A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Marta

Primus registratum
A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Le te futemi ne BE, duhet te futemi ne BE. Rumania qe eshte puthuajse gati eshte ne krize totale. Rumenet gati gati po ndejne nostalgji per Caucescu-n. Ne emer te globalizimit, internacionalizimit, te tregtise vlerave, te thone qe vendet e lindjes njehere e nje kohe ishin me te bukura arkitektonikisht, tani vendosin MC Donald ne mes te Prages e ndertojne grataciela duke prishur ate qe e bukur ishte ne fillim.
Shqiperia nuk po merr me fryme nga restorantet e lokalet alla europiane, kuzhina shqiptare pothuajse gatuhet vetem ne shtepi. E vertete ka disa, por dua te them ne ate stilin rustik te njehere e nje kohe, kur gatuhej me ene bakri.
I kemi shitur e dhuruar per 5 pare grosh objektet e sendet tona me vlere. Se tani kemi gjera europiane, teknologjike, bejme shpeze ne supermarketdhe jo te tregu i katunareve.Shkojme ne Maldive,Kuba per pushime.Shqiperia.. c'fare?C'fare thua kam pare iki jashte.Shqiperia eshte vend muti. Pse?
Se bregu yne eshte i qelbur, qe ndertimet e reja jane si kerpudhat mbas shiut, qe te gjithe jane te lodhur nga politikane e te tjere, qe disa thone Shqiperia as ka per tu bere ndonjehere.
Dhe ne ikim jashte.
E pastaj themi duam te hyjme ne Europe. Shumekush e lidhin vetem e vetem me faktin qe mund te levizim lirisht neper bote, se ne te gjithe jemi ikanake.
E neper bote behemi nevojtare, e harrojme te themi se ne ate jeten tone te varfer ATJETEJ
 
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Po ,besoj qe nje dite do te futemi ,ndonese ajo dite do te jete e larget ,pasi kete do ta vendosin fuqite europiane te cilat sigurisht do te vendosin ne favor te interesave te veta.Pra,kur te kene nevoje per lendet tona te para dhe tregun shqiptar,e thene ndryshe do te japim shume dhe do te marrim shume pak.
:wave:
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Marta edhe une i ri jam ne kete forum por e kam marre nje cike me shtruar.Mos na e shaj ATDHEUN tull fare ,mo me lezet nje cike.
 

qorri26

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

disa gjera ju nuk i kuptoni dot u tha ramiz alia studenteve protestues ne vitet 90. ndaj edhe une po ju them qe shqiperia e ka te pa kalueshme rrugen per ne BE per shume faktore , fqinjeve tane si greqija eshtu edhe italia , nuk u intereson qe te kete stabilitet ne shqiperi ,keshtu qe rrjedhimisht pa stabilitet nuk ka as negociata per asocim stabilizim ne BE .jane edhe disa faktore te tjere qe sic thote shoku ramiz nuk i kuptoni dot .
 

