Qytete te humbura

Hektor12

Locus omnem
Qytete te Lashta 2000-vjecare zbulohen nen Shkretetiren e Saharase

lost%20cities.jpg

Disa imazhe satelitore kane zbuluar rrenojat e nje civilizimi qe eshte zhdukur shume kohe me pare, i cili ekzistonte ne ate cfare eshte sot Shkretetira e Saharase.
Arkeologet po shpresojne qe tashme me renien e Diktatorit Kolonel Gedafi, i cili ne kohet moderne ka kontrolluar hyrjen ne kete rajon, do te munden qe te nxjerrin me ne fund ne siperfaqe sekretet e qyteteve te humbura nen reren e shkretetires se Saharase.
Sipas David Mattingly, profesor i Arkeogjise Romake ne Universitetin e Leicester, kultura e zhdukur Garamantes ishte nje kulture shume e perparuar. Ai thote qe pikturat me satelite tregojne siperfaqe me zhvillim te gjere e ne ditet e sotme ne ate siperfaqe nuk ka asgje tjeter pervec shkretetires bosh.
"Ishte si dikush qe vjen ne Angli dhe papritur zbulon te gjithe keshtjellat e Mesjetes. Keto vendbanime te lashta nuk kane qene te shenuara dhe te regjistruara nen regjimin e Gedafit, " - tha Mattingly.
Ai tha se gjetjet tregojne per nje civilizim te avancuar, ne kontrast me pershkrimet Romake per Garamantes si nomade barbare qe zinin kufinjte Jugore te Perandorise. (ne ate kohe Roma drejtonte nje pjese te madhe te Afrikes se Veriut.)

"Ne fakt ata ishin shume te civilizuar, duke jetuar ne vendbanime te fortifikuara ne nje shkalle te larte. Ishte nje shtet i organizuar me qytete dhe fshatra, me nje gjuhe te tyren dhe me nje art te zhvilluar." - thote profesori.

Duket se Kolonel Gedafi nuk kishte ndonje intteres apo deshire dhe nuk e vriste aspak mendjen qe te ekzaminonte te kaluaren e Libise para islamike. Si rezultat i kesaj, shkencetaret e kane patur shume te veshtire marrjen e aksesit ne vendbanimet e lashta te Garamantes me qytetet e tij dhe keshtjellat e tij te humbura.
Mattingly ishte ai qe arriti te organizonte nje ekspedite, por megjithate u detyrua te evakuonte kur rebelimi kunder Kolonel Gedafit shpertheu.
Sipas Universitetit Leicester:
Renia e Gedafit ka hapur nje rruge per arkeologet qe te mund te eksplorojne dhe te studiojne trashegimine e shtetit para islamik, qe nen kete regjim eshte injoruar per nje kohe shume te gjate.
Departamenti i antikitetit i Libise, qe ka patur shume pak burime nen regjimin e Gedafit, eshte i perfshire nga afer me kete projekt zbulimi dhe studimi.
Fondet per kete kerkim kane ardhur nga Keshilli Europian i Kerkimeve.
"Ky eshte nje fillim i ri per sherbimet e antikitetit te Libise dhe nje mundesi tjeter per njerzit e Libise qe te angazhohen dhe te fillojne te mesojne dicka edhe nga historia e tyre e cila eshte mbajtur e ndryshur per kaq shume kohe," - tha Mattingly.
"Keto perfaqesojne qytetet e para ne Libi qe nuk kane qene imponime koloniale te njerezve nga Mesdheu ashtu si jane Greket apo Romaket. Per mendimin tim Garamantes duhet te jene gjeja kryesore qe duhet te mesojne femijet nga libia qe shkojne neper shkolle dhe qe ne fillim te saj. Behet fjale per historine e tyre dhe trashegimine e tyre." Rrenojat qe gjenden nen reren e Shkretetires se Saharase jane me shume se 2000 vjet te vjetra.
 

Hektor12

Locus omnem
Qytetet e humbura janë reale, të begata dhe zona të mirë-populluara që janë prekur nga rënia përfundimtare dhe vendndodhja e të cilave më vonë humbi.

