'80

S6T6N6

Forumium maestatis
'80

e pra kjo teme quhet vitet 80. Ju ftoj ti rikthehemi fenomeneve qe erdhen ne vitet 80 ne shqiperi.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: '80

...psh per tju fut ne teme, une nuk mund te harroj dot tallonet. Mbaj mend qe te merkurave shkoja me mor 1 kile mish vici, ose 2 pako mish te grim dhe 1 shufer sallom, ose nje pule hungareze. Ky racion javor shoqerohej dhe me 10 kokrra veze, 1 kile sheqer, miell...

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: '80

Kot ia fut /pf/images/graemlins/smile.gif Ku ishte lista kaq e gjat sa e ben ti /pf/images/graemlins/smile.gif Megjithse ju ne Tirane jetonit me mire se ne fukarenjte e rretheve!
 

Blendi

Primus registratum
Re: '80

Nje dite qe e mbaj mend si sot, eshte andej nga mesi i viteteve '80, me saktesisht 11 Prill 85. Une me ca shoke kishim dale nga Ekspozita Shqiperia sot te kapur dore per dore, ishim veshur te gjithe me te bardha...perparse kopshti. Po dilnim "eskursjon", dielli shkelqente...

Edukatore Taibeja nisi te qante me ngasherim. U kthyem mbrapsht ne kopesht, ku drejtoreshe Flora na tha se kishte vdekur xhaxhi Enver. Edukatoret qanin te gjitha. Kur po shkoja ne shtepi me gjyshin radiot qe jepnin lajmet degjoheshin me ze te larte nga apartamente te ndryshme, akoma kishte njerez qe qanin rrugeve. Une akoma nuk kisha mbushur 6 vjec, kuptova se kishte ndodhur dicka e rende, por s'isha ne gjendje te kisha gjykimin tim.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: '80

Mileti i kishte mbush nga frika se po mos qanin do rraseshin ne burg me akuzen qe u gezove qe na vdiq udheheqesi jone i dashur, dhe o burra e gra kush te lozte teater, njera me mire se tjetri. Cfare frike!

Ne vitet '80 ishte periudha e barcaletave me te bukura politike qe vinin kryesisht nga Shkodra. Ja nje prej tyre:
Nje aeroplan me 1 shipetar, nje amerikan dhe 1 francez bie nje nje vend te humbur ne afrike ku jetonte nje fis kanibalesh. Fisi i kap pasagjeret e avionit dhe pasi mblidhen te gjithe dhe flasin me nj-tj se cfare te bejne me keta njerez te civilizuar i thone: na thoni nje fjale qe ne nuk ja gjejme dot kuptimin qe te shpetoni, nese e gjejme kuptimin e fjales do ju hame te gjalle. Fillon amerikani i pari e thote: enciklopedi. Mblidhet fisi i kanibaleve koke me koke dhe pasi flasin me nj-tj i gjejne pergjigjen fjales dhe amerikani perfundon ne barkun e tyre te uritur. Radha i vjen francezit i cili duke konsideruar injorancen e ketij fisi jep fajlen: anije kozmike. Mblidhet fisi ne mbledhje koke me koke dhe pasi diskutojne me nj-tj i gjejne kuptimin fjales dhe francezi i shkrete perfundon ne hell. I vjen me ne fund radha shqipetarit qe tha fjalen: Plenium. U mblodh fisi si zakonisht koke me koke, vrane mendjen e vrane mendjen dhe nuk e gjeten dot cfare eshte pleniumi e pasi i dhane lirine shqipetarit e pyeten se cfare eshte. Shqipetari ju pergjigj: kur nje grup njerezish kanibale mblidhen koke me koke per te vendosur te hajne nje njeri /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: '80

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif Shume e bukur, por ne vitet '80 ia tregoje dot vetem te afermve me ze te ulet se Partia i kishte veshet me te gjate se te gomarit dhe hynin kudo.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: '80

Po, eshte e vertete, por aty ishte vlera se ishin te ndaluara. Si librat e Dostojevskit qe transmetoheshin dore me dore, ashtu cope-cope nga perdorimi dhe e fshehura.
 

Dolores

Primus registratum
Re: '80

Edhe une nji dite te bukur ne vitet 80 kisha zene rradhen e 2ta per djath bashke gjyshen time....vjen furnizimi gati te hapen dyerte....njerzit shtyheshin e shtyheshin aq shume sa dera prej xhami thyhet edhe disa copa te medhaja bien mu mbi koken time ..............gjaku me mbuloi fytyren edhe perfundova ne spital me nji carje te madhe ne koke qe e ndjej edhe sot e kesaj dite.............por gezimi me i madh qe qe gjyshja ime mori djathin e para ne rradhe /pf/images/graemlins/laugh.gif ...edhe mendo ne ate kohe vuante jugu per djath e gjalpe....qe ne ishim burimi i kryesor i bulmetit /pf/images/graemlins/shocked.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: '80

Meqe jemi te histori rradhash ne vitet '80...andej nga viti '88 gjyshi im bashke me baxhanakun e vet, xha Hamdiun po mbanin rradhen gjithe naten per gjelat e vitit te ri.

Flasim te dyqani i mishit tek Ura (perballe shkolles Vasil Shanto ne Tirane). Rradha atje ishte nja 400 veta, dhe nuk ike dot se te zihej, robt e gdhinin. Xha Hamdiu si i lodhur, dhe meqe Dhjetori i Tiranes eshte i bute dhe e lejonte vendos te ulet te bari buze lanes andej nga ora 3 e mengjesit. Sa u ul Hamdiu e djeu qe kishte zene dicka nen vete, nje cop m#t te madh qe e perleu me pantallona e me pallto bashke... ashtu i perlyer vajti deri ne shtepi.

