Copëza shkrimesh.

Soleil

Valoris scriptorum
ecen...shkel diku..te vritet kemba...ben sikur se ndjen..vazhdon ecen..ndjen gurin poshte qe te shpon deri ne therje..ndalon..zhvesh kembet e shpirtit dhe sheh sa i vogel qe dhe aq dem beri..tu ngul thelle ne dhomezat e kembeve te shpirtit dhe ti vazhdove..rrugen...tashme kembezbathur..ti..vazhdon ecen...kthehesh..boshesi..u dehe nga lodhja..ndodh shpesh mikja ime..dikush iken dhe te merr eren me vete dhe ti fillon dehesh nga aromat e ndyra te te perditshmes..vazhdon ecen..pisllek..shkel pisllek te njome..cte besh..ndryshon dot rruge?? jo... ndaj vazhdon ecen kembe zbathur duke shkel shpesh here dhe mbi lekuren tende te djegur nga ecejaket...nuk do?
ndalon dot tani? je pothuaj ne mes te rruges? cfare? do te dorezohesh? ske me fuqi...kuptoj...lutu..lutu per veten tende..lutu per kembet e tua te gjakosura..lutu te jesh ti ajo qe ndrron udhe..une ktu do jem...sa here ti te ecesh ne kotesine e plote..kembezbathur serisht..e etur per aromen e tij..injoro! ja del dot? cfare?
teper vone..te ka hyr ne gjak dhe te ka helmuar cdo qelize..mendon? oh jo...mjaft mendove...mjaft investove shpresa tek mendimet " po sikur...."ska me...mbaroj cdo gje...kujdes ke nje gure tjeter para...oh te lumte, e devijove me finese..je me mire?.......heshtje......dhe ti heshte..si te gjitha fundja...ske cthua...vazhdo te ecesh...
 

Hope

dans ton coeur
Nji dite ke me i thane t'du pergjithmone
atij qe dashuron at' dite.
E mbi rrugen tone ka me mbi bar,
e hitha, e flutra e insekte, e paketa cigaresh boshe kane me hedhe,
e diteve n'vere ka me shndrite nji luge drite,
si pellg emocionesh qe pse s'ishte oqean
s'e paskena dite.
Nji dite micat kane me u lpi,
mbi dheun qe mblon kohen tone,
e n'lule t'çilun kane me u pa, e pluhun
e letra karamelesh, e tapa shishesh fmija kane me gjete.
Veç ka me mbet, te ti nji kujtese e fikun,
e n'Univers pak nostalgji, se nji here e patem pa,
me sy njerezish plot dashni
 

Soleil

Valoris scriptorum
Nji dite ke me i thane t'du pergjithmone
atij qe dashuron at' dite.
E mbi rrugen tone ka me mbi bar,
e hitha, e flutra e insekte, e paketa cigaresh boshe kane me hedhe,
e diteve n'vere ka me shndrite nji luge drite,
si pellg emocionesh qe pse s'ishte oqean
s'e paskena dite.
Nji dite micat kane me u lpi,
mbi dheun qe mblon kohen tone,
e n'lule t'çilun kane me u pa, e pluhun
e letra karamelesh, e tapa shishesh fmija kane me gjete.
Veç ka me mbet, te ti nji kujtese e fikun,
e n'Univers pak nostalgji, se nji here e patem pa,
me sy njerezish plot dashni
me bere te qaj ^_^ amazing!!!!
 

joetisti_

Locus omnem
...C'vit eshte
c'dite eshte
kjo eshte koha
per te jetuar me ty
duar e mia, sic e sheh
nuk dridhen me
dhe kam ne shpirt
ne thellesi te shpirtit
qiej te pafund dhe dashuri te pafund
dhe pasaj prape, prape dashuri
dashuri per ty
lumenj te kalter dhe kodra lendina
ku rrjedhin te emblat e mia
shqetesime
universi gjen hapsire brenda meje
por guximi per te jetuar
ai ende nuk eshte...
 

