A do të zgjidhnit punën?
Me teper se nje detyrim shoqeror, e familjar. Me teper se nje perpjekje per mbijetese, pyetja eshte kjo:
::: A do te zgjidhnit punen, nese do te ishte e mundur te jetonit mire edhe pa punuar? :::
P.S Si e gjykoni punen? C'koncept kane shqiptaret ne pergjithesi per punen? Cila eshte etika shqiptare e punes?
Sigurisht qe JO.
Kjo per arsyen me te thjeshte sepse e DASHUROJ punen!
Kjo duket kontradiktore por nuk eshte aspak, ju garantoj. Une nuk ndaloj se punuari. Nate dhe Dite. Frytet e punes time une nuk i kam vjele dhe nuk kam ndermend t'i vjel per arsye se i kam te rezervuara me emrin tim ne parajse.
Puna urrehet dhe behet burim te keqiash per arsye sepse njerezit e shikojne ate si detyrim dhe jo si privilegj.
Fjala pune merr kuptim te mire ne qofte se ne punojme pa e ditur qe punojme, dhe mbi te gjitha, duke pasur gezim ne shpirt dhe pasion ne mendje.
Shoqeria do te ishte me e mire ne qofte se shiriti burokratik do te ishte me i shkurter. Eshte e bezdishme te shohesh mijra e mijra nenpunes te shtetit te cilet kalojne oret e dites se punes duke bere asgje ose duke u marr me ceshtje personale apo duke bezdisur popullsine me shkresa te kota dhe te pakuptimta. Pervec kesaj trafiku i rruges bllokohet duke krijuar nje fluks te panevojshem makinash te cilat te shpien ne nje vend i cili te merzit dhe te shkakton depresion.
Shoqeria do te ishte me e mire dhe me e perparuar ne qofte se ajo do te lejonte nje pjese te mire apo pjesen me te madhe te nenpunesve te saj te qendronin ne shtepi dhe te kujdeseshin per familjen e tyre. Ne qofte se rroga do te jepej njesoj edhe per qendrim shtepie atehere edhe niveli i lumturise do te ishte me i larte.
Gruaja do te ndihej me grua, shtepia do te ishte e paster, femijet te ushqyer mire dhe te edukuar dhe mbi te gjitha burri i shtepise do te kishte me teper shanse per te bere "xhigi xhigi push push" ne krevat.
Ja si mendoni ju?
Elohim