30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

XimiTr

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Po po por reagimet e para erdhen nga Europa per rishikimin e ndihmave per Shqiperine per kete idiotellik te rradhes qe beri !
Po nuk ka gje se do na ndihmoje Amerika si gjithmone (asnjehere kuptohet !!).
Gjynah per ata komando qe do te shkojne atje se nuk do ti dhimbsen njeriu pervec se familjeve te tyre ! Sepse ne ndonje fatalitet qeveritaret shqiptare do te mjaftohen me ndonje vizite kortezie dhe ndonj dekorate (si gjithmene ne raste te tilla !)
Sepse ata per te ruajtur karriket e tyre jane gati te cojne ne lufte pa princip gjithe shqiptaret pervec femijeve te tyre !
 

u74

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] rregull e ke ti po problemi qendron aty se keta "ushtaraket" nuk kerkojne te hyjne ne SHBA por ne BE.
A eshte i vertete lajmi qe ti servir ketu apo jo, kete po e leme menjeane po po qe se eshte keshtu atehere ata "vullnetaret" e tu patjeter kujtojne se do shkojne ne Irak vetem per te bere roje magazinash si ne Bosnje ose Afganistan.


Kastriot [/qb]
More Abdi alias Kastriote, keta "Vullnetaret e mije" qe sic i quan ti komandosit shqiptare! Ma mer mendja se e dine shume mire se ku do shkojne dhe c'fare do bejne.

Ti ke te drejten te keshe iluzionet e tua si njeri, por mos i fute te gjithe ne nje "thes" me veten tende .
 

Durrsaku_King

Forumium praecox
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

une them <span style="font-weight: bold">poshte lufta poshte presidenti i shqiperise moisiu</span> amerika po na deshi le te na ndihmoje seriozisht edhe ne te futemi aty ku te na kerkojne e jo kot me kot si puna e budallait.... &quot;ka lufte&quot; thot presidenti- &quot;ne jemi te paret gati per te luftuar&quot; si ne kohen e diktatures se enverit... <span style="font-weight: bold">jo i dashur president se jemi ne 2003 edhe skemi buke per te ngrene akoma </span> nese je i afte te nxjerresh fitime nga lufta atehere mbase.... por edhe pa buke edhe ne lufte nuk e pranojme
 

u74

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga Durrsaku_King:
[qb] une them <span style="font-weight: bold">poshte lufta poshte presidenti i shqiperise moisiu</span>
[/qb]
Ngadale durrsaku_king .....

Se mos do na thuash rrofte Haxhi Qamili?!!!!

Se edhe baltaxhi ka qene .

<span style="font-style: italic">Nuk tolerohen ofendimet personale!</span>
 

Albinos

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

<span style="font-weight: bold">SHBA: JU S'E IMAGJINONI SI DO T'JU NDIHMOJME</span>

Zv/sekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage, priti ne nje takim ambasadorin e Shqiperise ne SHBA, dr.Fatos Tarifa. Zv/sekretari amerikan i Shtetit shprehu vleresimin e larte te pales amerikane per qendrimin qe Shqiperia po mban me konseguence ne ceshtjen e Irakut. &quot;U ndjeva shume krenar kur lexova letren e kryeministrit Fatos Nano botuar ne &quot;Boston Globe&quot; tha ai. Armitage ka vleresuar nder te tjera qendrimin e vendosur te qeverise, parlamentit shqiptar dhe perkrahjen e ofruar nga vendi yne. &quot;Qendrimi Juaj ka bere te ne pershtypje te vecante. Shqiperia tashme ka dale ne krye te radhes. Ne ua themi tani kete me fjale dhe do ta provojme me vepra. Nese fillon lufta ne Irak ne do jemi krenare qe perkrah ushtareve amerikane do kete edhe ushtare shqiptare, te cilet do vendosin paqen. Pjesemarrja juaj ka nje vlere te vecante&quot;, u shpreh Armitage. Sipas tij, aleanca ne ceshtjen e Irakut do kete efekte shume pozitive ne marredheniet dypaleshe dhe jo thjesht ne fushen ushtarake. &quot;Pas luftes, kjo do influencohet ne marredheniet tona ne drejtime, te cilat as qe mund te imagjinohen tani&quot;