Hope

dans ton coeur
Po t'isha une, kojshia perball meje,
kisha me i thane vedit, sa dembel je, per nji gozhde
e len ate buzeqeshje me t'u var n'ftyre.
Apo kisha me i thane pse i vendos fjalet para
syve indiferent te kesaj kohe, qe ka gjete nji vend tjeter
ku me lane buzet.
Por une s'jam kojshia jem, une jam per te vec nji drite e ndezun
te shpia perball, qe edhe pak do t'fiket si tana tjerat.
I lutem dikujt, qe ka kohe, te rrine ketu, te ky rresht,
e te mos lejojne qe ti shtohen kesaj poezie fjale dashurie.
Une po shkoj, po dal nga keto vargje,
po shoh sa bukur rrine shkronjat,
perqafu me njena tjetren,
te emri saj. Ah, dashuri,
edhe mungesat i kena me teprì.
 

Hektor12

Locus omnem
"Dituria"

Dituria është që e bën njerinë të quhet njeri e të çquhetë nga të gjithë kafshët'e- tjera, të cilatëë lëvizin dhe ecin'e han'e pinë edhe ato si edhe njeriu. Sa do mënt të tepër të ketë njeriu nukë munt kurrë të dijë prej vetiu gjithë të vërtetat dhe gjithë ç'i duhetë të dijë as me të dëgjuar'e me të parë munt të bëhetë njeri i - diturë, as edhe me të vuarë, se jet' e njeriut ësht' e-pakë. Gjithë ç'kanë mundurë të mësojnë, të kupëtojnë a të çpikinë, njerëzit që kanë shkruar për - mi dhet përpara nesh që nga mijëra vjet e tëhu, gjithë ç'ka ngjarë, gjithë ç'është bërë e gjithë ç'janë munduarë njerës të urtë e me mënt tepërë, gjithë ç'kanë par'e ç'kanë vuar' ata që kanë vuajturë në-për vende larg'e të-pa-di-turë, me nj fjalë gjithë çka ngjarë në jetët, gjithë ç'ka çpikur'a mbledhur njeriu dhe gjithë ç;ka gjeturë në natyrat, të gjitha janë të shkruara dhe këto bëjnë të diturin'e njeriut, e - cila s'fitohetë për-veçse nëmësim. Pr'andaj, munt të themi se dituria është mësimi, edhe i pa-mësuari s'munt kurrë të jet'i-diturë. I mësuari di ç'është bërë që nga krej i jetës'e tëhu; di ç'ka mbi dhet e nënë dhet, di ç'është dheu, çështë qielli, ç'është natyra, ç'është vetë, di ç'do që munt të dihet, edhe kupton ç'do që munt të kopëtohetë. I pamësuari s'di përveç ç'sheh me sy e ç'dëgjon me veshë; për atë jeta niset edhe soset me gjalljet të ti, nuk di as ç'është bërë me parë tij,as çmunt të bëhetë ps tij; për atë dheu ësht' aqë sa e sheh ay edhe qielli ashtu siç e sheh ay:
Pleqtë tanë thoshin " mos pyet të mësuarënë, po të vuarënë". Ajo fjalë ishte e-drejtë për atë kohë, në të cilënë mësimi e dituria nuk ish tjatërë gjë për-veç mësimi i besësë a shumë shumë.e i nonjë gjuhe të huaj. Po të jetashtu, vërtet mësimi nukë zë dot vendin e vuajtjes, po sot në ditë tënë mësimi e dituria janë shumë më të gjera e më të forta se ç'pandeheshin atë-herë. Sot për sot nëpër vendet e qytetuarë dituria është si djellë që mbulon me dritat e me shkëndiat të ti gjithë ç'është, e s'lë errësirrë gjëkunt. Mësimi në ato vende nuk është vetëmë për besët, as vetëmë për të mësuarë gjuhë, po për të ndritunë mëndjenë me ç'do farë diturie. Gjithë ç'mësohetë sot është shkruar nga njerës jo vetëm të diturë por edhe të vuarë. Sot nuk ka neri m'i vuarë se i-mësuari, se ay di' jo vetëmë ç'ka vuarë vetë, po edhe ç'kanë vuarë mijëra njerës përpara tij. Për dy gjëra i duhet njeriut dituria. E para të marrë vesh e të kuptojë gjithë ç'i sheh syri, ç'i dëgjon veshi, ç'i zë