Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????
Legjislacioni
Republikanët dhe pronarët: ”Vërejtjet tona për projektligjin e OSBE – së”
Ata shprehen se projektligji nuk zbaton Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare, si dhe nuk mban parasysh interesat më minimale të pronarëve
Ermal Nazifi / Data (19-11-2003)
www.biznesi.com.al
Projektligji i përgatitur nga grupi i ekspertëve të OSBE-së është kundërshtuar vazhdimisht nga ish-pronarët dhe nga shoqatat e tyre. Projektligji i përkrahur nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ka hasur në kundërshtime të forta nga partitë e tjera të djathta. Kanë qenë përfaqësuesit e Partisë Republikane dhe ato të shoqatës “Pronësi me drejtësi” të cilët kanë shpjeguar arsyet për kundërshtimin e këtij projektligji.
Arsyeja më e rëndësishme e kundërshtimit të pronarëve është se projektligji nuk zbaton Kushtetutën në nenet 41 dhe 181 të saj, nene në të cilat garantohet e drejta e pronës dhe parashikohen mënyrat e fitimit të saj.
Sipas tyre, ky projekligj është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare. Kështu, për shembull, Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Nr. 1096 e vitit 1996. Aty thuhet: Asambleja këshillon që pronat, duke përfshirë edhe atë të komuniteteve fetare, të marra padrejtësisht ose ilegalisht nga shteti, të nacionalizuara, të konfiskuara ose të shpronësuara gjatë mbretërimnit të sistemeve totalitare komuniste, në parim duhet t’u kthehen tërësisht të zotërve origjinalë...
Një tjetër arsye kundërshtimit të pronarëve është edhe roli i OSBE-së në procesin e hartimit të këtij projekligji. Kështu, roli i OSBE – së ishte pasiv: OSBE ka deklaruar se “në këtë projektligj nuk janë shprehur mendimet e OSBE – së”. Kjo bëri që në draftin përfundimtar momentet kryesore të kundërshtisë ndërmjet projektligjeve të paraqiten me dy variante. Variantet e para e bëjnë këtë projektligj më të keq se ligjet ekzistuese. Gjithashtu, drafti i OSBE-së nuk është një bashkim midis dy projektligjeve të paraqitura nga qeveria dhe nga deputetët Fatmir Mediu e Alfred Çako. Në të janë futur nene e koncepte të cilat nuk janë shprehur në asnjë nga projektligjet e mësipërme. Ky qëndrim e vështirëson dhe e komprometon zgjidhjen e problemit të pronës në Shqipëri. Drafti i OSBE – së kërkon të legalizojë të gjitha abuzimet me pronat që janë bërë në vitet 1993 – 2003, si dhe pasojat juridike të ligjeve antikushtetuese mbi pronat që duhen korrigjuar sipas nenit 181 të Kushtetutës.
Në draftin e OSBE – së është në thelb koncepti i moskthimit fizik të pronës, por kompensimi i saj. Kjo është demagogji pasi kompensimi ka ekzistuar edhe në ligjet e mëparshme, por asnjë pronar nuk është kompensuar. Gjithashtu, buxheti i shtetit nuk është në gjendje që të arrijë të kompensojë pronarët.
Arsyeja e tretë që pronarët janë kundër projektligjit të OSBE – së është se ai nuk përfshin çështjet kryesore që kërkojnë zgjidhje.
Ato janë toka bujqësore, privatizimi i ndërmarrjeve, tokat turistike, pronat e luajtshme, banesat që u janë kthyer pronarëve, por janë të zëna me qiramarrës dhe ndërtime të paligjshme.
Toka buqësore
“Ligji 7501 është zbatuar vetëm në 21,7% të tokës bujqësore. Kthimi te pronari i ligjshëm nuk krijon asnjë konflikt social pasi shteti ka në pronësinë e tij 360000 hektarë tokë bujqësore me të cilat mund të plotësojë nevojat e fshatarëve pa tokë”, shprehen pronarët. Sipas tyre, ligji për ndarjen e tokave të fermave është zbatuar në mënyrë abuzive, ku vërtetohet se ka më shumë se 100 mijë hektarë tokë të ndarë në kundërshtim me ligjin. Vetëm kjo sipërfaqe toke mund të zgjidhë problemin, duke eliminuar çdo konflikt social. Pemishtet, vreshtat dhe ullishtet t’iu kthehen menjëherë pronarëve.
Trojet në zonat turistike
Ata shprehen se gjatë këtyre 12 viteve të tranzicionit janë bërë shumë abuzime të cilat synohet të legalizohen. Nga këto abuzime dhe korrupsion me trojet turistike bregdetare kanë përfituar direkt pushtetarët ose militantët e partive politike. Pronarët kërkojnë kthimin e menjëhershëm të trojeve turistike. “Pa dyshim që edhe pronarët janë të detyruar të zbatojnë politikat e zhvillimit të turizmit dhe në bashkëpunim me investitorët të realizojnë projektet turistike”,-është shprehur përfaqësuesi republikan Maksim Begeja.
