Përse e vrasin njerëzit veten?

abs

nuk e di...
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

edhe ne zvicer asht numri i vetvrasjeve i madh...

Ju mendoni se te `dobtit` (jo te tan eee /pf/images/graemlins/laugh.gif ) e vrasin vehten? ato do thoshnin ndoshta, te dobtit rrine ne kte jete...

Balzaku psh thote:- " Vetvrasja eshte pasoja e nje ndjenje qe do ta quajme ne doni Respekt i vehtvehtes, qe te mos e ngaterrojme me fjalen Nder".

Te paragjykosh gjendjen e dikujt qe s je ne gjendje te ndiesh peshen e vuajtjes shpirtrore asht KOLLAJ.

Kshtuqe, na kallxoni nese keni dasht me e vRRa najhere vedin, nese po, pershkruni gjendjen emocionale, se pervec psikologeve ktu, perfitojme dhe na qe merzitna kajhere dhe thona, uuuu sa kohe e keqe sot, m vjen me vra vedin mora katersh n shkoll, etjere /pf/images/graemlins/laugh.gif e me kte rast, tuj lexu se ka halle dhe ma t mdhaja /pf/images/graemlins/wink.gif i thona vedit, hec se per nje katersh s bahet gazepi :rockband:


banju fmi t mir tesh, e nigjoni absin tuj qe ju ka :angel:


-----------------------


Balzaku: - "vetem frikacaket pranojne nje jete te shnderuar", " JETA E NJERIUT VLEN AQ SA ç`E CMON AI VETE"


doni ma per belulin :tipsy:
 

Irri

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

.........te themi qe midis shume atyre qe vrasin veten ja vlen te marrim "seriozisht" dy kategori; ata qe mendojne se ka dicka me te rendesishme se te jetosh (ose idealistet) dhe ata qe ja hyne nje rruge te gjate per te kerkuar pergjigjen e pyetjes "a ja vlen te jetosh?". Duke i konsideruar ata qe bejne pjese ne kategorine e pare thjesht "jo interesante" nga ana filozofike, personalisht jam shume shume kurioz te njihem me sa me shume raste te kategorise se dyte. Them me sa me shume raste, pasi edhe pse ne dukje arsyeja qe i ben te tille njerez te vrasin veten eshte e njejte (moskuptimi i jetes), ne realitet rruget dhe 'shkretetirat' e mendimit neper te cilat kalojne secili prej tyre jane gjithmone te vecanta.......dhe ndoshta per kete arsye jo te gjithe keta njerez ne fund te 'rruges' zgjedhin te kryejne vetevrasje.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Vetëhelmimet, çdo ditë një pacient

Mjekët: Shumica janë femra që kërkojnë vetëvrasjen



Aulona Kadillari

Çdo ditë, në Spitalin Ushtarak të Tiranës, mbërrin një i vetëhelmuar. Në pjesën më të madhe të rasteve, bëhet fjalë për të rinj, të cilët kanë pasur probleme sentimentale në shoqëri apo familje.

Por, nuk kanë munguar edhe në urgjencën e toksikologjisë edhe paciente gra apo burra.

Rastet e vetëhelmimit
Vetëm dy javët e para të muajit janar në Klinikën Universitare të Toksikologjisë në Spitalin Ushtarak kanë marrë mjekimin 16 pacientë të vetëhelmuar dhe nga këta të fundit rezulton të ketë humbur jetën vetëm njëri prej tyre. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se, nga të gjithë pacientët e mbërritur në këtë fillimviti numrin më të madh të tyre e zënë femrat. Të njëjtat burime thanë se, në 15 ditëshin e parë të këtij muaji kanë mbërritur katër femra të vetëhelmuara me fostoksinë, si dhe një mashkull. Bluzat e bardha, gjithnjë në alarm, kanë mundur të shpëtojnë nga vdekja femrat, kurse për shkak të vonesës, mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë veçse të konfirmonin vdekjen e pacientit mashkull. “I riu ka mbërritur i pajetë, pasi kishte konsumuar sasi të madhe fostoksine dhe, madje, nuk arritëm t’i japim asnjë farë ndihme”, shpjegon mjeku toksikolog. Përveç fostoksinës, që është një helm vdekjeprurës, një tjetër mënyrë vetëhelmimi janë edhe medikamentet e ndryshme mjekësore. Nga këto të fundit, në dy javët e para të janarit, sipas burimeve nga spitali kanë mbërritur nëntë femra dhe dy meshkuj, por fatmirësisht nuk ka pasur të vdekur. Mjekët pohojnë se, ilaçet më të preferuara për vetëvrasje janë paracetamoli, si dhe qetësuesit e ndryshëm. Bluzat e bardha tregojnë se, sasia që merr i sëmuri është nga 10 deri në 20 kokrra.

BERAT/ Në gjendje të rëndë dhe një adoleshente
Fostoksina i merr jetën 19-vjeçares

