Poezi

Sweety_boy

Forumium maestatis
Të harrosh dikë nuk është e pamundur. Është thjesht qështje kohe. Nuk ja vlen të vrasësh kohën tënde duke menduar për atë njeri që s'diti të të vlersonte. Por falju pak nga koha jote atyre që të kujtojnë c'do ditë, coftë dhe me një sms. Sepse janë pikërisht ata persona që ndryshojnë totalisht jetën tonë.
 

dr love

Locus omnem
Kur te zgjohesh me nje te panjohur ne krevat
e pas seksit te ndihesh si gerdalle.
Si nje gromesime e thelle
pasi ke ngrene dicka qe s’e ke idene.
A kur te pish nga urrejtja qe do te kesh per pijen
e prape te perfundosh i pire
ashtu si te luftosh egoizmin me egoizem
e prape te gjendesh egoist.

Kur te meshirosh meshiren e padashur
te dalesh triumfues
a kur te triumfosh mbi triumfin e padashur
te dalesh i humbur.
Si at’here kur te kerkosh te zhvishesh fare
e nga stoicizmi te rrjepesh dhe lekuren
cuditerisht njerzise do i dukesh i mbathur.

At’here Sarteri do te t’kerkoje takim
e ti do t’i thuash “shko pirdhu!”.

Charles Bukowski
 

dr love

Locus omnem
Dëshira




Dashnori din vetëm për përulje ngase zgjidhje tjetër nuk ka
Në mbrëmje përvidhet në oborin tënd ngase zgjidhje tjetër nuk ka
Tretet të puth çdo kaçurelë të flokut tënd, mos u kërcno ngase zgjidhje tjetër nuk ka
Me zjarrin e dashurisë ndaj teje ai digjet të thej grilat e shpirtit të vet
Ngase zgjidhje tjetër nuk ka.

Dashuria pyeti të dashurin, “Mos vallë e do vetën më shumë ngaqë më do mua?”
I dashuruari u përgjigj: “Unë kam vdekur në veten time tani jetoj për ty
Jam zhdukur nga vetja dhe atributet e mia jam i pranishëm vetëm për ty
I pata harruar dituritë e mia por duke të njohur, u bëra dijetar
E kam humbur gjithë forcën time ndërsa tani, jam nga fuqia yte.
E dua veten, ah sa të dua, sa të dua, veten e dua.

Jam dashuria yte, ri në vështrimin tim, se do të hap portën e shkëlqimit
Eja pusho me mua le të bëhemi fqinj, si yjet.
Ti je fshehur aq gjatë duke u endur pafundësisht në detin e dashurisë sime
Megjithatë, ti gjithmonë ke qenë i lidhur për mua
I fshehur, zbuluar në të dukshmen dhe të padukshmen

Jam jeta vet, ti ishe i epuri pas një pellgu të vogël
Jam Oqeani dhe shqetësimi i trazuar i tij
Eja zhytu me mua, braktise këtë botë të erësirës
Qëndro me mua se do të hap portën e dashurisë

Të dëshiron më shumë se haja e pija
Trupi im, ndjenjat e mia mendja uria ndaj shijes tënde,
Mund ta ndjej praninë tënde në zemrën time ndonëse ti i takon të gjitha botërave
Do të pres me ëndje të heshtur vetëm për një gjest, një shkëndijë prej teje

XHELAUDIN RUMI
 

dr love

Locus omnem
CNA SHOHIN SYTE :SHEMBELLIM…..

Cna shohin syte shembellim ,brendia thelle mbetet
Ajo nuk vdes ,po vetem vdes cfare syrit tone I shfaqet

Mos u anko per driten qe iku,mos qa per tingellimin
Se syri yt nuk shihte tjeter,pervecse pasqyrimin

Po cjemi ne ,cberthame kemi,kur vijme ne kete jete?
Metaformoza behet shkalle ** i ngjitemi perpjete

Dhe lart ne efir u bere gur ,pastaj nje bar mbi dhe
Ne kafshe u ktheve ,te ky shnderrim nje e fshehte qe se njeh

Po ja tani je njeri,me mend dhe dituri
Fytyre balta sec na mori ,po balte gjithsesi

Do behesh engjell pasi kreve nje udhe fort te gjate
Edhe si cak sdo kesh me token por majen me te larte

O shams ti zhytu ne humneren dhe zbrit nga lartesite
Ne nje pike uji pasqyro te deteve kufijte

Xhelaudin rumi
 

dr love

Locus omnem
Ti je granite.

