Poezi

dr love

Locus omnem
Ne kohen time ishte liber qe mezi gjindej ..i vogel blu ..fshihej kollaj mes faqeve te librave te shkolles
 

dr love

Locus omnem

Deshire dhe Heshtje
Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une



ERVIN HATIBI
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Do iki dhe kokën nuk do ta kthej
të shikoj Dajtin plak të trishtuar,
të shoh kafetë mbushur me pleq,
të shoh gazetat në rrugë shtruar.
Pse ta kthej kokën? Këtu çdo cep
... një gjë të hidhur më kujton.
Një fëmini që iku për lesh,
sa për rininë, si erdhi shkoi!
Do iki! Borxhe më kujt s’i kam.
Të lehtë në trup e kam ndërgjegjen.
Dhe që mos kthehem më kurrë pas
do marr me vete vetëm vdekjen.
Ndoshta do ketë për mua globi
një pëllëmbë vend me paqe, jetë,
një pëllëmbë vend ku nuk është hobi
mos lesh njeri të jetë i qetë.
88Një Zot e di në do kem fat,
por, sidoqoftë, do jetë më mirë.
Një zë më thotë: “Mbathja me vrap!”,
dhe tjetri shton: “Ik me dëshirë!”

_Teodor Keko.
 

cigno grigio

Primus registratum
Dashuria

Si trendafil cel dashuria
Ne mes te kopshtit tim
Dhe si nje kenge bukuria
S’me ndahet ne udhetim

Kjo bukuri mbi gjitha mbetet
Asgje mbi dhe s’e tund
Me mua ecen gjersa detet
Te thahen gjer ne fund

Nuk thahen detet zemra ime
Graniti nuk firon
Nuk ndalet rera ne udhetime
Se rera vec vrapon…

Mbec me shendet per ty ngre gotten
Mos u merzit o shpirt!
Sikur te bredh me kembe boten
Te gjej, por vetem prit

Berns përsëri...
 

dr love

Locus omnem
Puthja

Gjurme e njohjes se sivjetshme
Dhe premtim me fshehtesi,-
Puthja – lulebore e hershme,
Bore e bardhe e pasterti;

Nje lekundje: desha, s’deshe!
Miqesi e njome e re
Prej pellumbi, pellumbeshe,
Gazi i pare e plot hare;

Mall i ndarjes se trishtuar
Dhe dyshimi: “po me pas”?
S’e gjej fjalen e bekuar
Qe mendimin larg ta ngas!
 

mirdita

Papirus rex
Vetmia

Diçka tërë kohën po më ikë nga duart.
Një diçka që nuk po di ta emëroj.
Por e ndiej!
E di se kjo diçka është nyja e të gjithë zbrazëtisë që më ka ngulfatur.
Kuptimi që mungon.
Shushurima e prezencës tënde ...
E vetmja ndjesi që kurrë nuk mund të shkulet nga shpirti im.
 

mirdita

Papirus rex
Dashuria

Dashuria eshte mbretereshe
qe sundon te gjitha mbreterite...
Lufton me shpirt çdo hap
dhe e mbron me zemer
pasurin e saj te pa kufii....
 

mirdita

Papirus rex
Harresa

Jeta eshte e perkohshme mikja im,prandaj mos bertit fort per perjetsin,
Dielli lind e perendon me pas vdess ngadal,
Yjet vertet ndrisin po ka syresh miliona vite te shuar,
njerzit tmersisht te dashuruar tani nuk jan me,e as qe takojne njeri tjetrin ne at nen planet te erret....
Une i besoj qastit qe nuk kthehet me ,
Une te besoj ty sy me sy,kam frik se do te humbas jo vetem nga vdekja por edhe nga jeta pertej atij pragu..
Eci me shijen e aromes tende dhjetra metra me tej turma e njerzve laramane me terhek si pa vler..
Dhe humb humbi peshen e jetes qe me jep ti..
Humb sepse edhe vet jeta eshte e perkohshme mikja im,ne harrojme te dashurit se si ikin pa kuptuar,dhe nje nate vallxojme sikur mos kishim humbur asgje..mos me thuaj se nuk do me harrosh kur,harresa eshte shpetimi harresa eshte sherimi eshte njerzore,dhe une nuk do te mbaj merri po te me thuash te harroj...
Une jam e perkohshme ne ket mbiplanet, rastesia dhe ankthi qe nuk cmohen, ne boshllekun e tmershem te relativitetit ....Ne ket nat krejt te perkohshme..!!!
 

