A duhet sulmuar Iraku??????

marko

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Whatever!

Me thuaj ti mua, ti preferon qe Sadami i cili si Miloshevici vrau shtetasit e tij me gaz, qe shkel te drejtat e njeriut, qe eshte faktor destabilizues ne nje rajon kaq jetik per te gjiteh boten te jete ende ne krye?
Ndryshim regjimi ne Jugosllavi, ndryshim rregjimi ne Irak.
Kriminel njeri, kriminel tjetri.
Sadami eshte rrezik i drejteperdrejte per ameriken. DUke filluar qe nga nafta e diri tek stervitja e terrorristeve dhe dhenia e armeve te shkaterrimit ne mase atyre.
Pse duhet te me vije keq mua per Sadamin?
Populli i Irakut, te cilin disa e perdorin ne propaganden e tyre kundra luftes, nuk ka pse te vuaje dhe femijet e Irakut nuk kane pse te vdesin nga mungesa e Ilaceve, pasi Iraku eshte i lejuar te shese Nafte per ushqime dhe ilace, pavaresisht se Sadami ato para i perdor per forcimin e ushtrise dhe pasurimin personal.
Sadamit ato kufizime ju vune jo se deshi USA, por sepse pati paturpesine te sulmionte e pushtonte nje vend te pavarur (Kuvajt) prandaj dhe si humbes ju vune kufizime, si Gjermanise pas dy lufterave boterore.
Nuk e kuptoj se si mundet njeri te justifikoje ate xhelat qe i ka duart gjer ne berryl te ngjyera me gjakun e popullit te tij.
Sidomos nga Shqiptaret qe kane provuar ne kurriz dhe genocidin (Kosove - Kurde) dhe diktaturen (Shqiperi - Irak).
 

disku

UNI
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

yeah right....
mos harro qe sllobo su sulmu se vriste serb...po kosovar kroat boshnjak etj....
pastaj ai ishte spastrim etnik jo akuze per armembajtje pa leje(kshu o per me e qujt se na hapi barkun george jo potence nukleare iraku)..
pastaj kur e do poplli pse duhet ti fusim ne hunet....????
ishim mire me billin ne ..sa u bo president katili texasit na u shtun taxat neve knej edhe fillun luftrat.....tamon si ne kohen e te jatit
 

marko

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

O Corno, seriozisht e ke ti kur thu e do poplli?
Ju sikur me pas qen rrit ne NY mer daj.
E di ti sa e ka pas Enveri rezultatin e votimeve?
99% isoj si Sadami.
Tashi ose e keni dash Enverin e jeni dylbera e e ktheni sumen ka te fryj era, ose ai me terrorr ta merrte voten?
Cila eshte e verteta?

SLobo u hoq se po vriste kosovare, ky po hiqet se do me vra amerikon, o Corno, ti sidomos qe jeto ne NY se mu ktu sme vje njeri jo, me me vu bumje, po ti mer djal duhet te jesh i pari te thush ta shkulin Sadamin para se ti japi nai valixhe me anthrax a ku e di un, Al Qaeides e ta bojn NY si spital ushtarak.
Ju sikur jetoni me nai planet tjeter mer daj.
Per sa i perket Klintonit mos ma permen se prej atij kena ardh ne ket dit, se ishte burr kurv, se kur u sulmun trupat amerikone ne ven qe tu tregote atyne camel jockeys se kush osh amerika ai biri i kurves i terhoqi trupat dhe kta kokpalaret moren zemer kujtun se do ja fusin Amerikes.
Nejse ju boni lloqe sa te doni, Sadamit ju sos vaji i kaniles, ai o do kerkoj azil ne Afrike, ose IRaku shkoi per lesh.
Ktu mund te bojm lloqe gjith diten, po iraku iku me gjith Sadam, tespije e Tosun bac.

