129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit

regele

Forumium maestatis
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Originally Posted By: Salvatore

http://www.cdsee.org/jhp/index.html
Ja ku ke edhe nje sit interesant i cili meret me historine e vertete te ballkanit. Ku qellimi i tij eshte te japi versionin origjinal te historise dhe jo ate te ndryshuar nga politika te caktuara.

Persa i perket referencave historike, ju lutem, mos e mesoni historine e Shqiperise neper faqe serbe. Eshte turp per cdo shqiptar qe te rekomandoje website te tilla si ky i mesipermi, i cili eshte i lokalizuar ne Beograd, Serbi! Eshte e qarte se sa e bukur dhe e vertete del historia e Shqiperise ketu. Ndoshta, nje kategori e caktuar njerzish e mesojne historine tone ne bankat e shkolles anti-shqiptare.

Persa i perket artikullit hapes te temes, nuk eshte permendur burimi, por meqe eshte bere copy/paste, po ju sjell adresen e sakte (eshte nje blog i thjesht ku botohet ky lajm): http://faik-miftari.blogspot.com/2007/06/u-mbajt-sesioni-shkencor-pr-lidhjen.html
Ky artikull historik sillet nga Faik Miftari, i cili eshte nje teknolog ne Kosove dhe nuk ia vlen te krijojme historine e Shqiperise nga thjesht relatat qe i behen ne nje blogspot nje sesioni fetaro-shkencor.

Edhe per mua kjo teme eshte e konsumuar tashme.

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit

mos na sill mijra faqe ketu se trembemi, na sill vetem pikat qe u vendosen ne lidhjen e Prizrenit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Originally Posted By: regele

Originally Posted By: Salvatore

http://www.cdsee.org/jhp/index.html
Ja ku ke edhe nje sit interesant i cili meret me historine e vertete te ballkanit. Ku qellimi i tij eshte te japi versionin origjinal te historise dhe jo ate te ndryshuar nga politika te caktuara.

Persa i perket referencave historike, ju lutem, mos e mesoni historine e Shqiperise neper faqe serbe. Eshte turp per cdo shqiptar qe te rekomandoje website te tilla si ky i mesipermi, i cili eshte i lokalizuar ne Beograd, Serbi! Eshte e qarte se sa e bukur dhe e vertete del historia e Shqiperise ketu. Ndoshta, nje kategori e caktuar njerzish e mesojne historine tone ne bankat e shkolles anti-shqiptare.

Persa i perket artikullit hapes te temes, nuk eshte permendur burimi, por meqe eshte bere copy/paste, po ju sjell adresen e sakte (eshte nje blog i thjesht ku botohet ky lajm): http://faik-miftari.blogspot.com/2007/06/u-mbajt-sesioni-shkencor-pr-lidhjen.html
Ky artikull historik sillet nga Faik Miftari, i cili eshte nje teknolog ne Kosove dhe nuk ia vlen te krijojme historine e Shqiperise nga thjesht relatat qe i behen ne nje blogspot nje sesioni fetaro-shkencor.

Edhe per mua kjo teme eshte e konsumuar tashme.

O bir,sa per Faik Myftari. po te shikosh daten qe eshte sjell ne forum per veprimtarine e Prizrenit eshte e njejta me ate te web sitit qe ti thuaj. Ndoshta me orar eshte sjell me perpara ketu tek ne.
Faiku vetem sa ishte ngarkuar qe te percillte me shkrim ate qe u mbajt ne perkujtimin e lidhjes se prizrenit, dhe gjithashtu shkrimin e vuri tek web siti i tij, meqene se na tregon shpesh per situaten aktuale c'fare ndodh atje, apo kujtimet e tij te kohes se luftes etj. Faiku nuk ka lidhje fare me historine, ai ne shkrim permend vetem cfare u fol. ( i kemi thene te na sjell edhe video por akoma si ka konvertuar qe ti hedhi ne internet).

Sa per sitin TJETER nuk eshte serb jo, mos ki merak. Po demokratizohet Serbia dhe e lejojn debatin me rajonet e tjera vetem qe te dali ne shesh historia e vertete. Pastaj qellimi i web sitit eshte qe te ndryshoje historine e Serbise, e cila eshte njesoj me te enverit tend. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif Dhe organizata nuk ka qellime te ngreje nje shtet apo te uli nje tjeter, ajo eshte ballkanase e te gjithve dhe jo e serbise.
o bir, leqe cfar biri flas un, ti je biri i birit, O nipce, pergjigju iher pyetjeve te mia pastaj konsidero debatin e mbyllur, ashtu sic te jam pergjigjur un ty germ per germe per ato qe ke thene.

