A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

doris

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Fillimisht postuar nga fultzi, harry:
[qb]disa nga votat ne kete teme ishin jo!!! dhe me duket se kane te drejte per nje arsye shume te madhe, qe shqiperia nuk ka bere gje per neve dhe neve nuk i detyrohemi fare shqiperise, por ama duke dhene keto opinione kuptohet fare qart se sa atdhetare njerzit jane...
ndoshta me te vertete shqiperia nuk ka bere gje per neve por ama eshte vendi, jone eshte pjese e historise se jetes sone. nqs vendosni te haroni pjese te historise se jetes, atehere fare mire mund te thoni qe "shqiperia nuk ka bere gje per mua, keshtu qe une nuk do te bej gje per shqiperine"

_____________

shqiperia o nena ime
ndonse jam i merguar
dashurine per ty
zemra kur se ka haruar[/qb]
 

doris

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Fillimisht postuar nga fultzi, harry:
[QB]disa nga votat ne kete teme ishin jo!!! dhe me duket se kane te drejte per nje arsye shume te madhe, qe shqiperia nuk ka bere gje per neve dhe neve nuk i detyrohemi fare shqiperise, por ama duke dhene keto opinione kuptohet fare qart se sa atdhetare njerzit jane...
ndoshta me te vertete shqiperia nuk ka bere gje per neve por ama eshte vendi, jone eshte pjese e historise se jetes sone. nqs vendosni te haroni pjese te historise se jetes, atehere fare mire mund te thoni qe "shqiperia nuk ka bere gje per mua, keshtu qe une nuk do te bej gje per shqiperine"

_____________

Perseri ndjenja e patriotizmit, e e atdhetarizmit. Mire se po jemi patriote e po e duam shqiperine, por une personalisht, nuk e quaj patriotizem kthimin aty ku je askush, nje numer me shume a me pak, dhe ku vlera jote barazohet me pak dinjitet. Mendoj se patritizmin mund ta tregojme edhe ketu ku jemi, pa pasur lidhje me Shqiperine e tanishme. SI? Duke qene te zotet ne ate qe bejme, pune apo studime, dhe duke mbartur emrin Shqiptar, dhe kur te na jepet mundesia duke folur gjuhen shqipe. Ne Shqiperi -duaje Shqiperine, recitoji permendesh te gjitha vjershat patriotike e atdhedashese, prape kur nuk ke sigurine, dhe i lutesh Zotit perdite per ndihme, thjesht per sigurine e jetes - nuk e di se sa mund te rrezistoje kjo ndjenje patriotike.
Une mendoj se jane me patriote ata qe kane ikur nga shqiperia, dhe kur arrijne diçka ne PErendim, apo ne Amerike thone se jane Shqiptare, se ata qe jane ne shqiperi, dhe i jane futur nje rrethi vicioz, te cilin ne, qe studjojme apo punojme kendej, veshtire ta shkaterrojme.
Eshte e vertete, qe nje brez duhet te behet ure kalimi per nje brez qe vjen, e ndoshta brezi yne eshte menduar nga shume pikerisht si kjo ura e kalimit, qe sakrifikohet per nje te ardhme te asaj qe do te vije, por nuk jam e sigurte se cfare mund te vije ne shqiperi, ne te ardhmen, ku analfabetizmi po shtorhet kembekryq, deri ne Tirane vete, pa marre parasysh rrethet, apo fshatrat e malsite. Pra brezi qe po rritet, pa shkolle e pa dije, a do te jete ne gjendje te vleresoje kthimin tone? ME vjen keq qe qeveria jone akoma nuk po e prek kete problem teper alarmues, pasi po rritet nje brez teper i rrezikshem per te ardhment e shqiperise. Edhe ata intelektuale qe jane ne shqiperi, femijet duan t'i nisin jashte per te studjuar, dhe ata jane njerezit qeq jane me afer se te gjithe ne realitetit shqiptar. Prandaj, ai qe flet me entuziazem per atdhedashuri ndaj shqiperise, duhet te mendoje, se shqiperia nuk eshte thjesht nje vend 28.000 km2, por mbi te gjitha jane shqiptaret, dhe udheheqit, dhe kur nuk ka shqiptare, mos pritni te kete shqiperi. E pra ne shqiperi, shqiptare nuk ka!!!
 