alinos

Forumium maestatis
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Marta, Marta, Marta
te qenit anti-global eshte kthyer ne mode. Hyrja ne BE nuk eshte nje forme kolonializmi, ajo do te ndodhe, me sakte ka ndodhur edhe pa hyre ne BE, edhe pa e pasur ne plan te hysh ne BE.
E di pse u futen Mc Donalds ne Rumani dhe gratacelat ne Prage? Sepse njerezit nuk kishin te hanin ne Rumanine e Causheskut, dhe s'kishin ku te banonin ne Chek (-o- Sllovak)ine komuniste. Dhe shqiptaret nga ana e tyre ishin helmuar nga bakri i oksiduar apo kallaji i palare mire (e ke marre vesh se shkenca ka vertetuar qe ato lloj enesh ishin vdekje-prurese?). Pastaj kush tha se ushqimi etno-shqiptar (sa fjale sexy :wink: ) ka marre fund?! Gjithnje e me shume shtohen restorantet e qebaptoret qe gatuajne sic gatuhej me pare (cfaredo qe do te thote kjo!!!), edhe pse une mendoj se mitizimi i te kaluares eshte nje mekanizem mbrojtes i njerezve per te mospranuar realitetin e te perditshmes. Ketu mund te shtojme edhe diskutimin rreth cfare eshte kuzhine autentike shqiptare, se pervec mishit ne hell, une e kam te veshtire ta identifikoj, ose me sakte ta ndaj nga kuzhina ballkanike, shto ketu edhe ate turke.
Pika e trete qe ke permendur me shume ne titull se ne shtjellimin qe i ke bere temes eshte BE-ja dhe te mirat e saj. Epo thone se do te kete levizje te lire te njerezve, mallrave dhe kapitalit. Mesa e kam kuptuar une procesin, shqiptaret kufizohen ne te drejtat, vecanerisht levizjen e lire pa viza, por BE eshte shume me teper se kaq, dhe shume me e komplikuar se kaq. Ka nje sere detyrimesh, qe Shqiperia duhet te permbushe para dhe gjate te qenit anetare, qe e ben perspektiven e hyrjes ne BE te papreferuar per mua.
Por kjo nuk ka te beje me ekonomine e tregut te lire dhe globalizimin, qe jane procese te cilat do te ndodhin dhe duhet te ndodhin per te miren e ketij vendi.
Mos harroni se ekonomi e tregut te lire, nuk do te thote futja e tre kompanive greke, duke mos lejuar kompani te tjera lokale ose jo te konkurojne me produktet e veta ne treg. Ajo qe po ndodh ne Shqiperi eshte nje forme kolonializimi dhe monopolizimi, qe nuk eshte e shendetshme per zhvillimin tone ekonomik.

me pak fjale...
 

StepbyAlbania

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Problemi eshte se neve shqiptaret nuk dijm "si te duam" qe te futemi ne BE. Jam shum i bindur se sikur edhe te ishim ekonomikisht te fort, s'do naj varshin fare .. per shume arsye, njera nder to; mentaliteti. Pastaj, ta dini, se per tu futur ne BE, ekonomia eshte rangu i fundit, paragjithash shtrohet pyetja ne tryezen e komisionit evropian: "Cfar nese Shqiperia hyne ne BE"?

PS. besoj se tema do ishte me produktive sikur te ishte titulli "Cfar nese Shqiperia hyne ne BE"? dmth; cfar i sjell bashkimit evropian?
 

Guest
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Brenda 10 vjeteve te ardhshem do hyjme me pahir.
Pastaj nuk i shikoni ato investime kolosale qe kane filluar te behen ne rrugen durres tirane? mos valle ato investime po i bejne shqiptaret??? komuniteti europian po investon o popull.
te hysh ne BE nuk do te thote me pase vize...kerkohen edhe standarte jetese dhe zhvillim tenkologjik i nje fare standarteve.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Shqiperia nuk e ka kaluar akoma fazen e provave. Shqiptari ka provuar shume gjera deri tani, shume me teper se kombet e tjera per vet faktin qe ne nuk jemi 'si te tjeret'.
Shqiptari ka provuar hajdutllikun, k*vllikun, kondrabaden, mashtrimin, poshterimin sic edhe guzhinen e huaj.

Dhe po ashtu sic po kthehen njerezit tek guzhina e shijshme tradicjonale, po ashtu do kthehen ata edhe tek traditat e dikurshme me vlere, ndershmeria, mikepritja, puna etj.

Per mendimin tim kushtet nuk jane pjekur akoma per hyrje ne BE. Pasi te jete pranuar kerkesa per pranim ne BE duhen edhe nja 10 vjet per pranim...
 

Pink^ Pearl

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Nuk e kane fajin shqiptaret qe nuk futen ne BE sic thoni ju , perkundrazi i kemi te gjitha mundesite problemi eshte qe politikanet tane nuk kane interes qe Shqiperia te futet ne Bashkimin Evropian sepse nqs nje gje e tille ndodh atehere duhet te japin llogari per veprimet e tyre ne kete menyre ata mund te veprojne lirshem pa nderhyrjen e askujt , keshtu qe per sa kohe do kemi keta njerez mbi krye ska per te pas perparim ky vend !
 