Shumë qytete janë gjetur dhe janë studiuar gjerësisht nga shkencëtarët. Këtu keni listën e dhjetë prej qyteteve më të mahnitshme të humbura në botë.

Machu Picchu
machu-picchu-citadel-975040-ga.jpg

Eshtë me siguri simboli më i njohur i Perandorisë Inka.
Ky vend është cilësuar pasuri botërore në vitin 1983, kur u përshkrua si “një kryevepër absolute e arkitekturës dhe një dëshmi e veçantë e qytetërimit Inca.

Angor-Kamboxhia

angor.jpg

Ndërtuar rreth 1450-ës, qyteti u braktis 100 vite më vonë, kur perandoria u shemb nën pushtimin spanjoll.

Periudha angkoriane përcaktohet si periudha nga viti 802 pas Krishtit, kur monarku Jayavarman II e deklaroi veten “monarku universal”, deri në vitin 1431 pas Krishtit, kur pushtuesit tajlandezë pushtuan kryeqytetin Khmer. Tempujt e zonës i kalojnë njëmijë. Angkor Wath është monumenti fetar më i madh në botë.
 

Hektor12

Locus omnem
Lugina e gjerë e Petrës
petra.jpeg

Shtrihet nga deti i Vdekur në Gjirin Aqaba. Është i famshëm për strukturat e gurit të gdhendur në shkëmb. Zbulohet nga Johann Ludwig Burckhardt në vitin 1812. Qyteti bie nën sundimin romak dhe shkatërrohet nga tërmeti i vitit 363
.

Palmira

2771544574_ed3547fb7f.jpg

Ishte qytet i rëndësishëm i Sirisë qendrore. Qyteti lidhte Persinë me portet e Mesdheut të Sirisë romake dhe të Feniksit. Njihej me emrin Tadmor dhe përmendet në Bibël, (2 Kronikasve 8:4) si qytet i shkretuar ndërtuar nga mbreti Solomon, djali i Davidit.

 

Hektor12

Locus omnem
Qyteti i Pompeit
Pompei%20-%20Veduta.jpg

U fundos nën disa metra hi dhe llave dhe u harrua për gati 1700 vite pas rizbulimit aksidental në vitin 1748. Që nga ajo ditë ka hedhur mjaft dritë për jetën e një qyteti në lulëzimin e Perandorisë Romake.
Qyteti Palenque

palenque-3.jpg

Mban arkitekturën, skulpturën dhe tarracat më të bukura në botë. Pushtohet fillimisht në vitin 100 para Krishtit, lulëzon nga viti 600 në 683 pas Krishtit dhe zbulohet nga shirat në shekullin e 18-të.
 

dr love

Locus omnem
A keni degjuar per piramidat e Bosnjes?
Jan me te vjetra se ato te Egjiptit dhe mendohet se aty dikure shtriheshin te paret tane ..jan gjetur shkrime qe vertetojne .kto teori.
 

Hektor12

Locus omnem
A keni degjuar per piramidat e Bosnjes?
Jan me te vjetra se ato te Egjiptit dhe mendohet se aty dikure shtriheshin te paret tane ..jan gjetur shkrime qe vertetojne .kto teori.
Nuk e di po te kerkoj me motorr nese ke ndonje te dhene pse sna e jep ...
 

Hektor12

Locus omnem
17 piramida te humbura jane zbuluar ne Egjipt nga shkencetaret e hapesires

Egjipt.jpg

“ Indiana Jones eshte nje shkolle e vjeter, tashme jemi zhvendosur nga India… na vjen keq, Harrison Ford”

Shtatembedhjete piramida te humbura besohet te jene zbuluar ne Egjipt nga nje grup arkeologesh nga Alabama.Sarah Parcak dhe skuadra e saj bene kete zbulim te sponsorizuar nga NASA ne laboratoret e saj.

Ata kane perdorur mbikqyrjen satelitore dhe kane gjetur nepermjet teknikave infrared mbi 1,000 varre dhe 3,000 vendbanime ne formen e ndertesave te nendheshme. Nga BBC raportohet se 2 prej ketyre piramidave te supozuara jane konfirmuar si ekzistente qe ne germimet fillestare.

