DIALEKTI

scadarsko

Locus omnem
GJERGJ FISHTA


GJUHA SHQYPE

Porsi kanga e zogut t veres
qi vallzon n blerim t prillit
porsi i amli fllad i eres
qi lmon gjit e drandofillit
,porsi vala e bregut t detit,
porsi gjama e rrfes shgjetare,
porsi ushtima enji termetit,
ngjashtu asht gjuha e jon shqyptare.
Ah po asht e amel fjala e saje,
porsi gjumi mi kerthi
porsi drita plot uzdaje,
porsi gazi i pamashtri,
edhe ndihet tue kumbue,
porsi fleta e Kerubinit,
k ai bjen qiellve tue fluturue,
n t zjarrtat valle t amshimit.
PRA MULLKUE NJAJ BIR SHQYPTARI,
qi ke tgjuh t Perendis,
n trashgim qi na e la i Pari,
trashgim sja len ai fmise,
edhe atij ju thaft po goja,
qi perbuz ket gjuh hyjnore,
qi n gjuh t huej,kur s asht nevoja,
flet e t veten e len mas doret.
n gjuh shqype nanat tona,
qi prej djepit na kajn thanun ,
se sh tnji zot qi do ta dona,
njat qi jeten na ka dhanun,
edhe shqyp na than se zoti
per shqyptar,Shqypnin e fali,
sesa t enden stina e moti,
do ta gzojn kta djal mas djali,
Shqyp na vet po pik ma para,
n agim t jets ku kena shkue,
tue njek flutra neper ara,
shqyp ma sparit kena knue.


Pra shqyptar cdo fes qi jini,
gege e tosk,malci e qyteta,
gjuhen tuj kurr mos ta lini,
mos ta lini sa tjet jeta,
po per te gjithmon punoni,
ps e sa t mani gjuhen tuej
fisi juej ,vendi e zakoni,
kajn me u majt lerg kames s huej,
Nper gjuhe shqype bot amar
ka me ju njoft se cfis ju keni,
k ame ju njoft per shqyptar,
trimi n za sikur se jeni,
prandej pra ne doni fisin
mali bregu edhe MALCIJA,
prej njaj goje sot t brohrisim,
me gjuh t veten rrnoft SHQYPNIJA.
 

dr love

Locus omnem
Ndre Mjeda

Guxo..

Lundertari qe s'rrezikohet
Kur asht' deti shkum' e vale
Vete me vedi mos t'ankohet
Se i shkoi dita pa fitim.


Tuj tall' e tuj pritue
Kurrgjasend nuk qitet n'drite
Cfaredo sendi me fitue
Trimni lypet e guzim.
 

scadarsko

Locus omnem
Vertet?
Eshte me gramatik ne rregull?
Jo edhe un mendoj ashtu , por me korrigjuan kur e shkrova diku ;)
aspak gabim vetem e sakte je. edhe iher nji shembull:qa den ujku n livadh....qa kerkon ky rugtar..qa deshte me than..etj etj..qa dreqin ka ken ai qi t ka korrigju ty?...e she fqe qa..del gjithkund.
 

dr love

Locus omnem
Dialekti gege..ka zakonisht zevendeson ë me a..
Amel..embel ndersa fjalet me r ndernjet dy zanoreve shqiptohen
nane..nënë me n..
kanga..kënga............vera....vena
...... Trimeri trimni


dhe nuk shkruhet qa..po ça
keto mesohen ne klasen e katert fillore...
 

scadarsko

Locus omnem
Dialekti gege..ka zakonisht zevendeson ë me a..
Amel..embel ndersa fjalet me r ndernjet dy zanoreve shqiptohen
nane..nënë me n..
kanga..kënga............vera....vena
...... Trimeri trimni


dhe nuk shkruhet qa..po ça
keto mesohen ne klasen e katert fillore...
bukur kja po si thojn n shkoll se kena studju....anderr asht me arit me u rikthy t pakten t shkruhet ner gazeta lokale..se n shkoder prsh:ka gazeta shkodra,po t duket vedi ma zi se n tiran...asht e shtypun ma zi s e zani popullit..
 

dr love

Locus omnem
bukur kja po si thojn n shkoll se kena studju....anderr asht me arit me u rikthy t pakten t shkruhet ner gazeta lokale..se n shkoder prsh:ka gazeta shkodra,po t duket vedi ma zi se n tiran...asht e shtypun ma zi s e zani popullit..

Gazetat lokale mund te shkruhen sipas dialektit..dhe neper shtepi duhet te flitet me dialekt..se perndryshe se njohin femijet..si puna ime qe se kam folur dhe nuk e di mire..edhe pse ne theks dallohem nga veriu.
 