Corno, ma ke prish qefin me kte "kur e do poplli." (lol)
 

marko

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

O Corno si mer vlla ti shtoi Bushi ty taksat?
Bloomi mer daj, Bushi ty te dha pare mrapc, apo e harrove 330$, apo nuk i ke nigju lajmet qe ka propozu taxcut, ca fol ti?
Bloomi osh demokrat apo jo?
Bushi osh republikan.
Nejse o Corno, ne do ja shofim hajrin luftes, po mu me vje inot qe do ja shofin dhe ata qe sot po e kundershtojn luften, amon kur nuk ju mledh W-ja tju coj ne IRak te gjithve te kenoqeni atje me ate diktatorin e dashur nga populli Sadam Hussein.
Leji mer Bush kta NY dhe San Fran, ne meshire te fatit, pa kur ti dhemi ne shpirt ndoshta ndrrojn mendje.
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Parimisht , Iraku nuk duhet sulmuar, duhet rrezuar Sadam Huseini nga regjimi.Meqe ne Irak nuk ka opozite , edhe Sadam Huseini vrau edhe 2 dhenduret e tij vetem e vetem se u arratisen pas luftes se gjirit, ne 1982, atehere e vetjma menyre eshte te sulmohet Iraku. Ministri i Mbrojtjes Irakene , duke i sugjeruar Sadamit ne keshillin e ministrave nej opsion asili, u gjet para deres se shtepise se vet ne nje thes,i bere cope cope. Vete Sadami e shoqeroi ne nje dhome tjeter edhe i qelloi me plumb ne temth.
Nje diktator i tille duhet ndaluar te kete fuqine mbi rezerva kaq strategjike per ekonomine globale, si ajo e naftes.
ME i rende eshte fakti qe akuzohet se ka arme kimike. 5000 kurde u helmuan me gaz nervin ne fushaten kunder tyre ne vitin 1998, por keto gjera harrohen lehte nga opinioni boteror edhe te rinjte No-global.
Nese duan te rrezikojne te kene te njejtin fat edhe ata, atehere le ti bejne himne Sadamit .
Nje diktator ka per te ngelur i tille deri ne fund edhe kjo nuk mund te lejohet.
Derisa te zbulohen burime te reja energjitike ai rajon. per sa kohe te kete diktatore te kalibrit Sadam Husein ka per te qene qender konfliktesh per te gjithe boten.
Me vjen keq qe Amerika do ta marre te gjithe kontributin e luftes per vete, duke menjanuar keshtu Europen nga pjesemarrja ne konflikt, detyrimisht qe nuk do ta ftoje pas tij.

Qe tani jane bere planet per qeverine pas Sadamiste. Iraku do t ejete nje vit w gjysem nen jurisdiksionin amerikan edhe miliarda do te harxhohen per te rindertuar gjithçka .

Amerikes ne keto momente me shume do ti kushtonte te mos e sulmonte Irakun.
 

xxxxxxxxx

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Fillimisht postuar nga marko:
[qb] Whatever!

Me thuaj ti mua, ti preferon qe Sadami i cili si Miloshevici vrau shtetasit e tij me gaz, qe shkel te drejtat e njeriut, qe eshte faktor destabilizues ne nje rajon kaq jetik per te gjiteh boten te jete ende ne krye?
Ndryshim regjimi ne Jugosllavi, ndryshim rregjimi ne Irak.
Kriminel njeri, kriminel tjetri.
Sadami eshte rrezik i drejteperdrejte per ameriken. DUke filluar qe nga nafta e diri tek stervitja e terrorristeve dhe dhenia e armeve te shkaterrimit ne mase atyre.
Pse duhet te me vije keq mua per Sadamin?
Populli i Irakut, te cilin disa e perdorin ne propaganden e tyre kundra luftes, nuk ka pse te vuaje dhe femijet e Irakut nuk kane pse te vdesin nga mungesa e Ilaceve, pasi Iraku eshte i lejuar te shese Nafte per ushqime dhe ilace, pavaresisht se Sadami ato para i perdor per forcimin e ushtrise dhe pasurimin personal.
Sadamit ato kufizime ju vune jo se deshi USA, por sepse pati paturpesine te sulmionte e pushtonte nje vend te pavarur (Kuvajt) prandaj dhe si humbes ju vune kufizime, si Gjermanise pas dy lufterave boterore.
Nuk e kuptoj se si mundet njeri te justifikoje ate xhelat qe i ka duart gjer ne berryl te ngjyera me gjakun e popullit te tij.
Sidomos nga Shqiptaret qe kane provuar ne kurriz dhe genocidin (Kosove - Kurde) dhe diktaturen (Shqiperi - Irak). [/qb]
#

