‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!!

‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!!

Ky artikull i sapobotuar tek peshkupauje mu duk interesant ne ate qe mund te zgjoje nje debat te gjere dhe per mendimin tim te nevojshem.
ARTIKULLI NE ORIGJINAL

<font color="purple"> ‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!! </font>
9 Tetor 2006 @ 12:50 am nga Laura
www.peshkupauje.com

“Shqiperia kishte ndryshuar aq shume brenda nje viti Sa ndertime! Shume bukur!”, keshtu u shprehen ca miqte e mi Franceze qe sapo u kthyen nga Shqiperia. Sa mire, dikush arrin te shoh ndryshimin per mire…se… ‘maloket’ po ri-ndertojne Tiranen!!!

“Shumë ‘malokë’ kanë ardhur në Tiranë dhe po shkaterrojne Tiranën”, flitej pese vjet me pare kur une isha atje, dhe kur une isha pjese e morise se malokeve qe vershuan drejt kryeqytetit. Po cfare do te thote te jesh ‘malok’ ne shqip. Varet nga konteksti do thoni me te drejte ju. Pas komunizmit te jesh ‘malok’ do te thote te jesh i trashe, sepse vjen nga fshatra apo male apo qytete te vockla malore ku nuk ka mberritur civilizimi akoma ose nuk ka mberritur aq sa ka mberritur ne Tirane(sepse dhe te vish nga nje qytet i Shqiperise prap mund te quhesh malok). Gjate komunzmit ishte pjese e ideologjise koministe qe fshati te ishte i barabarte me qytetin, domethene nuk mund te thuhej, te pakten pa ndonje pasoje diskriminimi politik, se te jetosh ne fshat mund te ishte e papelqyeshme per disa, pasi Shqiperia ishte nje kopesht i madh me lule te shumellojshme ku cdo lule kishte te njeten vlere… (vendet e tjera komuniste ndoqen nje politike tjeter, ate te zgjerimit te jashtezakonshem te qytetit, ndryshe nga sistemi komunist shqiptar-lexo DEMISE OF COMMUNISM IN EASTERN EUROPE nga OKEY). Atehere, si ka mundesi qe te gjithe keta ‘te ardhur’ shqiptare me te njejtin aresim, kulture, ideologji, standart jetese per 45 vjet behen krejt papritur ‘maloke’ sepse vijne ne Tirane. Mos valle ‘maloke’ ka te bej me shume me ata qe erdhen nga VERIU. Pse cfare ka Veriu me shume apo me pak se Jugu? Apo cfare e ndan nje qytet nga nje tjeter? Eshte per tu alarmuar kur degjon kudo edhe shprehje te tilla “ ai maloku… ai labi…he mo se vlonjat eshte…me thuaj nga je te te them kush je…. eh korcaret si honeps dot…etj., etj.,. Ne fakt dhe Noli beri nje gafe te madhe duke shkruar kete poemen qe vetem mund te ndaje ne vend qe te bashkoje (bashkangjitur ne fund). Aq shume ka rendesi origjina ne Shqiperi tani saqe njerezit e kane aq te lehte ta marrin vesh menjehere kush je sapo ti thuash nga vjen, le me po te kapi formula ‘maloke, maloke’.