Hektor12

Locus omnem
Per pyetjen cfare kukesi perdor zhit, dibra cish. Psh cfare te quajne? Ne kukes perdorin zhit te kujne? Ne diber cish te qujne?
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
e vertete eshte qe ne kombi shqiptar kemi shum dialekte.sipas krahinave.fiseve e kuta di.por krenona qe ne shqiptaret e keme nje gjuhe gramatikore.nje abetare dhe 36.shkronja.mu personalisht me pelqejn dialektet dhe qe sun i kupton dialektin e tyre shum eshte thjesht ne menyre gramatikore kuptohesh.
 

Hektor12

Locus omnem
Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (në Dibër)
═══════════════════════════
I/e fejuari/a ▶ I/e dashuri/a për të cilin/ën e morrën vesh ata të shpisë.

Mami ▶ Personi ku aplikohet për ushqim, gjumë dhe sendet e humbura nëpër shtëpi.

Babi ▶ Personi ku aplikohet për lekë.

Motër ▶ Personi që do duhet me e rujt nga mosha 13 vjeç e deri sa të gjejë burrë.

Vëlla ▶ Personi me të cilin do rrihesh deri sa të ta rrahin.. e pastaj bashkë do rrihni ata që e rrahin atë.
 

Hektor12

Locus omnem
Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (në Dibër)
═══════════════════════════
Shëtitore ▶ Një rrugë e gjerë me trotuare e pemë anash, ku shëtisin njerëz, makina, gomerë, lopë, dele, etj.

Lulishte ▶ Vendndodhje antike, që në ditët e sotme konstatohen vetëm nga rrënojat e mbetura.

Bashki ▶ Një institucion ku hyjnë e dalin kryetarë, zyrtarë, katundarë e persona të ndryshëm, kryesisht për të thërritur njëri-tjetrin për kafe.

Universitet ▶ Një institucion ku shkojnë individë, që iu duhet një justifikim për të mos punuar 4-5 vitet e ardhshme.

Zyra shtetërore ▶ Legjenda thotë se aty punojnë njerëz.

Spital ▶ 1• Zyrat ku populli paguan sigurimet e vërteta shëndetësore duke i shpërndarë me sasi progresive nga roja, pastrusesja, infermjeri, dihmës-mjeku e mjeku. 2• Vendi ku i sëmuri shkon për tentativë kurimi me batanije, jastek, serum, gjilpëra, bukë, supë, qepë, ilaçe, farefis.. e bisturi me vete.
 

scadarsko

Locus omnem
Dialekti gege..ka zakonisht zevendeson ë me a..
Amel..embel ndersa fjalet me r ndernjet dy zanoreve shqiptohen
nane..nënë me n..
kanga..kënga............vera....vena
...... Trimeri trimni


dhe nuk shkruhet qa..po ça
keto mesohen ne klasen e katert fillore...
pse u zevencoka kur njahstu thuhet?ti ma mir thuj perkthehet n tosknisht.a e shifni sa keq intepretohet dialekti geg,n zonat tjera vetem mundohen me e korrigju.....
 

SNAP

Papirus rex
M ra n dor libri i ISA CELEPIJA , ku flet per problemet e gjuhs letrare komtare t kohs tone.Deri para vitit 1972 shqipja shkuhej n dy variante, n gegnisht e tosknisht.N shum periudha gegnishta asht marr si giuh zyrtare,Thuhet se giuha letrare ,e vendosun n kongresin e giuhes shqipe n tiran,gjoja esht bazu ne dy dialektet nuk asht e vertet....cfar meritash ka dialekti tosk ma shum se ai geg?perkundrazi gegnishtja mante potencijalin ma t madh e kryesor n letersin shqipe.Kangt e eposit kangt e mujit e halilit,vepra e par e giuhs shqipe meshari gjon buzukut ishte n gegnisht,tjert qi e pasun BARDHI ,BUDI,BOGDANI po n gegnisht,ai qi u qujt HOMER i shqypnis FISHTA po n gegnisht....ai qe per here t par n historin e letersis shqipe shkruvi me realizem,qi solli per her t par vargjet e lira nga t cile tjan frymzu shum shkrimtar t huj,pra Migjeni i pa arritshem shkruvi n gegnisht.Vargje t e amla te NDRE MJEDES qujt simfoni epoezis shqiptare po dhe ato jan shkru n gegnisht....sa e sa gazeta jan botu n dialektin gege e shumica jasht shqipnis...e sot na ka dal moda po fole tosknisht te duket vedi i civilizum..vitet 1972 duhet te fillojn te korrigjohen sepse shqipnija ngerqin kryesor aty e ka tek kjo gjuh zyrtare e sotme e cila nuk meriton kaq hapsin...
Dhe ti me dialekt ke shkruar:D
 
Top