Perlat e '80
Me kanaqen aaaq shume kujtimet e juaja /pf/images/graemlins/angel.gif
Dahlia dhe une e mbaj mend Parakalimin, do te kem pare patjeter /pf/images/graemlins/smile.gif
Mbaj mend me 2 Prill 85 me kishte dale perpara tek treni nje shok klase, gjinokastrit. E une papritmas i thash, Berti ai do vdesi, gjithcka do ndryshoje. (athere ka qene akoma koha qe duhej te qepje gojen)!
Ai me tha:- gjithcka do shkoje mire ai e ka pregadit zevendesuesin, po ti pse mendon ne vdekjen e tij?, se di i thash, s mendova ne fakt, ishte thjesht nje...as une se di nga me erdhi!
Me 10 Prill shetisja vetem, komplet vetem (s ka qene normal athere qe nje goc te shetisi vetem, po hajt...)!
Bulevardin e tiranes e kishte pushtuar nje heshtje kumbuese, qe thoshte aq shume, mua me dukej papritmas bulevardi i tiranes i shkurter, sikur pemet rreth saj ishin mbledh koke me koke ne "kuvend", sikur aroma e luleve, qe kundermonte fuqishem ne ate bulevard ishte "ngrire", sikur njerezit s merrnin fryme...
Dikur mberrita ne dhomen time, shoqet flinin, mora ditarin e dola ne koridor qe mos te ndizja driten, e shkruaja...nga ai ndijim qe me kishte gllaberuar kisha nje ndienj qe athere se pershkruaja dot...
Te nesermen te gjithe iken ne shkolle, une isha "semure", nejta ne krevat...
vec kur degjoj nje ulurime te nje llahtarie te panjohur deri athere...dal me vrap me kemish nate ne koridor...pyes cfare keni?, njera me tha ka vdek xhaxhi...
ky cast me eshte ajo pjes filmi qe...