dr love

Locus omnem

W.Shakespeare

Te them te drejten syte e mi ste duan.
Cte meta ke ata forte mire e dine
Por zemra ime te metat e tua
as qe i sheh dhe te fal dashurine.
Te gjuhes sate,as veshet ligjerimin sta duan
as te duarve perkedhelite.
As pamjen,zerin,as kundermimin
qe ne gosti me ftojne si cdo dite.
As pese shqisat,as dhe mendja e shkrete
kesaj zemre torollake cti bejne sdine.
Me kot mundohem sherim per ti gjet
qe tej ta flake sot roberine.
Por prape me kete brenge jam i gezuar.
O ti mekati im,cme ke derrmuar.

______________
 

dr love

Locus omnem

Por sytë e zemra ranë në ujdi

Dhe njëri -tjetrit shpesh i vijnë në ndihmë.

Kur syri ndjen për një vështrim uri,

O malli zemrën mbyt në psherëtimë,



Ky syri im shëmbëllimin tënd sodit

Dhe fshehtas zemrën në gosti e fton.

I fton një herë tjetër zemra sytë

Edhe me ëndërra sytë i lumturon.



Nga dashuria o nga shëmbëllimi

Dhe larg kur je, të kam ty fare pranë,

Më larg ti s'ikën dot se sa mendimi,

Me mua është ai, me të unë jam.



Kur fle mendimi, hapur janë sytë,

Zgjon zemrën time shëmbëllimi yt


 

dr love

Locus omnem
DY ZEMRA QË DASHUROHEN


Le të ketë në bashkësinë tuaj vend,
Dhe le të vallzojë në mes fushës, era hyjnore

Duajeni njëri-tjetrin por mos krijoni lidhje dashurie
Le të bëhet ajo det i lëvizshëm në mes brigjeve të shpirt`rave tuaj

Mbushni gotat njëri tjetrit, por mos pini nga gota e njejtë

Jepni njëri-tjetrit nga buka juaj ,por mos hani nga copa e njejtë

Këndoni e luani bashkë dhe bëhuni të gëzuar,
por lejoni që secili të jetë vetvetja
Madje edhe anët e lahutës janë në vete ,edhe pse dridhen me muzikë të njetë

Dhurojini zemrat tuaja,por mos e vendosni njëri-tjetrin nën roje
Sepse vetëm lumi i jetës mund të kënaq zemrat tuaja

Rrini bashkë por përsëri jo shumë bashkë
Edhe shtyllat e tempullit rrinë të ndara,kurse lisi
dhe pishat nuk rritën nën hijën e njëri-tjetrit

Kalil GIBRAN
 

dr love

Locus omnem
NE ENDERR

Ne enderr gjithmone me vjen
Ashtu papritur ne fshehtesi
Se di se cilin shteg gjen
Si hije me ndjek ne marrezi

Dhe ti vjen ashtu paftuar
Si barbaret ne pushtim
Mbreterite pasi kane shkaterruar
Kthehen mbrapa me shpejtim

Vrullshem sulesh gjithe kushtrim
Askush s’mundet te te ndal
Rremben nje ndjenje a nje mendim
Dhe çdo nate ndez nje mall

Ne mengjes fillon te largohesh
Me qetesi qe mos te te shikojne
Dhe me mjegullen seç mbulohesh
Qe strategjite mos te ti kuptojne

Por ti vazhdon te mbetesh
Me i bukuri pushtim
Sa keq qe me agimin tretesh
Te embel e bene kete enderrim

By Elis Arapi
 

cigno grigio

Primus registratum
Postoni ketu cdo poezi qe lexoni,qe ju pelqen dhe ju ngel ne mendje,,,te lumtura e te trishtuara le ta pasurojme kete teme me poezi nga me te ndryshmet...~
Po filloj une e para ...:D

‘’Ne mundsh’’
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin e fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, sa herë të dyshojnë e s’të përfillin, por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh. në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur, a, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh... Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh, dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. në durofsh dot thënjet e tua të drejta në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë t’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë... Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë, të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë, e të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë...


Ky përkthim i Kiplingut nga kush është bërë? Sa di unë e kanë përkthyer së paku 6 përkthyes...
 

cigno grigio

Primus registratum
Migel ernandes "letra"... po e pate të kollajtë na e sill këtu të plotë... më paska marrë malli....
 
Top