e.nasi


Parlamenti shqiptar ka miratuar dje me unanimitet te plote aktin normativ te qeverise per dergimin e nje force ushtarake ne rajonin e Gjirit Persik. Nga ana e deputeteve te gjitha forcave politike, nje akt i tille eshte pershendetur duke e justifikuar me te drejten per mbrojtjen e paqes ne rajon dhe me gjere. &quot;Ky akt eshte koherent gjithashtu edhe me rezolutat e para pak diteve te Kuvendit te Shqiperise. Ato do te kontribuojne ne stabilitetin, zgjidhjen e krizave, sigurine rajonale&quot;, deklaroi ne lidhje me nje fakt te tille kryeministri Nano. Sipas tij, Shqiperia perfundimisht eshte shnderruar nga nje vend qe pak vite me pare i drejtoheshim per te mbrojtur me trupa te huaj, sigurine dhe stabilitetin, ne nje vend te cilit i kerkojne te kontribuoje ne stabilitetin, zgjidhjen e krizave, sigurine rajonale dhe globale. Nje fakt i tille eshte permendur edhe nga shume deputete te Kuvendit, te cilet pershendeten nismen e ndermarre nga qeveria shqiptare. Sipas tyre, kjo pjesemarrje eshte vertete e denje dhe &quot;ne jemi te gatshem te bashkeveprojme me strukturat e sigurise euroatlantike qe prodhojne me shume stabilitet e garanci per paqen dhe sigurine e vendit&quot;. &quot;Falenderoj ne menyre te vecante opoziten shqiptare qe mbeshteti pa medyshje kete proces dhe e konsideroj kete shprehje te vullnetit politik prej saj, si shprehje bashkepunimi qe mund dhe duhet te vazhdoje per interesa prioritare te zhvillimit dhe integrimit te atdheut&quot;, pohoi kryeministri. Pas tij, deputete te opozites kane reaguar ne menyre pozitive ndaj marrjes se nje vendimi te tille prej qeverise shqiptare. Ndersa ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ka sqaruar se ''rruge do te ndjekin 70 trupat shqiptare. Sipas informacionit qe ai dha per Kuvendin, atyre iu eshte caktuar vendi dhe koha e stervitjes prej 7-10 ditesh. Gjithashtu, Majko pohoi se per trupat shqiptare po pergatitet nje fushate logjistike dhe psikologjike e pergatitjes se tyre per ne token e luftes. Ne perberje te ketyre trupave do te jene reshtere dhe specialiste te pergatitur te forcave komando. Interesant ishte propozimi i paraqitur nga deputeti Tepshi, sipasa te cilit ne dikasterin e Puneve te Jashtme te ngrihet nje grup Task Force, i cili te mbikqyre mbarevajtjen e trupit tone perfaqesues ne Irak.

E.Nasi
 

Albinos

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

<ul style="list-style-type: disc">[*]Nano: Akt për të goditur të kaluarën dhe rreziqet. Berisha: Jemi të lirë dhe ia detyrojmë SHBA-së[/list]