Marta

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Po nuk e shaj mor lal. e du fort. Po e ke pare si eshte katandisur! I ke pare se si kapardisen te huajt tek ne? rroga rroge, makina makine, qejfi qejf, e shijojne me shuma ata vendin sesa ne, e tek e fundit... tek e fundit sapo mbarojne misinin e tyre kthehen e bejne figuren e heroit ne vendin e tyre,se bejne raporte thua se rrezikojne cdo dite jeten.
Eh mer lal!
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Thinker! pse nuk te pelqen futja e Shqiperise ne Bashkimin Evropjanund mund te ma shpegosh?

Dhe ne se dikush mund te me shpegoje se cfare kriteresh duhet te plotesoje Shqiperia qe te jete e pranueshme ne Bashkimin Evropjan.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Fillimisht postuar nga Bukuroshja:
[qb]

Dhe ne se dikush mund te me shpegoje se cfare kriteresh duhet te plotesoje Shqiperia qe te jete e pranueshme ne Bashkimin Evropjan. [/qb]
Copenhagen criteria 1993

http://www.europa.eu.int/comm/enlargement/enlargement.htm

Vlerat Europiane (lexo vetem paragrafin e dyte dhe te trete)

http://europa.eu.int/eur-lex/lex/LexUriServ/site/en/oj/2004/c_310/c_31020041216en00110040. pdf

Pakti i Stabilizimit dhe Asocimit te cilin Shqiperia nuk e ka nenshkruar akoma por eshte ne fazen e negocjimit. Po te doni mund te lexoni dhe raportin e vitit 2004

http://europa.eu.int/comm/external_relations/see/albania/index.htm

http://europa.eu.int/comm/external_relations/see/sap/rep3/cr_alb.pdf

p.s jane ne anglisht, por nuk kam sjelle ndonje gje te re qe ndonje shqiptar nuk i ka degjuar /pf/images/graemlins/laugh.gif

kriteret e vena tregojne te mirat qe mund t'i vijne shqiperise :wave:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Fillimisht postuar nga Bukuroshja:
[qb] "Thinker"! pse nuk te pelqen futja e Shqiperise ne Bashkimin Evropjanund mund te ma shpegosh?

Dhe ne se dikush mund te me shpegoje se cfare kriteresh duhet te plotesoje Shqiperia qe te jete e pranueshme ne Bashkimin Evropjan. [/qb]
ka shume rregulla dhe shume paqartesi. Shqiperia dhe ne me te miren e alternativave duhet te hyje si anetar i shkalles se dyte. Shqiperia po te kete free trade agreements jashte BE ka me shume shanse per t'u zhvilluar ekonomikisht.

Kurse per kushtet, ato qe te ka dhene Dicki jane vetem per asocim-stabilizimin, kurse per BEne, Shqiperise i duhet te plotesoje te 30 pikat e aquis communitaire qe i gjen ne faqen e BE. Ketu do te gjesh me shume info
http://europa.eu.int/index_en.htm

duhet te jete edhe ne italisht...

procesi eshte i gjere e i gjate, dhe me pahir nuk e fut njeri shqiperine ne te, pavaresisht se c'mendon tu tu tu...
 

-MATTEO-

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

SHQIPERIA DO TE FUTET NE EUROPE NE VITIN 2015

sepse deri ne 2015 vetem 3-4 shtete nuk do te jene futur akoma ne BE; albania, serbia, macedonia edhe bosnja ndoshta. atehere do te thote europa ejani edhe ju te mjere, duke na terhequr nga veshi :rockband:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb]
Kurse per kushtet, ato qe te ka dhene Dicki jane vetem per asocim-stabilizimin, kurse per BEne, Shqiperise i duhet te plotesoje te 30 pikat e aquis communitaire qe i gjen ne faqen e BE. [/qb]
http://europa.eu.int/futurum/constitution/part1/title9/index_en.htm

vertet draft po kushtet jane te njejta

art 57. 2

ne fillim nenshkruhet marreveshja per asocim (qe nuk eshte neshkruar akoma) dhe aty vendosen kushtet per BE qe jane te ndryshme duke marre parasysh kushtet e cdo vendi ne vecanti qe deshiron te pranohet. 30 pikat cfare ishin?
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

BE nuk duhet ngaterruar me KE!

nga kjo vjen dhe gabimi qe 31 acquis communitaire shihen si kushte per BE.