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Nejse.
Meqe po afrohet 130 vjetori, dhe anetarve nuk u pelqeu faiku si percjelles i lajmit, kam nderin tju siguroj videon e 130 vjetorit kur te behet. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

E

edisona

Guest
Re: 129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Çfarë flitet për Lidhjen e Prizrenit?
Në vitin 1999 ndërsa lexoja librin e Jakob Landaut: ‘Politika e Pan-Islamit:
ideologjia dhe organizimi’ më bëri përshtypje fakti që Lidhjen e Prizren të cilën nëpër
shkollat tona fëmitë e mësojnë si një Lidhje sa anti-turke aq edhe kombëtare, historiani
britanik e klasifikonte si një organizatë të nxitur nga vetë sulltan Abdulhamidi II, për të
mobilizuar muslimanët e Ballkanit që të mbrohen nga pushtimi i fuqive të krishtera.
Landau mendonte se Lidhja e Prizrenit u sponsorizua indirekt nga sulltani, dhe për këtë
në kapitullin e “Shoqërive dhe Vëllazërive” të ndërtuara nga sulltani në suazat e panislamizmit,
thotë se:
Një organizatë (pan-islamike) edhe më me jetëgjatë ishte Lidhja Shqiptare e
Prizrenit, në disa raste e njohur si Lidhja Shqiptare. Ajo u ndërtua pas takimit të
fisnikëve vendas më 10 qershor 1878, fillimisht për të kërkuar autonomi për
Shqipërinë. Megjithatë qëllimi parësor i themeluesve të saj ishte të ndalonte
copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit, kështu që dy dokumentat bazë
themelues të Lidhjes, dëshmonin besnikërinë ndaj Perandorisë dhe sulltanit, duke
ju referuar edhe sheriatit. Në vitin 1878 ndërmjet Prizrenit dhe qeverisë në
Stamboll kishte komunikime intensive. Theksi ndaj identitetit musliman dhe osman
ishte natyral për një nga grupet më muslimane të perandorisë, i cili kërkonte
siguri në një kohë krize si kjo nga bashkëbesimtarët e tjerë.1
Mbi karakterin islamik të Lidhjes së Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi, i cili
në librin “Kosovo a short history” kujton citimet e një zyrtari britanik në Kosovë më
1878 i cili thoshte se: Lëvizja ëshë më shumë një lëvizje fetare sesa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është mëse e
qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një
qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provincës.2
Këto dy paragrafë më kanë bërë që pëpara shumë vitesh të kërkoja dhe kuptoj
përse në librat tanë të historisë, Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumë pjesë të tjera të historisë
sonë është trajtuar sipas mendësisë së shkollës sllavo – greke në Ballkan e cila
presupozon që popujt e Ballkanit vuajtën nën tiraninë turke, dhe për më tepër
shqiptarëve, historianët tanë nacional-komunistë ju kanë fshirë rëndësinë që islami ka
patur në historinë e ngjizjes së tyre kombëtare. Lidhjes së Prizrenit apo siç emri i saj
original është Prizren Ittifaki,3 i është ndryshuar edhe emri dhe njihet si ‘Lidhja Shqiptare
e Prizrenit’. Në librin ‘Historia e Popullit Shqiptar’, volumi II, botuar nga Akademia e
Shkencave në Tiranë më 2002 në Kreun V të titulluar ‘Lidhja Shqiptare e Prizrenit’ me
autor Kristo Frashërin, Lidhja portretizohet si një organizatë laike dhe islamofobike.
Edhe pse autori pranon që në këtë lidhje kishte një rrymë që kërkonte të bënte ‘një lidhje
islamike, ku të merrnin pjesë të gjitha popullsitë myslimane të Gadishullit Ballkanik,
pavarësisht nga kombësia e tyre, nga e cila, logjikisht, do të përjashtoheshin shqiptarët e
krishterë, si ortodoksë, edhe katolikë.’ dhe ‘Veç kësaj, sulltanistët… nuk e pranonin as në
parim idenë e një vilajeti shqiptar, sepse ky vilajet, sipas tyre, do t’i ndante shqiptarët
myslimanë nga “vëllezërit” myslimanë të Gadishullit Ballkanik dhe të Perandorisë
Osmane’4 fjala logjikisht qe kam nënvizuar më lartë apo edhe vënia nga autori në
thonjëza i fjalës “vëllezër myslimanë” tregon presupozimin e tij i cili mendon se nëse
Lidhja e Prizrenit do të ishte islamike, atëherë automatikisht do të kishim diçka kundër të
krishterëve dhe sipas historisë nacional-komuniste në Shqipëri, të jesh Islamik përbën
krim.
Për gardën e historishkruesëve të Akademisë së Shkencave në Tiranë, shqiptari i
imagjinuar i modernitetit është politikisht korrekt vetëm kur portretizohet si laik dhe
ateist.5 Në këtë vazhdë mendimi, Kristo Frashëri këmbëngul në kapitullin e tij për
Lidhjen e Prizrenit, se ajo herë pas here infiltrohej nga feudalët turq të cilët donin të
gënjejnë shqiptarët me islamin. Megjithatë shqiptarët vigjilentë të Frashërit nuk binin në
grackën e feudalizmit islamik: Këto qëndrime u kundërshtuan nga atdhetarët shqiptarë…
që nuk mund të pajtoheshin me platformën e qarqeve sulltaniste dhe në mënyrë të veçantë
