatis
A duhet te qendroje Briegel?

Si mendoni a duhet te qendroje Briegel pas ketyre rezultateve? :confused:
 

Florus

Forumium maestatis
Re: A duhet te qendroje Briegel?

Une them qe duhet te ike! Keto rezultate i kemi arritur edhe me trajnere shqiptare prandaj s'ka kuptim qe ai te qendroje me shume. :smash:
 

assassino26

Primus registratum
Re: A duhet te qendroje Briegel?

Per menimin tim duhet te qendroje.Nen drejtimin e tij,kombetarja ka bere perpara.Kane dale emra te rinj qe premtojne shume dhe me shume probabilitet me larte do arrijme ne eliminatoret e ardhshme
 

illyricus

Primus registratum
Re: A duhet te qendroje Briegel?

Briegeli osht trajneri ma i aftë që e ka pasë kombëtarja deri tash. Se lojtarët tonë nuk e japin krejt çka munden n'nji lojë kundër çiftit t'Gjeorgjisë, veç pse s'kemi pasë shansa me shku n'Portugali, s'osht faji i Briegelit. Kush e ka pa lojën kundër Maqedonisë e din për çka po flas...Briegeli e bjen disiplinën gjermane e krejt çka na duhet tash osht që edhe mutat e Federatës ta bojnë punën e tyne e 2006-shi nuk osht i paarritshëm.
 

Alesio

Primus registratum
Re: A duhet te qendroje Briegel?

Per mendimin tim Brigel duhet te qendroje.
2 fitore dhe 2 barazime nuk e di nese i ka arritur Shqiperia ndonjehere ne kualifikimet e europinaeve apo boteroreve.
Si rralle here Shqiperia nuk mund ne shtepi dhe kjo tregon se Brigel eshte njeri qe e ndien dhe qe ka njohuri me shume se askush tjeter rreth e rrotull per futbollin.

Forca SHQIPERIA.
 

Alesio

Primus registratum
Re: A duhet te qendroje Briegel?

FloBo
Ti duhet ta kuptosh se per Shqiperine eshte maksimumi qe dha tranjeri
sepse ne fund te fundit ne nuk jemi yje te tille qe te fitojme grupin e te leme mbrapa Ruset . Irlandezet apo Zvicerianet.
 

alpacino

Primus registratum
Re: A duhet te qendroje Briegel?

duhet te qendroje brigeli pse kush duhet te qendroje
duhet me shku me vrap me i dhon naj euro ma shum me ja mush menjen me nejt


mbrojtja me e mire eshte sulmi nga KRUJFF
 

Florus

Forumium maestatis
Re: A duhet te qendroje Briegel?

Fillimisht postuar nga Alesio:
[qb] FloBo
Ti duhet ta kuptosh se per Shqiperine eshte maksimumi qe dha tranjeri
sepse ne fund te fundit ne nuk jemi yje te tille qe te fitojme grupin e te leme mbrapa Ruset . Irlandezet apo Zvicerianet. [/qb]
Alesio, jam dakort me ty per punen e mire qe ka zhvilluar Briegel me kombetaren. Por per mua humbja 0-3 me gjeorgjine ishte e papranueshme. Pastaj te jemi realist, grup me i lehte se ky as nuk kemi per te pas ndonjehere! :shrug:
 

Alesio

Primus registratum
Re: A duhet te qendroje Briegel?

FloBo
Ke te drejte se humbja 3-0 me Gjeorgjine ishte e papranueshme por ai 'turp' u kthye ne 'nder' ne njefare menyre me fitoren e Tiranes.
Une jam perfundimisht i mendimit se Brigel duhet te qendroje duke marre parasysh entuziazmin qe solli tek tifozi Shqiptar me fitoren e madhe kunder Ruseve apo me barazimin e kenaqshem me Irlandezet ku duhet marre parasysh se ekipi zhvilloi nje ndeshje jashtezakonisht te bukur dhe organizimi ishte prefekt por finalizimet e aksioneve lene si gjithmone per te deshiruar tek
futbolli yne dhe kjo nuk eshte pika e dobet e Brigelit por e futbollisteve tane.

Shendet

Forca SHQIPERIA
 

Alesio

Primus registratum
Re: A duhet te qendroje Briegel?

“Për vazhdimësinë time në krye të ekipit do të vendos në fillim të tetorit, pas bisedës që do të bëj me presidentin Duka”

Brigel, më 1 tetor për kontratën

Trajneri i kombëtares lë Shqipërinë për t’u rikthyer disa ditë para ndeshjes me Portugalinë


Asgjë nuk është përcaktuar akoma në lidhje me të ardhmen e trajnerit të Kombëtares shqiptare, gjermanit Hans Peter Brigel, kontrata e të cilit përfundon në muajin tetor. Kishte premtuar se do të bënte një përmbledhje të gjithë fazës eliminatore të Kombëtares për kohën që ai e ka drejtuar në ndeshjet zyrtare.