BERAT - Dy vetëhelmime shënohen në harkun e 24 orëve në Berat. Dy vajza adoleshente kanë vendosur t’i japin fund jetës dhe për pasojë njëra prej tyre ka gjetur vdekjen. Burime nga spitali rajonal i qytetit bëjnë të ditur se, vajzat janë sjellë në gjendje të rëndë nga familjarët e tyre, pasi kishin pirë kokrra fostoksine për t’i dhënë fund jetës. Mesditën e së shtunës rreth orës 13.00 ka mbërritur në spital e vetëhelmuar 18-vjeçarja M.Z nga fshati Duhanas i komunës Qereshnik dhe pas ndërhyrjes së menjëhershme mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë jetën. Pak orë më vonë në pavijonin e urgjencës në spital, ka mbërritur e vetëhelmuar një 19-vjeçare tjetër nga fshati Pronovik i Skraparit, e cila kishte pirë të njëjtin helm, por është pikasur me vonesë nga familjarët dhe pas rrugës së gjatë për në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve t’i shpëtojë vdekjes. Familjarët e 19-vjeçares, D.Prokati nga Pronoviku janë shprehur se, “vajza e tyre duke përfituar nga mungesa e pjesëtarëve të tjerë familjes në shtëpi ka pirë fostoksinë rreth orës 11.30 dhe është gjetur nga familjarët rreth 30 minuta më vonë menjëherë është përcjellë për në spital. dh.rr
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Mendoni me te vertete qe te tere ata qe zgjedhin si fund te peripecive te tyre shpirterore jane njerez te dobet?
Une nuk jam shume e bindur per kete, ose me mire nuk jam me e bindur se eshte keshtu. Me kujtohet qe kush vriste vehten (kohe me pare) quhej njeri i dobet e varrosej pa ndere, ne nje rreth te ngushte familjaresh.
Nje njeri qe zgjedh ti jape fund jetes nuk ndodhet ne nje udhekryq, ndodhet ne brendesi te nje tuneli te gjate, nga brendesija e te cilit nuk arrin te shikoje driten, o eshte i bindur se drita nuk ekziston me dhe nuk ka se kush ta ndihmoje, sepse askush nga ne qe jemi jashte dhe qe dijme pak nga psikollogjija njerezore mund ta ndihmoje. Ai nuk don te ndihmohet, jo sepse dyshon tek ne, por sepse nuk gjen lehtesi.
E thene ne kete menyre duket sikur nuk ka shpetim, por nuk eshte keshtu, nese fillojne e futen ne pune psikolloget, ne menyre serioze e konstante, shume prej atyre qe kane nder mend te vrasin vehten ne ditet qe do te vijne, kane shume mundesi te shpetojne.
Depresioni nuk eshte nje semundje e re, ka ekzistuar gjithnje, por tek ne kane ndryshuar shume kushte tashme, qe cojne ne krize persona te ndryshem. Nuk eshte nje semundje e botes se trete, perkundrazi, eshte semundje e botes se zhvilluar.
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Per te mos dale nga tema, po iu le te lexoni kete statistike:


........................
Oms: semundje destabilizante e allarm depresioni

Do te zere vendin e 2-te ne bote nga i 4-ti brenda 15 vjeteve. Vuajne nga “semundja e erret” me shume se 150 milion persona

GJENEVE (SVCER) – “Dhembja e te jetuarit” shpejt do te behet nje prej semundjeve me te rrezikshme te shekullit te XXI. Ne fakt depresioni ben me shume se 150 milion “viktima” ne bote dhe nga vendi i katert aktual, do te kaloje ne te dytin ne 2020 nder semundjet qe provokojne sasine me te madhe te peronave te pamundur dhe dite te humbura pune, me shume se diabeti, me shume se hipertensioni, se artriti.

ALLARM – Eshte Organizata Boterore e Shendetit (Oms) ajo qe leshon alarmin e n-te per depresionin, te quajturin “e keqja e erret”, qe shuan deshiren per te jetuar, sipas te ciles, semundjet mendore jane ato qe i krijojne me shume deme individit dhe kolektivit: 12% e dayl (dmth invaliditet, ngarkese shoqerore e vdekje) relativisht tere semundjeve, vjen pikerisht si shkak i semundjeve mendore, kundrejt 10 % te semundjeve kardiovascolare, dhe 5 % kundrejt tere formave tumorale e neoplasie.

SEMUNDJE MENDORE: GODITUR 450 MILION PERSONA – Per Oms perballe 450 milion personave, qe te pakten nje here gjate jetes perballen me nje shqetesim nervor, nevojiten risorsa shume me te medha se 2% te destinuara nga fondi sanitar per sherbimet e shendetit mendor. Ngjitur me depresionin, eshte skisofrenia (25 milion viktima), alkoli e droga (90 milion) e ankthi me stresin (qe perfshijne qindra miliona njerez).
................

nuk jane te tere njerez te dobet, kane vetem te njejten semundje.
 

zecovina

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

eshte nje gjendje shpirterore e thelle ,te cilen e kane njerezit te lodhur me nga ajo qe quhet jete.....
Vetem njerezit e dobet shpirterisht dhe te vegjel arine per mua ne nje veprim te tille ,nga frika e perballimit te realitetit,problemet jane per tu zgjidhur por ka dhe ata qe e braktisin "shkollen"
 

Trista

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Fillimisht postuar nga korcarokretanka:
[qb]
Vetem njerezit e dobet shpirterisht dhe te vegjel arine per mua ne nje veprim te tille ,nga frika e perballimit te realitetit,problemet jane per tu zgjidhur por ka dhe ata qe e braktisin "shkollen" [/qb]
Po nga njehere nuk zgjidhen problemet dhe "ngel ne klase" vazhdimisht...si t'ia besh pastaj? te nderrosh "shkollen?" :sleep:
 

abs

nuk e di...
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Fillimisht postuar nga 1/2:
Fillimisht postuar nga korcarokretanka:

Vetem njerezit e dobet shpirterisht dhe te vegjel arine per mua ne nje veprim te tille ,nga frika e perballimit te realitetit,problemet jane per tu zgjidhur por ka dhe ata qe e braktisin "shkollen" [/qb]
Po nga njehere nuk zgjidhen problemet dhe "ngel ne klase" vazhdimisht...si t'ia besh pastaj? te nderrosh "shkollen?" :sleep:
:lol: :lol: :lol:

pergj. :thumbsup:
 

psiko...

