Njoftime paraprake ende jozyrtare bëjnë të ditur se jashtë qendrës së votimit në shkollën "At Shtjefën Gjeçovi"
ku 53-vjecari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Po ashtu mësohet se i lënduari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur është përkrahës i Partisë Demokratike.
Drejt vendngjarjes janë nisur forca të RENEA-s, ndërsa aktualisht policia
e qytetit ka gjetur në vendin e krimit 15 gëzhoja armësh.
Një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen.
Mësohet se drejt Lacit është nisur me urgjencë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
/ Top Channel