EIG

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Une kam 10 vjet qe jam ne Itali. Punoj dhe studjoj me endren se nje dite do te kthehem ne SHTEPINE time, ne qytetin tim, per te folur shqipen dhe per te jetuar me njerezit e mi. Si thote populli: Guri i rende ne vend te vet.

Te fala te gjitheve!!!!
 

LOK BABLOKU

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

[qb]car rendesie ka mer lal Shqipni Itali Gjermani USA
un sjetoj as per shqipnin as per kombin po per vete. Parja bohet ne perendim dhe prishet ne shqipni ( bijachhat jon ma lire ne tirone dhe imponohen me shpejt nga vaturat e LOKUT - megjithse dhe ne gjermani kur shko lala mDisko fillojn e hapen syte)

LOKU - Atdheu im eshte parja --[/qb]
 

grace

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Fillimisht postuar nga roli:
[qb]mua me vjen ndonjehere te hipi ne maje te city hall ketu ne cardiff dhe te bertas qe jam PROUD OF BEING ALBANIAN.
[/qb]
Behesh dhe i famshem me ate sebep /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Sara

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Une studjoj ne Angli dhe kam disa vite per ta perfunduar komplet shkollen.Nese deri atehere dicka ndryshon ne Shqiperi,atehere sigurisht do te kthehem.Po tani per tani,ky edukim qe po marr me vlen 100 here me shume ketu,sesa atje.Do te ishte e mrekullueshme sikur ne nuk do te kishim ndonje arsye per te ikur por ca te besh,paskemi qene popull pa fat,edhe pse te zgjuar dhe te edukuar.
 

roland

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

o asda ti e di qe une flamurin e kam dhe tani vetem atopolanti me mungon se sa per ndonje maj catie ti e di qe nuk eshte keq ne kardif apo do ta beje ne oxford?
cu asda- dhe ku ma ke gjetur kete emrin anna??? :confused:
po pse me dy NN njehere pa mire.
help.gif
 

blertah

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

A do te kthehem ne Shqiperi pasi te mbaroj studimet?
PO!!!
 

Tironsja-Si-Shpirt

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Megjithese nuk kam kohe te merrem me forumin se kam finals this week me ngacmoi shume postimi i Dorisit pra nuk rrija dot pa shprehur mendimin tim mbi kte ceshtja. Se cdo bej une e kam shprehur sapo eshte hapur kjo teme pra nuk dua ta perseris. Doris, e dashur kur lexova postimin tend te pare, te dhashe shume te drejte sepse une pakashume kam pasur te njejten eksperience, por nuk jam zhgenjyer, krejt e kunderta. Une si studente e huaj kam marre respektin dhe vemendjen me te madhe nga te gjithe koleget e mi gjate nje internship qe bera kete vere ne nje nga Bankat me te mira ne Shqiperi. Nuk kisha asnje lidhje asnje mik dha prap ja dola mbane. Pra Shqiperia po ndryshon, duhet vetem pak mund per te arritur ate qe do. Pervec ksaj me ngacmoi shume fjalia, "Mire se po jemi patriote e po e duam shqiperine, por une personalisht, nuk e quaj patriotizem kthimin aty ku je askush, nje numer me shume a me pak, dhe ku vlera jote barazohet me pak dinjitet". Atje ku je askush? Une mendoj se vetem atje je dikushi, vetem atje je pjese e nje shoqerie, vetem atje nuk je I HUAJ, vetem atje nuk ke per te bindur njerezit per aftesite e tua, vetem sepse je nga Shqiperia. Une kam 3 vjet ne NY, US dhe ma ka mbetur nje simester ne universitet. Une ketu e kam pasur fushe me lule sepse e kam gjetur cdo gje gati dhe po bej nje shkolle shume te mire, por prap une ketu nuk ndihem vetvetja. Vetem back in Tirana une jam vetvetja. Vetem atje jam pjese e atij populli qe kam aq per zemer, popullit Shqipertar. Me te mira dhe me te keqijat qe ka, per mua eshte burim krenarie, dashurie dhe i vetmi vend ku do te krijoj nje familje e do te jetoj jeten time.
Edhe pse nuk na perputhen mendimet kam respekt dhe te uroj gjithe te mirat, kudo qe te jesh.
Tironsja
 