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

tung prap une
e dim te gjithe se nje parimet kryesore tek te drejtat e njeriut eshste e drejta per te jetuar, por ajo qe nuk e dim (nuk e dini) eshte qe tani eshte ka tentohet me hy ne ligj edhe e drejta per te vdekur, dmth se njeriu ka te drejt te vdes ateher kur ai don dmth te vras veten
jan ka behen shume konflikte ne ket drejtim dhe ende nuk u implementu por se shpejti edhe kjo do te ndodh

ajo qka une dua te them se njerezit bejne vetevrasje vetem per shkak te fukarallekut ata bejne vetvrasje edhe per gjera te tjera te cilat jan shume te arsyeshme.

nuk e ka askush iden se qka eshte vetvrasja pa tentu se paku nje her me e arrit kete provoni me mendu vetem ndonjerast kur keni dashur me i jep fund gjithqkafit dhe se qka ju ka ndalu te merrni ket hap.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Ketu po shof qe flitet per njerez te dobet, pa vullnet qe kryejne vetevrasje ......
Po te mendosh per ata qe jane te semure nga kanceri, Aids e shume semundje te tjera te pasherueshme, eshte mese normale ti japesh fund jetes per te eleminuar dhimbjet e vazhdueshme fizike qe te cojne po ne vdekje..... :rolleyes:
 

Guest
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Jam plotesisht dakort me Hilarin.

ne postimet faqe 3
 

Hilari Klinton

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Ne rradhe te pare Miss AlbForumi thanks per mbeshtetjen.E dyta,dua te bej nje verejtje ketu. Korcarokretania, na that se sipas saj, VETEM njerezit e vegjel e vrasin veten. E pra une po te jap vetem disa emra. Jasunari Kavabata (nobleist japonez, harakiri), Stefan Cvajg (kollos i letersise se brezit te humbur, vetevrasje kolektive me te shoqen, nuk e duronte dot me kete bote), Gabriel Garcia Lorka (poeti me sonetet me romantike, vetevrasje), Kurt Cobain, kult adhurimi (vetvrasje), Sergei Esenin poeti me i madh rus (vetevrasje) e te tjera e te tjera. Prandaj gjeneralitetet leri ne Krete e mos beso se nje fakir qe vret veten perfaqeson gjithe popullesine e vetevrasesve. Duke menduar se vetem njerezit e vegjel e vrasin veten, rrezikojme qe kur ne te ndihemi njerez te vegjel, te bejme ndonje tentative apo jo? Vetevrasja ne kultura te ndryshme determinohet nga faktore te ndryshem. Japonia e ka per nder, ne kulturat afrikane do arrish Shamanin e madh te tribuse ne boten tjeter etj. Ne shqiperi thjesht per fakte banale. Pastaj eshte edhe ceshtja tjeter. Te lutem ti Koercarokretane na shpjego se cfare kupton ti me "njerez te vegjel" se ndoshta perceptimet e kesaj fjale nuk i kemi ne emeruese te perbashket e pra :shrug:
 

Hilari Klinton

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Vertet njerezit mund te kene frike te perballojne realitetin por e dashur, kjo eshte jeta! Keto pikepamje kritike mos i shiko ne rang personal. Eshte si te te bej te thuash, larg nga une. Nese ti di dhe ke mesuar se kur nuk ke asnje rrugedalje duhet te vrasesh veten, heret a vone do ndodhesh ne nje situate dobesie dhe nuk do dish ndonje rrugezgjidhje tjeter. E po te jap nje keshille. Jeta ka gjithmone dy variante. Ashtu sic na prezantohet nga te tjeret dhe ashtu sic e perpunojme vete. Ai aspekt qe na prezantohet nga te tjeret eshte piece of cake ndersa, ai qe perpunojme vete, eshte nje monopat me shkurre e gjemba qe duhet ta pastrojme vete. Te tjeret mund te ndikojne e te drejtojne jeten tone. Nje djale qe nuk te do, bossi qe ste pranon ne pune po mos i rrish ne gjunjet etj etj. Qe te mos e pergjithesojme ketu po marrim vetem aspektin e keq. Por, n.q.se ti ke mesuar te pranosh cfare thone te tjeret e e ke lene monopatin me gjemba, heret a vone kur ti futesh per te shpetuar koken, do jesh shume e dobet e gjembat do te duken kucedra. Nese ke punuar fort do thuash "Kjo eshte jeta IME dhe cfaredo problemi kam do ta zgjidh se DI dhe DUA". Kjo eshte ajo qe ju mungon njerezve qe vrasin veten, as madhesia as shpirtmadhesia. E po te them nje gje. Njeriu i zgjuar, nuk eshte ai qe ka bere shkolle se ka ca njerez me universitet qe kur i degjon te flasin te duken si teneqe e prishur. Rendesi ka kreativiteti aktiv. Jo vetem ne menim por ne veprime. P.sh mos kesh luge me se ta perziesh kafen e ta perziesh me stilolaps etj etj etj.....Kjo me duket se te ben me ekspert ne relizimin e realitetit apo jo? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

arun

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

cdo vit vriten 5000 nuse ose bėjnė vetvrasje sepse dhurata martesore qė ua ka dhėnė burri sipas tė tjerėve nuk ka qenė e pėrshtatshme ose e drejtė
 

arun

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Vetvrasjet

Nga Ornela Ademovi



Eshtë një fakt i pa mohueshëm tashmë, që në dekadën e tranzicionit, për shkak të një vakuumi shpirtëror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve të pabarazisë ekonomike, faktorë këta që I dhanë tipare të reja shoqërisë shqiptare, e cila që atëherë po përjeton një krizë identiteti, fenomeni i vetëvrasjes është bërë pjesë e jetës së përditshme të shqiptarëve. Çdo ditë nëpër gazeta lexojmë mbi një apo dy vetëvrasje apo tentativa vetëvrasjesh, që për nga mënyra ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën. Ashtu siç mund të pritej në një periudhë tranzicioni gjithëpërfshirës, problemet e shëndetit mendor kanë dalë dukshëm në pah. Shqiperia gjithmone e me teper pas ndryshimeve te mëdha politike të pas vitit 1990 po influencohet nga ndryshime po aq dramatike të mënyrës së jetesës dhe të mjedisit, c’ka e ekspozon individin shqiptar gjithmonë e me shumë ndaj risqeve për shëndetin.

