A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

shuquri

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Tung GIGO
Paske probleme ti që sí zgjidhke dot.

E quajn Union dhe Union do ta quaj. Kam konsultuar këtyre ditëve materiale të bollshme dhe nuk më duken interesante shpjegimet tua (shterpë) sa i përketë Unionit Evropian.Hej då, thojnë këtej nga Skandinavia!
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Fillimisht postuar nga ideus:
[qb] Pse po përdorim fjalën BE? E gjithë Europa në këtë projekt europian e quan UE, Union-i Europian e jo Bashkimi Europian. Cka mendoni ju dhe ju që merrni vesh më shumë me kuptimet gjuhësore. Kujtoj se edhe anglezët, edhe francezët e të tjerët e kanë fjalën bashkim por nuk e quajnë BE por UE. Personalisht kujtoj se ky ndryshim ka ndodhur pas viteve të nëntëdhjeta kur ky organziëm europian mori edhe përgjegjësitë politike pra duke përparuar nga ekonomia edhe në sferat e politikës dhe të mbrojtjes dhe kështu është vendosur të quhet UE. Por ne vazhdojmë me të vjetrën.
Si mendoni ju, ka ndonjë rëndësi kjo? [/qb]
Interesante Ideus!!

Nuk mendoj se eshte problem gjuhesor.

Mbase ka te bej me vete menyren se si konceptohet UE/BE. Unioni shpreh tendenca te theksuara federaliste. Kurse bashkimi shpreh nje formacion me pak te centralizuar. Debat i madh ky ne Europe.

nje ide kjo gjithsesi
 

Gigo

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Per cfare gjuhe po flisni, latine, frenge, italiane, spanjolle, se per gjuhen shqipe nuk po diskutoni me sa shoh.

Ato qe thoni ju nuk kane te bejne me kuptimet leksikore te fjales "bashkimi" (per ju "te jashtmit" unioni), por me arsyet pse europianet e quajten "union" ne vend te "community". Community nuk do te thote "bashkimi". Union perkthehet "bashkimi" ne shqip. Ideus, ti nuk mund te shpjegosh leksikun e shqipes duke u nisur nga suedishtja dhe arsyet e suedezeve per te perdorur fjalen union nuk kane te bejne fare me leksikun e gjuhes shqipe. Nuk e di se cfare background-i keni ju, po une kam mbaruar gjuhet e huaja.
 

shuquri

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Gogo, edhe një plotësim sa i përketë fjalës dhe kuptimit UE

Nuk i njoh gjuhët e tjera, por po sjell disa shembuj të disa gjuhëve tjera që tregon se nuk është vetëm Suedia që përdorë termin Unionin Evropian .

Anglisht: European Union
Gjermanisht: Europäischen Union
Frengjisht: Union de lÉurope
Italisht: Unione Eurpea
Holandisht: Europese Unie
Portugalisht: União Europeia
Finlandisht: Euroopan Unionin
Spanisht:Union Europea
Greqisht:Ευρωπαϊκής Ένωσης.

Prandaj edhe shqip: Unioni Evropian.
Etj etj.

Dihet se ne shqiptarët nuk prodhojmë teknologji prandaj edhe detyrohemi të importojmë fjalët nganjëherë . Dhe kjo nuk i sjell asgjë të keqe gjuhës sonë. Personalisht jam që ta ruajmë të pastër shqipen por edhe ta pasurojmë me fjalë e kuptime të kohës.

Për shembull ju përdorni fjalën background- që aspak nuk është shqip.
 

sandstorm

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

shqiperia ne BE do te ishte mire te futej per shume arsye. por a jemi ne gati. ne fakt une mendoj se jo! gati per ne be eshte vetem tirana ose me sakte qendra e tiranes, nqs leviz neper qytete shef nje kaos total qe vallaj europa mund te na perdori si zona rurale te testoj armet. ne thjesht sjemi gati dhe nuk mendoj se do te jemi gati per shume vite te tjere
 

mostro

Putraku
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

u kemi besu 800 rrenave,kete ne e ham kallup..
Si thosh Ismail bej qemoli kur i preu floket atij cerrit
-Keta do ta gezojne shqiperine.
Ne o hengrem cairin me kohe me thote shpesh kojshia ime fatmira..
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

me teper optimizem putre... ndoshta do jemi te moshuar kur te hyjme ne be
 

Gigo

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Fillimisht postuar nga ideus:
[qb] Gogo, edhe një plotësim sa i përketë fjalës dhe kuptimit UE