b.k.

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Eshte shume e veshtire t'i pershtatesh jetes jashte vendit, dhe duhen shume sakrifica. Megjithate, pas nje largimi te gjate, edhe vendi yt ndryshon, dhe duhen shume sakrifica per t'u kthyer e per te gjetur perseri veten ne nje ambjent te ri, qe nuk te perket plotesisht (te pakten jo ashtu sic ishte kur u largove).
Une deshiroj te kthehem, por e di se me pret nje e ardhme me e veshtire sesa po te mos isha larguar.
 

AlbStudent

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Kam nje pyetje per te gjithe ata qe jane "shtetas" te parase, nuk duan te pranojne faktin qe jane shqiptare, dhe e quajne veten te huaj per shqiperine: "Cfare dreqin po beni ne kete forum?" A nuk e kuptoni se po tregoni sa te prapambetur jeni ne mendime dhe edukim???

Une per vete... ndoshta nuk do kthehem ne Shqiperi sapo te mbaroj studimet. Ndoshta nuk do kthehem ndonjehere ne Shqiperi... por nuk ka Zot te me beje qe te mohoj qe jam shqiptar dhe do bej c'te kem mundesi per t'a treguar kete!
Tek shkolla ime jemi 3 shqiptare dhe qe te 3 me rezultate te shkelqyera! Nder profesoret me te cilet kam folur, kjo ka bere qe ata te kene si opinion qe shqiptaret jane popull i zgjuar dhe me vullnet. Plus qe mendoni... nese ne qe jemi studenta, dalim mire ne studime dhe tregojme vlerat me te mira te kombit tone ne shkolle,(zgjuarsine, bujarine, krenarine, dashurine, etj) neser pasneser, do te jene shoket tane te shkolles qe do drejtojne vendin ne te cilin jetojme... dhe ata do kene mbresa te mira per popullin shqiptar, jo nga ato qe kane degjuar por nga ajo qe ata vete din! Vete kjo do t'a ngreje Shqiperine ne syte e kombeve te tjere... le te bejme te kunderten e atyre qe shkaterrojne imazhin e Shqiperise, dhe qe te pakten pasardhesve tane te mos u vije turp te thone se jane SHQIPTARE!

Une ju uroj suksese te gjitheve kudo qe jeni dhe Gezuar Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Fulcrum

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Ka shume nga ata qe shprehin deshiren per te mos u kthyer ne Shqiperi dhe kane pjeserisht te drejte. Shqiperia sot, nuk ofron komoditetet, sigurine, avantazhet e perendimit. Deri ketu jam shume dakord me ta. Ajo qe me shqeteson eshte fakti se pothuajse ne te gjitha postimet studentet kerkojne qe kushtet e mira t'u krijohen atyre dhe pastaj ata te kthehen (sakrifice e madhe per vendin!!!). Nuk duhet ta prisni nga askush nje Shqiperi me te mire. Nje here e mire duhet te kuptoni se vetem shqiptaret mund ta bejne Shqiperine dhe secili prej nesh duhet te marre pergjegjesite e veta ne kete aspekt. Mos prisni qe t'ju thone: "Urdheroni mendjet e ndritura te Shqiperise, ja ku e keni punen, shtepine, rruget dhe sigurine. Ah!!! Ne wc-te e reja do te gjeni leter higjenike dhe sapun te lenget per te lare duart."

