Djali i Fullanit, Eriku “i artë”, shpenzime marramendëse në objekte luksi

HipHop-Girl

Papirus rex
TIRANE- Mund të quhet me plot gojën “Eriku i artë”. Si në sendet e çmuara që blen dhe i ndërthur me diamante apo edhe për krejt stilin e jetës që bën. Shëtit me makina të markave më të shtrenjta, del me femra të bukura, pi shampanjë në mëngjes buzë detit, tregon cigaret e marijuanës, luan kumar me letra, zare e skedina. Bisedat duket se i ka prej floriri, ashtu si telefoni i tij “Nokia”, por edhe inatin aty-aty duhet ta ketë, pasi mbi pëllëmbë tregon disa plumba ari.

Kur lodhet, djersën e ballit e fshin me 500 euroshe... Ky është Eriku, i biri 20-vjeçar i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Nga një kërkim i gazetës “Panorama” duke iu referuar fotove të Erik Fullanit, ai disponon të paktën 70 ora të luksit: Rolex, Audemars Piguet, Franck Muller, Girard Perregaux etj. Këto marka i ka në disa versione, me flori, me diamante apo me lloje të tjera të gurëve të çmuar. Kryesisht janë orë të rralla apo të bëra me porosi. Për shembull, për një nga orët e Erikut të firmës “Franck Muller” (Sport Grand Prix Central Seconds), me çmim që nis nga 10 mijë dollarë, në sajtin e shitblerjeve ebay.com thuhet se është prodhim i limituar, ekstremisht i rrallë dhe vetëm 50 copë janë shitur në të gjithë Amerikën. Rasti tjetër, Eriku disponon të paktën tri ora “Audemars Piguet”, me vlerë gjithsej 78 mijë dollarë.

Djali i guvernatorit Fullani i ka ekspozuar të gjitha orët në dorën e tij në Instagram, duke treguar me krenari koleksionin qindra mijëra euro. Vetëm 8 prej këtyre orëve që i analizuam dhe kërkuam “t’i blejmë” në internet, në ankandin më të lirë kushtonin 151 mijë dollarë. Me një veprim të thjeshtë matematikor, duke marrë një mesatare, 70 orët e tij kushtojnë më së paku 120 milionë lekë, ose mbi 1 milion dollarë. I kërkojmë ndjesë guvernatorit Fullani nëse ia kemi ulur vlerën e koleksionit të orëve të të birit… Si për ironi të zhvillimeve të fundit që skandalizuan Bankën e Shqipërisë, dora e Erikut mban 1/6 e shumës së parave që vodhi punonjësi Ardian Bitraj (713 milionë). Dora është e pagabueshme dhe nuk mund të pretendohet se janë thjesht fotografi interneti, pasi dallohet tatuazhi me inicialet e Erik Fullani, E. F.
 
Balahk

Locus omnem
Por edhe ne heshtje nuk mund te anashkalohet dot kjo vjedhje, nderkohe qe shumica e popullit akoma blen me liste ne dyqane.Eshte deshperuese...:confused:
Kjo qe thoni ju eshte shume e vertet por edhe te flasesh nuk ndryshon gje,kane vjedhur dhe do vazhdojn te vjedhin pa u ndeshkuar aspak pergjegjesit
 
Hektor12

Locus omnem
TIRANE- Mund të quhet me plot gojën “Eriku i artë”. Si në sendet e çmuara që blen dhe i ndërthur me diamante apo edhe për krejt stilin e jetës që bën. Shëtit me makina të markave më të shtrenjta, del me femra të bukura, pi shampanjë në mëngjes buzë detit, tregon cigaret e marijuanës, luan kumar me letra, zare e skedina. Bisedat duket se i ka prej floriri, ashtu si telefoni i tij “Nokia”, por edhe inatin aty-aty duhet ta ketë, pasi mbi pëllëmbë tregon disa plumba ari.