dora, ç'i shkel këmba edhe gjithë ç'i vjen ndër mënt; të dije se ç'është, ç'ka qenë, ç'dotë bëhetë, ku është, nga ka ardhurë, ku do të vejë. E dyta, të muntnjë të fitojë sa më tepërë e të ronjë sa më mirë, jo vetëmë duke u bërë shkronjës a nënurdhrës, po më tepërë e të ronjë sa më mirë, jo vetëm duke u bërë shkronjës a nënurdhrës, po më tepërë duke nxjerrë nga dheue nga natyra gjëra të vjejtura, me të cialtë edhe ay edhe gjithë njerëzia të mundinë të bëjnë shumë punëra, e duke gjeturë ç'do farë udhe e çdo farë lehcije, për të vajturë njerëzia sa mbar' e më mbarë. Mundimë të themi që e par'e këtyre dy shërbimeve, që pret njeriu nga dituria, ësht' e pa-lënttë, e dyta e lenttë. Vërtet njeriu është mbrujturë me një natyrë, e cila e ç'pon të kërkonjë, të pyesë e të dojë të marrë vesh ç'do gjë, do të dijë jo vetëmë ç'i duhet, po edhe ç'do gjë; do të dijë vetëmë për të diturë. Këtu është çquarj' e njeriut nga kafshët e tjera; po i varfëri njeriu i paditurë është mësuarë të mos pyesë e të mos kërkonjë shumë gjerra që duhesh t'i pyette e t'i kërkonte më parë se çdo gjë. Kur shohim një njeri që shkon udhësë, na ha zëmëra e pyesim e të mos dimë se na vetë, ç'jemi, nga kemi ardhur e ku do të vemi? Qysh të mos dimë ç'kemi brenda në trup tënë, si jemi gjallë, ç'është ky gjak që punon nëpër rembat e trupit tënë, si shohëmë, si dëgjojmë? Qysh të mos pyesim pse bëhetë natë, pse hapetë dita, ç'është dielli, ç'janë këta yj, ç'është ky shi që bije pika-pika, nga vjen gjëmimi, nga del vetëtima, nga bije rufeja? Si cilido, kur ka qenë foshnje, me të zënë të flasë, më parë se ç'do gjë, këto ka pyeturë, po duke parë se të mëdhenjtë qeshinë me këto pyetje të ti, e duke marë vesh që as s'i dininë, është mësuarë edhe ay ti shoh e të mos i pyesë, t'i dëgjonj e të mos i dijë. Dituria vetëmë munt të përgjigjetë me gjithë këto pyetje, të përgjigjetë duke rëfyerë ç'do gjë. Kjo është njëra faqe e diturisë. Të vimë në faqet tjatrë, në anët të lentë,si thamëmë sipër. Dituria sot i duhet ç'do neriu, jo vetëmë që të muntnjë të shkruanjë a të këndonjë një kartë a të mbledhë pesë numura, si pandehesh më parë, më parë, jo vetëmë që ti tregonjë gjithë të vërtetat, si thamë më siprë, po edhe që ndihnj'e e ti aëpë dorënë në punët që do të punonjë për të rojturë. Edhe bujku që lëron arënë, edhe bariu që ruanë bagatinë, dhe ç'do punëtor që bën një punë, ka nevojë për dituri, sepse i tregon një mijë urdhëra për të punuarë më leht'e më mirë e për të fituarë më tepërë. Qytetëria i ka holluarë aq punërat sa dor' e-ashpërë dhe mëndj' e-pa gdhendur'e të pa-diturit nuk mund të punonjë gjë të pëlqyerë. Në qytetëri' të-sotme nuk janë vetëmë mësonjëtoretë për të dhënë dritë botësë po janë çpikurë edhe shumë udhëra të-tjera, me të cilat u epet dritë edhe atyre që s'kanë vërsën (moshën) e të vajturit në mësonjëtore, tregohen' edhe shumë të vërteta të cilat s'mësohenë dot në mësonjëtore sa duhet. Një nga këto urdhra janë edhe fletoretë që flasënë për dituri , si edhe kjo kjo Drita, e-cila do të flasë për ç'do farë diturie, në mënyrë që të ëmbëlsohet prej saj, i-madhi e i-vogëli edhe secili do të gjenjë brenda, në të një gjë që t'i vlenjë që diç t'i mësonjë a t'a xbavitnjë.