Nuk i njoh gjuhët e tjera, por po sjell disa shembuj të disa gjuhëve tjera që tregon se nuk është vetëm Suedia që përdorë termin Unionin Evropian .

Anglisht: European Union
Gjermanisht: Europäischen Union
Frengjisht: Union de lÉurope
Italisht: Unione Eurpea
Holandisht: Europese Unie
Portugalisht: União Europeia
Finlandisht: Euroopan Unionin
Spanisht:Union Europea
Greqisht:Ευρωπαϊκής Ένωσης.

Prandaj edhe shqip: Unioni Evropian.
Etj etj.

Dihet se ne shqiptarët nuk prodhojmë teknologji prandaj edhe detyrohemi të importojmë fjalët nganjëherë . Dhe kjo nuk i sjell asgjë të keqe gjuhës sonë. Personalisht jam që ta ruajmë të pastër shqipen por edhe ta pasurojmë me fjalë e kuptime të kohës.

Për shembull ju përdorni fjalën background- që aspak nuk është shqip. [/qb]
O plak, ti nuk mund te besh plotesime se nuk i ben dot ne kete menyre, ato fjale qe kane zgjedhur te perdorin vendet e tjera nuk mund te percaktojne artificialisht (dmth vetem se do ti qe je vetem nje njeri) zgjedhjen e asaj qe do te perdori nje popull tjeter ne gjuhen e tij. Fjala vete, sic shpjegohet edhe ne leksikologji (shkenca e kuptimit te fjaleve) eshte vetem nje shenje qe njerezit ia bashkangjisin kuptimit (shiko librin Hyrje ne Gjuhesi nga Rahmi Memushaj me duket). Zgjedhjet e fjaleve, i bejne njerezit kur perdorin gjuhen e folur dhe te shkruar. Nqs shqiptaret perdorin bashkimi dhe me te nenkuptojne ate qe te tjeret e quajne "unioni" atehere nuk ke cfare te besh, ose me mire nuk duhet te besh gje. Ne flasim shqip, gjuha jone eshte shqipja. Une vete qe po te them njoh (flas dhe shkruaj) tre gjuhe te huaja, plus kam njohuri baze te dy gjuheve te tjera, por nuk e shoh nevojen ne shqip te perdor unioni kur shqiptaret e tjere perdorin "Bashkimi Europian" dhe me te kane parasysh "European Union". Shpesh per nje gjuhe kuptimi i nje fjale eshte ceshtje perdorimi. Shqiptaret kane zgjedhur tashme te perdorin fjalen bashkimi, qe tani, pervec kuptimeve te vjetra qe ka, ka edhe te gjitha kuptimet e reja qe ti i bashkangjit fjales "unioni". Kjo nuk eshte se dua une apo ti, por kete e kane dashur shkrimtaret, gazetaret, publicistet shqiptare kur kane shkruajtur dhe kete e kane dashur edhe njerezit e thjeshte kur perdorin gjuhen e folur apo dhe ate te shkruar.

Per fjalen background, une e kam te veshtire te gjej nje fjale tjeter ne shqip qe te jete saktesisht si fjala background. Mbase duhej te kisha perdorur eksperience. Eshte fjale me e perdorur ne shqip, por prape nuk eshte saktesisht si background.
 

shuquri

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

E shoh se nuk e kemi lehtë ta kuptojmë njëri tjetrin,megjithëse shqiptar jemi dhe synojmë hyrjen në UE (BE). Se kur do bëhet kjo mbetet një ?

