Vrasje në Laç, vritet përkrahësi i LSI-së

Copy-of-PLAGOSJA-MBULIM_10.jpg
Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe një tjetër është plagosur.

Njoftime paraprake ende jozyrtare bëjnë të ditur se jashtë qendrës së votimit në shkollën "At Shtjefën Gjeçovi"
ku 53-vjecari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Po ashtu mësohet se i lënduari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur është përkrahës i Partisë Demokratike.

Drejt vendngjarjes janë nisur forca të RENEA-s, ndërsa aktualisht policia
e qytetit ka gjetur në vendin e krimit 15 gëzhoja armësh.

Një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen.

Mësohet se drejt Lacit është nisur me urgjencë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
/ Top Channel
 

scadarsko

Locus omnem
Shyqyr thuj que sot une e ti Jena lerg se do ishim vra mes vedi....... hahahaha me kundershtime PD .
 

Aquarius

Valoris scriptorum
Shyqyr thuj que sot une e ti Jena lerg se do ishim vra mes vedi....... hahahaha me kundershtime PD .

nuk me njeh mua o shoku
ai qe eshte trim,nuk e thote
por une nuk vras njeri sepse nuk jam vrases
une ja le ne dore policise tentativen tende per vrasje
 
Top