Poezi

dr love

Locus omnem
NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
 

mirdita

Papirus rex
Te dua..

ë Du

Të du
pa fjalë,
pa ze,
pa mendje,
pa qëllim,
pa interres,
pa kohë,
pa arsye,
pa endrra,
pa shikime,
pa takime,
pa t'fshehta,
pa t'puth,
pa t'prek,
pa t'pas,
pa ndërgjegje,
pa meshir,
pa shpirt,
pa kurgja,
të dua
se
pa ty
jam asgje..
 

princ

Valoris scriptorum
Shpirt me mungon
akoma dhe sot te kujtoj
shpirti im po vajton
se ska pran
dashurin qe kerkon

larg je kete e di
dhe ndoshta me ke
harruar pergjithnji
por un akoma te mendoj.
 

princ

Valoris scriptorum
Kur mendoj per ty,
Ethe dhe shpirti leshon,
Mendoj per gjene me te bukur ne jete,
mendoj per dashurine tone.

Kur mendoj per syte e trishtuar,
dhe buzet qe dridhen pa fjale
mendoj per floket mbi gjoksin tend
dhe zemrat qe rrahin pandale…
 

princ

Valoris scriptorum
Si te jetoj pa tyyyy
kur gjum skam ne syy
per qdo dit qaj per ty se jom n’vetmiii
dua t’jem me ty tet puth e ledhatoj
e gjith jeten me ty ta kalojjj
“Tkom shumm xhan” L….
 

princ

Valoris scriptorum
TROKITJE
Te një arkapi zemre, mora guxim të trokas
A jam i mirëseardhur, a mos do të humbas?
Ty, shtegtar i çuditshëm, si të të kuptoj,
nuk trokitet në zemër kohë e pa kohë!

Mos ma merr për të madhe, se jam në hall
Në gabova kohën, ahere ti, zonjë, më fal
Të gabuaka zemra? Jo, kurrë, asesi
Vala vullkanore e shpirtit ku nuk të shpi!

Më dukesh i zjarrmuar ti, mor, shtegtar
Të kuptoj unë ty, ta dëgjoj të shpirtit trok
Për një shpirtzjarr si ti – vend në zemër po
E keqja e trokitjes – ardhja kohë pa kohë!

Zonjë hirësore, çka po më kujton ti!
Ky kuptimi i kohës – është një vorbulli:
Një lum e ankth i tejkufishëm, pa asnjë burim
që kurrë nuk shteron, rrjedh e rrjedh pa kthim
 

Sweety_boy

Forumium maestatis
Do të ikësh.. ??? Vazhdo.. !!!
Se ndoshta u bëra i tepërt me fjalët që përsërita . Ndoshta u bëra i tepërt me dashurinë që të dhurova . Do mësohem të jetoj edhe pa ty . Por mos harro se Bota sillet rreth diçka-je dhe ajo "Diçka" nuk je ti . Në valixhen e përgatitjeve të tua merr me vete gjithçka . Çdo kujtim . Çast të bukur . Momentet që të dhashë e më dhe . Mos e vrit mendjen nëse do mërzitem .
Jam mësuar me ty . Egoizmin tënd . Zhgënjimet që më dhe . Ti vetëm ik !!! As unë nuk duroj dot më . U lodha duke dashur për dy . Duke sakrifikuar për një të ashtuquajtur "dashuri" që dështoi pa nisur akoma . Ik dhe mos harro të mbyllësh portën e zemrës që të mos kesh më rast të shohësh ndonjë fije shprese . Dhe kujto : " Ndoshta do të të duan më shumë se unë , por kurrë . . . Askush nuk do të të durojë siç të durova unë . . . Askush nuk do të të vlerësojë siç e bëra unë " . Ik !!! Asnjë fjalë mos thuaj . As përshëndetje . As ndonjë nga ato "moralet" e tua të zakonshme . As mendimin tënd nuk e dua . E di vetë sa vlej . Por ti vetëm vazhdo . Ik !!! Sepse vetëm këtë di të bësh.
 

Sweety_boy

Forumium maestatis
Per nje cast humbas nder kujtimet tona. Sa e bukur ishte jeta atehere?! Sa e bukur... Vazhdoj te enderroj per te ardhmen time me TY! Kam frik te zgjohem nga kujtimet dhe keto endrra. Kam frik te perballem me realitetin e eger ku me ndjek hap pas hapi kudo qe shkoj! Trishtohem kur mendoj se dita do te agoj serish dhe do te me gjej pa TY. Sa shume qe trishtohem! Trishtohem kur mendoj se ne rruget e jetes do jem udhetari i nje dhimbjeje pa fund...
 

