6 vllazen vrasin Alfred Gegen prej Rrubiku
Mirdite - Nje ngjarje e rende e ndodhur ditet e fundit te dhjetorit, ka sfumuar madheshtine e festave te Vitit te Ri. Mbi 2000 vete kane percjelle per ne banesen e fundit nje te ri nga qyteti i Rubikut, i cili eshte masakruar me thika nga 6 vellezer bashkekombas te tij, me banim ne Durres, por me origjine nga Mirdita. Ngjarja ka ndodhur ne Peskara te Italise, ku viktima Alfred Gega nga Rubiku, i martuar me dy femije, qendronte prej vitesh si emigrant me dokumentacion te rregullt. Shtatlarte dhe teper i fuqishem, ne shume raste, pati qene mburoje dhe mbeshtetje e emigranteve, sidomos mirditoreve ne kete zone. Ende nuk dihen me saktesi shkaqet qe sollen konfliktin me vellezerit Coku nga Mirdita, por burimet saktesojne se pas nje konflikti te ndodhur dite me pare, keta te fundit i kane telefonuar per t'u sqaruar. Vete Gega e ka pranuar nje kerkese te tille dhe ka dale ne takim. Teksa njeri nga vellezerit i ka dhene doren, tjetri e ka goditur fort me leve ne koke. Ne ate cast turbullimi nga goditja e befasishme, gjashte thikat ne duart e agresoreve kane bere punen e tyre gati ne gjithe pjeset e trupit e sidomos ne qafe. Vdekja ka qene e menjehershme, nderkohe qe eshte plagosur rende edhe nje i ri tjeter po nga Rubiku me mbiemrin Dedushi. Policia italiane ka mundur te prangose atentatoret, por do te jene hetimet ato qe do te zbardhin ngjarjen.