me idenë konservatore të një lidhjeje islamike, e cila po të krijohej do ta shuante emrin e
Shqipërisë. 6
Për të trembur shqiptarët me identitetin tonë kulturor islam dhe krijuar në
mendjen e lexuesit frikë ndaj mundësisë së qenies së Lidhjes së Prizrenit një organizatë
islamike, Kristo Frashëri shkruan: Funksionarët e administratës dhe përkrahësit e tyre
sulltanistë ushtruan në këto mbledhje presion të fuqishëm për t’i detyruar pjesëmarrësit
që t’i nënshkruanin protestat e tyre jo si banorë shqiptarë, por si nënshtetas islamikë të
lidhur me Perandorinë Osmane.7 Por sipas Frashërit, shqiptarët dinin gjithnjë të triumfojnë ndaj feudalëve prapanikë osman që deshën t’i bëjnë islamikë. Ata
kundërshtuan rrufjanët turq: Në asnjë nga krahinat shqiptare, pjesëmarrësit e mbledhjeve
nuk pranuan ta cilësonin veten e tyre si banorë islamikë. Në të gjitha aktet drejtuar
Fuqive të Mëdha banorët myslimanë dhe të krishterë, protestonin si shqiptarë, si
pjesëtarë të një kombi të vetëm. Madje, në shumë raste, pjesëmarrësit e mbledhjeve
popullore hartuan peticione drejtuar Portës së Lartë, me anën e të cilave kërkonin
reforma autonomiste për Shqipërinë.8
Megjithatë faktet historike të cilat rrëfehen më në detaj më poshtë dëshmojnë të
kundërtën. Pikë së pari pretendimi nga Kristo Frashëri se ‘Në të gjitha aktet drejtuar
Fuqive të Mëdha banorët myslimanë dhe të krishterë, protestonin si shqiptarë’ nuk është
i vërtetë.9 Pse siç Xhafer Belegu kujton, katolikët filoaustriakë të veriut të Shqipërisë u
deklaruan kundër Lidhjes së Prizrenit, kur ajo sulmoi agresorët austriakë në Bosnje. Në
shumicën e akteve Lidhja i është drejtuar Fuqive të Mëdha si një Lidhje Myslymanësh të
cilët kërkonin të rojnë nën pushtetin e sulltanit. Për më tepër Evangelos Kofos tregon se
Lidhja e Prizrenit është kundërshtuar edhe nga të krishterët ortodoksë të Jugut të
Shqipërisë, të cilët nuk pranonin as që të nënshkruanin Peticione kundër Shën Stefanit
pasi deshën të bashkohen me Greqinë: në ditët e Kongresit të Berlinit, Maratos tregon se
të gjithë të krishterët (ortodoksë) të sanxhakut të Gjirokastrës – duke përfshirë ata të
qyteteve të Gjirokastrës, Delvinës, Tepelenës dhe Përmetit – refuzuan të nënshkruajnë
peticione (kundër Shën Stefanit). Të njëjtin qëndrim kishin mbajtur edhe të krishterët e
Sarandës, siç raportonte konsulli grek në këtë qytet.’10 Të njëjtën gjë e dëshmon edhe Th.
P. Delyani nga ministria e jashtme greke në shkurt të vitit 1879 kur përmend që të
krishterët nuk pranonin të bashkëpunojnë me Lidhjen.11
Megjithatë, Kristo Frashëri vazhdon e thotë që: Delegatët që morën pjesë në
Kuvendin e Përgjithshëm …kërkuan me këmbëngulje që Kuvendi, ashtu siç ishte
parashikuar prej tyre, të formonte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar. Ndryshe
nga këta, delegatët, që i takonin krahut sulltanist, u përpoqën që organizata që do të
themelohej të kishte një karakter islamik e jo kombëtar shqiptar dhe t’ia nënshtronin atë
interesave të Stambollit. 12 Dhe për të konkluduar teorinë e tij konspirative me islamikë
dhe me sulltanë thotë që: Vendimi i Kuvendit të Prizrenit për themelimin e Lidhjes ishte
një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi me anën e tij iu dha goditja e
parë dhe e fuqishme përpjekjeve të Stambollit për ta veshur Lidhjen me karakter islamik
dhe u hodhën themelet e një organizate kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë
të saj, pati një karakter atdhetar.13
Ndërsa Kristo Frashëri e imagjinon Lidhjen e Prizrenit si një organizatë antiislamike
dhe laiko-kombëtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green14 dhe një numër i madh historianësh botërorë e shohin si një organizatë islamike, të ndërtuar nga
muslimanët e Gegënisë dhe Bosnjes me mbështetjen e sulltan Abdulhamitit II, për të
mbrojtur muslimanët Ballkanas pas Kongresit të Berlinit. Përpjekjet në librat e historisë
në Shqipëri që manipulojnë historinë, duke shpikur konceptin e kombit laik në çdo
ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janë një rrëfim i varfër i historisë. Një histori e
vërtetë nuk mund të shkruhet duke supozuar që shqiptarët – përveç ndonjë ‘agjenti’
islamik të sulltanit – luftonin për të çliruar atdheun nga sundimi osman.15 Nga që historia
është më e komplikuar sesa versioni i thjeshtë që nacional-komunizmi ndërtoi në
Shqipëri, më poshtë po sjell një përshkrim ndryshe të krijimit të Lidhjes, njerëzve që e
drejtuan dhe motivimet e tyre, duke u bazuar mbi faktet e disa historianësh si Xhafer
Belegu, Eqrem Bej Vlora, Peter Bartl etj dhe disa dokumentash arshivorë të konsujve
britanikë.