Sweety_boy

Forumium maestatis
Mos i prit me pershendetjet e mia ne mengjes. Rruget tona sot ndahen per ne te dy nuk ka me shpres.Mos u lut me per mua. Buzen tende do ta ngroh nje tjeter buze dhe mu do me duhet te mesoj te jetoj pa puthjet e tua...Mos me kerko ne castet e agonis. Se tani e tutje duhet ti besh balle vete vetmise.
Mos qaj per kujtimet. Kur ishe ti qe e vrave dashurine histroria jone tani ujitet me vajtimet....Mos me shaj kur ne krahet e tjetres te me shohesh te lumtur. Se ishe ti ajo qe me dergove ne buzet e tjetres per te me ber te lumtur.Mos e mallko kurre ate qe kishim mes nesh. Ishte dhe do mbetet dashuri e pashpres.... :’(
 

Sweety_boy

Forumium maestatis
Nuk jam Ende Gati te te Them Lamtumire ..
Me fal qe jam Kaq i Dobet ! Me fal qe Ndjej me Shume sec Duhet ..Por keshtu jam Une !
Si pret t'i them Lamtumire nji Njeriu te Cilit i Fala te Gjithe Dashurine Time ..1 Njeriu qe e Desha aq fort sa Veten ..
Si pret ti them Lamtumire nji Njeriu qe ka qene ATY me Mua Pjesen me te Madhe te Kohes , gjate Gezimeve & Trishtimeve ??
Si pret te te them Lamtumire TY ? TY qe me ke fshire Lotet & Me ke Falur Momentet me te Bukura te Jetes Sime ?
ME FAL QE TE DUA KAQ SHUME :')
 

dr love

Locus omnem
Thesari im


Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

SHARL BODLER - POETI I ‘MALLEKUAR’ ...
 

Sinner

Gentleman
Dridhen shpirtrat kur buçet,
zëri yt i ëmbël dashuri.
E nënshtruar prej pushtetit tënd,
...është bota mbarë.
Vetë dita duket natë
po të mos e shohin sytë e tu.
Fluturimin e ngazëlluar të zogjve,
s'do e kishim parë.
Mendimet e mia enden pa frikë
dhe rrugë sajojnë.
Dëshpërimit vrasës,
i kërkoj zhurmën e hapave të tua.
Fjala shpëtimtare më çliron,
me këngen e poezisë.
Rrahja në tëmbthat e nxehtë më deh,
duke thënë :Të Dua!
Lediana Kapaj - Vetem pak dashuri
 

Sinner

Gentleman
Nje nga poezite qe me pelqen me shume!
Dritero Agolli - Kur Te Jesh Merzitur Shume

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
 

dr love

Locus omnem

Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?

Dritero Agolli - Nje Shkrepese
 

Sweety_boy

Forumium maestatis
E di qe me siguri mendon se te kam harruar, por nuk eshte keshtu. Me ke munguar ne c'do sekond dhe zemra ime ende renkon, por po behem me mire dita dites. Po vazhdoj te buzeqesh e te eci perpara edhe pa ty. Ende e pyes veten : C'fare je duke bere, nese mendon ndonjeher per mua... Me mungon zeri yt, te qeshurat, bisedat... Me mungon gjithcka. Megjithate e pranoj edhe qe jemi ndare, sepse besoj se gjithcka ndodh per nje arsye. Ndoshta fati do te na takoje perseri, ndoshta do te shoh prap ose ndoshta do te mbetesh thjesht 'e shkuar'. Kam degjuar qe kujtimet veniten... E tille je ti per mua e ndoshta po afrohet casti qe te venitesh edhe ti bashke me hijen e se kaluares, prandaj, para se te largohesh, para se ne te dy te mos njihemi me, para se te jete vendosur pike ne historine tone, dua vetem te dish qe pavaresisht c'do zenke, c'do merie dhe gabimi, pavaresisht c'do pike loti, une te desha dhe te dhashe gjithcka. Ne te vertet, une kurre nuk hoqa dore nga ty, edhe pse pas c'do mundesie te dyte fshihej shume dhimbje. Tani mund te te uroj vetem fat ne jeten tende te re, duke shpresuar e duke u lutur qe nga ajo histori e larget te mbetet dicka e vogel ne zemren tende, Pergjithmone!!
 

Sweety_boy

Forumium maestatis
Nese dje isha vetem pa asgje, sot kam kujtimin tend qe vetem sme le. nese dje se njihja kte ndjenj.sot kam endrrat qe bashk me mua flejn.nese dje ste shihja as ty,sot kam lotin nga malli ne sy.nese dje isha i vetem e pa njeri,sot kam ndjenjen per ty.nese dje isha i shoqeruar nga vetmia,sot jam vetem une dhe historia.nese dje isha nje njeri pa dashuri,sot jam i shoqeruar nga malli per ty.nese dje isha vetem une ,sot jam une dhe lotet lume.
 
Top