‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!!
Ky artikull i sapobotuar tek peshkupauje mu duk interesant ne ate qe mund te zgjoje nje debat te gjere dhe per mendimin tim te nevojshem.
ARTIKULLI NE ORIGJINAL
<font color="purple"> ‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!! </font>
9 Tetor 2006 @ 12:50 am nga Laura
www.peshkupauje.com
“Shqiperia kishte ndryshuar aq shume brenda nje viti Sa ndertime! Shume bukur!”, keshtu u shprehen ca miqte e mi Franceze qe sapo u kthyen nga Shqiperia. Sa mire, dikush arrin te shoh ndryshimin per mire…se… ‘maloket’ po ri-ndertojne Tiranen!!!
“Shumë ‘malokë’ kanë ardhur në Tiranë dhe po shkaterrojne Tiranën”, flitej pese vjet me pare kur une isha atje, dhe kur une isha pjese e morise se malokeve qe vershuan drejt kryeqytetit. Po cfare do te thote te jesh ‘malok’ ne shqip. Varet nga konteksti do thoni me te drejte ju. Pas komunizmit te jesh ‘malok’ do te thote te jesh i trashe, sepse vjen nga fshatra apo male apo qytete te vockla malore ku nuk ka mberritur civilizimi akoma ose nuk ka mberritur aq sa ka mberritur ne Tirane(sepse dhe te vish nga nje qytet i Shqiperise prap mund te quhesh malok). Gjate komunzmit ishte pjese e ideologjise koministe qe fshati te ishte i barabarte me qytetin, domethene nuk mund te thuhej, te pakten pa ndonje pasoje diskriminimi politik, se te jetosh ne fshat mund te ishte e papelqyeshme per disa, pasi Shqiperia ishte nje kopesht i madh me lule te shumellojshme ku cdo lule kishte te njeten vlere… (vendet e tjera komuniste ndoqen nje politike tjeter, ate te zgjerimit te jashtezakonshem te qytetit, ndryshe nga sistemi komunist shqiptar-lexo DEMISE OF COMMUNISM IN EASTERN EUROPE nga OKEY). Atehere, si ka mundesi qe te gjithe keta ‘te ardhur’ shqiptare me te njejtin aresim, kulture, ideologji, standart jetese per 45 vjet behen krejt papritur ‘maloke’ sepse vijne ne Tirane. Mos valle ‘maloke’ ka te bej me shume me ata qe erdhen nga VERIU. Pse cfare ka Veriu me shume apo me pak se Jugu? Apo cfare e ndan nje qytet nga nje tjeter? Eshte per tu alarmuar kur degjon kudo edhe shprehje te tilla “ ai maloku… ai labi…he mo se vlonjat eshte…me thuaj nga je te te them kush je…. eh korcaret si honeps dot…etj., etj.,. Ne fakt dhe Noli beri nje gafe te madhe duke shkruar kete poemen qe vetem mund te ndaje ne vend qe te bashkoje (bashkangjitur ne fund). Aq shume ka rendesi origjina ne Shqiperi tani saqe njerezit e kane aq te lehte ta marrin vesh menjehere kush je sapo ti thuash nga vjen, le me po te kapi formula ‘maloke, maloke’.
‘Maloket’ erdhen ne Tirane per nje jete me te mire kuptohet. Te jene barbare apo te civilizuar ato kane kultura te ndryshme dhe i sollen me vete sigurisht. Pjese e kultures se ‘malokeve’ eshte dhe shprehja popullore : « FJALET E SHUMTA JANE FUKARALLEK » qe mund te perkthehet ndryshe : PUNO DHE NDERTO. Dhe keshtu bene. Lagjja ku dhjete vjet me pare, une dhe vellai im ndermorem nismen (ndonese ishim studente dhe s’kishim aspak pervoje ndertimi) te hapnim themelet e para te shtepise tone (se u lodhem nga rruga e stergjate per te shkuar ne shpi dhe malli i tepert), tani eshte mbushur me vila aq te bukura nga cepi ne cep. Te gjithe te ardhur nga vende jashte Tiranes, shumica nga fshatra, kane ndertuar pothuajse vete shtepite e tyre. Ky fakt te mahnit, sepse te kesh nje shtepi kater-kateshe eshte nje lluks dhe per amerikanet (shumica ne Amerike jetojne ne borxhe me vite me radhe per te pasur nje shtepi te tille). Duke pasur shembullin e familjes sime dhe lagjes sime dhe gjithe atyre qe njoh krenohem vertete me keta njerez kaq punetore. Keta njerez nuk jane matrapaze as politikane as hajdute. Ata zgjohen heret ne mengjes dhe punojne…ndertojne. Shpesh te huajt me thone qe kur vizitojne Greqine marrin nje pershtypje negative per Grekerit se keta te fundit jane shpesh dembele qe lene Shqiptaret te punojne per ta (duke i shfrytezuar kuptohet) dhe pastaj kane dhe injorancen per te qene aq haptazi raciste te pafrikshem dhe te paturpshem….