Festa e fitores
Por një gjë e tillë nuk është bërë, pasi pas fitores së të mërkurës, ku trajneri gjerman është shprehur i kënaqur për lojën e ekipit të tij, ai nuk kishte se si të ngelej jashtë festës së organizuar nga drejtuesit e FSHF-së deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Drejtuesit e organit më të lartë, stafi i skuadrës dhe futbollistët, kanë gëzuar me njëri tjetrin deri në orën 00:05 në ambientet e hotel “Dajtit”, ku ishte shtruar dhe një banket. Festës i ka paraprirë një fitore që i ka kënaqur të gjithë, pasi përveç rezultatit, ajo ka shpalosur dhe një lojë të mirë të kuqezinjve, sidomos në pjesën e dytë. Pikërisht në këto 45 minuta të dyta, kemi patur në fushë një kombëtare të vendosur mirë në fushë, tepër agresive dhe me fantazi, e cila ka kërkuar me ngulm golin.

Largimi me kokën pas
Ndërkohë pa u mbushur as 24 orë nga fitorja, rreth orës 14:00 të mesditës, numri një i stolit kuqezi ka lënë dje Shqipërinë për t’u rikthyer sërish në fillim të muajit tetor, pikërisht më 1 të muajit të ardhshëm. Dje në mbrëmje Brigeli ka ndarë gëzimin e fitores edhe me njerëzit më të shtrenjtë të tij, gruan dhe djalin, të cilët padyshim e kanë ndjekur me interes aventurën shqiptare të tij në këto javët e fundit. Por ikja e tij ka lënë pas shumë pyetje papërgjigjje: A do të vazhdojë Brigeli të qëndrojë trajneri i Kombëtares shqiptare edhe në të ardhmen? Kishte deklaruar se një gjë e tillë nuk varej nga rezultati i ndeshjes së djeshme, por gjithsesi, burime pranë tij kanë konfirmuar ndeshja e të mërkurës ka kthyer besimin jo vetëm te futbollistët e Kombëtares, por edhe të trajnerit gjerman, i cili është shprehur se “ka parë një skuadër të përbërë nga lojtarë të mirë e cilësorë, tek të cilët Shqipëria mund të shikojë të ardhmen e futbollit të saj”.

1 tetori për kontratën
Dhe gjithsesi, ai ka premtuar se do të mbërrijë në Tiranë sërish më 1 tetor. Por nuk ka lënë pa sqaruar dhe arsyet e kësaj vizite. “Për vazhdimësinë time në krye të ekipit do të vendos në fillim të tetorit, pas bisedës që do të bëj me presidentin Duka. Gjithashtu, do të diskutojmë për futbollin shqiptar në tërësi. Deri tani jam i kënaqur me rezultatet e arritura. Në këto ndeshje treguam se kemi mundësi për më shumë për të ardhmen”,- ka thënë Brigeli, duke e lënë të hapur të ardhmen e tij në krye të stolit të kombëtares kuqezi. Nuk është lënë asnjë shteg për të menduar për një përgjigje pozitive apo negative, ndërkohë që zyrtarët e FSHF-së kanë shprehur dëshirën që ai të qëndrojë deri në 2006, prandaj dhe mendohet se oferta e tyre është e sigurt.

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: A duhet te qendroje Briegel?

Shqipëria do të drejtohet sërish nga dyshja gjermane

Shqipëria do të drejtohet sërish nga dyshja gjermane Hans Peter Brigel dhe Aksel Ros. Ai që e pranon një gjë të tillë nuk është më pak se vetë zevëndës-trajneri Ros.

Ish –mbrojtësi i Kaizerslauternit, zbuloi eskluzivisht për Telesportin se ai dhe Brigel do të vazhdonin rrugën e nisur në kombëtaren shqiptare. Aksel Ros u tregua më pak diplomatik se trajneri në përgjigjet e tij.

Ai tha se nuk mendonte të kishte surpriza në takimin e
fillimitetorit mes presidentit duka dhe Brigelit , për çështjen e kontratës së re .
“Mendoj që është e rëndëishme për Hans Peterin që të vazhdojë në krye të Shqipërisë. Është ai që do të vendosë por unë mendoj se në fund ai do të rrijë në krye të kombëtares. Së bashku me të do të vihem në dispozicion edhe unë. Nuk do të ndalemi këtu”.
Aksel Ros u shpreh i lumtur me pikët e arritura nga Shqipëria në eleminatoret e evropianit. Fitorja me Gjeorgjinë për të ishte qershiza mbi tortë e sukseseve dehëse por edhe të humbjeve pa ngjyrë të kombëtares
“Mendoj se është fantastike. Jam i lumtur që kombëtarja arriti t’i japë kënaqësi shqiptarëve duke marrë tetë pikë në këto eleminatore. Besoj se është e rëndësishme për të ardhmen”
Aksel Ros përveçse zevëndës i Brigelit drejton një skuadër rajonale në futbollin gjerman

'TELESPORT'
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: A duhet te qendroje Briegel?

dynjo, bashkohem me robt qe dun qe Brigeli te qendroje. duhet te msojm nga ata qe jane me te mire se ne. Gjermania nuk e pushoi Berti Fox-in kur kish rezultate te kqija, e la te punote rehat per shume kohe, qe t'arrinte te vinte ne vije gjonat siç duhej.
mos me bo si italjonet, qe hudhen perpjete sa here qe humbet ndeshjet.
 
Top