A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

AskushiuS

Primus registratum
Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

Gene,pak nga pak po dalim nga tema ,dhe po
merremi me histori.
(Ndoshta per ty nuk ka pronar legjitim prandaj nuk ja vlen te merremi me projektligjin)
????
p.s Do ti ndonje cope toke ne bregdet, nga ato
qe do te shfrytezohen per nevoja publike
??????
 
komino

Valoris scriptorum

o askushiu

zere se une neser do te jem nje politikan qe propozoj thimin e pronave (se personalisht mendoj te jene te perqendruara dhe te mblidhen taxat kollaj)
por, qe te realizoj kete, do me duhen vota dhe votat i jep populli
si ti justifioj une popullit shqipetar "te etur per drejtesi" qe filani eshte pronari i duhur???

mendo qe kete teme po e lezojne edhe gazetare e politikane aktuale

o burra ! hidhu! ARSYETO!
 
B.B

Primus registratum
Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

Une nuk e kuptoj se c'justifikim i duhet dhene popullit, kur ne cdo qytet te vendit, eshte vete ai populli, qe e di se kujt i perket kjo apo ajo prone me emra e me mbiemra.

Gjithashtu do te thoja qe,pse duhet te japim nje justifikim kur ketu duhet bere nje gje e drejte sic ka bere tere bota, pronat duhen dhene ne baze te tapive ( kohes se mbretit Zog) se i perket te zotit dhe sepse eshte dicka e drejte.

Nuk mendoj qe eshte populli problemi , por QEVERIA!
 
jo mi princesha jo nuk eshte qeveria jane votat

votat i jep elektorati dhe kur mediat te fillojne e te tregojne nja dy tre raste kur fshataret do te nxirren nga toka qe tani kane per t'ia dhene pronarit, do te shohim se elektorati do filloje te mallengjehet e te mendoje - ne fund te fundit as keta nuk jane pronare te ligjshem (referuar atyre e tani quhen ish-pronare) dhe kur te nesermen media (se gazetat duhen shitur) te filloje te beje nje arsyetim si ky imi, qeverise do i duhet nje argument i forte per te mebehstetur veprimin e bere

une kete po ju kerkoj
me kundershtoni mua dhe keshtu i jepni argumentin e forte qeveritareve

por arsyetimi - pronaret jane ata se DIHET - nuk ndihmon shume
 
cremaster

Primus registratum
Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

Kur doli ligji 7501, si Nano dhe Berisha i tha popullit "T'i gezoni tapite" dhe e quajten te mbyllur punen e tokave.

Do kishte qene mire vertet sikur puna e pronave te kishte marre fund me ligjin 7501 (edhe pse ligji eshte krejt imoral). Per fat te keq, fakti qe i jemi rikthyer prape problemit te pronave tregon se problemi nuk eshte i zgjidhur.

Bujqesia ne Shqiperi ka hedhur hapa prapa, dhe dihet qe Shqiperia eshte vend bujqesor. Me fjale te tjera, shkak kryesor i mosecjes perpara te ekonomise eshte katastrofa e plote ne bujqesi. Ne Shqiperi importohen edhe lakrat nga Maqedonia.

Pervec bujqesise, nga problemi i pronave vuan cdo dege e ekonomise sepse nuk mund te kryhen investime serioze kur statusi legal i prones nuk eshte i percaktuar perfundimisht.

Votat e popullit pro ligjit 7501, ne kete kontekst, jane vota vetevrasese. Atyre qe kane ne dore fuqine ne Shqiperi i takon t'i thone popullit: toka duhet t'i jepet atij qe e ka trasheguar nga prindi sepse kapitalizmi nuk mund te ndertohet me metoda komuniste. Ne u perpoqem ta ndertojme kapitalizmin me metoda komuniste, po punet sa vene dhe perkeqesohen. Prandaj o shoke, sic ka thene Lenini, "nje hap prapa dhe dy hapa para".
 
deri ketu kishim arritur te faqja 1

a ke ndermend te ecim perpara ne diskutim apo do vazhdojme te perserisim refrenin

(disa nga ata qe i morren me 7501 kane vdekur e ia kane lene femijeve - edhe keta te trasheguar e kane)
 
babi

Primus registratum
Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

Gene,

me duket se diskutimi nuk mundet te shkoje perpara perderisa nuk po ndodh asnje zhvillim ne kete drejtim.

Besoj e ke vene re - hidhet nje gur (artikull apo lajm) ne lume e ne mbas tij, sepse çeshtja e pronave as ka per tu zgjidhur me keto mend qe kane qeveritaret tane.

