ZOTI FLET SHQIP
Nga Fahri Xharra
"Gjaku shqipëtar që rrjedhë në venat tona më bëri të shkruaj këtë shkrim ,që ta kemi gjithëmonë afër që mos të harrojmë kurrë mëmëdheun tonë dhe gjuhën tonë ëmtare, vlerat e së cilës do t´ia njeh e ardhmja ”
Në shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve të tyre të verifikuara mirë, del se pellazgët, , i kanë sjellë Europës, ndër të tjera, alfabetin e parë, qytetërimin më të lashtë: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e shkencës, mitologjinë etj., e në veçanti emrin e vetë Europës, kulturën e grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, të ligjeve, të monedhave, të Lojërave Olimpike... (Dr. Dhimitër Pilika , 1994 ) Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, numizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj.
Dhe zbërthimin i këtyra që u thanë më lartë na japin Dhimitri Pilika , Edouard Shneider,
Aristidh Kola (etj) si dhe vetë qenja e jonë që i mbijetoi Oqeaneve të Historisë dhe valëve të mëdha të saja përpirëse që herë e fundosnin e herë çitnin në sipërfaqe të jetës së pasardhësve lashtësinë e vet.
Edhe pse shpesh thuhet që shkenca ende nuk ka arrijtur të zbërthen origjinën racore të pellazgëve të humbur në natën e errët të kohës, prapë se prapë , lindja e këtij populli të lashtë në agun e historisë së popujve mund të zbërthehet përveq tjerash edhe me anën një populli të lashtë që ende jeton dhe me gjuhën e atij populli që ende flitet. Prejardhja e një populli është e lidhur ngusht me prejardhjen e gjuhës se tij dhe një gjuhë e pavarur do të thotë një popull i veçantë. Zoti fliste Shqip!
Duke lundruar ne Oqenin e Mileniumeve arrijmë në një të vërtetë të mohuar , të vjedhur , të mëshehur nga zilia historike e prejardhjes se të mëvonëshmëve dhe e cila ishte shpesh e rrezikshme për tu përmendur edhe nga vet trashëgimtarët e asaj të vërteteje.
Që të kthehemi në trajtimin tonë të themi që gjuhët primitive ishin monosilabike ( një rrokëshe, një zëshe) dhe të cilat me kalimin e kohës dhe nevojave për komunikim janë bër shumërrokëshe duke e shtuar në rrënjën e fjalës një tingull tjetër që të flasin me fjalë shumë më të përbëra , po në të njetën mënyrë sikur një fëmi disa muajsh i cili e fillon belbimin e disa fjalëve një rrokëshe dhe në mënyrën e tij të thirrjës dhe pasthirrjës.
Herodoti (484-425 prK) na spjegon në mënyrë shumë bindëse përvojën me dy fëmij në Egjypt.Mbreti i Egjyptit për të mësuar se cili ishte populli më i vjetër e bëri këtë: Dy fëmij të posalindur iu besuan nje gruaje së cilës iu kishte këputur gjuha në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi të iu fliste fëmijve dhe në mënyrë instiktive të mos ndikonte te ata në formimin e të folmës së tyre, sepse të gjitha gjuhët fillojnë të mësohen nga veshi( të ndëgjuarit). Herodoti spjegon që fjala e parë që ata kishin klithur ishte ” buk ”Duke kërkuar ndër të huajt , banorë të Egjyptit se nga cili popull vinte kjo fjalë , ai gjeti se ata ishin Frigjët ata që i thonin ”bukës”. Frigjët , (Frigasit) ishin pellazgë dhe ata e flitshin gjuhën e shqiptarëve të sotëm. Dhe vërtetë ishte fjalë monosilabike që është e mundshme nga fëmiu ( A.Kola, E. Schneider )
Për ti dhënë vendin e sajë racës Pellazgjike në llojin e njerëzimit, ne nuk do të shërbehemi me me cilësi anatomike ( Edouard Schneider) por me gjuhën , përrallat dhe tregimet , legjendat dhe zakonet e Shqyptarëve të cilët janë të zbriturit e drejpërdrejt të Pellazgëve. Do të flasim për gjuhën shqipe.Gjuha e pellazgëve duhet të ketë qenë një gjuhë admirative, ekslamative , demonstrative dhe imitative; kështu me një gjuhë monosilabike dhe konçize ku cdo rrokje , çdo zë e jep një kuptim të plotë.Ne mund të dijmë që njeriu i asaj kohe nuk ka mundur të përdor shprehje dy ose më shumë rrokëshe për të emërtuar diellin, yjet , tokën , ujin, zjarrin , frymën, njeriun , zogjët ,pemët
Nëse ne e marrim që gjuha e Shkyptarëve diellit i thot dillë, qiellit Qillë , dheut Dhe, yjeve Hyll Hyi, zjarrit ziarm ose zierm ,frymës erë njeriut njer , zhtazës shtans ,; zogut shpen, pemës pem` ;kreut Kok´ ose kry , ujit uj´; shofim që të gjithë emrat janë të shkurtër ,të ëmbël për ndëgjim, shprehës kuptimplotë me një harmoni të madhe imituese.
Dielli e shprehë idenë e një qendreje ndriçuese
ielli e fillon ditën : Nga Dielli rrjedhë dita pastaj drita dhe e drejta.Qielli e shpreh idenë bashkëkrijuese ( nga mitollogjia , bashkimi i qiellit me tokën e bëri njeriun)
Dhe , dheu e shprehë të zezën , terrin mbi tokë. Edhe sot thuhet .”Zi si dhe (dheu)”
Nir (njeriu) e shpreh gjendjen e njeriut të parë të vëmendshëm , i përmbledhur, i përmbajtur karshi natyrës. Edourd Schneider e spjegon që emri njeri rrjedhë nga dy fjalë me ni (ndie) me ri ( me ndejt, qëndruar) , . Për thellim më të madh të lexohen autorët e cituar më lartë
Një studim më i thellë të dërgon në gjuhën e Homerit , gjuhë e cila spjegohet vetëm me anën e shqipes së sotme. Spjegimet e mëtutjeshme të gjuhës së Zotit e tejkalojnë qëllimin e shkrimit , por ky shkrim le të jetë një grrithje në n gjuhën më të vjetër të botës