Ne rradhe te pare nese e di mire Iraku ose le te themi Sadami nuk po kercenohen per arsye se po shkel te drejtat e njerezve ose per arsye se ka kercenuar ndonjerin nga shtetet fqinje ndryshe nga 1990 kur sulmoi Kuvajtin.
Ne rradhe te dyte Sadami nuk eshte rrezik i drejtperdrejte per USA sepse USA dhe aleatet e tyre i.e UK e pranojne qe Irakut do ti duhej te pakten 3 vjet per te prodhuar nje arme me rreze te atille sa te arrinte USA ose Europen sikur e vetem sikur ai te kishte si i thone "veglat e duhura ne prag te deres". Iraku nuk ka asnje gje te tille gjer tani.
Pas luftes me Iranin , USA i pati premtuar Irakut kontroll e fushave naftembajtese te Kuvajtit si shperblim per mundimin dhe shpenzimet. Mirpo Sadami deshi deshi ta merrte rrisken e tij me pa durim para kohe dhe pa pyetur, konsekuencat dihen.

Tashti nuk mund ta krahasosh Gjermanine sepse pas WW2 Gjermania u nda me dysh dhe kufizimet nuk ishin te natyres ekonomike por ushtarake.
A nuk do ishte me mire per USA&Co qe te ndalonte shitjen e paisjeve ushtarake dhe armeve nga ana e kompanive perendimore Irakut sesa ti thante zorren e barkut popullit te Irakut.
Per sa u perket Kurdeve ti me duket se nuk e ke lexuar mesazhin tim te pare. Duke filluar me Winston Churchill (UK)ne 1920 e me rradhe gjer tek administrata e Ronald Reganit(US)jo lyer berrylat si thua ti por kane lare kembet me gjakun e kurdeve. Lexo pak per historine e Irakut e jo cfare degjon neper biseda kafeneje.
Problemi eshte se ti kujton se kush eshte kundra luftes eshte pro Sadamit, gabon i dashur.
Shiko qeshtja eshte kjo, nese qellimi i luftes do te ishte zhvendosja e Sadamit hallall. Por kam frike se nuk eshte ky qellimi. Pa fillu akoma lufta USA ka fillu me nda zonat e interesit me ata i kane premtuar mbeshtetje si dhe po josh te tjeret per tju bashku. Me fjale te tjera Turqise i ka premtur se nuk do mbeshtese nje komb-shtet Kurd, Franca dhe Rusia po rrine pak me urte se ne fillim sepse e dine se nuk do te dalin duarbosh cfardo qe te ndodhi. E terci e verci si i thone.
Marko djali, une do te ta shndris mendjen ty ore byrazer ?
Mendo me thelle dhe mos shko nga te fryje era se do te te perplasi keq.
shendet dhe ,ne kuptimin e vertete te fjales, burrni shqyptari te kesh e te mos behemi sahanlepires e botes.
 

albatross

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Embargoja e USA ne fushen e mjekesise. Tani dalin kancer dhe semundje te shumellojshme. Irakenet po vdesin nga mungesa e medikamenteve farmaceutike. Shumica e patentave te ketyre medikamenteve jane te firmave amerikane. Firmat ne Itali e Europe e gjetke nuk shesin Ilace ne Irak sepse nuk duan Amerikanet qe kane patentat per keto medikamente. Iraku po ble ilace te viteve 70-80. Iraku akoma merret me pasurimin e uraniumit dhe njerezit vdesin se nuk kane ilace. Parate jane po nuk ju shet njeri ilacet e duhura. Sadami i siguron per vete ilacet. Duhet me Sadami ne pushtet? Une them jo. Menyra qe me lufte te iki Sadami eshte po ashtu e gabuar se vriten mijera njerez te pafajshem. Amerika te organizoje opoziten irakene qe ta minojne nga brenda Sadamin.
 

enton

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Lexoni pak librin "Mashtrimi i frikshem", per ata qe nuk mund ta gjejne atje ku ndodhen e keni ne dyqani virtual i www.shqiperia.com.
Pasi te lexoni kete liber ju ftoj te diskutojme perseri reth ceshtjes se irakut, duhet sulmuar apo duam ta sulmojme....