‘Maloket’ erdhen ne Tirane per nje jete me te mire kuptohet. Te jene barbare apo te civilizuar ato kane kultura te ndryshme dhe i sollen me vete sigurisht. Pjese e kultures se ‘malokeve’ eshte dhe shprehja popullore : « FJALET E SHUMTA JANE FUKARALLEK » qe mund te perkthehet ndryshe : PUNO DHE NDERTO. Dhe keshtu bene. Lagjja ku dhjete vjet me pare, une dhe vellai im ndermorem nismen (ndonese ishim studente dhe s’kishim aspak pervoje ndertimi) te hapnim themelet e para te shtepise tone (se u lodhem nga rruga e stergjate per te shkuar ne shpi dhe malli i tepert), tani eshte mbushur me vila aq te bukura nga cepi ne cep. Te gjithe te ardhur nga vende jashte Tiranes, shumica nga fshatra, kane ndertuar pothuajse vete shtepite e tyre. Ky fakt te mahnit, sepse te kesh nje shtepi kater-kateshe eshte nje lluks dhe per amerikanet (shumica ne Amerike jetojne ne borxhe me vite me radhe per te pasur nje shtepi te tille). Duke pasur shembullin e familjes sime dhe lagjes sime dhe gjithe atyre qe njoh krenohem vertete me keta njerez kaq punetore. Keta njerez nuk jane matrapaze as politikane as hajdute. Ata zgjohen heret ne mengjes dhe punojne…ndertojne. Shpesh te huajt me thone qe kur vizitojne Greqine marrin nje pershtypje negative per Grekerit se keta te fundit jane shpesh dembele qe lene Shqiptaret te punojne per ta (duke i shfrytezuar kuptohet) dhe pastaj kane dhe injorancen per te qene aq haptazi raciste te pafrikshem dhe te paturpshem….
‘Maloket’ po ndertojne Tiranen me djersen e tyre, as Greqine as Ameriken. Kjo shihet ne radhe te pare me flamuret qe valeviten mbi shtepite e tyre ne ndertim e siper. Ne taracat e zeza mbuluar me tulla sheh vajza e djem qe punojne me pasjon… A s’eshte kjo nje ane pozitive? A s’eshte kjo shpresa jone? Mbase shume nga Tirana iken neper bote imigrante ndersa shume nga fshatrat apo qytetet e largeta te Shqiperise erdhen ne Tirane. Eshte i njeti proces i kapercimit te distancave, i zhytjes ne nje realitet krejt tjeter, por mbi te gjitha eshte nje proces mesimi dhe ndryshimi dhe ndertimi (duke filluar qe me veten). Kush eshte nje Kuksian ne Tirane? Kush eshte nje Shkodran ne Amerike? Kush eshte nje Vlonjat ne Sarande?

- Jane te gjithe Shqiptare qe po ndertojne… qe ecin perpara…qe punojne aq shume… qe kane respekt per veten…

Dhe une krenohem , dhe ju duhet te krenoheni, dhe ne duhet te kemi me shume shprese per te ardhmen duke njohur anet tona te forta (dhe ato te dobta)… Noli mbase duhet te kishte thene :
A te duhen punetore ?
I ke ne Shqiperi
I ke ne Kosove
I ke ne Maqedoni
I ke kudo neper bote

Jane te gjithe ata

Qe mbajne emrin ‘SHQIPTAR’

Qe duan aq shume njeri-tjetrin….

mbase me vone do shkruajme dhe strofa te tjera, te gjithe se bashku… Kjo ishte nje ane pozitive qe une desha ta ndaj me ju dhe ju mund te shtoni te tjera …

Le te shpresojme qe sa me shpejt do mburremi me politikane/ politikane (f) te afte , me intelektuale te afte, me gazetare te afte…etj,. qe do ta bejne se shpejti Shqiperine nje nga vendet europiane me josheset per tu jetuar dhe vizituar…

hajt besa bese!!!

… Laura …

*********************************************************

Zgjidh e merr vetë

F.S. Noli

A te duhen luftetare
Dhe arratine armiku te marre
A do botes ti vesh zjarre
Merr nja dhjete Kosovare

A do urte njeresit te rrine
Ne komande ta kesh ushtrine
Ne bidat ta vesh njerezine
Merr te gjithe Laberine

A do trima dhe sejmene
Kapardisur kudo vene
Gjumi pa i zene nuk flene
Per tre Mirditor bej bene.