Por edhe me mend qe kane OSBE-istat, pasi jane ata qe ne baze te kerkesave tona absurde bejne projektiligje absurde dhe detyrimisht pa zgjidhje definitive te problemit.

booki.gif
 
puna eshte qe une dua te perpiqemi ti ofrojme politikaneve nje zgjidhje

dhe po te jete e drejte, ata do ta aplikojne se do jemi ne ata qe do i detyrojme me arsyetimin tone te pakundershtueshem(dhe mund te kesh besim tek kjo)

le te arrijme tek ky arsyetim i pa kundershtueshem
 
nderkohe

Legjislacioni
“Projektligji i hartuar nga grupi i ekspertëve të OSBE – së është më i arrituri dhe më i pranuari nga të gjitha palët”

Flet Niko Faber, nënkryetar i komisionit të bujqësisë dhe ushqimit dhe deputet i Partisë Socialiste

Ermal Nazifi / Data (18-11-2003)

Në këto dhjetë vite Kuvendi ka diskutuar shumë ligje e projektligje që kanë lidhje me pronat. Por projektligji i hartuar nga grupi i ekspertëve të OSBE – së është më i arrituri dhe më i pranuari nga të gjitha palët. Mendoj se arritja më e madhe që ka ky projektligj është heqja e të gjitha ngarkesave politike që kanë pasur projektligjet e mëparshme. Natyrisht një ligj i mirë për pronat mund të hartohet e vihet në zbatim me konsensusin e të gjitha forcave politike për të punuar së bashku për zbatimin e këtij ligji. Ne kemi hasur shumë vështirësi në hartimin e miratimin e këtij ligji, dhe zbatimi i tij do të jetë shumë shumë i vështirë. Prandaj heqja e ngarkesave politike edhe në zbatimin e tij dhe shprehja e aftësive tona politike do të ishte shumë i dobishëm në procesin e kthimit e kompensimit të pronave ish – pronarëve. Mendoj që ky ligj ka anë pozitive pasi heq kufizimin në procesin e kthimit e kompensimit të pronave dhe kompensimin e realizon, duke u dhënë pronarëve vlerën e plotë sipas kushteve të tregut. Gjithashtu, duhet të theksoj se në krahasim me ligjet e tjera të hartuara për pronat në Europën Juglindore, ky projektligj është ndër më liberalët. Pandaj, duke patur parasysh këto anë pozitive, unë shprehem pro miratimit në parim të këtij projektligji. Por në diskutimet nen për nen kam edhe vërejtje e sugjerime, që do t’i shërbejnë edhe përmirësimit dhe perfeksionimit përfundimtar të këtij projektligji.

Mangësitë e projektligjit
“Unë si vërejte do të kisha përcaktimin e saktë të Komitetit shtetëror të kthimit e kompensimit të pronave”, thotë Faber. Në projekligj nuk thuhet se pranë cilit institucion do të ngrihet ky komitet; a do të ngrihet pranë Këshillit të Ministrave apo pranë Kuvendit, apo do të jetë i pavarur. Gjithashtu, duhet të ketë edhe një nen që të thotë se kush ngarkohet me zbatimin e këtij ligj. Kjo pasi është pika më e rëndësishme e këtij projektligji.

Ja pse duhet miratuar projektligji i hartuar nga OSBE-ja
Marrë nga relacioni i grupit të deputetëve që kanë paraqitur projektligjin për pronat në Kuvend.