Problemet e shëndetit mendor mendohet se përbëjnë një nga shkaqet kryesore te sëmundshmërise dhe paaftësisë në të gjithë botën dhe mendohet se një në katër familje ka eksperienca me një shëndet mendor të keq, nderkohë që depresioni madhor unipolar konsiderohet shkaku kryesor i paaftësisë. Ne Shqiperi informacioni lidhur me shendetin mendor eshte mjaft i copëzuar dhe i paplotë. Përvec të dhënave mbi vetëvrasjet të cilat tregojnë rritje për të gjitha grupmoshat, plus disa të dhëna mbi përdoruesit e drogës që përdorin shërbimet shendetësore, ka shumë pak informacion, pa folur për studime analitike mbi shëndetin dhe mirëqenenien.

I. Objektivat
- Eksplorimi i shkaqeve që e çojnë individin në vetëvrasje
- Propozimi për parandalimin e kësaj dukurie
- Përcaktimi i detyrave të çdo pjesëtari të shoqërisë për të parandaluar këtë dramë

II. Shkaqet
1. Shëndeti mendor
2. Shkaqet ekonomike
3. Shkaqet sociale
4. Varësia nga alkooli, droga dhe medikamentet

Shëndeti mendor
Ky është një ndër faktorët madhorë që e shtyjnë një ididivid në vetëvrasje. Informacioni në lidhje me barrën nga problemet e shëndetit mendor në Shqipëri është jashtëzakonisht i paplotë e madje disa herë kontradiktor. Çregullimet mendore u shfaqën si shkak i vdekshmërisë vetëm pas vitit 1990. Më pas ato bien nga 3.5 në 1.9, duke mbetur në përgjithësi konstante deri në vitin 2001, kur ka një rritje të konsiderueshme deri dy herë për të arritur në 3.7 për 100 mijë banorë. Çrregullimet mendore dhe emocionale janë pjesë e realitetit të përditshëm, e megjithatë kjo sferë e sëmundjeve mbetet më pak e njohur dhe e pranuar dhe më e stigmatizuar nga shoqëria. Ky është edhe nëj factor i rëndësishëm i neglizhencës së trajtimit të tyre që çon në mënyrë të pashmangshme drejt vetëvrasjes. Në këtë drejtim, nuk mund të rrimë pa përmendur rolin e medias. Shumë herë stigma që rrethon personat e prekur nga sëmundje mendore në Shqipëri ndikohet negativisht nga shtypi dhe emisionet e reportazhet televizive, ku zelli për informacione sensacionale dominon mbi etikën profesionale. Si pasojë, ëshë ende e zakonshme të gjenden në shtypin e ditës, ose në mediat e tjera të gjejmë tituj shokues si: ‘një ditë në shtëpinë e të çmendurve’ ose nofka të ngjashme për të sëmurët. E njëjta vlen edhe për imazhet televizive, ku shfaqen sjelljet më të çuditshmë të personave me skizofreni pa empatinë ose ndjeshmërinë normale që tregohet zakonisht për një peson të sëmurë. Këto pamje gjenerojnë një imazh negativ të sëmundjes mendore në publik, frikë nga personat që vuajnë nga këto sëmundje dhe një tendencë për t’i shmangur dhe izoluar ato. Si pasojë, stigma dhe diskriminimi vetëm mund të rriten vazhdimisht. Shpesh, në dramë dhe letërsi, vetëvrasja romantizohet dhe paraqitet tërheqëse, duke u përshkruar me terma të tillë si “gjest fisnik dhe i lartë”. Mirëpo, në të vërtetë, në Shtetet e Bashkuara, dukuria e vetëvrasjes është cilësuar si krizë kombëtare, duke rezultuar në 32 mijë vdekje në vitin 1994 dhe në 110 mijë hospitalizime për tentativë vetëvrasjeje.

Shkaqet ekonomike
- Papunësia
- Humbjet ne sistemin piramidal
- Emigracioni
- Papunësia është një faktor madhor që, përveç nevojës ekonomike, krijon tek individi ndjenjën e të qenit i pavlefshëm. Përveç papunësisë së regjistruar ka një numër të madh personash që, ose kanë humbur besimin tek sistemi, ose përpiqen të gjejnë punë të përkohshme jozyrtare (punësim i paregjistruar). Një studim i vitit 1998 zbuloi rreth 150 mijë persona të papunë dhe të paregjistruar që përbëjnë 7% të popullsisë në moshën 15 vjeç. Shifrat për papunësinë e regjistruar në zyrat e punësimit tregojnë se 60% e personave që kërkojnë punë i përkasin grupmoshës 16-34 vjeç.
Studimi ndërmjet manaxherëve të shëndetit, personelit mjekësor dhe përfaqësuesve të familjeve tregoi se shkaku kryesor për çreullimin e shëndetit mendor dhe si pasojë shtysat drejt vetëvrasjes perceptohej të ishte pikërisht kjo situatë.
- Për pjesën më të madhe të historisë së pasluftës, në Shqipëri ishte i pranishëm një regjim komunist vecanërisht i ashpër që nuk toleronte asnjë disidencë shtypi, cdo formë të praktikave fetare dhe e mbajti vendin të izoluar nga pjesa tjetër botës. Vetëm në fillim të viteve 1990 u vendos demokracia shumëpartiake, paralelisht me lirinë e fjalës dhe ndërgjegjes. Shumë shqiptarë lanë vendin në kërkim të punës dhe paratë e dërguara prej tyre kanë qenë dhe mbeten një burim i rëndësishëm të ardhurash pas kolapsit të bazës industriale të periudhës komuniste të vendit.