I vetmi mendim qe me ka bere me te vertete pershtypje (dhe qe fatkeqesisht ju, me indiferencen tuaj, ia arritet ta varrosni para se te lindte) eshte ai i dhene nga Ernest.

Gjithe te mirat,
Fulc.
 

oneo

Forumium praecox
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

pa i lexuar shume shkrimet e tjera doja te thoja qe nga votat qe pashe shumica jane genjeshtare. Duhet te kthehemi; dhe po te kthehemi mund te bejme dicka.

Problemi eshte se kemi probleme, dikush thote qe nuk mund te jete mire ekonomikisht, dikush nuk gjen ambjentin qe ka gjetur jashte, dikush ankohet dhe per dritat.

Une vete.....NUK E DI. Koha do ta tregoje
 

pippo

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Shume optimizem shof ketu ju lumt bravo ju lumte te shohim se po me duket se ju qe jeni per kthimin ne Shqiperi po beni thjesht PROPAGAND nuk me duket se ndonje nga ne e ka mohuar te qenit shqipetar besoj se te gjithe ne jemi krenar per kombesin tone .
Po nuk eshte kjo menyra se si shtrohen problemet nuk eshte kaq e lehte saç e beni ju ndoshta ne diten kur do te ktheheni perfundimisht ne Shqiperi do ta kuptoni se sa me te vertet eshte e veshtire te punosh ne Shqiperi (menyra se si mendoj une qe duhet punuar ) nese juve ju pelqen korupsioni, leket nen duar, te behesh i pasur duke vjedhur fondet nderkombetare qe jane per njerzit qe njohin me te vertet se çfare eshte varferia , te bredhesh neper Tirane me makina luksose kur mjafton te dalesh vetem pak nga qendra e Tiranes e te shohesh si jetohet neper periferi, njerez qe vriten thjesht sepse me pune kan bere ndo pak leke do e kuptoni qe nuk eshte deshira qe na mungon ose indiferenza e ndaj vendit i cili na ka lindur dhe na ka rritur qe na shtyn te mos kthehemi ne Shqiperi po jane shume e shume arsye qe duhen mure per ti shkruajtur thjesht njeriu duhet te jete koherent ne ate qe thote e te asyertoje mos te flasi kot kodra pas bregut , ne se dikush prej jush do tja harrij i lumte shpresoj qe te mos perfundoj si qeveritaret qe ka Shqiperia tani une jeten tima dua ta jetoj kam nevoj per nje te ardhme te sigurte E MOS E SHTRONI TEMEN SI MUNGESE ATDHETARIZMI I ATYRE QE NUK KTHEHEN NE SHQIPERI

ps . Historia ne meson figurat me te shquara shqipetare kan punuar jashte Shqiperise dhe jo per kete jane trajtuar si jo atdhetare . MOS HARRONI HISTORIA PERSERITET GJITHMON
 

Sara

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Te pakten ketu,nxenesit shqiptare jane nder me te shkelqyeshmit dhe te vullnetshmit.Dhe shumica prej tyre e kane shume pr krenari te thone se jane shqiptare,duke perfshire veten time.e dine te gjithe se prej nga jam.
Sa per kthimin ne shqiperi,ne nje bote ideale,ne do te ktheheshim dhe te benim vendin tone me te mire.Por gjthsecili ka ikur per nje jete me te mire.Ketu te gjithe u treguan te sinqerte dhe thane se eshte ne interesin e tyre te rrijne jashte shtetit.Kur shteti atje nuk u na ofroi asgje,tani gjithkush sheh mireqenien dhe punen e vet.
 