“Ne kemi punuar intensivisht me kete kerkim per me shume se nje vit. E shihja sesi perditesoheshin e shtoheshin te dhenat, por per mua momenti i zbulimit te vertete ishte kur iu ktheva te gjitha materialeve dhe nuk me besohej qe mund te kishim percaktuar kaq shume vendndodhje neper te gjithe Egjiptin.” – tha Parcak. Ajo shtoi se kishte gjasa te gjendeshin edhe me shume ndertesa te vjetra.

“Keto jane thjesht vendndodhje afer siperfaqes. Ka akoma mijera te tjera qe fshihen mbas prurjeve te lumit Nil gjate gjithe ketyre koheve. Ky eshte vetem filimi. Per me teper, kjo tregon se sa lehtesisht i kemi nenvleresuar vendbanimet e se kaluares per nga permasat dhe teknikat e ndertimeve.”- Me pas ajo shtoi se teknikat e perdorura per zbulimin kishin qene po aq te rendesishme per t’u fokusuar lehtesisht ne ate cfare ishte per t’u zbuluar.- “ Ne duhet te mendojme per gjera kaq te medha, dhe per kete na ndihmon teknologjia dhe satelitet”


Hapen varre te reja per vizitoret

Nderkohe, jane hapur per turistet shtate varre, neper te cilet preheshin njerez qe u kishin sherbyer Mbretit Tutankhamen dhe babait te tij, faraonit Akhenaten. Ministri egjiptian i Antikiteteve, Zahi Hawass, tha se dy nga njerezit qe preheshin ne keto piramida te ndertuara per veten e tyre ishin shume te rendesishem gjate periudhes me te trazuar te hitoris se egjiptit. ( Maya- arketari i thesarit te mbretit Tutankhamen, i njohur ndryshe si Mbreti Tut dhe Horemheb, nje general nen Mbretin Tut, qe i zuri vendin mbretit me vone).

Akhenaten, i cili jetoi rreth 3,300 vite me pare, mbylli tempujt ne Luxor ku faleshin egjiptianet dhe u zhvendos ne nje vendbanim ne shkretetire te quajtur Amara.

Pas vdekjes se tij, Mbreti Tut u perpoq te vendoste rregull ne Egjipt duke e kthyer kryeqendren e mbreterimit perseri ne Luxor dhe rikrijoi tempujt e Zotit tradicional, Amun.

Gjate mbreterimit te bretit Tut, Maya (thesar-ruajtesi) ishte pergjegjes per rikthimin e rendit ne Egjipt nderkohe qe kolegu i tij Horemheb rivendosi rendin me marredheniet me vendbanimet e tjera. Se paku keshtu deklarohej ne “ministrine” e antikitetit.

Disa nga keto varre ishin zbuluar ne 1843 nga studiuesi gjerman Richard Lepsius, por nuk ishin eksploruar teresisht deri kur missioni anglo- gjerman filloi punimet ne 1975. Tashme, nje skuader gjermane nga Universiteti Leiden ka filluar germimet per ripercaktimin e varreve.
 

Hektor12

Locus omnem
Piramida me e madhe dhe me e vjeter ne bote ne Bosnje? Do te rishkruhet historia?