Unë shpreha vetëm një ide se cili emër do të ishte më mirë të përdorej, UE apo BE. Por asnjëherë nuk thash e as që kërkova (!) që nga ky çast shqiptarët duhet ta përdorin fjalën sipas idesë sime. Por të përpiqesh të ushtrosh një far "pushteti" ndaj një personi tjetër se "unë jam ai i dituri" e "ti je ai i padituri" na sjell në situatat e debateve të parlamentit shqiptar, ku edhe kryeministri jo rrallë me celular të hapur del në foltore etj.etj që të mos hyj më gjatë.

Ka ndodhur që disa herë të njejtat gazeta shqiptare në të njetin numër ditor kanë përdorur në një rast emërtimin BE e pak më vonë UE. I njejti politikan, thotë në TV në një rast UE e në një rast tjetër BE.

Por, është shumë e vërtetë se shumica i thotë BE dhe deshtëm apo s´deshtëm tash kështu ka mbetur dhe për hajr na qoftë.

Sidoqoftë, e ka thënë dikush në mos Shekspiri: drandofilës thuaj si të duash asaj era drandofil i vie!.

E rëndësishme duhet të jetë përmbajtja, ne në Kosovë i themi "pitja do harç". Pa harç s´ka pite të mirë. E harçi i UE (BE) do të jetë ndërgjegjësimi i klasës politike shqiptare për nevojën e anëtarsimit të Shqipërisë në Europë. Që këtë mos ta thonë vetëm sa për të përfituar simpati ndër zgjedhës për të fituar vota por vërtetë të angazhohen e të mos detyrohen për angazhime të këtilla nga europianët. Që të bëhen reformat e paralajmëruara në sistemin juridik, administrativ, në ekonomi e ku do që duhet bërë. Shqiptarët edhe sot e kësaj dite nuk mund të lëvizin lirisht në Europë. Shqiptarët as sot e kësaj dite nuk mund të punojnë lirisht në Europë. Shqipëria nuk është vetëm Tiranë, megjithëse edhe kjo ka shumë për të bërë për tu bërë Europë.

Shqiptari i rëndomtë don ta dijë se cka fiton e cka humb po të hyjmë në UE. Kush tregoi deri sot për këto gjëra. Unë për veten time nuk e di se dikush u përpoq të thot thjesht diçka për këto gjëra bazë.

Po flas se kështu e ndjej dhe kështu logjikoj tani për tani. Se kur të shikosh Kosovën gjërat janë me të lanë mendt. Ne ende se kemi bërë shtetin e flasim për hyrje në UE. Madje politikanët kosovar me fjalën integrim evropian zgjohen, besa së pari bien në gjumë me atë fjalë e pastaj zgjohen. E mbrama me hajr thojnë pleqtë kosovar, e ndër ta më radhit edhe (Gigo-ja) mua. Por s´jam aq plak sa kujton ai. Besa s´jam plak fare por jam i ri dhe s´plakem kurrë!
 

zana_e_malit

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Jam shume dakort me te gjitha argumetet qe jep alinosi dhe me perfundimet e mlk. Skam gje tjeter per te thene. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Bravo zana e malit, ulu 10 me * :lol:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Irlandezi,e paske qare postimin,mire qe shkruan me tastiera,se me bukurshkrim edhe gjeli nuk do e kuptonte shkrimin e pulave tenden /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

arun

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Kur te mbaroni pune me shkrimet e dites hidhini nje sy kodit tone te punes.

www.legjislacionishqiptar.gov.al/botime/kusht_kode/kodi_punes.pdf

Asgje nuk dime te bejme se mbari. Cdo gje e bejme se prapthi. Perfundimisht jemi te pa ndreqshem dhe kjo nuk eshte fare pa vlera se na ben te dallohemi nga rumunet, bullgaret e te tjere qe na rrethojne. Shume nga ne e kane shqetesim se nga e kemi prejardhjen pa u shqetesuar se ku shkohet. Pastaj c'te keqe ka. Ne fund te fundit dikush do te mbetet i fundit te futet ne Europe.