emiljo

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Eshte pyetje e veshtire. Mbetet gjithmone nje alternative. Fillimisht nuk besoj se do te kthehem, sepse nuk deshiroj te luaj cicmic me vehten time, perndryshe nuk do te kisha ikur. Me pelqen te bej akoma shume gjera ketu ku jam, gje qe ne Shqiperi nuk mund ta besh. Ketu te pakten mundi dhe djersa te vleresohen, ne Shqiperi ta shkelin akoma me kembe, sepse ka ne sasi industriale "gente di merda" qe i vjen era rekomandim dhe korupsion galopant. Prandaj te shoh sesi shkon puna. Me vjen keq qe jam thjesht nje spektator i situates, por kur luhet me letra nen tavoline, nuk te mbetesin shume alternativa, ose behesh idioti i situates. Shqiperine dhe sidomos Shkodren nuk le vit pa i takuar, por jane te pakte njerezit qe deshiroj te takoj aty.
 

Muminin

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Jo vetem ketu ne amerike por edhe ne vendet e tjera me sa di shqiptaret jane nxenesit me te mire.Me te vertete profesorat por edhe studentat e tjere na quajne njerez te mencur por keta nuk e dine se sa paguhen shqiptaret.Kur u them qe prinderit e mi jane njeri ekonomist e tjetri dentist kujtojne qe une luaj me leke.Shpesh here mundohem tua zbukuroj shqiperine dhe te flas per shqiptaret e shquar neper bote por shpeshhere me vjen turp te flas per disa gjera.Jo se me vjen turp se jam shqiptar por sepse ketyre mund tu duken imagjinata.Une se kam plan te jetoj ketu por as menjehere pasi te mbaroj studimet nuk e kam plan te kthehem.
 

KeKe

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Fillimisht postuar nga Ernest:
[qb]
Rruga tjeter eshte organizimi. Organizim tjeter ky i yni. Pak a shume si ketu ne forum. Perveç dufit qe shprehim ketu, apo muhabeteve qe shkembejme reth nje gote kur takohemi ne Milano, Paris apo Nju Jork, le te ndertojme diçka me te forte. Le te ndertojme diçka per ne, dhe nga ne.
Meqe nje pjese prej nesh duam te kthehemi, pse mos te mblidhemi qe ketu, qe ne forum, e te hartojme se bashku nje kthim te organizuar. Po e le te hapur idene e ketij te fundit, mund te behet ne forme shoqate ashtu siç mund te behet edhe ne forma te tjera. Rendesi ka qe sebashku te ndertojme baza te forta, ne atdhe, ashtu si edhe jashte tij. Rendesi ka qe kur te kthehemi, te kemi nje vend te perbashket ku te takohemi, ku te flasim e bertasim, ku sebashku te rezistojme kunder dhimbjes e te mos ta leme te na copetoje. E po ashtu se bashku te pritemi dhe nga ato qe s'duan te kthehen, por qe ne nje fare menyre duan te ndihmojne : me idete e tyre, me mbeshtetjen, me mikpritjen...

E di qe mund t'ju duket e parealizueshme si ide. Une mendoj qe jo. Une mendoj se te pakten, na takon ta fillojme.

Le ta fillojme me diçka konkrete. Le ta fillojme me nje leter dufi, te formuluar nga ne, dhe te firmosur po nga ne per t'jua derguar te gjithe atyre qe na duket e arsyeshme.
Le t'ju tregojme qe ne ekzistojme, qe ne duam apo s'duam te kthehemi, duam te bejme diçka. Le t'ju tregojme qe nese ato s'dine apo s'duan te na ri-integrojne, jemi ne ato qe do e gjejme rrugen, se bashku, qofte ky dhe nje grupth, per te bere qofte edhe me te voglen e gjerave per Shqiperine, e per ne. Por te pakten per ta bere...

u zgjata shume, e ndoshta jam i paqarte per shume veta

shpresoj te me keni kuptuar

Ernest [/qb]
...le te fillojme pra Ernest...
 

butterfly

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

JO, per te vetmen arsye se gjith keto lek qe po me merr shkolla ketu mua nuk i fitoj dot gjithe jeten ne shqiperi. /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top