Nje citim nga ky liber:
____
Pa mbaruar mire lufta ne afganistan filloi ndertimi i naftesjellesit i cili do furnizoje VENDET me nafte qe vjen nga Kuvajti. Ne fakt tratativat kishin filluar para luftes por kishin ngecur punimet ne kufirin me afganistanin ku Talebanet ne menyre qe te lejonin kalimin e naftesiellesit kerkonin njohjen e qeverise talebane nga OKB. Por kjo nuk mund te gelltitej nga VENDET. (Cudi kur do ndertohej kanali i panamse, OKB e njojti pavaresine e panamase nga Kolumbia per 24 ore !!!!)Nfatesjellesi po ecen me ritme te mira ne Afganistan, kushedi sa mireqenie do sjelle ne vend per popullsine e ketij shteti lol
 

xxxxxxxxx

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Jo luftes kundra popullit Iraken


Qe nga fundi i luftes se dyte boterore Qeveria e SHBA ka bombarduar 21 vende te botes dhe ups harrova i vetmi vend qe ka perdorur bomben atomike.

Kina 1945-46, 1950-53
Korea 1950-53
Guatemala 1954, 1960, 1967-69
Indonesia 1958
Kuba 1959-61
Kongo 1964
Peru 1965
Laos 1964-73
Vietnam 1961-73
Kambodia 1969-70
Liban 1983-84
Grenada 1983
Libia 1986
Salvador 1980s
Nikaragua 1980s
Panama 1989
Bosnia 1995
Sudan 1998
Ish - Jugoslavia 1999
Iraq 1991-20??
Afghanistan 1998, 2001-02

Nje kenge nga Manic Street Preachers thote " If you tolerate this then your children will be next" " Nese e toleroni kete atehere femijet tuaj do ta kene rradhen pastaj"
Sic duke me siper USA nuk ka miq te perjetshem.
 

marko

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

O Whatever, atehere kufizimet pas luftes I boterore.
Nuk eshte puna ke rrezet.
AI duhet hequr nga pushteti sepse stervit dhe financon terrorriste te cilet vijne ketu ne amerike dhe duan te me hedhin mua ne ere.
Eshte shume e thjeshte.
Askush nuk ka asnje argument per te mbrojtur Sadamin, po ja qe vetem e vetem per tiu kundervene amerikes po e nxjerrin Sadamin shenjt.
Per mua rendesi ka ta heqin, pa ai dac te shkoje ne ekzil, dac me lufte per mua njesoj eshte.
Eshte ne interesin tim personal dhe te Amerikes qe te stabilizohet Gjiri Persik, te hiqet Sadami dhe te mos jete me parajse dhe baze e sigurte per terrorristet.
Nuk e di pse eshte kaq e veshtire per tu kuptuar.
Po ashtu Milloshevici nuk ishte rrezik i drejteperdrejtee per USA, por ishte rrezik per stabilitetin ne Evrope, e bombarduan e hoqen, e njejta gje me Sadamin.
Eshte me te vertete shume e thjeshte.
Sa per ato perrallat qe degjohen nga Francezet (si Raelianet) jane vetem aq, perralla te shpikura nga qytetare te vendeve ku e dine qe qeveria ua ka patur me te futme historikisht, vetem ne i besojme ato gjera, ne dhe ruset, e socialistet e mbare botes, qe udhehiqen nga parimi i Stalinit nje vdekje eshte nje tragjedi, njemilion jane statistike.
Nuk ka guxim njeri ne USA te beje dicka te tille ku te vrasin 3000 shtetas amerikane per te hequr qafe Talibanin, keto gjera e maskirovka ndodhin vetem ne Evrope dhe vetem aty mund te konceptohen si te mundshme.
Megjitate un per vete jam i lodhur nga debatet me murin, Sadami do hiqet, a me hir a me pahir,, Amerika do perfitoje ekonomikisht, une do perfitoj ekonomikisht dhe te shofim kush e ka rradhen pas Sadamit.
 