Emigrimi në vendet e huaja, që nuk ekzistonte në Shqipëri deri në vitin 1989 ka ndikuar nëmënyrë dramatike në demografinë shqiptare, si dhe në jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Emigracioni i një pjestari të çiftit, shpesh i shoqëruar nga fëmijë të moshës shkollore, ndonëse me një natyrë të përkohshme, ka shkaktuar problemet e vazhdimësisë së jetës familjare dhe sociale, ka kërcënuar strukturat tradicionale të familjes, ka prodhuar më tepër rreziqe për një shendet të varfër mendor.

Personat në moshë të thyer janë një tjetër kategori e prekur nga anët negative të emigracionit. Një studim I kryer me personat e moshuar në vitin 1997, në qytetin e Tiranës, tregoi se shumë gra të moshuara jetonin vetëm dhe në kushte të paqendrueshme social-ekonomike, si pasojë e vështirësive ligjore të hasura për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre që punonin jashtë vendit, duke qenë një faktor shtesë në morinë e shkaqeve të vetëvrasjeve.
- Të paktën nga ana statistikore ekonomia filloi rimëkëmbjen në vitin 1993, në sajë të reformave strukturore dhe të shfaqjes së sektorit privat. Por, kjo rritje përfundoi papritur në vitin 1997, me kolapsin e një skeme mashtruese investimesh që precipitoi në trazira të papritura ekonomike, sociale dhe politike. Vendi ra në një periudhë anarkie, gjatë së cilës mbi dy mijë persona u vranë dhe shumë ndërtime u shkatërruan. Pasojat ekonomike të krizës ishin gjithashtu të rënda, u rrit papunësia dhe shumë familje ranë në varfëri. Kjo dukuri ende sot vazhdon të shfaqë pasojat e saj në shëndetin mendor dhe masat ekstreme, siç është vetëvrasja.

Shkaqet shoqërore
- Kriza e identitetit (veçanërisht e prekur mosha rinore)
- Konfliktet në familje
- Stresi
- Konfliktet ndërpersonale



Një aspekt tjetër i arsyeve që cojnë në vetëvrasje, janë edhe shkaqet sociale, ku faktor madhor është kriza e identitetit, që është pasojë e mungesës së pikave të referimit. Nga një sistem i izoluar totalitar, me një figurë qendrore dhe mjetet dhe organet për ruajtjen e këtij organizimi, shqiptarit iu desh të përballej me një situatë krejtësisht të re që ofronte mundësi të pakufizuara zgjedhjeje për jetën e vet, pa një drejtim, pa një orientim, pa mjetet për t’u pozicionuar diku në këtë botë të re që iu hap përpara, e mbi të gjitha në një gjendje ateizmi të induktuar. Pasojë e këtij çorientimi ishin ndryshimet në strukturën e familjes shqiptare, kontradiktat në familje, përfshi dhe dhunën ndaj grave dhe të miturve, stresi, që në shumicën e rasteve përfton përmasat e kompromentimit të shëndetit mendor, konfliktet ndërpersonale për shkak të bindjeve ideologjike, kthimit të pronave, përplasjes së brezave. Në dhjetëvjecarin e fundit, si në të gjitha fusha, edhe familja pësoi ndryshime në strukturën e saj. U rrit shumë numri i divorceve dhe kjo bëri që të rritj numri i familjeve me një prind. Ndonëse nuk ka të dhëna të qarta, familjet me një prind të vetëm, si pasojë e vdekjes së prindit tjetër, përbën pjesën dominuese. Nga disa studime të pjesshme, tregohet se gratë dejtojnë 80% të familjeve me një prind.

Dhe ky është një faktor madhor stresi që shpesh mund të ketë pasoja dramatike si vetëvrasja. Tashmë dihet se dhuna në familje i kapërcen të gjithë kufijtë dhe është przente në të gjitha kulturat dhe cënon kyesisht gratë dhe shëndetin mendor të fëmijëve. Dhuna ndaj grave është një problem i thellë shëndetësor që ka pasojë vdekjen dhe plagosjen, cënon mirëqenien e grave dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre. Si rezultat i traditave të forta patriarkale të Ballkanit, shoqëria shqiptare ka qenë historikisht e dominuar nga meshkujt. Gave u është diktuar prej kohësh që të pranojnë rolin e të nënshtruarave. Gjatë regjimit komunist u krijua një hendek i thellë midis teorisë për emancipimin e gruas dhe realitetit të saj të përditshëm. Më 1991, pas përmbysjes së regjimit komunist, pas ndryshimet që pësoi shoqëria shqiptare, filluan përpjekjet për emancipimin e grave. Megjithatë, barazia gjinore është për shoqërinë shqiptare një parim i ri, që nuk është përqafuar ende nga një përqindje e konsiderueshme e popullsisë.



Dhe, pikërisht kjo dukuri i vëndos gratë përballë rrezikut të shumë problemeve të shëndetit mendor dhe fizik, si plagosjet, depresioni, ankthi, shqetësimet e stresit post-traumatik, vetëvlerësimi i ulët, pag! jumësia e deri në pasoja fatale, si është vetëvrasja.