(Botuar në vitin 1884) Sami FRASHERI
 

Hektor12

Locus omnem
1897028_289538667860759_1277570483_n.jpg
 

Hektor12

Locus omnem
.Harku i Triumfit, Remark.
Jemi shkulur nga te gjitha dhe na kane
mbetur vetem zemrat tona. Une isha gjer ne
hene dhe u ktheva serish. Dhe ti je ketu dhe ti
je jeta. Mos pyet me gjate. Me shume te
fshehta ka ne floket e tu se sa ne mijra pyetje.
Ketu para nesh shtrihet nata, disa ore, por
edhe nje pafundesi e tere, gjersa te vije
mengjesi te trokase ne dritare. Qe njerzit
dashurohen, kjo eshte gjitheckaja; eshte
cudia vete dhe njekohesisht gjeja me e
natyrshme qe egziston....
kete e ndjeva sonte kur nata u shkri ne nje
peme plote buleza dhe kur era kundermonte
arome manash. Dhe pa dashurine njeriu eshte
vetem nje kufome e ardhur me leje, s'eshte
gje tjeter vecse disa data dhe nje emer i
rastit... dhe do te ishte me mire sikur te vdiste
fare
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Një mbret pyet një njeri të varfër por të
mençur:

"Pse vallë ty të është thinjur koka, dhe mua jo
koka por mjekra..?

Plaku qeshi dhe tha: "Ti e lodh gojën duke
ngrënë, ndërsa unë e lodh mendjen se çfarë do te ha!!!
 

Hope

dans ton coeur
me dale,
pothuajse cdo dite dal nga shtepia,
e nga ora dy dal nga puna,
e dal nga lokalet zakonisht ne fundjave,
por nga lokalet tesh dal ma pak,
tesh qe prej time shoqeje ka dale djali.
me dale pra,
ka dite kur dal ne dritare,
ma shume n'pranvere, edhe n'dimer
kur shiu s'pushon e m'duket sikur
vec pse dal n'dritare po ndryshoj dicka.
nji dite dola ne krye te nji rruge qe s'e njihja,
nji dite dola krejt nga zemra e nje miku,
qe e njihja prej kohesh, nji dite dola pa leke ne xhep,
e nji dite kuptova se kisha dale pa asnji dashni ne zemer.
Nji here kam dale ne foto qe s'me kane ba asnjihere,
e nji here kam dale me vrap, me ndihmu dike,
e nji here i kam dale fjalet. Me dale,
me dale i humbun, me dale i gjalle, me dale prej gjesteve t'perkohshme, prej friknave t'perjetshme,
e cdo dite me dale prej dikujt a prej dickaje,
shpesh edhe prej vetes, me dale, t'kisha mesu me dale,
me dale, asht kryeveper, ka edhe tjera gjana t'bukura,
por ato per jeten qe bajme s'na dalin.
 

Hektor12

Locus omnem
TE SHKELESH DINJITETIN ...