<span style="font-weight: bold">Parlamenti, 109 vota pro komandove shqiptarë në Irak </span>
TIRANË-Parlamenti shqiptar voton në unanimitet të plotë aktin normativ për dërgimin e trupave komando në Irak. Pozita dhe opozita kanë qenë pro miratimit të këtij akti, duke e cilësuar si një obligim madhor ndaj SHBA-së për mbështetjen që i kanë dhënë ato Shqipërisë, veçanërisht ndaj luftës së Kosovës. Me 109 vota pro, një abstenim të socialistit Taulant Dedja, Parlamenti miratoi dje në drekë aktin normativ të qeverisë. Republika e Shqipërisë i lë hapësirën ajrore, territoriale koalicionit ndërkombëtar për luftën ndaj terrorizmit, si dhe 75 trupa komando do të jenë në dispozicion të SHBA-së për luftën e në Irak. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në fillim të diskutimeve tha dje se e mbështet këtë akt normativ dhe e përgëzoi për herë të parë qeverinë &amp;#8220;Nano&amp;#8221; për vendimin e marrë në krah të SHBA-së. &amp;#8220;Ne jemi të lirë dhe këtë ia detyrojmë SHBA është kënaqësi e veçantë për ne që të kemi mundësi që të jemi krah për krah me ta. PD është një parti që në filozofinë e vet nuk e do luftën, por paqen, sërish e konsiderojmë legjitim rrëzimin e diktaturave dhe këtyre regjimeve. Ne mbështesim qëndrimin e presidentit Bush dhe të koalicionit ndërkombëtar, për faktin se ne si miq të kombit arab i bëjmë të ditur se voat e lirë është rruga e vetme e prosperitetit dhe paqes. Është krenari e veçantë që të jemi përkah SHBA-së&amp;#8221;,-tha në fjalën e tij Berisha. Ndërkohë që një akti i tillë normativ nuk ka lënë pas edhe inatet politike të brendshme. Lideri i opozitës e ka theksuar se në traditën e kësaj qeverie, akti normativ është një zhvillim pozitiv. Të gjithë përfaqësuesit e partive opozitare e kanë mbështetur këtë akt normativ.
Nano
Rreth këtij vendimi, kryeministri Fatos Nano u shpreh se &quot;me këtë akt po ndërmarrim një hap koherent në përputhje me angazhimet për integrimin euroatlantik të vendit dhe bashkëveprimin në kuadër ndërkombëtar për të goditur të kaluarën dhe rreziqet që kërcënojnë rajonin dhe paqen në tërësi&quot;. &quot;Ky akt është koherent edhe me rezolutën e miratuar disa ditë më parë në Kuvend dhe është vazhdim i aktivitetit të vendit në 12 vitet e fundit, i transformimeve rrënjësore në strukturat ushtarake, në përafrimin e elementëve dhe bashkëveprim të saj me SHBA dhe sidomos me NATO-n&quot;, -tha kryeministri Nano. Më tej, kryeministri falenderoi dhe opozitën për mbështetjen e shprehur në seancën e sotme për këtë vendim. &quot;Maxhoranca socialiste e vlerëson si shenjë të vullnetit për bashkëpunim&quot;, -tha ai. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, u shpreh se &quot;ky mision është pjesë e koalicionit ndërkombëtar në mbështetje të luftës kundër terrorizmit, krimit dhe pro paqes&quot;. Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, deputeti i PSD-së, Paskal Milo në diskutimin e tij tha se &amp;#8220;vendimi i sotëm nuk është njëanshmëri dhe nuk e vendos Shqipërinë në pozitat e sanduiçit, Shqipëria është e lidhur me Europën, po aq sa është e lidhur me SHBA-në&amp;#8221;.
Bledar Hoti


Dedja: Shqipëria nuk duhet të përfshihet në luftë
TIRANE- I vetmi deputet shqiptar që dje abstenoi për dërgimin e 75 komandove në Gjirin Persik ishte socialisti Taulant Dedja, i cili duke argumentuar qëndrimin e tij u shpreh për &amp;#8220;Shekullin&amp;#8221; se &amp;#8220;Votova në këtë mënyrë sepse nuk mendoj se Shqipëria duhet të përfshihet në këtë shkallë në një të luftë të tillë&amp;#8221;. Dedja është i mendimit se vendi ynë nuk duhet të përfshihet në asnjë lloj konflikti, qoftë edhe simbolikisht. &amp;#8220;Jam kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në luftë&amp;#8221;,-thotë ai ndërsa shton se ky është një qëndrim pacifist. Arsyetimi i tij shkon më tej kur shton se &amp;#8220;me këtë qëndrim unë mendoj se bëhem edhe zëdhënës i shumë qytetarëve shqiptarë që janë të mendimit se nuk duhet të përfshihemi në këtë konflikt&amp;#8221;. Sipas tij, vota abstenuese dje në Kuvend nuk ka të bëjë fare me ndonjë interpretim antiamerikan apo proevropian, por është rrjedhim logjik i qënies së tij deputet i një force të majtë që përgjithësisht ka natyrë pacifiste.
 

Herkuli

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Cfare kenaqesie e papare
shkojne ne lufte ushtare shqiptare
Nga gezimi zemra mal
shpirti me gufon si kal

Amerika vete e vulosi
dhe pse humbje s'njeh kollosi
Hic e shkreta nuk e di
ku vene shqiptare, fat i zi

Italia atehere humbi
kunder grekut si merhumi
se ushtare shqiptare vane
qe tu sulmonin vatane

Ne luften civile ne spanje
me gjak bene komunistet banje
atje ishin prape shqiptare
komuniste, katunare e proletare

Per Sadam, bekim i madh
shqiptaret do u behen gardh
se qimen e derrit kane
 

I love new york

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Ja hudhe ti se po te ishe ne Shqiperi te kishin kap prej leckash dhe te conin ushtar me luftu Sadamin. Se mos eshte si ne USA qe po deshe shkon ushtar dhe po deshe nuk shkon, ne Shqiperi nuk te pyt njeri! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
eshte me deshire deri ne momentin qe nuk eshte deklaruar &quot;lufte&quot;. nqs po dhe ti kerkohesh te shkosh atehere ti je i detyruar. dhe nqs rrefuzon ka konseguenca jo te lehta.
 