pyramids_in_bosnia.jpg
Gjithmone eshte menduar qe piramidat jane nje simbol ekskluziv i civilizimeve antike Egjiptiane dhe Amerikano-Qendrore dhe gjithmone teksa degjojme fjalen "piramida" mendja na shkon menjehere tek Egjiptianet antike dhe tek piramidat e Gizes.
Po nese te gjitha keto mund te hidhen poshte?
Ne vitin 2005 Semir Osmanagic, nje arkeolog Boshnjak i ka treguar botes zbulimin e tij me te rendesishem; nje piramide prane Sarajeves, ne qytezen e Visoko qe ndodhet rreth 30 km nga kryeqyteti.
Ne fillim te gjithe u treguan skeptike ne lidhje me zbulimin, pasi kjo piramide do te ishte jo vetem e para e gjetur ne Europe, por do te ishte edhe piramida me e madhe ne bote.
Piramida ishte e fshehur nga toka dhe nga gjelberimi, dhe kodra ku pretendohej ka nje forme vertet te cuditshme, ne imazhet e saj duket padyshim si ne forme piramide.
Pas teorive te Osmanogic, filluan germimet ne kodren e dyshuar dhe duke hequr pjesen e gjelberimit dhe metra toke, nen kodren, e larte 220 metra, u gjeten blloqe gurash ne forme drejtkendeshe perfekte.
Mbas gjetjes se blloqeve, arkeologu formoi nje hipoteze te re: piramidat jane me shume se nje, ndoshta tre, dhe formojne nje trekendesh barabrinjes. Sipas tij dy piramidat e tjera jane te fshehura nen kodra te tera prane Visoko, por keto te tjerat jane nen studime ndersa e para eshte duke u germuar dhe rezultatet jane shume inkurajuese.
Tre piramidat jane quajtur "piramida e Diellit", "piramida e Henes" dhe "piramida e Dragoit".
Pas afirmimeve te bera nga Osmanagic, mbi te filluan te binin nje bresheri me kritika te arkeologeve, historianeve dhe gjeografeve.
Kerkimet e para qe jane bere kane arritur ne rezultatin qe kjo veper eshte bere rreth 12.000 vjet me pare, gje qe e ben akoma me te cuditshme duke qene se ne ate kohe mbaroi Epoka e Akullnajave. Per kete do te ishte e pamundur qe nje civilizim te kete aritur te ndertoje nje veper kaq te madhe menjehere pas perfundimit te nje Epoke Akullnajash.
Profesori Sejfundin Vrabac, docent gjologjie prane Universitetit te Tulzes, ka pretenduar qe kodra eshte nje formacion gjeologjik natyrore dhe eshte e bere prej sedimenteve klastike dhe se forma e saj eshte pasoje e proceseve endodinamike dhe ezodinamike.
Por a mundet natyra qe te realizoje gjera qe duket te jene gure aq te rregullt, blloqe perfekte drejtkendeshe dhe te gjitha keto te perqendruara ne nje koder te vetme?
Piramida e Diellit eshte ekzaminuar edhe nga eksperti me i madh boteror ne lidhje me kete fushe, Zahi Hawass, sekretari i pergjithshem i Keshillit Suprem te Antikiteteve Egjiptiane, i cili ka pare gjurme te shumta njerezore ne piramide.
Nga germimet jane zbuluar blloqe guresh me perberje qe nuk jane me origjine nga kjo zone, dhe qe si pasoje jane transportuar ne ate vend nga ndertuesit antike, dhe nje shkalle, gje qe do ta bente kete piramide te ngjashme me ato te Amerikes Qendrore.
Sipas arkeologeve qe merren me germimet, ka shume te dhena qe do te bindnin qe eshte nje ndertim i bere nga njerezit, por megjithate komuniteti shkencor eshte ende shume skeptik.
Nese kjo piramide do te ishte e vertete, jo vetem qe ajo do te ishte piramida me e madhe ne bote, por edhe me e vjetra dhe me misteriozja. Per pasoje historia do te rishkruhej serish.
 

Hektor12

Locus omnem
po po lexoje kur te kesh kohe se e gjeta, behej fjale per 3 piramida menjehere pas epokes se akullnajave ... ky Osmanovic i ka percaktuar drejt ... e ka konfirmuar dhe nje historian ekspert egjiptian
 

Hektor12

Locus omnem
eshte per efektet paranormale, takimet e jashtezakonshme e hapa edhe nje teme per keto gjera ... mbase ka pas diku po mendova se mund te jete objekt diskutimi interesant ...
 

Hektor12

Locus omnem
Rrenoja te nje qyteti Maja zbulohen ne nje xhungel te larget

maya-city2.jpg

Tashme qyteterimi Maja dhe misteret qe fshehin kane zene nje vend shume te rendesishem nelisten e mistereve qe terheqin vemendjen e njerezve.