Festivali i SANREMOS èshtè njè ndèr aktivitet mè tè rèndèsishme tè vitit nè Itali . A mund tè imagjinoni si u hap sonte ?
Prezantuesi i Festivalit Fabbio Fazio lexoi njè letèr ku shkruhej se punètorèt e njè fabrike ku numri i tyre arrin deri nè 800 punètorè ,vazhdonin punèn dhe nuk paguheshin prej 16-muajsh. Askush nuk shqetèsohej pèr kètè fakt. Tre prej punètorève kanè vrarè veten .Tè tjerèt nè kètè letèr ngrinin zèrin pèr tè tèrhequr vèmèndjen e qeveritarève a tè dikujt tjetèr nè kètè mbrèmje pranè televizioneve ,pèr tè reflektuar. Si kthhet i zoti shtèpisè nè darkè ,pa u paguar ?
I lodhur ,i raskapitur . Si do ta mbajè familjen ? Banka u ka marrè shtèpitè e i ka nxjerrè nè ankand . Sikur mos tè mjaftojè kjo ,si pèrgjigje u kanè dhènè qè e njèjta situatè do tè jetè edhe pèr 6-tè muajt e tjerè.
Ndèrsa nè anèn tjetèr ka debate luksi. Njè qeveritar para disa ditèsh akuzohej qè me lekèt qè disponon Partia e tij ,i ka pèrdorur pèr argètime , hotele tè shtrenjta jo vetèm pèr gruan e tij ,por edhe pèr tè dashurèn , natyrisht èshtè ajo qè i mban "kontabilitetin"
Cfarè u konkludua ? -Asgjè ..zhurmè dhe mè pas qetèsi.
Ja sa kujdesen politikanèt pèr popullin e tyre tè "shtrenjtè"
Cmimi i gjakut bèhet cdo ditè e mè i lirè ,ndèrsa ai i argètimet rritet cdo ditè.
Ndersa nè kètè mbrèmje "argètimi" punètorèt nè kètè letèr, kèrkojnè t'u rikthehet DINJITETI i shkelur me kèmbè nga njerèz qè vetè dinjitet nuk kanè ...
Prezantuesi ndèrsa lexoi letrèn dukej qè pèjetonte nè intonacion tè tij nota trishtimi ,ndoshta edhe ndonjè poltikan nèse nuk do tè jetè duke u argètuar me lekèt e partive ,patjetèr do tè ndjejè tè njèjtin "trishtim".

Margarita Stoja.
 

Hektor12

Locus omnem
Cdo njeri i mencur duhet te pranoje mendim, sugjerim dhe keshille pervec prej shtate personave:
1. prej te paditurit (injorantit), 2. armikut, 3. ziliqarit, 4. prej atij qe te nencmon e te perqesh, 5. prej qyqarit, 6. prej kopracit, 7. njeriut jonormal
1. Njeriu i paditur te con ne humbje
2. armiku deshiron shkaterrimin tend,
3. ziliqari shpreson ne lenien e te mirave qe te jane dhene
4. ai qe te nencmon e te perqesh deshiron me kete te perfitoje njerezit
5. qyqari do te te lere ne balte e do ike
6. kopracit i intereson vetem grumbullimi i pasurise dhe vetja e tij
7. njeriu jonormal nuk ka kontroll as mbi veten e tij e jo te drejtoje te tjeret
 

Hektor12

Locus omnem
DASHURONI POR ME MEND NE KOKE....

Mos u besoni njerëzve që janë tepër aktivë kur jeni vetëm dhe bëhen shumë të heshtur kur jeni në publik, po shtiren

Ideja që dashuria merr fund nëse jeni zhgënjyer një herë është plotësisht e pavërtetë, ndaj bëni forcë dhe dashuroni përsëri

Një lidhje s’mund të jetë e vetmja gjë e rëndësishme në jetën tuaj, plotësojeni veten me shumë gjëra të tjera që të mos bini në pusin e errët të një dashurie të verbër
 

Hektor12

Locus omnem
Ty, miku im...

"Është kjo një ditë, që, sikur rrezja e diellit, sikur një puthje me pasion, u fal të gjitha zemrave të dashuruara; ngrohtësi, afërsi,butësi, shpresa, ëndërra dhe lumturi të pafund!
Gjëja më e rëndësishme, mbi të gjitha, ështê ndjenja e veqantë, që ndjejmë, vetëm për njerëz të veqantë!
Në çdo çast, me çdo frymarrje...
Çaste të lumturisë hyjnore,
frymëmarrje të kënaqësisë shpirtërore...
Pikërisht këto dhuron dashuria e vërtetë; lumturi shpirtërore, shpresa, butësi, ëndërra, liri shpirtërore...
- Ti, më je ëndërra ime më e veqantë , shpresa ime më e imagjinuar, butësia ime ëngjëllore, frymëmarrja ime më e thellë...
Je e rrahura e zemrës sime, je bota ime, jeta ime...
Do të dëshiroja, të paktën përafësisht, të të dhuroj, gjithë atë dashuri, që më dhuron ti mua, në çdo sekondë të jetës sime...
Diçka të kam falur, dhe atë përgjithmonë, deri në frymëmarrjen time të fundit dhe përtej kësaj jete, der në përjetësi; Zemrën time dhe gjithë dashurinë
e saj..."
Përjetësisht, e jotja mike...