xxxxxxxxx

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Fillimisht postuar nga marko:
[qb] O Whatever, atehere kufizimet pas luftes I boterore.
Nuk eshte puna ke rrezet.
AI duhet hequr nga pushteti sepse stervit dhe financon terrorriste te cilet vijne ketu ne amerike dhe duan te me hedhin mua ne ere.
Eshte shume e thjeshte.
Askush nuk ka asnje argument per te mbrojtur Sadamin, po ja qe vetem e vetem per tiu kundervene amerikes po e nxjerrin Sadamin shenjt.
Per mua rendesi ka ta heqin, pa ai dac te shkoje ne ekzil, dac me lufte per mua njesoj eshte.
Eshte ne interesin tim personal dhe te Amerikes qe te stabilizohet Gjiri Persik, te hiqet Sadami dhe te mos jete me parajse dhe baze e sigurte per terrorristet.
Nuk e di pse eshte kaq e veshtire per tu kuptuar.
Po ashtu Milloshevici nuk ishte rrezik i drejteperdrejtee per USA, por ishte rrezik per stabilitetin ne Evrope, e bombarduan e hoqen, e njejta gje me Sadamin.
Eshte me te vertete shume e thjeshte.
Sa per ato perrallat qe degjohen nga Francezet (si Raelianet) jane vetem aq, perralla te shpikura nga qytetare te vendeve ku e dine qe qeveria ua ka patur me te futme historikisht, vetem ne i besojme ato gjera, ne dhe ruset, e socialistet e mbare botes, qe udhehiqen nga parimi i Stalinit nje vdekje eshte nje tragjedi, njemilion jane statistike.
Nuk ka guxim njeri ne USA te beje dicka te tille ku te vrasin 3000 shtetas amerikane per te hequr qafe Talibanin, keto gjera e maskirovka ndodhin vetem ne Evrope dhe vetem aty mund te konceptohen si te mundshme.
Megjitate un per vete jam i lodhur nga debatet me murin, Sadami do hiqet, a me hir a me pahir,, Amerika do perfitoje ekonomikisht, une do perfitoj ekonomikisht dhe te shofim kush e ka rradhen pas Sadamit. [/qb]
More djale po ti akoma nuk merrke vesh. Po te ishte puna se strehon terroriste, USA duhej me pare te bombardonte Arabine Saudite.
You will be booted out of wherever you are once the economy goes into reccession.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

E dua shumë Ameriken sepse dy herë na kanë shpëtuar neve- Shqiptarëve, por disa gjëra edhe ajo i ka të gabuara si të gjithë në të kaluaren kur e kanë pasur forcën.
Sadami me politiken e tij u ka shkaktuar vuajtje irakienëve, më shumë kurdëve, Iranit, Kuvajtit,- pra arabëve.
Ai është fatkeqësi për irakienët që është në pushtet. Është fatkeqësi edhe nëse rrëzohet me luftë, sepse do e psojn të pafajshmit.
Sikur të kishte aftësi e mundësi e kishte çfarosur popullsinë e SHBA, Izraelit, Britanisë etj. etj.
Sikur se rrëzimi i talibanëve edhe rrëzimi i Sadamit do bënte mirë për irakianët, fqinjët e edhe për të tjerët.
Qeveria e SHBA bën gabim që nuk këmbëngulë dhe që nuk ndihmon palestinezët që të çlirohen nga robëria izraelite dhe të krijojn shtetin e tyre. Kjo situatë eshtë edhe frymëzim për terrorizmin!
Palestinezet gabojn që vrasin civilë, por më shumë gabojn izraelitët duke i vra e robëruar palestinezët. Ata sillen ndaj palestinezëve sikur fashistet ndaj hebrenjëve.
 

marko

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Whatever!
Si fillim mos shaj.
Se dyti, ajo puna e ekonomise do shifet, dhe do thush, mire e kishte pas ai marko, se ai qe fiton luften, gjithmone perfiton ekonomikisht se luftat nuk behen per shpirt te nenes o djalo.
Taxcut, lufta, fitorja dmeth kontrolli mbi puset e naftes se Irakut, vetm do e ndihmojne ekonomine, madje dhe ate te IRakut, do e shofesh, do maroj lufta, do dalin ca njerez duke kercyer ne Bagdad, do hyje investimi amerikan dhe do ngrehet si IRaku dhe Amerika po ndoshta nuk e ke studiuar historine mire dhe nuk e sheh te pashmangshmen.
MEgjithate uen prashikoj nga dy javet e para te shkurtit, madje po pati sens humori Bushi me 14 shkurt do e filloje luften, ose Sadami do marri ekzil andej nga Afrika dhe ky do jete fundi i ketij konflikti, te tjeret do e marrin mesazhin qe po u krujte me ne do te heqim a me hir a me pahir, dhe do zgjasi nja 10 vjet ajo periudhe paqeje, sa te cohet nai Kadaf ose Sadam tjeter.
Koreja e veriut, do jete pak interesante, te shohim nese Amerika do i beje ndonje koncesion Kines ne lidhje me Tajvanin dhe ta lere Kinen ta zgjidhi ate mesele, ose ndoshta dhe hyjne ne Kore nuk e di ende nuk e kam te qarte situaten atje.
Po dhe nje here te lutem mos shaj kokgdhe, pandergjegje etj, se nuk i ka hije bisedes mes burrave.
 

