30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Albinos

Primus registratum
30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Qeveria pritet të miratojë sot projektin për vënien në dispozicion të SHBA-së të trupave shqiptare

Komando shqiptare për luftën në Irak
Ministri i Mbrojtjes bën gati projektligjin. Majko: Gjithçka e vendos qeveria

TIRANË - Qeveria “Nano” pritet të miratojë sot projektligjin për të dërguar ushtarë shqiptarë në rast ndërhyrjeje ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Irak. Në dispozicion të SHBA-së, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes do të jetë 30 ushtarë shqiptarë, por numri i saktë akoma nuk është vendosur në mënyrë përfundimtare. Me një iniciativë të Ministrisë së Mbrojtjes është hartuar një projektligj që do të japë të drejtën bashkëngjitjes së bashku me SHBA-në në luftën kundër Irakut, nëse do të ketë një ndërhyrje ushtarake. Sot, qeveria do të zhvillojë një mbledhje urgjente për të kaluar këtë projekligj, i cili do të mund të krijojë mundësinë e lënies në dispozicion të SHBA-së të një pjese të trupave shqiptare Komando. Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar dje një takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Pëllumb Qazimi. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko tha mbrëmë për “Shekullin”, se “për këtë çështje kemi dërguar disa propozime, por nuk mund të jepen detaje derisa gjithçka të vendoset nga ana e qeverisë”. Sipas burimeve mësohet se akoma nuk janë caktuar modalitet përfundimtare për numrin e saktë të ushtarëve shqiptarë, të cilët do të vihen në urdhrat e komandës amerikane.

Parlamenti
Qeveria në ora 12.00, do të kalojë sot këtë draft të përgatitur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që ta shqyrtojë atë me një procedurë të përshpejtuar. Burime pranë Këshillit të Ministrave kanë pohuar mbrëmë për “Shekullin” se kryeministri Nano do t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbit për ta shqyrtuar këtë nismë të ekzekutivit me procedurë parlamentare të përshpejtuar, për ta miratuar atë, kjo për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare në lidhje me çështjet e Irakut, të cilat janë tepër të ngjeshura dhe me “surpriza”. Nëse Kuvendi do ta miratojë këtë projektligj, duke iu përgjigjur pozitivisht dërgimit të trupave ushtarake shqiptare në Irak, do t’i mbetet Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë masat e duhura. Shqipëria do të jetë një thjetër shtet, kandidat për në BE që do të dërgojë trupa ushtarake të saj, nën komandën amerikane për luftën e mundshme në Irak. Ndërkohë që shtetet e tjera aspirante për në BE, kanë deklaruar se janë të gatshëm për të lejuar hapësirat ajrore SHBA-së, në rast sulm ushtarak në Irak. Një vendim të tillë ka marrë më parë edhe shtetit shqiptar.

Ushtarët
Sipas projektit paraprak parashikohen të jenë 30 ushtarë shqiptarë nga forcat Komando për t’u dërguar në luftë në Irak. Ata do të jenë në dispozicion të SHBA-së për t’u përfshirë direkt në veprime ushtarake ose për një mision të mundshëm paqeruajtës pas luftës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Pëllumb Qazimi tha dje se nuk ishte i gatshëm për të dhënë detaje për këtë mision pa u marrë më parë vendimet politike. Për trupat Komando shqiptare do të jetë misioni i tretë paqeruajtës pas Bosnjës dhe Afganistanit.
Bledar Hoti
 
Albinos

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

30 ushtare nuk jane pak dhe uroj qe keta do fitojne leket per kapjen e Sadamit gjalle.
<span style="font-weight: bold">Nuk kuptoj sa lart apo sa poshte ndodhemi ne kete realitet corodites </span>
 
u74

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Pse more Albinos je ne kunfuzion ,Shqiperia duhet te dergoje te pakten nja 1000 ushtare perkrah Amerikanave dhe ta shporrin ate Sadamin!
Jemi apo s'jemi shtet ,dhe kerkojme qe te integrohemi ne NATO.

