PD miting përmbyllës në Tiranë

berishaprape.jpg
Partia Demokratike permbylli fushatën e saj në Tiranë në një miting në sheshin "Nënë Tereza", i cili nisi në orën 19.44 minuta, duke i qëndruar kështu traditës të mbylljes së fushatës në kryeqytet.

“Ky miting në Tiranë është uragani i forcës së qytetarëve shqiptarë të të gjitha bindjeve politike për të ecur së bashku përpara në rrugën e zhvillimit dhe mirëqënies, për të ecur së bashku përpara në rrugën e punësimit, i forcës tuaj për të ecur përpara për të bërë Tiranën, Shqipërinë qytetet dhe fshatrat e saj, Tiranën e zhvilluar, Shqipërinë e zhvilluar, fshatra dhe qytete të zhvilluara", tha Berisha.

Kryeministri ftoi socialistët shqiptarë që të votojnë
për alternativën demokratike, sepse kjo alternativë është për zhvillimin e biznesit, për subvencionimin e fermerëve, për zhvillimin e jetës së qytetarëve.

Po ashtu Berisha ftoi votuesit që bashkë me ekipin qe ai drejton të bëjnë betejën më të madhe, betejën kundër murit të patriarkisë.

"Do të shembim mure, do të luftojmë si njerëz të lirë për barazinë mes qytetarëve të këtij vendi. Kemi arritur progrese këto vite, por progresi më i madh është i domosdoshëm për katër vitet që vijnë", tha Berisha.

Berisha ftoi fermerët, punëtorët, të rinjtë, të rejat, pensionistët, qytetarët e këtij vendi që të bashkohen me këtë alernativë, që sipas Berishës është rruga drejt të ardhmes, drejt integrimit të vendit.

"Le të bashkohemi së bashku, të marrim statusin e vendit kandidat. Gjatë këtij do të bëjmë cdo gjë për të hapur negociatat me Bashkimin Europian", premtoi Berisha.

Ne kete miting permbylles, Berisha iu rikthye edhe njehere premtimit te tij per liberalizim te vizave me SHBA-te.
 

princ

Valoris scriptorum
Ky budall.... Europa rrezikon cdo dite te shperbehet nga bashkesia ekonmiko financiare, ky kerkon rruge drejt evropes!Europa nuk ka nevoje per ne sepse i kushtojme shume se jemi me popullsi te vogel dhe me 100 mije probleme jetike e politike. Ne vend qe te hartojne programme alternative, per nje shqiperi moderne,duke kerkuar partner ekonomik gjigande neper bote, i rrehet mendja tek ceku social ekonomik europian!Nuk me rendesi statusi kandidad,se sa varferia e papunesia,emigracioni i perditshem que akoma shqiptaret vazhdojn me ritual...avec nje mashtrus e mitoman eshte.



images
 

scadarsko

Locus omnem
Jashte te gjithe plehrat e shqiperise....... vetem per njerez sociale ka nevoje shqiperia,e jo per njerez me gjak BLU, ku vetem duan te keqen vendit te tyre.....Shkodra besoi aq shume prej afro 24 vite thuajse,e asgje nuk ka paré realisht ndryshime.....kujtoi berisha se Shkodra do jeté peng i lojes se tije me jozefina zhelanen, ou n koh komunizmit kishte passeporte diplomatique t kuqe, e pretendonte gjithmon gjoja ka qene e perndjekun. vetem burgu duhet ndaj berishes,jozefines e company me akuzen kriminele e tradhetar !
 

scadarsko

Locus omnem
Nuk fiton dhe semure eshte jozefina n Shkodër....ka pesu dépression sipas lajmeve loka le n Shkodër, ta po i kalon edhe asaj ashtu si i kan kalu mijra shqiptarve gjith ai stres per mbijetesen, buken e papunsine,emigrimin dhe deri konfliktet familjare.... E shkak ka qene papunsia dhe mashtrimet nga parlamenti e qeveria... ne ikje !
 

Amour

Valoris scriptorum
E hengri dhe plaku merre por kete here e hengri sa krahu keq :D e meritonte te turperohej keshtu ;) te zhduket mos ti shofim me surratin se na e ka shpifur
 
Top