Poezi

joetisti_

Locus omnem
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
 

dr love

Locus omnem

Dy buzë...
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.


Milosh Gjergj Nikolla (Migjeni)







 

dr love

Locus omnem
U nisem te dyja
rruga jone ..pa emer..pa adrese..pa kthim
Dhe.
ecim..ecim..ti dhe une.

Eja mikja ime..eja
mos ki frike
pengesat na forcojne..pluhuri na mban gjalle..eja mos ki frike.

Hijet qe lam pas iken u zhduken
perpara kemi drite
bashke erdhem
bashke do ikim...e shtrenjta mikja ime JETE.

ME
 

joetisti_

Locus omnem
E sakte.

Me pyeti princi ne je ti e merzitur me ne te dy qe kishim bere nje bisede private aty ku ke akses edhe ti te "pershendetje". Dhe i thashe s'ka gje o princ. Nuk behet dr love per nje flete presh :) (pak a shume)
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
Melodi brendesie...

Gjithe rruget e qytetit
shetisin ne ritmin e hapit tend.
Mendjes time...
Feshferitjet e gjetheve pemeve
rreshtuar si gardiane ne trotuar
qe duartrokasin hijeshine ...
Shkaktohen prej deshires time!
Floket nga supi te t'i largoj pak...
Dielli i zemres kerkon leje per drite prej qerpikeve...
A e di...?
Je melodia qe luan brendesia ime !!!

B. Trebicka
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
Sonte...

Si ngushtohet qielli sonte,
nё boshllёkun e natёs ,
kufiza hapёsirash,pёrmbledhin netёt
... njё e nga njё,
errёsirёn e netёve nata s'e nxё,
nga boshlleku ,rёnduar
me asgjё...
Si ёshtё zbrazur shpirti sonte,
nё kufiza shpirtrash,pёrmblidhen dhimbjet ,
njё e nga njё,
dhimbjen,e imja dhimbje s'e nxё,
nga boshllёku mbushur
me asgjё....
Si pёrmblidhen fjalёt sonte,
nё mendime, kufiza kujtimesh
ngjiten njё e nga njё,
heshtjen ,as imja heshtje s'e nxё
nga ligjёrimi i pёrfolur ,nё heshtje
me asnjё.....!

Alma Tefa
 

dr love

Locus omnem
Albatros rexhaj


Të dëshiroj tani!
Këtu.
Dhe në këtë çast.
Ta sfidoj veten duke të frymëzuar ty.
Të mbushem me jetë duke drithëruar në gjirin tënd ndërsa ti të ndihesh e gjallë në shtrëngimin tim.
Nuk dua të bëhem nga ata që thonë: "Nesër! Ka kohë"
Nuk dua ta pres këtë ditë të duhur sepse e di se çfarëdo që të bëj kjo ditë kurrë nuk do të vijë.
Çdo ditë e re do të kalojë. Do të ikë dhe do të tretet.
Si shumë të tjera para kësaj dhe si shumë të tjera që do të vijnë.
E fuqizuar nga hezitimi e hidhura nga sot do të shtrihet në të nesërmet e mëpastajme dhe do t'i bëjë hije diellit të lumturisë.
Andaj të dua tani.
Këtu.
Dhe në këtë çast.
E nesërmja kurrë nuk mund ta zëvendësojë magjinë që e ndiejmë sot.
Sepse dashuria nuk guxon të pres.
 

dr love

Locus omnem
Ti je porti i fundit ku dua te ndalet anija ime.
Streha ku do te ndihet i plotësuar një shpirt rebel që kurrë nuk diti të ndalet.
Përqafimi që do t'i jep fund bredhjeve të mia.
Puthja ku do të shpërthej zjarri luftarak që tërë kohën digjet brenda meje.
Përkëdhelja që ëmbëlsisht më nxit të përmblidhem dhe ta dëshmoj burrërinë time para teje.
Dua të besoj se tani edhe ti po e ndien...
Ti je fjalia përmbaruese ku lapsi im synon ta vendos pikën.
(A.R)
 

dr love

Locus omnem
U përula si kalorës i kohëve të shkuara.
Buzët e prekën lehtë lëkurën e butë të dorës së saj.
Një çast i vetëm.
Shumë i shkurtër për t'u parë nga anash.
Por rrufeshëm i thellë në ndjesinë e pakohë.
U ndjeva i vogël para hijes së kësaj zonje të rëndë.
Dhe aty për aty e kuptova pse ndër vite e kisha admiruar në heshtje.
Me miliona imazhe mu vërsulen duke më mbërthyer në dehjen e fantazisë pakufi.
Herë ajo dhe herë unë ...
Një lojë e pafund.
Ajo e lodhur nga gënjeshtarët e dashuruar në vete ndërsa unë i mërzitur nga kukullat pagjak.
Një duet që nuk ndalet së kërkuari diçka më shumë.
Dhe më pas çasti kaloi.
Ajo e tërhoqi dorën ndërsa unë u përpoqa ta përmblidhja veten.
Mu duk se pash diçka në buzëqeshjen e saj.
Mos vallë të dy kaluam nëpër të njëjtin vegim?
Apo ndoshta njeriu e sheh vetëm atë që zemra ia dëshiron.
(A.R)
 

dr love

Locus omnem
Ismail Kadare


Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq
Per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne njejtin qytet
Dhe sa rralle shihemi sa rralle...

Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mengjes
Qiejt e ngrysyr pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq
"Te zgjuarit jane bashke ne kete bote
Kurse te fjeturit jane vec"

Ne c'enderr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.
 
Top