Une jam nje gote vere bosh.
Ti e di kur prekemi c’ndodh!
Ti qesh si dielli qe qesh kur del
Me nje yll qe ne te perhumbet.
Dashuria me hap kraharorin, dhe mendimi
Kthehet ne sinoret e tij.
Durimi dhe konsideratat racionale ikin.
Vetem deshira qendron, duke lotuar dhe percellonjese.
Ca burra bien ne rruge si rrecka te hedhura.
E, pa care koken, mengjesin tjeter
Galopojne me qellime te reja. Dashuria
Eshte realiteti, poezia eshte daullja
Qe na therret ne te. Mos u anko
Per vetmine! Lere gjuhen frigashe te kesaj teme
Te gjeje te care dhe te rrjedhe pertej. Prifti le te zbrese
Prej kulles se tij e te mos ngjitet me.
 

dr love

Locus omnem
Sokrat Habilaj

Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s'mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.

Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.

Larg meje, ti kryeneçe le të më rrish,
pa më shtrirë dorën nëse gjendesh ngushtë.
Po unë, që vij nga bota e mërzisë,
Do ta kuptoj në çast kur ke rënë në kurth.

Dhe do të vij pranë, me pamje krejt ndryshe,
Të mos më njohësh që jam ai i pari.
E dashur, kjo botë, është e mërzitshme,
Nëse të thash ik, s’ta prisha thjesht nga malli.

Kur të ndjesh të ftohtë, të dridhesh në acar,
Do të vij ngrohtësi në vatër të të ndez.
Dhe ti, duke afruar duart në zjarr,
Do të shohësh pranë teje një eskimez.

Kur nga zhegu, të përvëlohet kurmi yt,
Një grusht uji burimi, do të sjell s'largu.
E ti do të qeshësh, duke larë sytë,
Se do të shfaqet një fytyrë zezaku.

Unë nuk e di, kur të më shohësh ndryshe,
Nëse do ta shtysh tutje, ujin a zjarrin.
Kjo botë që gjithçka bëri të mërzitshme,
Nuk di a mundi ta mërzis edhe mallin?

...Po kur buzët të të tundohen për puthje,
Kë do të kërkosh ti në dallgë dashurish?
Buzët e mia, do t’i gjakos me ndukje,
Veç me fytyrë tjetër, s'të shfaqem ta dish!

__________________
 

princ

Valoris scriptorum
Sokrat Habilaj

Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s'mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.

Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.

Larg meje, ti kryeneçe le të më rrish,
pa më shtrirë dorën nëse gjendesh ngushtë.
Po unë, që vij nga bota e mërzisë,
Do ta kuptoj në çast kur ke rënë në kurth.

Dhe do të vij pranë, me pamje krejt ndryshe,
Të mos më njohësh që jam ai i pari.
E dashur, kjo botë, është e mërzitshme,
Nëse të thash ik, s’ta prisha thjesht nga malli.

Kur të ndjesh të ftohtë, të dridhesh në acar,
Do të vij ngrohtësi në vatër të të ndez.
Dhe ti, duke afruar duart në zjarr,
Do të shohësh pranë teje një eskimez.

Kur nga zhegu, të përvëlohet kurmi yt,
Një grusht uji burimi, do të sjell s'largu.
E ti do të qeshësh, duke larë sytë,
Se do të shfaqet një fytyrë zezaku.

Unë nuk e di, kur të më shohësh ndryshe,
Nëse do ta shtysh tutje, ujin a zjarrin.
Kjo botë që gjithçka bëri të mërzitshme,
Nuk di a mundi ta mërzis edhe mallin?

...Po kur buzët të të tundohen për puthje,
Kë do të kërkosh ti në dallgë dashurish?
Buzët e mia, do t’i gjakos me ndukje,
Veç me fytyrë tjetër, s'të shfaqem ta dish!
__________________


ku po i merr ti kto vet po i shkruan
 

Hektor12

Locus omnem
LETER NENES *Esenin*

Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t'i fanit këto ndër sy.
S'jam aq pijanec i lig sa ç'thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?

Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T'iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.

Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.

As t'i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t'artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.

Ndaj merak ti mos m'u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.
 

Hektor12

Locus omnem
VETEM PAK DASHURI *Lindita Kapaj*

Dridhen shpirtrat kur buçet,
zëri yt i ëmbël dashuri.
E nënshtruar prej pushtetit tënd,
...është bota mbarë.
Vetë dita duket natë
po të mos e shohin sytë e tu.
Fluturimin e ngazëlluar të zogjve,
s'do e kishim parë.
Mendimet e mia enden pa frikë
dhe rrugë sajojnë.
Dëshpërimit vrasës,
i kërkoj zhurmën e hapave të tua.
Fjala shpëtimtare më çliron,
me këngen e poezisë.
Rrahja në tëmbthat e nxehtë më deh,
duke thënë :Të Dua!
 

Hektor12

Locus omnem
Pyeta valet vogelushe Ali Asllani


Pyeta valët vogëlushe;
mu si krahët e një gushe
përmbi supe nga një shkumë,
kush më pak e kush më shumë,
venë e vinë e shkojnë e shkasën
dhe përhera për ty flasën.

Valëza, o valëza,
farë e fis me vashëza,
ku e keni shoqen tuaj?
Ruaje zot nga erë e huaj!

Pyeta zoga, pyeta zogj,
pyeta zemrën që m’u dogj,
pyeta lulet nëpër baça,
nëpër baça, që un’ plaça,
muaj e vitra po të pres,
vidi-vidi pëllumbeshë!

Vidi-vidi zogëza,
farë e fis me zojëza,
ku e keni shoqen tuaj?
Një minutë e gjat’ një muaj!

Vidi-vidi pëllumbeshë!
për ty qaj e për ty qeshë,
për ty qesha; gjithë jeta
me gjith’ lule, me gjith’ fleta,
u bë fli për ata sy;
çdo gëzim ta fala ty!

E çdo brengë e mbajta vetë.
Tash afroi e thënë e shkretë,
dhe un’ s’di ku jam, ku vete,
rroj për ty e vdes për vete!
 

Hektor12

Locus omnem
KUSH... Silvia Plath

Kaloi muaji i lulimit. Frutat në shtëpi
Janë ngrënë ose kalbur. Jam e gjitha gojë.
Tetori është muaji i grumbullimit.

Ufmë në kasolle, si në bark të nënës:
Veglat e vjetra, bishtat, grabuja të ndryshkura.
Këtu, midis kokash të vdekura, jam në shtëpi.

Lermëni të prehem në saksinë e luleve,
Merimangat nuk do të më pikasin..
Zemra ime - një elbarozë e mpirë.

Ja sikur era të dilte prej mushkërive.
Një surrat qeni u merr erë luleve.
Petalet rriten këmbëpërpjetë.
Ata kërcasin, si shkurre hortensie.
Mua që kam ardhur mbrëmë tek trarët,
Më ngushëllojnë kokat që kalben,
Që s'flenë dimrit.

Kokat e lakrave: të purpurta, si krimba, të sermta,
të veshura me veshë mushkash dhe flatra fluturash,
Por me zemra të blerta.
Venat i kanë të bardha, si dhjamë derri.

O bukuri e konsumit!
Kunguj portokalli të pasy.
Këto salla janë plot me gra që ndjellin shpesë.
Ja se ç'shkollë e mërzitshme. Jam rrënja,
guri, klithma e hutit.
Asnjë ëndërr nuk më shtiret.

Mama, ti je mu njajo gojë,
në të cilën do të kisha qenë gjuhë.
O nënë pangjashmërie, hamë!
Hije e derës së tremesë,
Që përthithet në koshin e plehrave.

Unë thashë se ndoshta, e kujtoj këtë nga fëminia.
Atje rriteshin të tilla lule gjigande,
gojë të purpurta e të kuqe, thjesht të magjishme.

Rrathët prej kërcejve të manaferrave
m'i ndillnin lotët në grykë.
Tani ato më ndezin si një llampë.
Herëdokur me javë të tëra nuk ndërmend asgjë.
 

Hektor12

Locus omnem
MOS E KERKONI.