Ushtaraket tane duhet qe ta shfrytezojne ne maksimumm kete eksperience te re ne Irak,sepse
kurre nuk i dihet se c'fare ndodhe ne Ballkan,dhe ne qofte se ushtaraket tane nuk kane eksperience te gjalle lufte atehere si do te munden ata qe ta mbrojne Shqiperine ne raste lufte.
 
kastriot

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Une lexova diku se jane 70 ushtare te &quot;forcave speciale&quot;.
Meqe do te jene nen komanden e te huajve ma merr mendja se po qene me te vertete &quot;speciale&quot; do te shkojne si mish per top.
Po edhe kjo nuk perben ndonje problem per ate qeveri qe vjedh e vret cdo dite nje popull prej 7 milionesh.

Kastriot
 
une_une

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Kjo eshte nje fitore e grekeve(ata qe deshen te djegin ambasaden amerikane ne protesta anti-iraq) dhe humbje per shqiptarizmin.

Populli thote &quot;Te me rroje ai qe me do ne dite te keqe&quot;. Na erdhi mire qe Amerika nderhyri pa lejen e OKB ne Serbi? Ska rezolute qe autorizoi sulmin.

Paguajme borxhin dhe do fitojme nje te ardhme. Pres me padurim qe ketyre forcave speciale shqiptare te bashkangjiten dhe ushtare kosovare (te Republikes se Kosoves). Dhe ata kane nje detyrim moral. Pres 400 ushtare nga te dyja anet e kufirit te ketyre shteteve (Kosoves dhe Shqiperise).
 
kastriot

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] .......Pres me padurim qe ketyre forcave speciale shqiptare te bashkangjiten dhe ushtare kosovare (te Republikes se Kosoves). Dhe ata kane nje detyrim moral. Pres 400 ushtare nga te dyja anet e kufirit te ketyre shteteve (Kosoves dhe Shqiperise). [/qb]
<span style="font-weight: bold">Po pse nuk shkon vete ti atje si ushtar por vetem pret?????
Kush je ti xhanem qe PRET????????
Mos je gje &quot;xhaxhi enveri&quot; i ringjallur ?????</span>

Kastriot
 
une_une

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

kastriot une nuk jam muhaxhedin. une jam pjestar rezervist i ushtrise amerikane. kur te me vije koha mund te therritem dhe une.
 
Blue Gene

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] Une lexova diku se jane 70 ushtare te &quot;forcave speciale&quot;.
Meqe do te jene nen komanden e te huajve ma merr mendja se po qene me te vertete &quot;speciale&quot; do te shkojne si mish per top.
Po edhe kjo nuk perben ndonje problem per ate qeveri qe vjedh e vret cdo dite nje popull prej 7 milionesh.

Kastriot [/qb]
Ata jane per misionin paqeruajtes. Kjo nuk do mend kur dihet se Shqiperia nuk ka nje ushtar te vetem te kete aftesi komunikuese me nje ushtar amerikan apo britanik. Ushtari i keq ne fushen e betejes corodit gjithe te tjeret dhe Amerikanet nuk kane shkuar per te humbur luften per shkakun e shqiptareve.

Kur bie ne te tilla perfundime ose je i painformuar per menyren moderne se si luftohet sot, ose me keq akoma te pelqen dhjami i qenit per te cilin vajten shqiptaret nen regjimin bolshevik dhe te Miloshevicit.
 
kastriot

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] kastriot une nuk jam muhaxhedin. une jam pjestar rezervist i ushtrise amerikane. kur te me vije koha mund te therritem dhe une. [/qb]
Po dil ore vullnetare dhe mos prit derisa &quot;te te vije radha&quot;.
Apo nuk din se ku te drejtohesh?????

Kastriot
 
kastriot

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga Blue Gene:
[qb] ..............................
Ata jane per misionin paqeruajtes.......[/qb]
<span style="font-weight: bold">Une nuk di qe te kete ndonje &quot;Mision paqeruajtes&quot; ne Iraq?????????
Meqe ti na &quot;ditke&quot; me shume na thuaj te pakten nen cilin mandat vepron ky &quot;misioni paqeruajtes&quot; i joti??????
Dhe te lutem vazhdo te na kenaqesh edhe ne te ardhmen se sic duket ke ndermend tia kalosh edhe UNO-s apo administrates amerikane qe deri tani po bejne fjale per ofensive ushtarake kunder Irakut dhe jo per ndonje &quot;mision paqeruajtes&quot;. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/blush.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; </span>