Projektligji për kthimin e kompensimin e pronave synon që t’i japë zgjidhje në mënyrë përfundimtare dhe të drejtë çështjes së pronësisë sipas kritereve të parashikuara në Kushtetutë. Nga zgjidhja e këtij problemi varet një aspekt i integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europiane. Çështja e kthimit e kompensimit të pronave është një dukuri e përbashkët për vendet ish – komuniste që po kalojnë periudhën e tranzicionit. Ky proces nxitet nga shqetësime të tilla si ai i vënies në vend të një padrejtësie historike. Por nga ana tjetër edhe sigurimi i kalimit të një tranzicioni sa më të lehtë dhe me sa më pak pasoja sociale.
Mbi të drejtën e pronësisë në Shqipëri janë vënë re deformime apo mangësi të legjislacionit. Regullimi i këtij problemi ka edhe një kosto financiare, që me buxhetin e nevojat e vendit e bën kthimin e kompensimin e pronave një çështje të mprehtë.
Në dy nene të projektligjit janë paraqitur dy variante të cilat përbëjnë edhe dy interpretime që vërehen në komunitetin e juristëve në lidhje me nenet 41 e 181 të Kushtetutës.
Komisionet e Kuvendit dhe më pas seancat plenare përbëjnë një mjedis ideal, ku politikisht dhe në mënyrë transparente duhet diskutuar e marrë vendimi përkatës; vendim i cili është i ankimueshëm për kushtetutshmërinë e tij në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo iniciativë nuk është e fundit, por vetëm fillimi i një procesi nga më të rëndësishmit në Shqipëri. Nuk është i mjaftueshëm vetëm miratimi i këtij projektligji, por edhe zbatimi i tij në praktikë. Në këtë aspekt vullneti i forcave të ndryshme politike është i një rëndësie të dorës së parë. Ky proces duhet të ngelet jashtë diktatit politik. Ai duhet të rrjedhë e të kufizohet vetëm nga veprimtari ekspertësh teknikë që të njohin e të zbatojnë vetëm ligjin.
 
Kthimi e kompensimi i pronave, komisioni i bujqësisë miraton projektligjin e OSBE–së

Përveç deputetit Maksim Begeja, deputetët në përgjithësi u shprehën pro projektligjit dhe vlerësuan punën e grupit të ekspertëve të OSBE-së

Ermal Nazifi / Data (18-11-2003)

Komisioni i bujqësisë dhe ushqimit i Kuvendit miratoi dje projektligjin për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës. Ky miratim u krye në parim, ndërkohë që sot do të fillojë diskutimi i këtij projektligji nen për nen në komisionin e bujqësisë dhe ushqimit.
Ky projektligj është hartuar nga grupi i ekspertëve teknikë të organizuar nga prezenca e OSBE - së në Tiranë. Projektligji u miratua me gjashtë vota pro dhe një abstenim nga deputeti i Partisë Republikane Maksim Begeja. Ai paraqiti vërejtjet e tij për këtë projektligj dhe theksoi se në qoftë se nuk do të merren parasysh, ai do të votojë kundër këtij projektligji në shqyrtimin e tij nen për nen.
Në ndryshim nga votimi i projektligjit për pronat të paraqitur nga deputetët Fatmir Mediu e Afred Çako, që u rrëzua me votat kundër të socialistëve e abstenimin e demokratëve, projektligji i OSBE – së nuk morri asnjë votë kundër dhe vetëm një abstenim. Kjo tregon për një konsensus më të madh për projektligjin e hartuar nga OSBE-ja.
Deputetët pjesëmarrës në mbledhjen e komisionit paraqitën mendimet e tyre rreth këtij projektligji. Përveç Maksim Begesë, deputetët në përgjithësi u shprehën pro projektligjit dhe vlerësuan punën e grupit të ekspertëve të OSBE-së. Ata thanë se do të paraqesin vërejtjet e sugjerimet e tyre gjatë diskutimit nen për nen të projektligjit në mënyrë që ai të përmirësohet edhe më tej.
Deputeti i Partisë Demokratike dhe zv.kryetari i saj Bamir Topi kërkoi që duke filluar nga viti i ardhshëm të përfshihet në buxhet një fond i veçantë për kompensimin e pronave, siç parashikohet edhe në projektligj.
Në këtë seancë të punimeve në komisionin e bujqësisë ishin të pranishëm edhe ekspertë të OSBE – së. Projektligji i hartuar nga grupi i ekspertëve të OSBE-së parashikon që procesi i njohjes, kthimit e kompensimit të përfundojë deri në datën 31. 12. 2006, kurse kompensimi në para të përfundojë deri në vitin 2014.
Projektligji për kthimin e kompensimin e pronave i është paraqitur për shqyrtim Kuvendit nga dymbëdhjetë deputetë që u përkasin partive të ndryshme politike si nga spektri i majtë, ashtu edhe nga ai i djathtë. Ndërkohë që është kundërshtuar nga ish-pronarët dhe shoqatat që përfaqësojnë interesat e tyre.

Në relacionin e paraqitur nga ky grup deputetësh për kthimin e kompensimin e pronave thuhet se ky projektligj synon që t’i japë zgjidhje në mënyrë përfundimtare dhe të drejtë çështjes së pronësisë sipas kritereve të parashikuara në Kushtetutë. Nga zgjidhja e këtij problemi varet edhe integrimi i Shqipërisë në familjen e madhe europiane
 
Top