Do per pune nje korcar
I ke bujqer ustallare
me gra bashke te hapin varre
Krahe e kembe su kane te share

A te duhen genjeshtare
Matrapaze e kokethare
Reren ta shesin per farë
Merr Krutan e je i lare

Po qeflinj a te duhen?
Qe me zonjat dine te kruhen
Zonjat qe pjellin cdo vit
Vec Elbasani i rrit

Me dy kembe do hajvane?
Budallenj me din pa ane
Ku ti fusisht te vene
Dil shetit gjithe Myzeqene

A do te ruash florine
Katandine e shtepine
Me dy qofte mbushin sininë
Ec e merr Gjirokastrinë

Do te kesh e te besh qef
Sofren shtruar si per mbret
Pastertore e per yzmet
Te tilla gjen ne Permet

A do ministra Kolonjare
Se mbahen burra me mend
Duan kudo te jene te pare
Ne meshilis e ne kuvend..
(1.Nuk e kopjova une, meqenese se kam librin, prandaj te me falni per ndonje gabim sepse e mora ne internet te albasoul. 2. Per ata qe do me versulen: fakti qe une kritikoj kete poeme nuk nenkupton qe une injoroj vlerat e Nolit!)
laura.jpg
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: ‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Disa ketu ja fusin kot qe shteti duhet te organizonte levizjen e njerezve nga fshatrat ne metropole.. Shteti nuk duhet te nderhyje fare ne levizjen e njerezve, ata mund te shkojne ku te duan. Por shteti ka per detyre qe te mbroje pronen e njerezve dhe pronen shteterore (sepse edhe ajo eshte prona e perbashket e njerezve) nga vjedhja prej nje grupi te caktuar njerezish. Por, per arsye politike, Berisha dhe morrat e tij qe ne vitet 90 e ca e inkurajuan kete levizje drejt Tiranes (ku ky problem eshte dhe me i theksuari) dhe qyteteve te tjera si Durresi, Vlora, Korca.



[/ QUOTE ]

o Pompa apo Pompino si te kesh qejf ti /pf/images/graemlins/laugh.gif

sikur shteti te mos ekzistoje,ne shtetet ma te fuqishme e demokratike te botes ke me qindra te vrame te plaçkitun si kemi pas rast te gjithe me pa (SHBA, France apo ku di une)

Problemi i Berishes me morrat e tij ishte se duke ardhe nga nji shtet totalitar mendune se liberalizmi ekstrem mund te jete zgjidhja

po ai u gabu ne kete rast se si thote edhe shprehja "fati ndihmon morrat e pergatitur" pra ndersa Mhilli Gjeloshi e Marashi merrshin nga nji truall toket, Taqi, Naqi, Baçi e Mazllumi (te gjithe sigurimsa) vjellshin magazinat e shtetit edhe sot i ke me miliona dollare bashke me shoket e partise nane.

edhe kur partia nane jua kerkoi per dy dite e bane Shqipnine shkrumb e hi

pra Berisha thjesht lejoi nji pluralizem morrash ku kuptohet fituan morrat e majmun ne komunizem

kurse kjo bibushja e artikullit ket se kupton
Ajo me te vertete asht rrit edhe vazhdon ate ndjenjen e inferioritetit q1 thote Izhabela
edhe sapo dikush mund ti kete tregu dy tre pallate entuziazmi ja ka mbyt llogjiken edhe veshk na ka nderu me gjithe ate artikull

Nks Tirana sot po ndertohet, ajo po ndertohet prej atyne morrave te majme q1 thashe ma nelt (kuptohet prej zevendes morrave, sepse ata per arsye etike nuk shfaqen ne skene)


kushdo tjeter max nderton nji banese apo dy po ma teper nuk mundet (sikur edhe te merret me aktivitete te paligjshme)
 

pompa

Primus registratum
Re: ‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!!

Lere ti mos ma bej berishen si te pafajshem. Berisha kishte qellime te caktuara po nuk po i them ketu se prishet atmosfera e vellazerise /pf/images/graemlins/wink.gif Shteti dhe njehere nuk ka per detyre te kontrolloje levizjen e njerezve, sepse u beme diktature prape. Por, ka per detyre te mbroje pronen!!!! Ka per detyre ti beje njerezit njelloj te pergjegjshem para ligjit dhe te ndeshkoje ata qe thyejne ligjin.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: ‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!!