Kastriot
 
kastriot

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

USHTARE SHQIPTARE NE IRAK

Tirane  Qeveria shqiptare miraton sot dergimin e nje njesie speciale per luften ne Irak, te perbere nga 70 ushtare. Propozimi eshte bere nga Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, dite me pare, nderkohe qe sot pritet qe Keshilli i Ministrave te mbaje nje mbledhje jashte radhe per te marre vendimin e rendesishem. Pas dy misioneve te meparshme, ne Bosnje dhe ne Afganistan me trupat paqeruajtese dhe ato amerikane, shteti shqipar vendoset edhe nje here perkrah SHBAse ne luften e ardhshme. Ideja eshte hedhur ne godinen e gjelbert, nga ku ministri Majko ka hartuar ne leter kerkesen surprize. Pjesemarrja e nje trupe speciale me ushtare komando te pergatitur ne sulmin ndaj Irakut. Kerkesa i eshte derguar kabinetit, dite me pare, per t’u shqyrtuar dhe sot, nen drejtimin e Kryeministrit Nano, do te merret vendimi perfundimtar. Parashikohet qe te gjithe anetaret e kabinetit te jene pro kerkeses dhe te miratojne dergimin e ushtareve ne Irak, ashtu siç kane vepruar per misionet ne Afganistan. Mesohet se trupa speciale nuk do te kete nje numer te madh ushtaresh, por qeveria shqiptare edhe nje here ka treguar gatishmerine e saj per t’i qendruar perkrah Amerikes ne luften e re qe do te nise ne Lindjen e Larget. Pas miratimit do te pritet vetem dita e sulmit qe ushtaret shqiptare t’i bashkangjiten trupave amerikane, edhe pse ne shifer modeste. Ne kete lufte qe nuk i dihet fundi, nuk dihen as fitimtaret, por qeveria shqiptare duket se ka vendosur qe te zgjedhe me te fortin dhe pa nguruar aspak, edhe pse behet fjale per lufte.

marre nga &quot;koha jone&quot;

Kastriot
 
Blue Gene

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]

Te gjitha lajmet shkruajne se pas renies se Sadamit Iraku do drejtohet per nje kohe te gjate nga gjenerali qe merr pushtetin pas luftes. Se me cfare mandati do rrine trupat atje nuk eshte fare e rendesishme. Ajo eshte pune qe behet pas luftes sic u be ne Kosove ku pas bombardimeve iu dha mandat nga OKB-ja trupave paqeruajtes.

Sipas mendjes tende kur trupat u mblodhen ne Maqedoni gjate bombardimeve ne Serbi duhet te ktheheshin mbrapsht pas kapitullimit te Miloshevicit pa kushte. Bravo te qofte!
 
kastriot

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

BluGene vaj medet ne qofte se te gjithe ushtaret(resevista) amerikane do te jene si puna jote. Lezoje artikullin e &quot;koha jone&quot; se ndoshta arrin te kuptosh dicka &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Kastriot
 
Blue Gene

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] ...
<span style="font-weight: bold">Ps:Kjo per te sqaruar kete &quot;BluGene&quot; qe na qenka edhe ushtar rezerve(dmth nje mu.. se nuk ben fare)i ushtrise amerikane(ja dhj..sha edhe ushtrine)</span> [/qb]
Nuk ke pse fyen te tjeret ne forum sepse asnjeri nuk njef njeri tjetrin dhe asnjerit nuk i cenohet integriteti. Vetes tende i humb besimin se mund te ndreqesh dicka duke share te tjeret dhe duke humbur kontrollin. Ne qofte se je tifoz me Ruset, Sadamin dhe Al Kaeden, Albforumi nuk eshte vendi me i mire per te bere tifozllik te tille.
 