JA CA TE BO RRADHA E MODHE NOTEN. KUJDES M#TIN!
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: '80

Tek i njejti dyqan mishi me kujtohet qe nje dite te bukur me diell po mbanim rradhen (bashke me motren) per pula hungareze. Ishim te gjithe para dyqanit dhe si zakonisht duhej te prisje gjate dhe kishte plot njerez(kur ti donte qefi shitesit ta hapte) dhe kasapi doli jashte si i çmendur duke mbajt ne dore nje çark te madh me nje mi gjigand brenda.
Po ça qefi pastaj se i hodhi nje kazan me uje te zier siper dhe miu prape nuk ngordhi.Nje spektakel i papare te rradha e mishit,qe atehere jam bere vegjetariane.... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: '80

Tek lulishtje perballe Ekspozites "Shqiperia Sot" luanim gjithe diten me top ose me litar. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif Kur korrnin barin dhe e linin te mbledhur me grumbuj te medhenj,kishim shpikur nje loje "kush mbetet me bar - barre " dhe futeshim poshte garrumllit dhe mbuloheshim me te dhe kur ktheheshim ne darke ne shtepi nuk dalloheshim me se kush ishim, nga zhuli dhe ngjyra jeshile /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/grin.gifHeeem akoma e kujtoj aromen e barit te fresket dhe zerat tane qe luanim dhe qeshnim neper lulishte me kumbojne ne veshe....
 

regele

Forumium maestatis
Re: '80

Une mbaj mend qe njehere, me nje shok, sa per gallate zume rradhe tek bulmeti dhe kush na pyeste pse rrime ne rradhe, thoshim: Do vij djath! dhe do ti, u be rradha nja 50 veta! Ama ishin gati te na rrihnin kur erdhi shitsja dhe tha qe nuk ka djath per tere javen!
 

eddantes

Primus registratum
Re: '80

ka pas qene njefare shtangisti i mirenjohur alexander Kondo, dhe ky djali filloi si polic ke 326ta, vjen karroca me kale me qymyr ke shkolla sami farsheri. kur donte me u nis jevgu i bjen kalit me kamxhik e nuk ecte karroca. Ky polic i me rroba ushtarake e kicshte kap karrocen nga mbrapa dhe nuk e lente me hec, gjithe samiu tu qesh me te madhe.....
 

D-J

Forumium maestatis
Re: '80

albano dhe romina power ne pallatin e kongreseve /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: '80

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
e pra kjo teme quhet vitet 80. Ju ftoj ti rikthehemi fenomeneve qe erdhen ne vitet 80 ne shqiperi.

[/ QUOTE ]

1986

Shqiperia merr huane e pare nga Italia.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: '80

1981 - Linda une /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nga fundi i viteve 80' jane shitur xhinset e para, nuk e di nga kishin ardhur. Mami im ka ndenjur me ore ne rradhe per te me blere nje pale qe i vesha pas 2 vjetesh, aq te medhaja me rrinin. Ne ate kohe kane dale neper librari edhe mbeshtjelleset prej plastike per libra dhe fletore, ato me ngjyra blu, te kuqe, te verdha e jeshile.

Me duket se ne 89' eshte larguar Ismail Kadareja per ne France. Im ate ishte ne spital kur e mori vesh. Mbaj mend qe tha: "Kur mbytet anija, minjte jane te paret qe ia mbathin".
 

ujku81

Primus registratum
Re: '80

1981 kom lind dhe une. /pf/images/graemlins/laugh.gif

1986 - 5 vjec mbaj mend gjithe burrat dhe cunat e pallatit te mbledh ke shtepia e komshiut (ishte e madhe 3 dhoma e kuzhine) tuj pa finalen e boterorit (ata qe ishin tifoza te gjermaneve dolen tuj shajt ne fund). /pf/images/graemlins/laugh.gif

Keto skena masive perseriteshin cdo fund viti kur jepej festivali se njeri ne pallat kishte TV me ngjyra. Komentet per fustanet qe vishnin kengetaret ishin spektakel. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mbaj mend ca te diela pastaj qe binte alarmi dhe shikoja ata te shtepise qe zbrisnin me vrap. Mua dhe vellain na mbyllnin brenda ne shtepi, se merrja vesh kur venin, derisa nje shok qe ishte cik me i modh (7 vjec) me tha qe baballaret tane kur binte alarmi futeshin tek bunkeri i madh qe kishim ne lagje qe te mbyste era e m****(strehimi nentokesor tek lagja ishte i gjate sa nje fushe futbolli). /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

ados

Primus registratum
Re: '80

Mbaj mend Electrik blue,..
cdo te premten naten..tek jugosllavi
Edhe nja kater shpulla nga plaku..qe me thoshte.."une kujtova qe flije gjume, por ti me shikon..pacavuret..POR NA JA BERI SYRI..kur i pa ne Tv....
Cdo te premte flinte vete ne kuzhine pastaj ku íshte edhe tv..gjasme lexonte gazeten deri vone..
12 vjec atehere..
 

ujku81

Primus registratum
Re: '80

haha Blendo me kujtove xha Barken, Robin dhe Rozin dhe gomarin Inatcor /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 
Top