Tushi une po sqaroja inferioritetin e ksaj motres me PHD dhe ti hem ke ra e hem ske ra dakort me mua. Nuk ka noigjo t'keqe me ra me nji men'je dhe me nji 'kalamo komunistash' se nuk i them njeriut /pf/images/graemlins/wink.gif.

Une po te them qe kujtdo qe e trajton situaten si kjo goca artikuluese e artikullit do ti pergjigjem ne te njejten forme. Mua me vjen cudi qe kjo goca ka ne men'je me u mburr se si ka kontribuar te ndertoje Tiranen time ndersa ska bere asgje per vendlindjen e vet. E pra mua me merr malli per Tiranen sepse eshte vendlindja ime, dhe prandaj kthehem, e mundohem per ate ven' sa here kam mundesi. Kjo goca nderkohe ska bo kurrgjo per venin e vet : kjo e ka pas men'jen thjeshte me u "integru" ne kryeqytet me gjithe cizme - dhe duket ashiqare qe akoma nuk ja ka dale per fatin e saj ters. Se integrimi fillohet kur i thua mirmjes qe ne nadje kur gdhihesh, jo kur e ke marre ceshtjen persiper si nje dylyftim per fitore. Kjo goca nuk ka per tu integru noiher me ket men'je jo - noshta do nihet mire ne US se nuk do me ja dit njeri per njeri - po asiher n'Tiron. Kte ta fleje men'jen !!!
Mua nuk me vjen keq se 'maloket' erdhen ne Tirane. Arrij te kuptoj qe secili prej nesh ka per detyrim te kerkoje lumturine e vet dhe kuptoj qe cdo prind do behej copash per fmine e vet'; mua me vjen keq kur shoh vendlindjen cope-cope dhe qe tipa si kjo motra mundohen te perfaqesojne veriun apo malesoret.

Budallalliqet i ke fol ti si perfundim se nuk ke tregu tolerance, meqe ra llafi.

Dhe DOC = Denominazione di Origine COntrollata /pf/images/graemlins/laugh.gif ?
 

MLK

Primus registratum
Re: ‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!!

Nese Tironsi do kishte shku ne Malesi me grabiten qofte dhe gardhin e jo me pronen e nje "maloku" do kishte hy ne hasem si fis, e tani do kishte nja 5 a 6 te vram ka fisi vetem per ket pune /pf/images/graemlins/laugh.gif Keshtu qe mendoj se e vetmja mundesi qe ti parandalonte "maloket" me grabit tokat do ishte plumbi /pf/images/graemlins/wink.gif
Po te kishin pa qe prona eshte e vene me gjak e mbrohet po me gjak, as kishte me i shku menia me i grabit ne mes te dites e ne mes te Tirones pronen dikujt.
Per mua hajduti mbetet hajdut e eshte i demshem si per komunizem ashtu dhe per kapitalizem.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!!

Mos e shani tushin se eshte gjynaf!

Kete temen sikur ia kane qepur me porosi.

Kerkoni nje person qe te jete tipik "malok" e me te cilin te mund te komunikoni on-line per kuriozitet si tek kopshti zoologjik kur i hidhni biskota majmunit? Ju keshilloj tushin!

Nuk eshte jashte temes ky shkrim.

Disa "maloke", sapo mesuan te vene nje tulle permbi tjetren e te bejne mure, i hyne "me themel" tiranes (po edhe durresit) "per ta ndertuar" . Fatkeqesisht, procesi i marrjes se dijeve shteroi tek tulla permbi tulle dhe nuk shkoi pak me tej tek sistemi urban (qe shpreh nje ide te bashkejeteses) apo zbatimi i ligjeve apo respektimi i tjetrit si ne cdo qyteterim edhe primitiv.
Po keshtu edhe tushet (e marr tushin si perfaqesues te nje kategorie tjeter "malokesh" dhe nuk e kam personalisht me te kuptohet), porsa mesuan te vene ne rresht germat njera pas tjetres filluan te komunikojne me te tjere por fatkeqeshit ndaluan aty te rreshtimi i germave qe nuk shprehin asnje ide qe t'ia vleje te disktuohet (ashtu si ndertimet barbare nuk shprehin nje ide urbanizmi apo qyterimi) dhe kthehen ne nje simptome te "malokerise" qe i karakerizon. Jane pikerisht keta "maloket" qe e meritojne kete emer me shume se te tjere pasi shkaterrojne edhe ato pak perpjekje qe behen per te arritur ne fillimin e nje procesi integrimi.

