HipHop-Girl
Papirus rex
TIRANE- Mund të quhet me plot gojën “Eriku i artë”. Si në sendet e çmuara që blen dhe i ndërthur me diamante apo edhe për krejt stilin e jetës që bën. Shëtit me makina të markave më të shtrenjta, del me femra të bukura, pi shampanjë në mëngjes buzë detit, tregon cigaret e marijuanës, luan kumar me letra, zare e skedina. Bisedat duket se i ka prej floriri, ashtu si telefoni i tij “Nokia”, por edhe inatin aty-aty duhet ta ketë, pasi mbi pëllëmbë tregon disa plumba ari.
Kur lodhet, djersën e ballit e fshin me 500 euroshe... Ky është Eriku, i biri 20-vjeçar i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Nga një kërkim i gazetës “Panorama” duke iu referuar fotove të Erik Fullanit, ai disponon të paktën 70 ora të luksit: Rolex, Audemars Piguet, Franck Muller, Girard Perregaux etj. Këto marka i ka në disa versione, me flori, me diamante apo me lloje të tjera të gurëve të çmuar. Kryesisht janë orë të rralla apo të bëra me porosi. Për shembull, për një nga orët e Erikut të firmës “Franck Muller” (Sport Grand Prix Central Seconds), me çmim që nis nga 10 mijë dollarë, në sajtin e shitblerjeve ebay.com thuhet se është prodhim i limituar, ekstremisht i rrallë dhe vetëm 50 copë janë shitur në të gjithë Amerikën. Rasti tjetër, Eriku disponon të paktën tri ora “Audemars Piguet”, me vlerë gjithsej 78 mijë dollarë.
Djali i guvernatorit Fullani i ka ekspozuar të gjitha orët në dorën e tij në Instagram, duke treguar me krenari koleksionin qindra mijëra euro. Vetëm 8 prej këtyre orëve që i analizuam dhe kërkuam “t’i blejmë” në internet, në ankandin më të lirë kushtonin 151 mijë dollarë. Me një veprim të thjeshtë matematikor, duke marrë një mesatare, 70 orët e tij kushtojnë më së paku 120 milionë lekë, ose mbi 1 milion dollarë. I kërkojmë ndjesë guvernatorit Fullani nëse ia kemi ulur vlerën e koleksionit të orëve të të birit… Si për ironi të zhvillimeve të fundit që skandalizuan Bankën e Shqipërisë, dora e Erikut mban 1/6 e shumës së parave që vodhi punonjësi Ardian Bitraj (713 milionë). Dora është e pagabueshme dhe nuk mund të pretendohet se janë thjesht fotografi interneti, pasi dallohet tatuazhi me inicialet e Erik Fullani, E. F.