Bashkim Gashi
 

Hektor12

Locus omnem
Eh në çfarë èndrre me vjen t'i gjithmon
mëngjeseve të ftohta tè huajit vendë.
Me thua mijëra gjëra nè pak caste por ama I thua të gjitha "Kam parë vendelindjen tënde ,shkollen miqt dhe rrugicat ku ti kaloje ,hë pra më dëgjo ,ato kishin mall për ty . "Pashë dhe nënen ,sa ishte lodhë dhe thinjat shtuar ,zemra e saj e madhe si deti mbante brenda saj mall të pashuar .Dhe ëndra vazhdonte ashtu si pa kujtuar me shetiste neper vitet e femijeris ..eh sa kohë kisha pa ëndêrruar ,si më mbajn këmbët tek ky vegim ?Jo!eh ëndërr më dërgove atje ku doja unë tek varri babit tim ..po qaj dua tè shfryj mallin të lutem endërr mos mè zgjo ..dua ta takoj babin .
Me fjalë zemre ti them ca fjalë "ti ngelesh ëngjell i shpirtit tim ,por shumè malli mè kishè marrë "Kush nuk kuptoj atè që mbarti kurbeti e mori me vete mali e deti .. Tè lutem èndërr mos më zgjo dua tè rri nè brigjet e mia ,atè qè në reale jeta na ka mohu s'nundesh t'i ndalesh endrrat e mia ...!Dashuria për prindërit mposht largësit i bën ëndrrat reale se i bekojn perendit .[Naile Biberaj Gjonaj]
 

Hektor12

Locus omnem
- Ulu.
- Për cilën arsye?
- Të thash të ulesh, kaq.
- Pse? Më thuaj pse!
- Ulu dhe hesht.
- Ti mua nuk mund të më thuash që duhet edhe të hesht.
- Unë them atë që dua, ulu dhe qëndro në heshtje, më beso.
- Të të besoj? Pse? Cfarë ke për të më thënë? Do të më lesh apo jo? Bir bushtre.
- A mund të rrish thjesht një sekond pa folur dreqi ta hajë!?
- Jo, jo nuk hesht! Ti nuk mund të më lesh kështu, nga një çast në tjetrin, jo pa pasur një arsye bindëse!
- Çfarë dreqin po thua? A do qetësohesh?
- Nuk kam bëre fare ndërmend që të qetësohem! Dashuria e jetës time është gati të më lej dhe ti më thua mua se duhet të ulem dhe të jem e qetë?
- Duhet të qëndrosh pa folur, ulur, e qetë, dhe të më shikosh në sy.
- Bastard.
- Më shiko.
- Trap.
- Ulu.
- Budalla.
- A do të martohesh me mua?
 

Hektor12

Locus omnem
Kur une flisja ,askush nuk me
kuptonte.Kerkoj a nje mike te vertete por
asnjehere nuk e gjeta.Me braktisen te gjithe.U
larguan nga une.I pershendesja ,me kthenin
shpinen.U buzeqeshja ,me shikonin me
neveri.Mundohes ha te sillesha mire,me
injoronin.
Qaja cdo nate edhe zgjohesha sikur asgje
s'kishte ndodhur.
Pastaj kaluan kohe.Isha vetem, e rrethuar nga
muret e vetmise,e rrethuar nga muzika qe
adhuroja, e rrethuar nga librat e mi te
preferuar.Dhe pastaj me koken lart dhe
zemren e copetuar ,gjithsesi vazhdova te ecja
perpara.
 
Top