--------------------------------------------------

Pjesa e dyte e shkrimit eshte "autokritike" (meqenese menyra e pare qe do i vije tushit ndermend per te rreshtuar germat eshte "k o m u n i s t")

Kush nuk eshte treguar asnjehere "malok" te ngreje doren!

Nese ndonjeri ka shpetuar, te mos behet merak se ka nga ata "qytetare" qe kane konsumuar edhe "racionin" e te tjereve.
Ka nga ata "qytetare" (se pergjithesisht nuk i quajme "maloke") qe punesoje persona ne veshtirsi ekonomike dhe i nenpaguajne, i lene pa nje te ardhme se nuk do te kene pension e nuk i garantojne asnje lloj kushti qofte edhe minimal sigurie ne pune, duke i denuar shpesh me vdekje apo handikape te renda.
Te gjitha keto shkaterrojne nje sistem shoqeror shume me teper se bathorja (C'integrim pretendojme ne nga njerez te cileve i vritet shpresa?!)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!!

Gjithsesi problemi i "malokeve" nuk eshte dhe aq i thjehte pasi ka persona qe punojne gjithe diten si kafshe te shfrytezuar nga "qytetaret" e pastaj behen "maloke" se, ne fund te fundit, nuk kane asnje lloj arsye te "studiojne" nje menyre integrimi.

Kur e lexova titullin e temes tek "peshkupauje", ne fillim me erdhen ne mend keta persona dhe mendova se do te ishte nje teme interesante, pastaj pashe se behej fjale per nje lloj marketingu te "malokerise" qe cuditerisht shihet si ana pozitive e problemit. Tani nuk mbetet gje tjeter vecse te fillojme te kritikojme ata qe respektojne ligjet dhe nuk ndertojne vila aty ku nuk mund dhe ashtu si nuk mund te ndertohen. Biles as kjo nuk ka mbetur se gati gati konsiderohen TE PAAFTE ata qe nuk kane vila "maloke"!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mos e shani tushin se eshte gjynaf!

Kete temen sikur ia kane qepur me porosi.

Kerkoni nje person qe te jete tipik "malok" e me te cilin te mund te komunikoni on-line per kuriozitet si tek kopshti zoologjik kur i hidhni biskota majmunit? Ju keshilloj tushin!

[/ QUOTE ]

krahasim i bukur veçse ke ndryshu rolet
te pakten qysh se komunikojme bashke ne kete forum biskotat gjithmone ti kam hedh une ty /pf/images/graemlins/laugh.gif
ma vone nuk e di se ça mund bahet


</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Disa "maloke", sapo mesuan te vene nje tulle permbi tjetren e te bejne mure, i hyne "me themel" tiranes (po edhe durresit) "per ta ndertuar" . Fatkeqesisht, procesi i marrjes se dijeve shteroi tek tulla permbi tulle dhe nuk shkoi pak me tej tek sistemi urban (qe shpreh nje ide te bashkejeteses) apo zbatimi i ligjeve apo respektimi i tjetrit si ne cdo qyteterim edhe primitiv.