Perseri, nese nuk pertoni hapeni foton bashkengjitur dhe do shihni se te dy lideret e kane per zemer kumarin. Pra jo vetem Tosi por edhe Baliu.

Disa vazhdojne qe te mos mbajne etiken e komunikimit. Nuk dua te luaj rolin e policit por dua te lexoj pa rrudhje sysh dhe pa vrarje mendje se c'fare e shtyn shkruesin ne rast te tille.
 

epiphany

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

une te them te drejten nuk kam ndonje besim te madh qe hyrja e shqiperise ne bashkimin europian do ndodhi shpejt.jo se ne vendet e tjera nuk behen pislliqet per te cilat ju flisni por ama jane me te rafinuar.
 

love_ya

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

e mira eshte qe do flasim gjuhe europiane /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Fillimisht postuar nga ideus:
[qb] Pse po përdorim fjalën BE? E gjithë Europa në këtë projekt europian e quan UE, Union-i Europian e jo Bashkimi Europian. Cka mendoni ju dhe ju që merrni vesh më shumë me kuptimet gjuhësore. Kujtoj se edhe anglezët, edhe francezët e të tjerët e kanë fjalën bashkim por nuk e quajnë BE por UE. Personalisht kujtoj se ky ndryshim ka ndodhur pas viteve të nëntëdhjeta kur ky organziëm europian mori edhe përgjegjësitë politike pra duke përparuar nga ekonomia edhe në sferat e politikës dhe të mbrojtjes dhe kështu është vendosur të quhet UE. Por ne vazhdojmë me të vjetrën.
Si mendoni ju, ka ndonjë rëndësi kjo? [/qb]
UNION = BASHKIM (shqip)


te gjitha shpjegimet e tua me mepaseme jane qiqra ne hell. pra pa vlere.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Ç'ka je tuj thon bre?

Bashkim - shqip

Unione - italisht

union - frengjisht

union - anglisht

Normal që kta do i thonë UE. Qyp.
 

zog

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

bile une mendoj qe te gjitha gjuhet europiane, te cilat huazojne fjalen latine UNUS (NJE, shqip UNË) per te treguar UNITET, duhet te perdorin shqipen.

ngaqe UNION do te thote ne fakt SI UNE, pra te behesh dhe ti si une, te tjetersohesh, vihesh nen komanden time, asimilohesh nga UNE.

nje fjale tjeter qe e tregon qartazi kete eshte UNIFORME, ose uniformizem. pra te gjithe NJESOJ.

ndersa europa ne fakt nuk po kerkon nje bashkim te tille, ndryshe asnje nuk do ta votonte ose pranonte kete lloj unifikimi.

e fjala BASHKIM, e cila nuk do te thote te behemi njesoj, por vetem te jemi ose jetojme bashke duke qene ndryshe pra secili origjinal ne llojin e tij, eshte dhe per çudi edhe fjala me e sakte e asaj qe europa po kerkon nepermjet ketij bashkimi.
 

Olta

Forumium praecox
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

eshte dhe per çudi edhe fjala me e sakte e asaj qe europa po kerkon nepermjet ketij bashkimi

bashkim ku secili te ruaj origjinalitetin e vet?

Fakti se shteteve u duhet te ndermarrin ndryshime ne kushtetuten nacionale per hir te asaj se EU-se e relativon kete pohim.
Politika e BE-se eshte nje kombinim i unifikimit dhe tolerimit te diversiteteve nacionale- do thosha.
Suvereniteti i shteteve mundesohet se fundi me te drejten e Vetos.
 

zog

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

tashme fjala UNION do te thote nder te tjera NJE GJUHE.

kush nga shtetet e europes eshte dakort qe kjo te ndodhe ?

e pra ASNJE !

ps; asnje nuk kerkon ndryshime ne kushtetutat e tyre, por ndyshime ne PROJEKT kushtetuten e unionit. pranej ne france ka divergjenca per momentin.

si dhe nuk do te ket kurre union, por vetem bashkim. bejani te qarte kete autoriteteve te europes, duhet ndryshu fjala UNION, ajo ben frike. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top