Re: Përse e vrasin njerëzit veten?
Ne rradhe te pare Miss AlbForumi thanks per mbeshtetjen. E dyta, dua te bej nje verejtje ketu. Korcarokretania, na that se sipas saj, VETEM njerezit e vegjel e vrasin veten. E pra une po te jap vetem disa emra. Jasunari Kavabata (nobleist japonez, harakiri), Stefan Cvajg (kollos i letersise se brezit te humbur, vetevrasje kolektive me te shoqen, nuk e duronte dot me kete bote), Gabriel Garcia Lorka (poeti me sonetet me romantike, vetevrasje), Kurt Cobain, kult adhurimi (vetvrasje), Sergei Esenin poeti me i madh rus (vetevrasje) e te tjera e te tjera. Prandaj gjeneralitetet leri ne Krete e mos beso se nje fakir qe vret veten perfaqeson gjithe popullesine e vetevrasesve. Duke menduar se vetem njerezit e vegjel e vrasin veten, rrezikojme qe kur ne te ndihemi njerez te vegjel, te bejme ndonje tentative apo jo? Vetevrasja ne kultura te ndryshme determinohet nga faktore te ndryshem. Japonia e ka per nder, ne kulturat afrikane do arrish Shamanin e madh te tribuse ne boten tjeter etj. Ne shqiperi thjesht per fakte banale. Pastaj eshte edhe ceshtja tjeter. Te lutem ti Koercarokretane na shpjego se cfare kupton ti me "njerez te vegjel" se ndoshta perceptimet e kesaj fjale nuk i kemi ne emeruese te perbashket e pra.
Vertet njerezit mund te kene frike te perballojne realitetin por e dashur, kjo eshte jeta! Keto pikepamje kritike mos i shiko ne rang personal. Eshte si te te bej te thuash, larg nga une. Nese ti di dhe ke mesuar se kur nuk ke asnje rrugedalje duhet te vrasesh veten, heret a vone do ndodhesh ne nje situate dobesie dhe nuk do dish ndonje rrugezgjidhje tjeter. E po te jap nje keshille. Jeta ka gjithmone dy variante. Ashtu sic na prezantohet nga te tjeret dhe ashtu sic e perpunojme vete. Ai aspekt qe na prezantohet nga te tjeret eshte piece of cake ndersa, ai qe perpunojme vete, eshte nje monopat me shkurre e gjemba qe duhet ta pastrojme vete. Te tjeret mund te ndikojne e te drejtojne jeten tone. Nje djale qe nuk te do, bossi qe ste pranon ne pune po mos i rrish ne gjunjet etj etj. Qe te mos e pergjithesojme ketu po marrim vetem aspektin e keq. Por, n.q.se ti ke mesuar te pranosh cfare thone te tjeret e e ke lene monopatin me gjemba, heret a vone kur ti futesh per te shpetuar koken, do jesh shume e dobet e gjembat do te duken kucedra. Nese ke punuar fort do thuash "Kjo eshte jeta IME dhe cfaredo problemi kam do ta zgjidh se DI dhe DUA". Kjo eshte ajo qe ju mungon njerezve qe vrasin veten, as madhesia as shpirtmadhesia. E po te them nje gje. Njeriu i zgjuar, nuk eshte ai qe ka bere shkolle se ka ca njerez me universitet qe kur i degjon te flasin te duken si teneqe e prishur. Rendesi ka kreativiteti aktiv. Jo vetem ne menim por ne veprime. P.sh mos kesh luge me se ta perziesh kafen e ta perziesh me stilolaps etj etj etj.....Kjo me duket se te ben me ekspert ne relizimin e realitetit apo jo?