Mos e kerkoni
puthjen!
S’keni per ta gjetur,
ketu,
thelle
e kam tretur…!
Mos e kerkoni
ndjenjen,
kyçur
në shpellen
e mungeses!
Mos e kerkoni
arsyen!
Shtate pashë nen dhe,
ka mbetur…
Mos e kerkoni
moshen!
Me zero
e kam shumezuar.
Mos e kerkoni
Dashurine.
Ju ka harruar…!!!
 

Hektor12

Locus omnem
NDRYSHIMET NE JETE ...

Shpeshher në jetë
E ndjen se je rrëzuar
Dhe gjithçka rreth teje
Më nuk funksionon
Sheh muzgun e mëngjesit
Sheh dhe mbrëmjen kur fillon
Gjithçka njëlloj,gjithçka njëlloj
Më zgjo nga kjo mjegull
Më shpëto dhe shko
Por vash të lutem
Për gjendjen time mos trego
Koh e turbullt dhe e frikshme
Botë e mjerë e me zili
Për të jetuar ndjenjat janë të fuqishme
E ndjej se do ta gjej rrugën për në shtëpi
E dij se neser
E dij se një ditë
Rrugën time do ta gjej
Më zgjo nga kjo errësirë
Më shpëto dhe shko
Për diçka të lutem vash
Për gjendjen time mos trego.
 

Hektor12

Locus omnem
PO QAJ...

Qaj per ty dite e nate
po prap afer nuk te kam
dua te qetesohem po
nuk mundem dot
puthjet e tua deshiroj.
Qaj me vaj te madh
po kot se nuk vlejne
keta lot aspak…
Dua afer me te pas
po zemra don me plas
se ky kurbet po na ndan..
Po na ndan e na largon
nuk e kupton se dy zemra
duhen shume
e nuk munden me
u taku dot…
Dua ndonjehere edhe te fluturoj
te vij tek ti te te shoh
do te puth ngadale e do te perqafoj
do te shtrengoj ne krahe
se te dua shum…
Nuk te kisha lene kurr
se pa ty nuk jetoj dot
Ti jetes sime i dhe kuptim
ti syve te mia u dhe drite
lutju zotit me na plotesu nje
deshire te vish tek un
e un te vij me ty..
Lutju zotit dit e nate
qe ishalla te jemi bashke.
 

dr love

Locus omnem
Ti s'me do ? S'te dhimbsem sado pak ?
Nuk ta mbushkam syrin apo si ?
Prape se prape ti ndizesh e merr flake
Tek shtrengohesh supeve te mi

Mike epsh e tera , lajka s'dua
As i vrazhde nuk te sillem dot
Vec me thuaj sa keshtu si mua
Puthur e shtrenguar ke gjer sot ?

Une e di te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa u ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim

Ne keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti syckat kur pulit
Mos pandeh se po merzitem teper
Tjeterkend kam dhe une ne shpirt

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
Po nje flake casti, vec ta dish
Si te njoha rastesisht i qete
"Mirembetsh" do te them seris

Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur diten plot merzi
Vecse mos lakmo ti prishesh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

Krah per krahe me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti ku ta dish ?
Ndoshta dhe une do te kem dale
Per shetitje, e shihemi serish

Ti me fort pas tjetrit do te ngjeshesh
Dhe me kryet ulur ftohtesisht
"Mirembrema" do me peshperitesh
Ndersa une "Mirembrema Miss"

Dhe asgje nuk do me turbulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush eshte djegur s'mund te digjet me

Sergei Esenin
 

Hektor12

Locus omnem
Putuju vam ljudi,
Godinu bas celu,
jedni prema gradu,
drugi prema selu.

Jedni Kazu s'vakom,
a putuju s'vllakom,
a drugi vole vodu,
voze se na brodu...

ma gjat se mbaj mend .... u bene 23 vjet qe e kam mesuar ...
 

dr love

Locus omnem
Putuju vam ljudi,
Godinu bas celu,
jedni prema gradu,
drugi prema selu.

Jedni Kazu s'vakom,
a putuju s'vllakom,
a drugi vole vodu,
voze se na brodu...

ma gjat se mbaj mend .... u bene 23 vjet qe e kam mesuar ...


hahahaaaaaaaaaaaaaa nqs eshte ashtu si mendoj une
 
Top