Luighi 14

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

eee ee e po pa duyshim por duhet pa se arabia saudite ruhet me ligj...
apo jo...? po ta permen...
ligji te "shenjte"..
mesxhidul haram....phhhhhhhh
te pakten une keshtu kame ndigjue.... :eek:
 

marko

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Po ne Arabi Saudite ndodhet Meka prandaj dhe ate nuk e prek dot njeri per arsyet qe te gjithe i dime.
 

disku

UNI
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

--->kurdet????
o marko po me kurdet osht e implikume edhe turqia deri ne fyt...mos do pretendoj bushi ti hyj edhe turrqia a si??? sadami eshte diktator e drejte por seshte aspak e drejte te bombardohet populli packa se ai e perkrah ate....megjithse sipas teje kjo perkrahje vjen si shkas i frikes.....pra i bim samarat se skemi ci bojm gomarit.....
ore ka morr fun ajo pun sadamit ju shtrengu litari se ra ekonomia amerikone edhe qe te ulet cmimi naftes cuni babit(bush jr) kaloi te lufta...
 
B

briiigi

Guest
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

ore kot bejme GAM GAM neve...
Ata iu futen Irakut...
Ska me DUHET SDUHET ... its all gone /pf/images/graemlins/wink.gif
 

albatross

Primus registratum
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

Fillimisht postuar nga briiigi:
[qb] ore kot bejme GAM GAM neve...
Ata iu futen Irakut...
Ska me DUHET SDUHET ... its all gone /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Duhen vepra se GAM-GAM karvani amerikan po shkon perpara drejt Bagdadit. Kush do ta ndali Ameriken? Vendet Arabe shikojne Izraelin e nuk kane cfare te i bejne. Nuk e kane provuar me Izraelin akoma nuk e kane ne liste per ta provuar. Sot eshte fuqizuar ushtarakisht Amerika si asnje vend tjeter ne te vertete eshte superfuqia e vetme ne bote qe vendos vete as do tja dije per OKB as per asnje. GAM-GAM po behet ne forum dhe vetem sa nxehen dhe irritohen e shahen keq me njeri tjetrin keta faktore jo ekzistente per Ameriken dhe Irakun.

Duke lexuar per embargon me te rrezikshme nga e cila po vuan shume Iraku ajo mjekesore qe si pasoje e medikamenteve te duhura te gjendura si patenta te firmave amerikane duke iu ndaluar eksporti i tyre ne Irak i vetmi medikament me patente amerike eshte Viagra qe mund te eksportohet ne Irak. Viagra eshte shpikje e disa shkencetareve nder ta dhe nje shqiptari te cilet morren cmimin Nobel. Sponsorizimi i research eshte bere nga firme farmaceutike amerikane pjestare i patentes 50% eshte firma amerikane. Ne bote sot po dalin kancere dhe semundje te shumellojshme por Iraku nuk ble dot medikamentet e duhura. Iraku po ble ilace te viteve 70-80. Amerikanet po tallen kur lejojne vetem Viagren.

fund i GAM-GAM. Te vazhdoje kori me nje GAM-GAM te fuqishme.
 

Guest
Re: A duhet sulmuar Iraku??????

ahahhahahaha e di si ka thene Ajnshtajni kur e pyeten C'mendim kishte per luften e III boterore?
Tha:- Nuk e di si do perfundoje por di qe e 4 do jete me shkopa.
Dmth kjo lufte boterore qe vjen eshte berthamore dhe jo lufte me fisheke edhe bomba si ne kohen e fashizmit.Me nje bombe qe te hedhi Iraku ne New York e ben cope cope tere kontinetntin Amerikan.Ameriken e bene cope cope ato bythe lakuriqet qe rrine me corcaf mbledhe si Bin ladeni e jo mo Iraku qe ehste shtet edhe qe disponon arme te shkaterrimit ne mase
 
Top