Fillimisht postuar nga Ernest:
[qb]
Rruga tjeter eshte organizimi. Organizim tjeter ky i yni. Pak a shume si ketu ne forum. Perveç dufit qe shprehim ketu, apo muhabeteve qe shkembejme reth nje gote kur takohemi ne Milano, Paris apo Nju Jork, le te ndertojme diçka me te forte. Le te ndertojme diçka per ne, dhe nga ne.
Meqe nje pjese prej nesh duam te kthehemi, pse mos te mblidhemi qe ketu, qe ne forum, e te hartojme se bashku nje kthim te organizuar. Po e le te hapur idene e ketij te fundit, mund te behet ne forme shoqate ashtu siç mund te behet edhe ne forma te tjera. Rendesi ka qe sebashku te ndertojme baza te forta, ne atdhe, ashtu si edhe jashte tij. Rendesi ka qe kur te kthehemi, te kemi nje vend te perbashket ku te takohemi, ku te flasim e bertasim, ku sebashku te rezistojme kunder dhimbjes e te mos ta leme te na copetoje. E po ashtu se bashku te pritemi dhe nga ato qe s'duan te kthehen, por qe ne nje fare menyre duan te ndihmojne : me idete e tyre, me mbeshtetjen, me mikpritjen...
E di qe mund t'ju duket e parealizueshme si ide. Une mendoj qe jo. Une mendoj se te pakten, na takon ta fillojme.
Le ta fillojme me diçka konkrete. Le ta fillojme me nje leter dufi, te formuluar nga ne, dhe te firmosur po nga ne per t'jua derguar te gjithe atyre qe na duket e arsyeshme.
Le t'ju tregojme qe ne ekzistojme, qe ne duam apo s'duam te kthehemi, duam te bejme diçka. Le t'ju tregojme qe nese ato s'dine apo s'duan te na ri-integrojne, jemi ne ato qe do e gjejme rrugen, se bashku, qofte ky dhe nje grupth, per te bere qofte edhe me te voglen e gjerave per Shqiperine, e per ne. Por te pakten per ta bere...
Ernest [/qb]