Misteri qe i rrethon eshte ende shume i dendur megjithese deri tani jane bere zbulime te shumta ne lidhje me to.
Zbulimi i fundit: Arkeologet raportojne qe nje qytet i plote Maja i mbushur me piramida dhe komplekse ndertesash eshte zbuluar ne nje xhungel te larget ne Meksiken jug - lindore.
E mbuluar nga bimesia e shumte, rrenojat jane gjetur ne Campeche, nje province ne pjesen perendimore te gadishullit Yucutan. Keto rrenoja jane shume te rendesishme pasi jane te mbushura me komplekse dhe artifakte Maja. Vendi ku jane gjetur rrenojat Maja shtrihet ne nje zone rreth 22 hektare. Kerkuesit mendojne qe qyteti ishte i mbushur me nerez gjateperiudhes se Vone Klasike Maja, nga rreth 600 P.E.S. deri ne 900 P.E.S. qe eshte edhe koha kur ne menyre te mistershme civilizimi u rrenua.
"Eshte nje prej vendeve me te medha ku jane gjetur rrenoja, i krahasueshem ne shtrirjen dhe magnituden e ndertesave te tij me Becan Nadzcaan dhe El Palmar ne Campeche." - tha arkeologu Ivan Sprajc ne nje deklarate nga Instituti Kombetar i Meksikes per Antropologjine dhe Historine.
Gjate kerkimit ne qytetin Maja, Sprajc dhe ekipi i tij gjeten tre komplekse me monumente se bashku me mbetje te piramidave - njera 23 metra e larte - si edhe sheshe, shtepi, altare, fusha, etj.
Sipas kerkuesve, epigrafet jane ende duke punuar per deshifrimin e shkrimeve te gjetura ne kete vend, megjithate kane zbuluar qe nje prej tyre i referohet nje sovrani me emrin K'inich B'ahlam.
Sprajc tha qe gjurmet e qytetit te humbur Maja fillimisht jane zbuluar nga disa imazhe ajrore te nje zone te mbushur me bime, qe me pare ishte eksploruar dhe qe ishte konideruar si nje vend pa interes, nje 'vend bosh' ne harten e zbulimeve te rrenojave Maja.
"Me fotografite ajrore qe u ekzaminuan ne me ane te stereoskopeve, zbuluam qe ishte e qarte qe atje kishte mbetje dhe rrenoja arkitekturore." - shpjegoi Sprajc ne nje deklarate nga Instituti Kombetar i Meksikes per Antropologjine dhe Historine.
"Me pas ne morem koordinatat dhe hapi tjeter ishte qe te zbulonim rruget e lashta qe perdoreshin per te arritur deri tek vendi."
Sprajc dhe ekipi i tij mund te arrinin tek rrenojat vetem duke udhetuar neper xhungel me nje kamion te vogel, duke ndaluar here pas here per te hequr nga rruga bimesine qe i pengonte te vazhdonin perpara.
Arkeologet shpresojne qe studimi i ketyre rrenojave mund te hedhe drite mbi ndonje mister te pazbuluar te qyteterimit Maja.
 

scadarsko

Locus omnem
A mbani mend pastat piramide.......dikur ?vertet ky zbulim n Bosnie tregon interes per ballkanin, pour si gjithmon Europa do pretendoj ndonje modifikim datash e fut n lavdine e saj historique!
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk eshte ajo lavdia historike e njerezimit ne evrope derii tani dihej qe ka qene ne ballkan (greqia djepi i civilizimit) do ndryshohen vendet dhe datat, mbase kjo eshte thjesht nje sajese nuk i dihet asnjehere
 

Hektor12

Locus omnem
Ka shume gjera ose shkaqe qe e detyrojne njeriun te plase, e para vapa, e dyta e ngrena e tepert e trete kufizime mendore te theksuara, thjesht kam bere copy paste artikuj nga media te ndryshme , mendoj te shprehen ndonje se per kete eshte forumi, nejse kapaciteti i tepert i injorances shkakton plasje me duket edhe ajo shkaktonka ...
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
Petra në Jordani.
porta kryesore e manastirit në petra të jordanisë,tregon hyrejen misterioze se ndërtesës së lashtë.E ngritur në një kodër ranore nga Nabatanët,e ngritur në shek.e II.të. pas erës son,kjo struktur gjigante e quajtur El-Dier,mund të jetë përdorur si kishë ose manastir nga shoqëri e mëvonshme,por fillimet e saj ika pasur si tempull.
 
Top