Kur lodhet, djersën e ballit e fshin me 500 euroshe... Ky është Eriku, i biri 20-vjeçar i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Nga një kërkim i gazetës “Panorama” duke iu referuar fotove të Erik Fullanit, ai disponon të paktën 70 ora të luksit: Rolex, Audemars Piguet, Franck Muller, Girard Perregaux etj. Këto marka i ka në disa versione, me flori, me diamante apo me lloje të tjera të gurëve të çmuar. Kryesisht janë orë të rralla apo të bëra me porosi. Për shembull, për një nga orët e Erikut të firmës “Franck Muller” (Sport Grand Prix Central Seconds), me çmim që nis nga 10 mijë dollarë, në sajtin e shitblerjeve ebay.com thuhet se është prodhim i limituar, ekstremisht i rrallë dhe vetëm 50 copë janë shitur në të gjithë Amerikën. Rasti tjetër, Eriku disponon të paktën tri ora “Audemars Piguet”, me vlerë gjithsej 78 mijë dollarë.

Djali i guvernatorit Fullani i ka ekspozuar të gjitha orët në dorën e tij në Instagram, duke treguar me krenari koleksionin qindra mijëra euro. Vetëm 8 prej këtyre orëve që i analizuam dhe kërkuam “t’i blejmë” në internet, në ankandin më të lirë kushtonin 151 mijë dollarë. Me një veprim të thjeshtë matematikor, duke marrë një mesatare, 70 orët e tij kushtojnë më së paku 120 milionë lekë, ose mbi 1 milion dollarë. I kërkojmë ndjesë guvernatorit Fullani nëse ia kemi ulur vlerën e koleksionit të orëve të të birit… Si për ironi të zhvillimeve të fundit që skandalizuan Bankën e Shqipërisë, dora e Erikut mban 1/6 e shumës së parave që vodhi punonjësi Ardian Bitraj (713 milionë). Dora është e pagabueshme dhe nuk mund të pretendohet se janë thjesht fotografi interneti, pasi dallohet tatuazhi me inicialet e Erik Fullani, E. F.
Cupe duhet dore e forte ndryshe skemi per tu bo asnje here ne po sfutem te korruptuarit mitomanet dhe njerezit me allishverishe mbrenda , skemi te perpjete ne ....
 
HipHop-Girl

Papirus rex
Lajmi tjeter , Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Fullanit, vetëm Ermelinda Meksi voton pro!

Ndërkohë Ermelinda Meksi në një deklaratë për shtypin, nuk pranoi të shprehet në lidhje me vendimet e Këshillit Mbikëqyrës:

“Me përgjegjësinë e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës, kam kërkuar që krahas detyrës për rishikimin e kuadrit rregullator që nxori ngjarja e rëndë në BSH, Këshilli Mbikëqyrës duhet të përdorë të gjithë instrumentet ligjore të disponueshme për adresimin e plotë të përgjegjësive në gjithë strukturën e Bankës: nga Administratorët, Këshilli Mbikëqyrës e deri te specialisti më i fundit.

Vetëm kështu mund t’i rikthehet besimi publikut se ngjarje të tilla nuk do përsëriten në të ardhmen. Pavarësia e një banke qendrore ecën paralel me përgjegjshmërinë e të zgjedhurve për drejtimin e saj. Kjo situatë ka vënë të gjithë strukturën e BSH-së para një sprove të vështire që duhet përballuar me maturi e pjekuri.

Për më shumë, në respekt të etikes dhe ligjit mund të shprehem vetëm para Kuvendit, si organi më i lartë i sovranit që më ka zgjedhur”, u shpreh Meksi.

Jemi te humbur!
 
E paska lyer mire rroten me graso fiks per te mbyll gojen ... jo sjemi te humbur , na konsiderojne turme ...
 
Balahk

Locus omnem
Si nje llafe 100 llafe,boli fullanit eshte duke bere te njejtat gjera dhe spo i prishet hic terezia

BOLI,Eriku Fullanit
 
Top