[/ QUOTE ]


Si mendove zotrote se po te kishin ardhe prindet tuj nga zona pa kushtet minimale te jeteses ne nji barake plasmasi, perveç ndertimin te nji banese e sigurimit te ushqimit per ty me vllezen e me motra do te kishin pas mundesi me ndjek edhe universitete /pf/images/graemlins/lol.gif
apo prite q1 ata ne vend te arkitekteve edhe ingjiniereve ma te pergatitun te zhvillojne sistemin urban te qyteteve me rrethina

apo prite q1 ata te respektojne ligjin e prones (nocion i cili mbi vleren e nji pule ishte zhduk prej vitesh)

raste te ngjashme ke pas edhe ne Itali ose Greqi kur emigrantet shqiptare (me apo pa letra) jetojshin me vite ne kushtet ma çnjerezore, por se besoj se prindet e tu ta kane dhane ate mundsi me i pa prej afer.
pra po ta krahasosh rregullin e secilit prej ktyne shteteve me rregullin e shtetit shqiptare ne 90-92 kupton lehte se pse ka ndodh
po deshte gjithmone

/pf/images/graemlins/tipsy.gif


</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po keshtu edhe tushet (e marr tushin si perfaqesues te nje kategorie tjeter "malokesh" dhe nuk e kam personalisht me te kuptohet), porsa mesuan te vene ne rresht germat njera pas tjetres filluan te komunikojne me te tjere por fatkeqeshit ndaluan aty te rreshtimi i germave qe nuk shprehin asnje ide qe t'ia vleje te disktuohet (ashtu si ndertimet barbare nuk shprehin nje ide urbanizmi apo qyterimi) dhe kthehen ne nje simptome te "malokerise" qe i karakerizon. Jane pikerisht keta "maloket" qe e meritojne kete emer me shume se te tjere pasi shkaterrojne edhe ato pak perpjekje qe behen per te arritur ne fillimin e nje procesi integrimi.


[/ QUOTE ]


asht per tu habit se te njejtat gjana te kam than mbas dy tri hereve q1 kam komuniku me ty vite perpara
kjo per shkak te diskutimeve tuja shterpe
e per kete ke eskluzivitetin ne AF (kjo jo vetem simbas mejet)



sa per "komunist" mos ki frike se nuk te tham
ata te pakten kane kurajo e burrni me e pranu haptas se çfare jane /pf/images/graemlins/shrug.gif
e ti keto dy cilesi nuk i ke as s'ke per ti pas ndonjihere(kam frike)

ky shkrimi jot me kujton nji teme te shokut tand te dashtun Satana "Sex anal per te shpetu dashurine" /pf/images/graemlins/idea.gif

ajo pjesa e fundit e shkrimit perkon me pjesen ku shoqja e shokut te Satanit mbron me vendosmeri nderin e principet e saj /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

nejse gjithkush ka mnyrat e veta /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

ec aty!!!!!!!!

pervec germave paske mesuar edhe te vendosesh fytyra te qeshura.

Gjithsesi te pergezoj per shkrimin me lart. Nje hap perpara drejt qyteterimit.

Bej autokritike qe nuk e paskam kuptuar me pare se ti vetem me "dhune" (verbale kuptohet) shtrohesh ne diskutim!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po fatkeqesisht edhe kjo nevoje e jotja per t'iu "nenshtruar" dhunes tregon paksa malokeri.

Pergezimi mbetet. Vazhdo rreshto germa, shto fytyra qe qeshin dhe perpiqu te shtrohesh ne disktime edhe pa patur nevoje per ... "dhune"!
 

komino

Valoris scriptorum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

Qe ti kthehem disktutimit:

- Nuk kuptoj pse askujt nuk i interesojne problemet e atyre qe vertet po e ndertojne tiranen!!!!!!!!!!!!!!!!!

Flas per emigrantet jashte qe shesin krahun e punes si skllever ne dhe te huaj ("maloket" ne tirane ne fund te fundit shqipetare mes shqipetaresh mbeten) per te blere shtepite ne tirane dhe rrjedhimisht krahun e punes se atyre qe po derdhin djersen ne pallatet ku do te banojene te paret (dhe pikerisht keta MERITOJNE nje teme).

Une di qe per migrantet shqipetare ne tirane kontrata e punes eshte dicka e papare
une di qe kushtet e sigurise jane dicka e tepert
une di qe ata nuk do te shohin kurre nje pension pleqerie
une di qe kjo po na con ne shkaterrimin e sistemit shoqeror.