Varësia kimike (alkooli, drogat, medikamentet)
Mendohet që në Shqipëri, numri I përdoruesve të drogës e kalon numrin 20 000. Ndërkohë që pëdorimi I alkoolit mbetet një problem I dukshëm dhe është llogaritur se abuzimi me të I kushton vendit rreth 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Këto substanca modifikojnë perceptimin e realitetit. Duke marrë parasysh specifikat e zhvillimit psikik në adoleshencë, alkooli përbën rrezik të madh në stabilizimin e psikikës. Dukuria e përdorimit të alkoolit është më e shpeshtë tek meshkujt adultë. Një studim i fundit, i kryer nga ISHP, tregoi se prevalenca e përdorimit të alkoolit në qytetin e Tiranës, ndërmjet popullaës adulte isht 22% dhe prevalenca ndërmjet meshkujve ishte 10 herë më e lartë se tek femrat. Përdorimi i rregullt i alkoolit dhe drogave çon në varësi fizike dhe psikike dhe në momente depresive, kjo varësi e çon individin në vetëvrasje.

III. Faktorët e riskut për vetëvrasje
Arsyeja pse një individ kryen vetëvrasje, shpesh është e vështirë të përcaktohet. Nga shtysat madhore më të shpeshta janë: dëshpërimi, humbja e shpresës, sëmundja, papunësia, humbja e një marrëdhënieje, vdekja e një personi të dashur, faji dhe zhgënjimet psikotike.

IV. Natyra e vetëvrasjeve
Sipas studimeve modeste që janë bërë në këtë fushë, është vlerësuar që në Shqipëri, shkalla e vetëvrasjeve është në rritje, duke arritur në 110 raste në vitin 2001, me një predominim dërrmues në meshkuj. Vetëvrasjet përbëjnë shkakun kryesor të vdekjes në grupmoshën 15-19 vjeç, ndërkohë që është me e shpeshtë në moshat e mesme, mbi 40 vjeç.
Megjithëse kjo numri i tentativave për vetëvrasje është më i madh tek femrat, numri i vetëvrasjeve të realizuara është më i shpeshtë tek burrat, të cilët, zakonisht zgjedhin armët për të realizuar këtë qëllim, ndërsa femrat parapëlqejnë helmin, zakonisht fostoksinën.

V. Ndikimi në shoqëri
Një ndër pasojat negative të dukurisë së vetëvrasjes, përveç humbjes së një qenieje njerëzore, është edhe ndikimi në shoqëri. Shembulli që i jepet rinisë, si një mënyrë e lehtë për zgjidhjen e problemeve përbën një rrezik shumë të madh. Gjithashtu, duhet përmendur edhe pasojat negative tek të afërmit e viktimës, që mund të çojë në drama të tjera shpirtërore.
Dhe jo pa rëndësi janë edhe dëmet ekonomike, duke patur parasysh që ata që vetëvriten janë kryesisht meshkuj, të cilët janë kryefamiljarë dhe burimi kryesor i të ardhurave.

VI. Propozimi për parandalimin e kësaj dukurie
Vetëvrasjet mund të reduktohen ndjeshëm me anë të zbulimit të hershëm dhe trajtimit efektiv të shkaqeve të tij. Në Shqipëri nuk ka struktura shtetërore apo dhe joshtetërore që synojnë parandalimin e vetëvrasjeve.

Trajtimi i dukurisë së vetëvrasjes konsiston në këto pika:
· Identifikimi i personave me tendenca vetëvrasëse
· Ndihmë psikologjike dhe sociale
· Përmirësimi i kushteve ekonomike
· Rehabilitimi i personave që kanë tentuar vetëvrasjen
- Duhet patur parasysh se asnjë përpjekje për vetëvrasje nuk duhet anashkaluar dhe nënvlerësuar! Rreth 30-40 për qind e këtyre viktimave kanë bërë më parë një tentativë dhe rreziku i një vetëvrasjeje të suksesshme për këta persona është 100 herë më i lartë në vitin e parë pas tentativës.
- Shqipëria ka vetëm 1,5 mjekë psikiatër për çdo 100 mijë banorë dhe shërbimet psikiatrike janë jashtëzakonisht të centralizuara në kaër rrethe. Nuk ka më tpër se dyqind infermiere që punojnë në mjediset shëndetësore të shërbimit të psikiatrisë dhe kurrikuli për arsimimin e infermierëve nuk e përfshin diagnozën dhe trajtimin e problemeve psikiatrike. Kujdesi psikiatrik, jo vetëm që është ofruar tradicionalisht nw mwnyrw të centralizuar, por edhe mbetet i orientuar drejt aspekteve biologjike dhe i fokusuar drejt simptomave. Ndërkohë që shërbimi i psikoterapisë pothuajse nuk ekziston në Shqipëri. Përveç katër spitaleve psikiatrike në vend, tashmë funksionojnë të paktën 6 qendra komunitare të shendetit mendor në rrethe të ndryshme të vendit.
- Krijimi i ambienteve të mira të jetesës dhe punës mund të ndihmojnë në rritjen e vetëvlerësimit tek individi dhe harmoninë brenda shoqërisë në ruajtjen e marrdhënieve të mira shoqërore, gjë që i mundëson individit që të përballojë më mirë situatat dhe ngjarjet stresuese. Nga ana tjetër, zbutja e problemeve si papunësia, përjashtimi shoqëror dhe varfëria kanë ndikim të ndjeshëm në reduktimin e problemeve të shëndetit mendor.

VII. Objektivat e politikës që duhet të ndiqet për përmirësimin e shëndetit mendor:
- Krijimi i kushteve të jetesës dhe punës që ndihmojnë për një shëndet mendor më të mirë
- Krijimi i shërbimeve moderne të shëndetit mendor, sidomos në drejtim të hetimit të hershëm dhe trajtimit efikas.
- Plotësimi i nevojave të të rinjve, të cilët janë veçanërisht të predispozuar për çregullime mendore
- Thyerja e tabuve në lidhje me problemet e shëndetit mendor, në mënyrë që njerëzit të mos heqin dorë nga kërkimi i ndihmës dhe mjekimit.
- Sensibilizimi i autoriteteve kombëtare dhe opinionit publik për përballimin e sfidave.
- Futja e shërbimit të psikologut dhe asistentit social në sistemin shkollor.
- Trajnimi i mësuesve në fushën e psikologjisë së moshës së adoleshencës.

