Re: A duhet praktikuar Lesbismi?
Nuk mendoja qe kjo teme do te vazhdonte...nejse po jap edhe une mendimin tim.
Per mendimet e shume njerezve dhe nga pyetja kryesore e temes do te thoja:
Lezbicizmi praktikohet gjithandej..., edhe aty ku juve mund te mos iu a merrte mendja fare kete e them nga njohurite e eksperiences. Shume femra e praktikojne dhe shume nuk e pranojne. Njelloj edhe me djemte gay, shume e praktikojne dhe pothuajse asnje nuk flet. Arsyet pse kjo eshte nje teme e shoqeris shume e represuar jane normat, moralet, traditat, e dicka qe eshte me e thjeshte dhe me ne mase injoranca. Me injorance nenkuptoj mungese informacioni e dieje per kete ceshtje, dhe nuk permend thjeshte per te ofenduar njerin ose tjetrin.
Normat dhe moralet jane te ndryshme ne shoqeri te ndryshme. Disa i marin keto nga Zoti, kisha xhamia, mendime filozofike, shkenc ne pergjithesi etj etj. Ne te vertete ne vendet perendimore ky fenomen eshte me i pranueshem dhe me i perfolur prandaj dhe shoqeria ka arritur ta pranoje si pjese te saj, biles edhe kisha katolike ne vende si USA i pranon homoseksualet. Biles edhe disa paragrafe te bibles jane ndryshuar ose interpretuar ne menyre jo diskreminuesem, ne menyre qe homoseksualet te pranohen ne komunitetin fetar. Disa fe te tjera si muslimanizmi i ndalon dhe i denon shume forte.
Ne rastin e pare shohim se kisha eshte thjeshte nje fondacion ose institucion ne shoqeri qe si gjithe institucionet e tjere vendosin standarte e rregulla te cilat shoqeria duhet te ndjeke. Por keto norma ndryshojne sepse shoqerite ndryshojne. P.sh. avancimi i teknologjice ka ndryshuar shume norma dhe ligje te shoqerise. Ne rastin konkret, nuk do te thote qe meqe ne nuk kemi teknologjine e duhur per te provuar ndryshimet fizike e psikologjike midis homo dhe hetero seksualeve, homoseksualizmi te mos jete i lindur ose NORMAL.
Ne reference me ate qe shprehu Ela per NORMALEN desha te them, qe normalja vjen dhe eshte ne forma te ndryshme dhe konstituohet zakonisht nga disa rregulla te fshehura ne shoqeri. Shteti Shqiptar psh, lejon mardheniet sexuale midis dy homoseksualeve, por eshte shoqeria jone qe nuk e lejon dhe vendos ligje te tjera ne baze te besimeve e ndjenjave njerzore dhe nese e shohim ne kete prizem atehere homoseksualet duhet te jene shume te pranueshem pasi edhe ata bazohen ne besimin dhe ndjenjat njerzore qe kane per njeri tjetrin.
Por ne fund te fundit eshte shume e thjeshte... Ka njerez qe bien ne dashuri, dhe desha te dija nga shume prej jush se si mund t'i privosh dikujt nje dashuri?????????????????? Per hir te besimit, frikes, injorances, intolerances, dhe disa traditave opresuese?????????
Puna eshte qe ne evulojme dhe nese te drejtat themelore te qenieve njerzore jane te krijosh nje jete si te duash pa demtuar ose krijuar dhimbje e vdekje qenieve te tjera, atehere edhe homoseksualizmi duhet te jete shume i pranueshem dhe i ligjshem. Spo thote njeri qe duhet admiruar pelqyer kuptuar por nuk duhet paragjykuar, diskriminuar, e persekutuar. Thjeshte pranojeni dhe nese nuk iu pelqen mos e shprehni ne forma kaq paragjykuese.
Peace Out
PS Te dua dashuria ime.... /pf/images/graemlins/tongue.gif