‘Maloket’ po ndertojne Tiranen me djersen e tyre, as Greqine as Ameriken. Kjo shihet ne radhe te pare me flamuret qe valeviten mbi shtepite e tyre ne ndertim e siper. Ne taracat e zeza mbuluar me tulla sheh vajza e djem qe punojne me pasjon… A s’eshte kjo nje ane pozitive? A s’eshte kjo shpresa jone? Mbase shume nga Tirana iken neper bote imigrante ndersa shume nga fshatrat apo qytetet e largeta te Shqiperise erdhen ne Tirane. Eshte i njeti proces i kapercimit te distancave, i zhytjes ne nje realitet krejt tjeter, por mbi te gjitha eshte nje proces mesimi dhe ndryshimi dhe ndertimi (duke filluar qe me veten). Kush eshte nje Kuksian ne Tirane? Kush eshte nje Shkodran ne Amerike? Kush eshte nje Vlonjat ne Sarande?
- Jane te gjithe Shqiptare qe po ndertojne… qe ecin perpara…qe punojne aq shume… qe kane respekt per veten…
Dhe une krenohem , dhe ju duhet te krenoheni, dhe ne duhet te kemi me shume shprese per te ardhmen duke njohur anet tona te forta (dhe ato te dobta)… Noli mbase duhet te kishte thene :
A te duhen punetore ?
I ke ne Shqiperi
I ke ne Kosove
I ke ne Maqedoni
I ke kudo neper bote
Jane te gjithe ata
Qe mbajne emrin ‘SHQIPTAR’
Qe duan aq shume njeri-tjetrin….
mbase me vone do shkruajme dhe strofa te tjera, te gjithe se bashku… Kjo ishte nje ane pozitive qe une desha ta ndaj me ju dhe ju mund te shtoni te tjera …
Le te shpresojme qe sa me shpejt do mburremi me politikane/ politikane (f) te afte , me intelektuale te afte, me gazetare te afte…etj,. qe do ta bejne se shpejti Shqiperine nje nga vendet europiane me josheset per tu jetuar dhe vizituar…
hajt besa bese!!!
… Laura …
*********************************************************
Zgjidh e merr vetë
F.S. Noli
A te duhen luftetare
Dhe arratine armiku te marre
A do botes ti vesh zjarre
Merr nja dhjete Kosovare
A do urte njeresit te rrine
Ne komande ta kesh ushtrine
Ne bidat ta vesh njerezine
Merr te gjithe Laberine
A do trima dhe sejmene
Kapardisur kudo vene
Gjumi pa i zene nuk flene
Per tre Mirditor bej bene.
Do per pune nje korcar
I ke bujqer ustallare
me gra bashke te hapin varre
Krahe e kembe su kane te share
A te duhen genjeshtare
Matrapaze e kokethare
Reren ta shesin per farë
Merr Krutan e je i lare
Po qeflinj a te duhen?
Qe me zonjat dine te kruhen
Zonjat qe pjellin cdo vit
Vec Elbasani i rrit
Me dy kembe do hajvane?
Budallenj me din pa ane
Ku ti fusisht te vene
Dil shetit gjithe Myzeqene
A do te ruash florine
Katandine e shtepine
Me dy qofte mbushin sininë
Ec e merr Gjirokastrinë
Do te kesh e te besh qef
Sofren shtruar si per mbret
Pastertore e per yzmet
Te tilla gjen ne Permet
A do ministra Kolonjare
Se mbahen burra me mend
Duan kudo te jene te pare
Ne meshilis e ne kuvend..
(1.Nuk e kopjova une, meqenese se kam librin, prandaj te me falni per ndonje gabim sepse e mora ne internet te albasoul. 2. Per ata qe do me versulen: fakti qe une kritikoj kete poeme nuk nenkupton qe une injoroj vlerat e Nolit!)