Re: Ç'të bëjmë me Greqinë !?
Greket, keta rraciste te pandreqshem.
E Diele, 05 Shtator 2004
Ekzaltimi i ligjshem i shqiptareve ne te gjithe boten, pas fitores historike mbreme te kombetares sone te futbollit ne Tirane, ndaj kampioneve ne fuqi te Europes, eshte prishur pikerisht atje ku nuk pritej, ne Greqi. Lajmet e mediave greke, korrespondeteve tane atje dhe telefonatat ne redaksi te emigranteve shqiptare, tregojne per nje histeri te papranueshme te policise dhe tifozeve helene ndaj tyre. Festimet e ligjshme te mijera emigranteve tane neper rruget e qyteteve te vendit fqinje anetare e BE dhe NATO, jane shnderruar ne nje gjueti shtrigash, me pasoje nje numer te papercaktuar viktimash.
Dhe kjo sjellje, ka ndodhur pikerisht ne shtetin, drejtuesit e te cilit, gjate gjithe ketyre diteve, nuk kane reshtur se dheni mesazhe per nje ndeshje ku duhet te fitoje qytetaria, kultura, fqinjesia, fryma olimpike dhe europianizmi. Ne gjithe Shqiperine dhe kudo ne bote ku jetojne shqiptare, miliona tifozet kane festuar ne menyre te ligjshme, rrezimin e kampioneve te Europes nga Olimpi, nuk eshte prekur me dore asnje tifoz apo qytetar grek, nuk eshte degjuar asnje parrulle nacionaliste kunder tyre dhe nuk eshte poshteruar asnje simbol. Madje, policia amerikane nuk ka perdorur te njejten logjike si koleget e tyre greke, as kur nje grup prej mbi 400 tifozesh shqiptare, kane bllokuar mbreme per disa minuta, metrone e Nju Jorkut.
Por, me shtetin grek dhe qytetaret e saj, ka ndodhur krejt e kunderta ndaj mijera atyre shqiptareve qe e bene shtetin fqinje te ndihej krenar per Lojrat Olimpike. Mekati i vetem i atyre emigranteve, ishte se me flamujt kuq e zi ne duar, po festonin fitoren e ekipit te tyre te zemres, pas nje ndeshje te madhe futbolli. Ndersa si pergjigje, si asnje qytetar tjeter i botes ne territorin grek ne te tilla raste, ata moren shkopinjte e gomes, rrahjet, shoqerimet ne postat e policise. E nuk eshte ndonje cudi, qe pas kesaj humbjeje thjeshte te nje ndeshje futbolli, ndaj emigranteve shqiptare te filloje ne ditet e ardhshme edhe ndonje "FSHESE". Sepse 11 djemte kuqezi, mbreme kane i kane prekur me te pasurit e Ballkanit, ne "Thembren e Akilit". Nje pike e dobet, qe quhet as me pak e as me shume, por thjesht nje racizem i paster, i fqinjeve tane te pandreqshem. Duke vertetuar ne kete menyre, shprehjen e urte popullore shqiptare: "Zengjinit te ri mos i dil perpara".
Marre nga "KORRIERI"