Blue Gene

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] USHTARE SHQIPTARE NE IRAK

Tirane  Qeveria shqiptare miraton sot dergimin e nje njesie speciale per luften ne Irak, te perbere nga 70 ushtare. Propozimi eshte bere nga Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, dite me pare, nderkohe qe sot pritet qe Keshilli i Ministrave te mbaje nje mbledhje jashte radhe per te marre vendimin e rendesishem. Pas dy misioneve te meparshme, ne Bosnje dhe ne Afganistan me trupat paqeruajtese dhe ato amerikane, shteti shqipar vendoset edhe nje here perkrah SHBAse ne luften e ardhshme. Ideja eshte hedhur ne godinen e gjelbert, nga ku ministri Majko ka hartuar ne leter kerkesen surprize. Pjesemarrja e nje trupe speciale me ushtare komando te pergatitur ne sulmin ndaj Irakut. Kerkesa i eshte derguar kabinetit, dite me pare, per t’u shqyrtuar dhe sot, nen drejtimin e Kryeministrit Nano, do te merret vendimi perfundimtar. Parashikohet qe te gjithe anetaret e kabinetit te jene pro kerkeses dhe te miratojne dergimin e ushtareve ne Irak, ashtu siç kane vepruar per misionet ne Afganistan. Mesohet se trupa speciale nuk do te kete nje numer te madh ushtaresh, por qeveria shqiptare edhe nje here ka treguar gatishmerine e saj per t’i qendruar perkrah Amerikes ne luften e re qe do te nise ne Lindjen e Larget. Pas miratimit do te pritet vetem dita e sulmit qe ushtaret shqiptare t’i bashkangjiten trupave amerikane, edhe pse ne shifer modeste. Ne kete lufte qe nuk i dihet fundi, nuk dihen as fitimtaret, por qeveria shqiptare duket se ka vendosur qe te zgjedhe me te fortin dhe pa nguruar aspak, edhe pse behet fjale per lufte.

marre nga &quot;koha jone&quot;

... [/qb]
Une nuk e di se ku e shef ti ne artikullin e mesiperm se ata po shkojne per lufte. Eshte mendimi i artikullshkruesit se &quot;behet fjale per lufte&quot;. Ai nuk i referohet asnje burimi vecse mendimit te tij edhe kur gjykon se nuk i dihet fundi. Artikullshkruesi ka mendim e vet dhe komneton lajmin me teper se sa informon lexuesin. Mundohu te ndash ne nje shkrim informacionin nga komenti dhe opinioni. Ti nuk mund te me shesesh mua opinionin e redaksise se nje gazete si informacion te mirefillte.
 
Blue Gene

Primus registratum
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

TIRANË - Qeveria miraton aktin normativ për dërgimin e trupave ushtarake komando në Irak. Dje në drekë, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, duke i hapur rrugë bashkimit me koalicionin ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit në rajonin e Gjirit Persik.
“Republika e Shqipërisë vë në dispozicion të Forcave të Koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit hapësirën tokësore, detare dhe ajrore si dhe krijon lehtësira stërvitore. Pjesëmarrja me një kompani komando të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në rajonin e Gjirit Persik bëhet në kuadrin e operacioneve në mbështetje të paqes dhe është në mbështetje të plotë me angazhimet e deritanishme të shtetit shqiptar në luftën kundër terrorizmit global”,- thuhet në aktin e miratuar nga qeveria...

Marre nga gazeta Shekulli.

Kastriot, sic shikon Shekulli fut ne thonjeza fjalet e qeverise ku behet fjale per mbeshtetje te paqes. Ky eshte informacion i mirefillte, pra ai qe i referohet burmit paresor qe vjen nga dokumenti i leshuar nga keshilli i ministrave.
 
mostro

Putraku
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

obobobo ckena me u punu atyreve mer ejjjjj!!kina em i lidh te tane gonxhe!
per mu vbajtja e marinsave amerikon dhe onglez osht e kot,sepse 30 te tanet kane me e carmatos mrena 3 diteve dhe kane me i dhene me puije ene raki rushi te bome ne nji nga shtepit e nonjonit prej ushtareve tane. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
forza albania se deri tani kemi dale me te qutit ne bote dhe tani duhet me tregu qe jina ene ma te fortit m'rruzull
eek.gif
 
AnaBlue

Forumium maestatis
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Ja hudhe ti se po te ishe ne Shqiperi te kishin kap prej leckash dhe te conin ushtar me luftu Sadamin. Se mos eshte si ne USA qe po deshe shkon ushtar dhe po deshe nuk shkon, ne Shqiperi nuk te pyt njeri! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
mostro

Putraku
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

KADAL KADAL!!SE NA SHTIVE FRYKEN...ENE KUJT PO I flet njonit qe sja bo syni terrt.kom pa 97 une motre,ku te gjithe gabelat bojshin qitje neper poligone dhe sterviteshin per dite te ktilla.
masnej po flet me nji person qe baba e te cilit e ka nrit per 30vjet rresht garden e rrublikes me tiron...hihi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
AnaBlue

Forumium maestatis
Re: 30 ushtare shqiptare behen gati per lufte kunder Irakut

Fol ti fol por kan me ta marr dhe baben me eksperience me luftu Sadamin.
 
Top