I

insane

Guest
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut
 

Albinos

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

<span style="font-weight: bold">AMERIKA NUK DO T'JU HARROJE</span>

<ul style="list-style-type: disc">[*]Kryeministri Fatos Nano mori dje nje leter nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ne kuader te disa letra falenderimeve qe Presidenti amerikan u ka derguar vendeve qe e kane mbeshtetur Ameriken ne luften ndaj Irakut.[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]Ne nuk do t'i harrojme ata qe na kane dale ne krah[/list]
, shkruan Bushi ne mesazhin drejtuar Nanos, duke lene te kuptohet se mbeshtetja per Shqiperine, nga ana e autoriteteve amerikane do te jete shume e madhe.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Ne kete moment historik dua t'Ju shpreh mirenjohjen e popullit amerikan per mbeshtetjen qe Ju dhe qeveria Juaj i ka dhene deri tani luftes globale kunder terrorizmit. Ne operacionin per nje liri te qendrueshme, Shqiperia coi trupa ne Afganistan ne mbeshtetje te ISAF dhe siguroi arme dhe municione p`r ushtrine kombetare afgane. Brenda vendit, qeveria juaj ka ndermarre veprime energjike per te ndeshkuar terroristet dhe mbeshtetesit e tyre financiare duke bashkepunuar ngushte me Shtetet e Bashkuara. Kontributet e Shqiperise jane te njohura dhe te vleresuara dhe ne nuk do t'i harrojme ata qe na kane dale ne krah, shkruan Presidenti amerikan Xhorxh Bush.[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]Ai shprehet nder te tjera ne leter se do te duhet te perballojne nje sfide te rendesishme se shpejti, per shkak te kundervenies se Sadam Huseinit ndaj botes. Ne e vleresojme lart gadishmerine e Shqiperise ne mbeshtetje te perpjekjeve te Koalicionit. Keto veprime evidentojne edhe me shume rolin e Shqiperise si nje kontribues i rendesishem i sigurise rajonale dhe globale, shkruan Bush.[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]Me pas ai shprehet se Lidershipi konsiston ne perballimin e sfidave. Bota po perballet me sfida te medha ne kete shekull te ri qe variojne nga armet e shkaterrimit ne mase e deri te terrorizmi, krimi i organizuar si dhe shtetet qe e mbeshtesin dhe e inkurajojne terrorizmin. Asnje vend nuk mund t'i luftoje keta armiq i vetem; suksesi varet nga bashkepunimi sa me i gjere i mundshem nderkombetar. Kjo eshte bindja dhe angazhimi im. Kontributi i Shqiperise ne kete perpjekje eshte mjaft i shquar, dhe une e vleresoj lart ate, perfundon letren e tij Presidenti amerikan Xhorxh[/list]
 

kastriot

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

<span style="font-weight: bold">Na more Albinos me ngadale me &quot;lavderimet&quot; se ti deri tani hiqeshe si &quot;I DJATHTE&quot;(Shiko postimet e tua nen pseudonimet Nardi, Anton etj tek ajo palo faqe interneti e quajtur gjoja edhe &quot;e djathta(katolikocentriste) shqiptare&quot;) dhe nuk ke lene gje pa thene e share Fatosin e Enverit dmth Fatos-in (e) Nano-s.
Apo ke komplekse me te nderlikuarase ato te inferioritetit?????????????</span>


Kastriot
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Specialistat tane kane nje pervoje te gjate per vrasje,djegie kufomash dhe largimin ne drejtim te panjohur.
70 specialiste te tille nuk jane nje numer simbolik,por me se te mjaftueshem per ta bo rremuje gjith lindjen e mesme.
 

kastriot

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Lufta në Irak? Ne do mbrojmë Kombinatin


--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

Tani që po pëlcet lufta në Irak, ne duhet të organizohemi për të mbrojtur Kombinatin. Eshtë kjo deviza kryesore e 6 pleqve të moshuar nga zona e Kombinatit, të cilët janë mbledhur në një skuadër ushtarake për të organizuar mbrojtjen strategjike të periferisë. Arshi Brojka, Neritan Zeka, Faslli Telhai, Nuredin Kolovaçi, Festim Trenova dhe Zydi Saliasi janë 6 vullnetarët e zonës periferike të Tiranës, që i janë përgjigjur me gatishmëri luftës në Irak. Ne nuk do të shkojmë në Irak, por do të mbrojmë Kombinatin nga armiqtë ose keqbërësit. Kështu është shprehur 87 vjeçari Arshi Brojka, i cili është një nga drejtuesit e lëvizjes dhe aktualisht është i paralizuar nga këmba e djathtë, por arrin të lëvizë me ndihmën e një paterice.

