Re: Përse e vrasin njerëzit veten?
Per kete teme mund te flitet shume dhe veçanerisht per vendin tone ku vetvrasja po shndrohet ne plage dhe kur behet diçka e zakoneshme, rreziku mbetet gjithaq i madh sepse ambientohemi me te, pra VETVRASJA NGA E DIKTUAR SHNDROHET NE MODE.
Sidoqofte jane te ndryshem faktoret qe shtyne njeriun drejt nje akti te tille i cili mbetet me i veshtiri per t'u kryer sepse i drejtohet vetes, por nga ana tjeter nese e nxit e keqja, mbetet e vetmja rruge per ta anulluar ate.
Ne Shqiperi nuk ekzistojne kushtet e nje jete normale dhe per me teper veshtiresive ekonomike i eshte shtuar edhe nje bote shpirterore e pakuptimte, te çoroditur, qe nuk gjen prehje asgjekundi, asnje pike mbeshtetje veç tek nje moral qe shitet si i MIRE, dmth PASURIMI, i cili vihet dhe krijon kontrast me shumicen e njerzve qe nuk mbrrijne ne keto ekstreme e qe e quajne si deshtim te jetes e tyre. Rrugezgjidhja mbetet gjithmone me e veshtira, vetvrasja.
Ne vendet nordike psh ku fenomeni ze nje perqindje te larte lidhet me kushte te tjera, jo ekonomike, te cilat jane te mira, ose shume me te mira nga pjesa me e madhe e botes, lidhet me faktore gjeografike.
Ndersa duke u futur ne nivel klasash, besoj se edhe nje garanci ekonomike e shoqeruar nga nje boshllek shpirteror behet shkak qe te humbasesh kontaktet me jeten, pra ta nenvleftesosh ate dhe si rezultat serish t'i drejtohesh vetvrasjes. Katandisesh ne ate pike sa nuk di çfare kerkon nga jeta. Po marr rastin e nipit te Anjelit ne Itali, i pasur, me gjithe te mirat materiale, por mizerabil nga ajo shpirterore dhe qe per ta ndryshuar te dyten i drejtohej droges, sefundi edhe ky nenrealitet i krijuar artificialisht u zhvesh nga ngjyra e bukur dhe..iu drejtua bythes, dmth shkonte me nje pederast edhe pse nuk ishte i tille...paskesaj, nuk mbetej me asgje trasgresive per te provuar dhe ku ai te gjente veten, keshtu rrezikoi jeten duke marre nje sasi me te madhe droge.
Qe jeta te marre kuptim duhet te kesh nje qellim dhe te luftosh per ate, çdo hap qe ben drejt qellimit eshte nje therrime lumturie personale qe te ben ta vleresosh dhe per te cilin ia vlen te sakrifikosh.