Pse nuk i intereson askujt te diskutoje per keta "skllever"

Dhe harrojini denglat me "maloke" te forte me muj e halil po mendo si e ulin koken perpara "pronarit" qe ka mundesine ti lere nga sot neser femijet e tyre pa buke pse nuk e pershendet si duhet ne "mengjes" kur hyn ne kantier dhe "maloku" tashme i ka bere 5 ore pune e ndersa punon fillon sheh se sa hekur e cimento duhet vertet per betonin e fillon te kete frike se mos shtepia qe ka ndertuar ne nje ish kenete do i vrase familjen.

Cdo bej nese shtepite nuk legalizohen?
ku do gjej parate per legalizimin?
po nuk i gjeta?
po me pushuan nga puna?
po sikur ...?
po kur te plakem une e gruaja?
...

Vari derrasat, po shkoj ti fus nje dopio raki skrapari
 

komino

Valoris scriptorum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

Shife malokun, zhuls, i dehur, i ...!!!!!!!!!!

Detyrimisht i dehur do te jete se dhimbja kerkon anestetike thote doktorri dhe "maloku" ka shume dhimbje.
Detyrimisht do te jete "zhuls" se "maloku" nuk ka as kohe as nerva as para (i duhen per pensionin) qe te bleje veshje te reja.
 

komino

Valoris scriptorum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

Po do te jete edhe arrogant se nuk ka nerva ti hyje diskutimeve sofiste mbi vleren qe ka prania e tij ne kryeqytet kur percepton (90% me te drejte) qe po e perbuzin apo te shpjegoje me fjale te medha se nuk i rr...het fare pse i prishi ambientin nje derdimeni xenofob qe nuk ka punuar ndonjehere ne jete te vet.
 

komino

Valoris scriptorum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

GJithsesi ka nje kufi te madh sa muri i berlinit midis xenofobise se pa jusitifikueshme dhe nevojes se pa mbrojtur nga shteti per te garantuar barazi (edhe une dua mundesine te ndertoj nje vile ne te njejten menyre si laura me lart - edhe une dua te ngrohem gjithe dimrin e te mos paguaj drita as uje) dhe nje qytet te jetueshem.

Nese une shoh se ne itali nuk mund te paguaj nje qera nepermjet punes atehere nuk shkoj! Cfare kuptimi ka te thuash qe migrove ngase "nuk te del hesapi" dhe zhvendosesh ne nje vend ku shkel ligjin me te gjitha kembet qe ke mundesi e perseri thua se "nuk me dilte hesapi" /pf/images/graemlins/frown.gif
 

bob

Primus registratum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

lexova dicka neper te,akoma ka individe qe merren me keto probleme malok apo jo?
jeni te fort me te vertete,po shkoni mor e pirdhuni,mor legena e habrasha.
ptu!
 

popkin

Forumium praecox
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

GLOBALIZIMI PO FITONE KUDO NE BOTE
DHE AJO PO NDOLLE DHE ME TIRANEN
PO UNE KURRE SOBLEJ NJE SHTEPI 70000 EU
JO SESKAME NOSHTA MUNSI PO SEME PELQENE TE JETOJ NE TIRANE
ATY KU KAME LINDE KA SHUME VENE TE BUKRA PERTEJETUAR
NE RREDHIN SHKODRES
PAVARSISHTE SE SJETOJ NE SHQIPERI
 

MLK

Primus registratum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

Kerkohet urgjet perkthysi i forumit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

S'bo pun as ai /pf/images/graemlins/laugh.gif. Rast i dëshpëruar /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

TranofiljA

Primus registratum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

keshtu do i tingellonte nje te huaji qe po meson shqip /pf/images/graemlins/smile.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

çkeni qe tallni meneren... me rob qe kan 70000 EU /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re:Maloket po rindertojne Tiranen

Ruju atij që thot sa pare ka Note se do me t'mor ty ato që ke /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 
Top