BE eshte nje bashkim politik ne rradhe te pare qe perfshin dhe kollonen e trete.

pika e trete e Kritereve te Kopengages perfshin dhe acquis communitaire, por kjo ka te beje me teper me harmonizimin dhe implementimin e ligjeve te "four freedoms" qe eshte nje proces i vazhdueshem dhe per shtetet pjesemarrese ne BE.

megjithate ne nje teme si kjo me karakter shoqeror keto jane pak si teper, por kushtet perbejne dhe te mirat.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

e tha alinos, edhe dicku, qe çeshtja eshte goxha e komplikuar. mesa lexova nga postimi i hapeses se temes, çeshtja rrotullohej tek shoqeria shqiptare e difektet qe aq here jane trajtuar.

per te hyre ne europe duhen krijuar ato kushtet e siperpermendura. kto kushte permbushen duke kaluar disa mekanizma, siç eshte zhvillimi kulturor mbi te gjitha; kultura e punes, e respektit per punen tende dhe tjetrit, per ambjentin ku jeton e keshtu me rradhe.

duket, kur thuhet "ç'te mira mund te sjelle e futura ne europe", sikur dikush do te shtrije doren e te te japi ate qe ti ke enderruar prej kohesh. me pelqen te mendoj qe do fitojme shume duke ndryshuar ne si Shqiperi ne rradhe te pare, duke patur si piksynim Europen dhe standartet e saj.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

Po patet deshire mund te lexoni dhe kete material :

KLASA POLITIKE PENGON RRUGEN E SHQIPERISE DREJT BE

nga dr. Mirela Bogdanin, autore e librit "Shqiperia dhe Bashkimi Europian", dhe e para shqiptare, anetare e Partise Konservatore Britanike

http://www.kohajone.com/lexo.php?id=29689
 

arun

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

SHQIPERIA PROAMERIKANE DESHIRON INTEGRIM EVROPIAN

Megjithese me bindje proamerikane, Shqiperia ka si synim paresor integrimin ne BE, gje te cilen shpreson ta arrije ne afat te mesem perkrah vendeve te tjera ballkanike. Gjate krizes irakiane, si shume vende te tjera evropiane, kandidate per ne Bashkimin Evropian, edhe Shqiperia mori anen e Shteteve te Bashkuara, duke i cilesuar madje qeverite evropiane qe ishin kunder luftes, si mosmirenjohese ndaj rolit vendimtar qe luajten Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjate vitit 1944 per t'i cliruar nga zgjedha naziste. Madje, ajo ka qene njeri nga vendet e pakta qe dergoi trupat e saj te kembesorise ne Irak, megjithese kjo dergate ishte me shume simbolike, me vetem 75 ushtare. Ne shkembim Shqiperia, e cila ka shprehur po ashtu gatishmerine e saj per te lejuar baza ushtarake amerikane ne truallin e saj, shpreson ne mbeshtetjen aktive te Uashingtonit per t'u anetaresuar ne NATO rreth vitit 2005. Kjo perspektive kundrohet ne Shqiperi si nje hap me rendesi ne procesin e integrimit te saj ne bashkesine perendimore, per te cilen ajo enderron qe nga renia e diktatures komuniste, e njeres prej dikaturave me te egra qe ka sunduar atje per disa dhjetevjecare. Dhe qe prej "clirimit", nje ndjenje e forte proamerikane ka filluar te perhapet ne gjirin e popullsise se saj. Kjo ndjenje mori nje hov te ri me perfshirjen me 1999 te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne luften e Kosoves, perfshirje qe u pa me sy shume te mire nga shqiptaret.

"Per Shqiperine, Shtetet e Bashkuara perfaqesojne nje aleat strategjik te pazevendesueshem ne fushen e sigurise, por kjo ndjenje nuk i pengon shqiptaret te ndihen thellesisht proevropiane", i pohon nje diplomat ne Tirane, korrespondentit te Agjencise "Frans Press", Jean - Eudes Barbier.