Një mënyrë e parandalimit të vetëvrasjeve është trajtimi i çregullimeve mendore dhe/ose emocionale që kanë çuar në tendenca vetëvrasëse. Megjithëse shumica e personave potencialë për të kryer vetëvrasje nuk u drejtohet për ndihmë qendrave të specializuara, ata përpiqen të kërkojnë ndihmë me sa munden. Kur pyeten për këtë, shumica i deklarojnë qëllimet e tyre për vetëvrasje.

Specialistët e shëndetit mendor duhet të reagojnë me shpejtësi dhe të veprojnë me vendosmëri në një gjendje krize. Terapisti duhet të jetë i gjindshëm në çdo kohë dhe të tjerët, si anëtarët e familjes, mjekët, miqtë dhe klerikët duhet të vihen në gatishmëri. Trajtimi i pacientëve me tendenca vetëvrasëse kërkon shumë mjeshtëri, empati, durim dhe mirëkuptim. Nuk ka një terapi apo mjekim që të jetë i vlefshëm në të gjitha rrethanat dhe rastet. Terapistët që merren me këtë çështje duhet të kenë shumë përvojë dhe të jenë në gjendje që të sakrifikojnë dhe përballojnë ndërhyrjen në jetën e tyre personale.

Terapitë konjitive dhe bihejviorale janë shumë të suksesshme në trajtimin e pacientëve me risk, me anë të futjes së koncepteve të reja mbi mënyrën e sjelljes dhe të menduarit dhe në gjetjen e zgjidhjeve dhe qendrimeve të reja ndaj problemeve. Terapia konjitive synon ta aftësojë pacientit që të njohë ndhenjat e veta, positive apo negative dhe të zbulojë mënyra të tjera të menduari. Ndërsa terapia bihejviorale përfshin zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, aftësive shoqërore dhe mënyrave për përballimin e stresit, depresionit dhe ankthit.

VIII. Strategjia e OBSh
Strategjia e Kujdesit Primar për Shëndetin përfshin këta elementë themelorë:
- Organizimi i veprimtarive globale, rajonale dhe kombëtare për rritjen e ndërgjegjësimin në lidhje me sjelljet me natyrë vetëvrasëse dhe parandalimin e tyre efektiv.
- Forcimi i kapacitetit të vendeve për të zhvilluar dhe vlerësuar politika dhe plane për parandalimin e vetëvrasjeve.

Objektivat e OBSh
- Mbështetje dhe trajtim të popullatave me risk (psh. Njerëz me depression, të moshuar, të rinj)
- Reduktim i mjeteve mundshme për vetëvrajse (substanca toksike, armë etj)
- Krijimi i grupeve të suportit të të mbijetuarit nga vetëvrasjet
- Trajnim i punonjësve të shëndetit primar dhe sektorëve të tjerë.

Aktivitetet e OBSH
- Studim i shkallës së vdekshmërisë nga vetëvrasjet
- Ndihmë teknike për vendet e ndryshme
- Seminare rajonale dhe kombëtare
- Sensibilizim
- Studime mbi sjelljet me natyrë vetëvrasëse

IX. Përcaktimi i detyrave të çdo pjesëtari të shoqërisë për të parandaluar këtë dramë.
Të afërmit dhe miqtë duhet të jenë vigjilentë ndaj personit që shfaq tendencë për vetëvrasje dhe për ta kuptuar këtë duhen patur parasysh disa shenja paralajmëruese, si:
- Kërcënimet verbale si “Do ishe më mirë pa mua” apo
“Mbase unë nuk do jem më…”
- Shprehje e mungesës së shpresës apo zhgënjim
- Tentativa të mëparshme për t’u vetëvrarë.
- Sjellje e guximshme dhe e rrezikshme për vetë personin
- Ndryshime në personalitet (mbyllje në vetvete, agresivitet, ndryshime të gjendjes shpirtërore).
- Depresion.
- Personi i fal të tjerëve gjëra të tija me vlerë
- Mungesë interesi për të ardhmen.

Çfarë duhet bërë nëse një i afërm apo shok shfaq tendenca vetëvrasëse?
- Besoji instiktit tënd dhe beso se personi është në gjendje të kryejë vetëvrasje.
- Fol me personin për këtë shqetësim dhe siguroje për mbështetjen dhe ndihmën tënde.
- Drejtoji pyetje të drejtpërdrejta. Sa më i hollësishëm të jetë plani i tyre, aq më imediat është rreziku që ta realizojnë.
- Ki parasysh se gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh.
- Drejtohu tek një specialist – edhe nëse personi e kundërshton një gjë të tillë.
- Mos e lër vetëm atë person.
- Mos u beto se do ta mbash sekretin e tij.
- Mos reago i tronditur dhe mos e gjyko personin.
- Mos jep këshilla, sepse mund të krijosh distancë mes teje dhe atij.

