Ibni Abbasi r.a : “O mëkatar! Si mund të jesh kaq i sigurtë në frymën e fundit të jetës tënde kur gjatë jetës vrapon nga mëkati në mëkat. Si mund ti bësh gjithë këto mëkate kaq i sigurtë në vetvete. I pa fytyrë! A nuk ke turp nga melekët që ke në dy krahët e tu? Mëkati që ke bërë le të jenë sado i madh nëse nuk pendohesh atëherë ky është mëkat më i madh se mëkati që ke bërë. Ta përmendësh mëkatin që ke bërë sikur ke bërë diçka të mirë është mëkat më i madh se mëkati që ke vepruar. Nëse zemërohesh për mëkatin e planifikuar por të pa realizuar është mëkat më i madh se ai që ke planifikuar. Në momentin kur ti vepron këtë mëkat frikësohesh nëse era hap derën dhe nuk frikësohesh nga Allahu që të sheh gjithmonë ky është mëkat më i madh se ai që vepron. Haram të qoftë, çfarë e kujton veten se je?”
Allahu xh.sh thotë: “….Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t'i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës.” (Nisa; 123)
Allahu xh.sh ka bërë obligim disa gjëra për ti çuar në vend besimtarët e Tij, disa gjëra i ka ndaluar e disa të tjera i ka lejuar, prandaj çojini në vend këto obligime. Allahu xh.sh midis të lejuarave dhe të ndaluarave ka vendosur disa kufij të cilët nuk duhet shkelur, prandaj kini kujdes mos i shkelni kufinjtë e Allahut xh.sh. Gjithashtu Allahu xh.sh disa gjëra i ka lënë të fshehta prandaj ju mos u mundoni ti nxirrni në pah ato sepse ato janë për të qendruar fshehur e jo të dali në pah.
Enes bin Maliku tregon se nëna e tij Ummu Sulejme një herë kishte kërkuar nga Pejgamberi a.s që ti jepte këshilla. Pejgamberi a.s i kishte thënë: “ Largohu nga mëkatet sepse emigrimi (hixhreti)më i mirë është të largohesh nga mëkatet. Çoji në vend obligimet sepse lufta (xhihadi) më e mirë është të kryesh obligimet pa mangësi. Përmende Allahun xh.sh sa më shumë sepse adhurimi më i bukur tek Allahu xh.sh është të përmendësh Allahun xh.sh.
Ebu Dherr Gifariu pyet pejgamberin a.s “ Cili është emigrimi më i pranuar tek Allahu xh.sh”? Pejgamberi a.s thotë: “ Hixhreti më i mirë dhe më i pranuar tek Allahu xh.sh është të largohesh nga mëkatet.”
Bilal ibni Sa’di thotë: “ Mos shiko mëkatin që ke bërë se sa i vogël është por shikoje se ndaj kujt e ke bërë atë.”
Hasan Basriu r.a thotë: “ O biri Ademit! Më e lehtë është të mos e bësh mëkatin fare se sa të pendohesh pasi ta bësh atë.”
Muhammed ibni Ka’b el-Kuradi thotë: “ Allahu xh.sh nuk kënaqet me asnjë adhurim tjetër se sa me pendimin e sinqertë të një besimtari.