Re: 10 Figurat me te shquara te Albnetwork
As qe nuk ma merrte mendja qe kjo teme te shkonte kaq gjate. Ne fund te fundit rezultatet ishin mese te kenaqshme Ne gjithmone ja fusim kot kur vjen puna per te nxjerre me te miret, dhe ne te shumten e rasteve e bejme per haterllik
Natyrisht, qe dhe Albnetwork te kete figurat e shquara, duhet qe te jene disa kritere perzgjedhje, jo futja kot se e kam shok/shoqe. Vetem emri i temes kishte kuptim, 10 Figurat me te shquara te Albnetwork, pasi cdo postim(perfshire dhe ate timin) nuk i permbaheshin temes, kjo sepse nuk kishte asnje sondazh, nuk kishte kandidate, asnje kriter per kandidim, thjesht vetem opinione personal, gje e cila nuk perben bazen per te pasur nje liste me figurat me te shquara te Albnetwork.
Shoqe dhe shoke, forumiste dhe forumista, femra dhe meshkuj, zonja, zonjusha dhe zoterinj, te pasur dhe te varfer, studente dhe punetore, te shkolluar, te pashkolluar dhe ata qe jane ne vazhdim te shkolles, ishte kenaqesi per mua qe t'ju shihja tek postonit mendimet e juaja te vyera, tek jipnit opinionet tuaja te rendesishme per te pasur nje liste figurash te shquara.
Ju bekofte Zoti, se jeni tamam grup sherri, qe shkoni nga te doni.