“Ky miting në Tiranë është uragani i forcës së qytetarëve shqiptarë të të gjitha bindjeve politike për të ecur së bashku përpara në rrugën e zhvillimit dhe mirëqënies, për të ecur së bashku përpara në rrugën e punësimit, i forcës tuaj për të ecur përpara për të bërë Tiranën, Shqipërinë qytetet dhe fshatrat e saj, Tiranën e zhvilluar, Shqipërinë e zhvilluar, fshatra dhe qytete të zhvilluara", tha Berisha.
Kryeministri ftoi socialistët shqiptarë që të votojnë
për alternativën demokratike, sepse kjo alternativë është për zhvillimin e biznesit, për subvencionimin e fermerëve, për zhvillimin e jetës së qytetarëve.
Po ashtu Berisha ftoi votuesit që bashkë me ekipin qe ai drejton të bëjnë betejën më të madhe, betejën kundër murit të patriarkisë.
"Do të shembim mure, do të luftojmë si njerëz të lirë për barazinë mes qytetarëve të këtij vendi. Kemi arritur progrese këto vite, por progresi më i madh është i domosdoshëm për katër vitet që vijnë", tha Berisha.
Berisha ftoi fermerët, punëtorët, të rinjtë, të rejat, pensionistët, qytetarët e këtij vendi që të bashkohen me këtë alernativë, që sipas Berishës është rruga drejt të ardhmes, drejt integrimit të vendit.
"Le të bashkohemi së bashku, të marrim statusin e vendit kandidat. Gjatë këtij do të bëjmë cdo gjë për të hapur negociatat me Bashkimin Europian", premtoi Berisha.
Ne kete miting permbylles, Berisha iu rikthye edhe njehere premtimit te tij per liberalizim te vizave me SHBA-te.