30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut
Qeveria pritet të miratojë sot projektin për vënien në dispozicion të SHBA-së të trupave shqiptare
Komando shqiptare për luftën në Irak
Ministri i Mbrojtjes bën gati projektligjin. Majko: Gjithçka e vendos qeveria
TIRANË - Qeveria “Nano” pritet të miratojë sot projektligjin për të dërguar ushtarë shqiptarë në rast ndërhyrjeje ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Irak. Në dispozicion të SHBA-së, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes do të jetë 30 ushtarë shqiptarë, por numri i saktë akoma nuk është vendosur në mënyrë përfundimtare. Me një iniciativë të Ministrisë së Mbrojtjes është hartuar një projektligj që do të japë të drejtën bashkëngjitjes së bashku me SHBA-në në luftën kundër Irakut, nëse do të ketë një ndërhyrje ushtarake. Sot, qeveria do të zhvillojë një mbledhje urgjente për të kaluar këtë projekligj, i cili do të mund të krijojë mundësinë e lënies në dispozicion të SHBA-së të një pjese të trupave shqiptare Komando. Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar dje një takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Pëllumb Qazimi. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko tha mbrëmë për “Shekullin”, se “për këtë çështje kemi dërguar disa propozime, por nuk mund të jepen detaje derisa gjithçka të vendoset nga ana e qeverisë”. Sipas burimeve mësohet se akoma nuk janë caktuar modalitet përfundimtare për numrin e saktë të ushtarëve shqiptarë, të cilët do të vihen në urdhrat e komandës amerikane.
Parlamenti
Qeveria në ora 12.00, do të kalojë sot këtë draft të përgatitur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që ta shqyrtojë atë me një procedurë të përshpejtuar. Burime pranë Këshillit të Ministrave kanë pohuar mbrëmë për “Shekullin” se kryeministri Nano do t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbit për ta shqyrtuar këtë nismë të ekzekutivit me procedurë parlamentare të përshpejtuar, për ta miratuar atë, kjo për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare në lidhje me çështjet e Irakut, të cilat janë tepër të ngjeshura dhe me “surpriza”. Nëse Kuvendi do ta miratojë këtë projektligj, duke iu përgjigjur pozitivisht dërgimit të trupave ushtarake shqiptare në Irak, do t’i mbetet Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë masat e duhura. Shqipëria do të jetë një thjetër shtet, kandidat për në BE që do të dërgojë trupa ushtarake të saj, nën komandën amerikane për luftën e mundshme në Irak. Ndërkohë që shtetet e tjera aspirante për në BE, kanë deklaruar se janë të gatshëm për të lejuar hapësirat ajrore SHBA-së, në rast sulm ushtarak në Irak. Një vendim të tillë ka marrë më parë edhe shtetit shqiptar.
Ushtarët
Sipas projektit paraprak parashikohen të jenë 30 ushtarë shqiptarë nga forcat Komando për t’u dërguar në luftë në Irak. Ata do të jenë në dispozicion të SHBA-së për t’u përfshirë direkt në veprime ushtarake ose për një mision të mundshëm paqeruajtës pas luftës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Pëllumb Qazimi tha dje se nuk ishte i gatshëm për të dhënë detaje për këtë mision pa u marrë më parë vendimet politike. Për trupat Komando shqiptare do të jetë misioni i tretë paqeruajtës pas Bosnjës dhe Afganistanit.
Bledar Hoti