Sipas perfaqesuesit te BE-se ne Shqiperi, gjermanit Lutz Salzmann, deshira per t'iu bashkangjitur Evropes behet edhe me e kuptueshme, kur dihet se BE-ja perfaqeson partnerin e pare te Tiranes per sa u takon ndihmave per zhvillim. BE-ja eshte angazhuar po ashtu ne nje program 5-vjecar ndihmash (2001 - 2004) prej 180 milione eurosh. "Te pakten 50% e ndihmave te huaja qe merr Shqiperia jane evropiane, ato i tejkalojne dukshem edhe ato te Shteteve te Bashkuara te Amerikes" - ve ne dukje ambasadori Salzmann. Qe nga janari, Tirana ka filluar bisedimet me Brukselin per nje marreveshje asocimi dhe stabiliteti me BE-ne, marreveshje qe duhet te nenshkruhet me se fundi me 004. E renditur nder vendet me te varfera te Evropes, me nje te ardhur per fryme prej 1300 dollaresh ne vit, Shqiperise nuk i mungojne megjithate mundesite per ta kapercyer kete prapambetje. Me nje bregdet me gjatesi prej me shume se 300 kilometrash, vendi shpreson shume nga turizmi per t'i dhene nje shtyse vendimtare ekonomise se tij te neperkembur. Kjo veprimtari, qe ka krijuar nje vlere prej 400 milione dollaresh per vitin 2002, nuk ka arritur megjithate te ndikoje dukshem ne buxhetin e brendshem kombetar me nje vlere modeste prej 1 miliard dollaresh, sepse ekonomia e turizmit eshte pjese perberese e ekonomise se zeze, qe i shpeton kontrollit te shtetit. Reformat e ndermarra nga pushteti kane si qellim te luftojne ekonomine e zeze, e cila perfaqeson 60% te asaj zyrtare. Ekonomia informale ushqehet po ashtu edhe nga te prurat e diaspores, rreth 700000 emigrante, dhe per me shume edhe nga operacionet e pastrimit te parave, te kontrolluara nga mafia, e cila mbetet teper e fuqishme ne vend.

"Tani per tani vendi do te fundosej pa kete lloj ekonomie", mendon Salzmann. E stabilizuar ne planin politik, Shqiperise i nevojiten megjithate disa dhjetera vjet per te rimarre veten, per te mposhtur krimin e organizuar dhe per t'iu bashkangjitur trenit te vendeve fqinje drejt BE-se, perkatesisht Maqedonise, Kroacise dhe federates serbo - malazeze, ve ne dukje Jean - Eudes Barbier.

Koment i AFP-se
 

MLK

Primus registratum
Re: A besoni tek futja e Shqiperise ne BE. Nese po c'te mira mund te sjelle?

BE-ja sapo integroi disa shtete si Polonia, Chekia, Hungaria e ne 2007 pret te integroje Rumanine e Bullgarine e kjo po i hap jo pak probleme pasi ekonomite dhe mentaliteti ne keto vende kane nje diference te madhe me ate te Evropes perendimore. BE-ja perpara se te integroje shtete te tjera ne gjirin e vet duhet ne fillim te asimiloje keto shtete te integruara e per kete i duhet nje periudhe 10 vjeçare (mos harrojme se RF e Gjermanise kur u bashkua me RD Gjermane ne 1991 ishin nje shtet me pare e me te njetat tradita e sot dhe pse kane kaluar 14 vjet prape papunesia ne lindje eshte dy here me e madhe se ne perendim pra vazhdon akioma integrimi). Keshtu qe per mendimin tim BE-se i leverdis te mbaje Shqiperine ne Stand by et pasi te kete mbaruar problemet e veta te shohe ndoshta nga 2020-ta per te gjetur nje vend ne BE dhe per ne (parashikime 20 vjeçare eshte teper veshtire te besh po ky eshte mendimi im).
Shqiperia nga ana e saj eshte e pa afte me politikat qe ben te perfitoje me te vertete nga futja ne BE pasi nuk ka snje lloj strategjie te vertete. Deri me sot asnje politikan apo minister integrimi ska qene ne gjendje te dali e te shpjegoje konkretisht perfitimin e nje shqiptari te thjeshte nga hyrja ne BE, çfare do te ndryshoje kjo hyrje ne jeten e nje shtetasi e si do ta ndryshoje! Nuk e ve ne dyshim qe ka plot avantazhe po me qen i sinqerte kurre skam degjuar njeri ti shpjegoje popullit pse duhet te hyjme.
 
Top