Referencat
- Rapid assesment of mental health situation in Albania.
- www.who.int - objektivat, strategjia, aktivitetet e OBSH mbi parandalimin e vetëvrasjeve.
- www.crescentlife.com
- Public Health and Health Promotion Strategy.
- Program Kombëtar i Ministrisë së Shëndetësisë për Kërkim dhe Zhvillim.
- Raporti i UNICEF: Hartimi i informacionit ekzistues për dhunën në familje në Shqipëri, Tiranë
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – HDPC (2002). Raporti i Zhvillimit Njerëzor: Shqipëria 2002. Tiranë.
- Dhuna ndaj grave në familje në Shqipëri - raport i përgatitur nga Adriana Baban.
- Konsumi i alkoolit në popullatën adulte në Tiranë dhe qendrimet e publikut ndaj përdorimit të alkoolit – rezultatet e një studimi pilot: Roland Shuperka, Erion Dasho, Vasil Miho, Arta Lena. Instituti i Shëndetit Publik, Tirane, Albania.
- Sistemi shëndetit mendor në Shqipëri – raport i një vizite konsulence. Qershor 4-11, 2000.
 

bard

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

une kam pasur nje njiri qe mund te them shume i afert per mua i cili tani nuk eshte me per shkak te vetevrasjes dhe ka arsye qe nuk na e merr mendja se pse nje njiri mund te bejne vetvrasjen,nje nder te cilat eshte edhe krenaria ose dashuria e tepert per familjen te cilat duke u bashkuar me situaten qe je ne ate moment te bejne te mberrish ne gjestin qe ate cast te duket me i miri,i vetmi veprim qe te nxjerr prej situates,vetvrasja.nuk jam as psikolog dhe ma merr mendja se asnjeri ketu nuk eshte por ky eshte i vetmi perfundim qe kam arritur.
 

daje ceni

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

sa per sqarim per Hilarin dhe te tjeret:
Lorka nukka vrare veten por e kane vrare, pushkatuar, ne 1936 falangistet e qeverise diktatoriale spanjolle, pak para luftes civile spanjolle dhe nuk shkruante sonete por nje gershetim te poezise tradicionale me ate moderne. e dyta, as Esenini nuk ka vrare veten, por e kane torturuar dhe vrare sherbimi sekret i bashkimit sovjetik, C.E.K.A. megjithate nje shkrimtar i shquar qe ka vrare veten eshte Ernest Heminguej rreth te 60-ave. edhe nje poet n nga me te medhenjte e rusise, Majakovski, ka vrare veten Sa per Jasunarin ai eshte rast unik. doli perpara parlamentit japonez, e kapi koken e vet per flokesh me nje dore dhe e preu krejt me doren tjeter.nuk duket sikur vuante nga dobesia apo jo?!jane edhe ata rastet e studenteve apo hipive, nuk jam fort i sigurte se cilet, por i sigurte eshte fakti, qe lyen veten me benzine dhe i vune flaken ne shenje proteste. megjithate une s'jam i mendimit se po te jesh njeri i shquar dhe te besh vetevrasje je njeri i forte. per mendimin tim vetevrasja ne ditet e sotme, (e kam fjalen per rastet e nje veprimi te vetedijshem per arsye thjesht psikologjike, jo fetare)nuk duhet konsideruar si nje veprim tejet i jashtezakonshem, por si nje vendim mes shume te tjeresh.
te jepet nje dhurate e pakerkuar, jeta. sapo lind, ndeshesh me nje mori rregullash dhe ndalimesh qe te tjeret i knae vendosur per ty, me nje mori pamundesish, qe njerezit, zoti, apo fati te kane nxjerre perpara dhe te pengojne te jetosh sic do ti. nje mundesi, nese je aq mendimtar sa per te kuptuar paradokset e jetes eshte qe te vijosh te jetosh ne emer te nje ideje, njeriu, apo thesht per force zakoni! nje mundesi tjeter eshte te terhiqesh nga jeta ne formen e nje eremiti apo murgu, apo budisti, nje mundesi eshte vetevrasja. mund te jete nje proteste, mund te jete nje dobesi e castit, mund te jete nje shfrim ndaj vetes, zotit te perfytyrueshem apo fatit... ka nje rresht te gjate mundesish!por ndaj atyre qe mbeshtesin tezen e dobesise do te doja qe te vrisnin pak mendjen, mos valle rastet e mirefillta te vetevrasjes jane te vetmet ne kete bote dhe jete?! mos valle ka edhe forma te tjera me te sterholluara te te vrarit te vetes, pa perdorur duart e tua?! une besoj se po ta vrisni mendjen do te gjeni plot.dhe meqe ra fjala, ju qe e hiqni veten se s'e vrisni veten sepse jeni te forte a nuk na thoni: A JENI TE LUMTUR? A E KENI CDO GJE NE VIJE? E DINI TE ARDHMEN TUAJ DHE FATIN TUAJ TE MIRE? vetevrasja mund te jete kulture, mund te jete dobesi, por mund te jete edhe arsye! MENDOHUNI PER KETE!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Humbja e shpreses, pezmatimi, pritjet irreale e te tjera deshtime njerezore jane perjetuar nga shume e shume njerez, por jo te gjithe kane zgjedhur vetvrasjen. Pra, vetvrasja nuk eshte 100% rezultat i fatkeqesive ne jete. Vetvrasja vjen si rezultat i mospershtatjes me fatkeqesite, te hequrit dore nga shpresa, fokusimi ne dhimbje, dhe nenvleresimi i jetes. Keto jane vendimet qe personi i merr pasi te kete perjetuar fatkeqesine. Konsiderata per vetvrasje apo jete nuk justifikohet gjithmone me trysnine e fatkeqesise apo rrethanave, por me paaftesine e perballimit me rezultatet pasuese.
 

Trista

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Fillimisht postuar nga Hilari Klinton:
[qb] Gabriel Garcia Lorka (poeti me sonetet me romantike, vetevrasje), [/qb]
Hilari..ose zonja Klinton (se me ju fansat te gjen belaja) nje korigjim te vogel:
Ka dy poete/shkrimtare: Gabriel Garcia Marquez dhe Federico Garcia Lorca. Ti ke bere nje gershetim te emrave te se dyve biles e detyrove "te pjellen" e mendjes tende (Gabriel Garcia Lorca) te vrase dhe veten. F.G. Lorca nuk u vetvra, por e vrane forcat e policise fashiste (ne ate kohe) ne Spanje.
Te fala Billit. :wave:
 

bob

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

e vrasin sepse nuk jane te zot te vrasin kohen
kjo eshte :shrug:
 
Top