1 Jacob Landau (1990), Politics of Pan-Islam,Oxford University Press, fq. 48 – 49
2 Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq. 222
3 Emra të tjerë të lidhjes kanë qenë edhe Prizren Ittihadiyyesi, apo thjeshtë Ittihad
4 Historia e Popullit Shqiptar (2002), Vol II, Rilindja Kombetare vitet 30 te shek. XIX – 1912, Akademia e
Shkencave e Shqipërisë, Toena, Tiranë, fq. 151
5 apo siç myslymanët do ta vinin pa din e pa imam apo qafir
6 Historia e Popullit Shqiptar (2002), fq. 151
7 Ibid, fq. 153
8 Ibid
9 Shiko më poshtë deklaratat e Shkupit, Prizrenit, Dibrës etj
10 Evangelos Kofos, Greek reaction to the Albanian League of Prizren, Balkan Studies, Vol 23, 1982, fq.
356
11 Letër e M. Delyanit datë 9/21 shkurt 1879, The British Museum, London, Accounts and Papers (36).
1878-9, LXXVII, 77,336 – 337
12 Historia e Popullit Shqiptar (2002), fq. 155
13 Ibid, fq. 156
14 Nëse dikush do të kuptoj ‘Mitin e Lidhjes’ dhe historinë e saj të vërtetë, Letra e konsulli britanik në
Shkodër Kirby Green drejtuar Kontit Granville në The British Museum, London, Accounts and Papers
(43). 1880, LXXXII, 82, 511 – 512 është shkrimi më i mirë që duhet të konsultohet.
15 Noel Malcolm, fq. 217

Top