Mbrojtja
Të gjithë pleqtë që marrin pjesë në skuadrën luftarake të mbrotjes së Kombinatit janë mbi moshën 75-vjeçare dhe shumica e tyre gjenden të sëmurë. Ata takohen rregullisht çdo mëngjes në orën 06.30 në njerën prej lulishteve kryesore të Kombinatit dhe flasin për mënyrën sesi do të organizohet strategjia e mbrojtjes së Kombinatit gjatë ditëve kur bota do të merret me luftën në Irak. Ne kemi biseduar me shumë moshatarë të tjerë, të cilët na kanë premtuar se, në rast nevoje, do të jenë të gatshëm për t'u bashkuar në formacionet tona, deklaron Arshiu. Për këtë ai thotë se ka marrë prej tyre numrat e telefonave dhe në rast të ndonjë alarmi, ata do ta rrethojnë Kombinatin, për ta mbrojtur. Kështu, sipas tyre, mund të shmanget edhe pushtimi i kryeqytetit nga forcat që mund të zbarkojnë në bregdet. Por duket se problemi kryesor i tyre ka të bëjë me mungesën e armatimit. Vetëm njeri prej tyre ka në shtëpi një automatik (pa leje), ndërsa pesë të tjerët kanë bërë betimin që të luftojnë me mjete rrethanore. Unë jam nga Vlora, thotë Faslliu, prandaj të gjithë e dinë sesi populli ynë luftoi atëherë me sëpata dhe me hanxharë. Por duket se ce prej 6 vullnetarëve të mbrojtjes strategjike nuk kanë në shtëpitë e tyre as sëpata dhe as sharra e as hanxharë. Që kur hoqëm sobat e drurit, nuk kemi në shtëpi sëpata, por njeriu, në fund të fundit, lufton me zemër, shprehet 78-vjeçari, Nuredin Kolovaçi.

Komandanti
Ndërkaq komandanti suprem i tyre është caktuar Arshiu, i cili ka një histori të pasur në jetën ushtarake Ai ka qenë për 16 vjet kapter i repartit të Këmbësorisë në Pogradec, por në vitin 1987 ka dalë defiçit me 90 kilogramë fasule dhe është dënuar me 4 muaj burg. Sidoqoftë, eksperienca e tij në ushtri është një argument i mjaftueshëm që pesë të tjerët të besojnë se misioni i tyre do të realizohet suksesshëm.

Armiku djathtas
Në qoftë se armiku sulmon majtas, duhet t'i fusim te kodrat e varrezave dhe pastaj t'i shpartallojmë... por, nëse armiku sulmon djathtas, atëherë duhet të mbledhim forcat territoriale dhe duhet të presim natën. Kështu diskutojnë 6 liderët e strategjisë së mbrojtjes ushtarake në Kombinat, të cilët nuk japin sqarime nëse armiku sulmon drejt ose me goditje ajrore. Tre prej këtyre pensionistëve nuk janë vendas, por të ardhur pas viteve '90. Ndërkohë, në mënyrë tradicionale, duket se ata gjatë transferimeve në Tiranë kanë sjellë me vete edhe zakonin e bashkimit të popullit të thjeshtë në një front unik gjatë periudhave luftarake. Gjatë këtyre ditëve 6 pleqtë e periferisë kanë zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore, ku kërkojnë mbështetje. Shumë të rinj apo të moshuar na kanë ndihmuar me fjalën e tyre të ngrohtë, por shumë të tjerë nuk e kanë kuptuar iniciativën tonë, shprehet Nuredini. Por ai sqaron gjithashtu, se në disa raste nuk janë kuptuar prej vetë moshatarëve të tyre. Disa mendojnë që armiku ynë i përbashkët nuk është Sadami, por reumatizma dhe astma, megjithatë një ditë do të binden e kanë për t'u bashkuar me ne, shprehet ai. Ndërsa organizimi i frontit të mbrojtjes nga baza popullore ka qenë dhe mbetet një traditë e vjetër kombëtare. Duke dashur të ruajmë fshehtësinë e lëvizjes së tyre, ata nuk pranuan dje që të publikojnë fotot nëpër gazeta, duke thënë se këtë do ta bëjnë pas luftës.
 
Top