Privatizimet
Projektligji i OSBE – së bën të mundur legalizimin e privatizimeve të kryera deri tani ku tokat e pronarëve janë shitur me çmime qesharake. Fakti që nga ekonomia e trashëguar nga regjimi komunist asnjë ndërmarrje e privatizuar nuk është vënë në eficensë ekonomike tregon realisht se vlerë ka pasur vetëm toka dhe jo objektet e privatizuara. Pronarët e tokave, nën objektet e ndërmarrjeve të privatizuara hyjnë në marrëdhënie, sipas Kodit Civil me personat që kanë realizuar privatizimin, duke i hequr shtetit një barrë të rëndë pagese në favor të pronarëve.
Banesat, qiramarrësit dhe ndërtimet e paligjshme bllokojnë kthimin e tyre te pronarët
Sipas tyre, vetëm në qytetin e Tiranës janë ndarë aq shtëpi sa mjaftonin për të zgjidhur problemin për të gjithë Shqipërinë
Problem tjetër sipas pronarëve është se projektligji i OSBE – së lë ende në shtëpitë e pronarëve familje qiraxhinjsh, të cilët nuk paguajnë një vlerë të barabartë me më pak se një paketë cigare në ditë. Shteti artificial rrit numrin e këtyre familjeve me mbi tri herë në mënyrë që ta paraqesë problemin të vështirë. Gjatë këtyre dhjetë viteve ai nuk ka bërë asgjë për strehimin e këtyre familjeve, por të gjitha mundësitë e strehimit (vetëm në qytetin e Tiranës janë ndarë aq shtëpi sa mjaftonin për të zgjidhur problemin për të gjithë Shqipërinë) janë përdorur për të kënaqur politikanët, familjet e të afërmit e tyre ose militantët politikë. Ka dhjetë vjet që shtëpitë juridikisht u janë kthyer pronarëve, por ata me një ligj tjetër nuk i gëzojnë ato, duke i çuar drejt një shkatërrimi të pashmangshëm. Shteti në trojet pronë shtetërore mund të realizojë, në bashkëpunim me investitorët privatë, ndërtime të apartamenteve të banimit. Në këtë mënyrë ai, duke mos paguar asgjë, përfiton të paktën 30% të sipërfaqes së këtyre ndërtimeve.
Ndërtimet e paligjshme
Maksim Begeja shprehet: “Lejimi nga politika i ndërtimeve të paligjshme gjatë këtyre dhjetë viteve tregoi se shteti me dashje nuk ka administruar territoret më të mira të vendit, sidomos në korridorin Tiranë – Durrës dhe në bregdet, duke shkatërruar burimet natyrore më të mira të vendit. Kjo po e çon vendin në një krizë të pashmangshme, atë të “territoreve”. Koston e të gjithë ndërtimeve pa leje shteti kërkon t’ua faturojë ish – pronarëve. Madje ish – pronarët janë quajtur edhe shkaktarë të këtij problemi pasi janë “pengesë” për moslegalizimin e këtyre ndërtimeve pa leje”.
Ai thotë se asnjë masë nuk është marrë për të ndërprerë këtë fenomen. Shteti duhet të bëjë studime urbanistike edhe për shtëpitë e banimit. Këto ndërtime duhet të legalizohen vetëm pasi t’u përshtaten planeve urbanistike dhe pasi pronarët e këtyre ndërtimeve pa leje të likuidohen me pronarët e tokës sipas çmimit të tregut. Në këtë rast shteti lirohet nga një barrë e rëndë për të paguar pronarët e tokës, ndërsa ndërtuesit e paligjshëm legalizohen. Shteti mund t’i ndihmojë ata me kredi.
Rruga për arritur zgjidhjen e duhur
Për të arritur zgjidhjen e duhur e të pranuar edhe nga ish – pronarët, duhet që në radhë të parë të respektohet Kushtetuta si një domosdoshmëri për hartimin e një ligji të drejtë shprehen pronarët. Gjithashtu, ballafaqimi i argumenteve, studimeve tona juridike, ekonomike, statistikore është i domosdoshëm për të gjetur zgjidhje sa më të buta dhe pa probleme sociale. Zgjidhjet e arritura duhet të jenë të thjeshta, të kuptueshme dhe detyrimisht të zbatueshme në afate kohore të caktuara rreptësisht. Një tjetër element i domosdoshëm është pasja e një transparence të plotë në tryeza pune për informimin sa më të plotë të publikut.